Mendime
Zejdush Kastrati: Burgu i Vip-ave
E marte, 21.05.2013, 09:04 PM
Burgu i
Vip-ave.
Nga Zejdush Kastrati
Pasi të nënshkruhet (e finalizuar) marrëveshja e shumëpërfolur dhe e
shumëkomentuar mes Kosovës e Sërbisë, e
që koha në vazhdimësi do të tregoj se kush fitoi e kush humbi, kush gaboi e
kush e luajti “lojën;’ mirë , kush i tha të vërtetën popullit të vet, e kush e
rrejti, mbetet të shohim e presim, dhe ndoshta, si edhe shumë herave tjera, edhe kësaj radhe, në radhë të parë, falë disa rrethanave momentale, ndoshta, nuk do të jemi humbësit më të mëdhenjë, dhe pala më e dëmtuar, por kuptohet edhe e koritur.
Kryministri, Hashim Thaci, i cili i ka pri dhe po i prin këtyre bisedimeve, dhe i cili edhe po flet e po rrëfehet para të
gjithëve, si ka ba të pamundurën, apo
sic po e quan maksimumin, sa i përket
këtyre bisedimeve, dhe kësaj
marrëveshjeje, ka të drejt kur po thot, se ai, ka hy dhe do të mbetet në histori, si politikani i parë shqiptar që në këtë
periudhë 1oo vjeqare ka arritur, të nënshkruaj një marrëvshje me shtetin, i cili, ka tentuar, gjithnjë, me letra e me strategji, por edhe me armë, të na zhbëjë nga faqja e dheut.
Por, s’duhet injoruar dhe mohuar, se mund të ndodh edhe e kundërta, që, po ky kryministër, të futet në histori, edhe si politikani i parë shqiptar, që ka nënshkruar dhe arritur një marrëveshje, po me
këtë shtet, i cili, në
kontinuitet dhe me perfiditet e strategji, mund të instaloj dhe legjitimoj, sërish, ligjet dhe struktura shtetrore të po këtij
shteti, të cilat, do të funksionalizohen, legalizohen dhe imponohen , me cka, Kosova do të kantonizohet, coptohet e defaktorizohet?!.
Pra ditët, muajt, por me siguri, edhe vitet në vazhdim, do të tregojnë më së miri për
funksionalitetin dhe modelin, për së
miri apo për së keqi, të shtetit më të ri në Europë, sic po kemi qejf ta quajmë, e që ka kohë po ballafaqohet e identifikohet
edhe me probleme tjera shumë madhore, e
që patjetër, ky opinion, dhe ky popull, kërkon të zgjidh po ky kryministër i cili po
ka qejf të flasi në vehten e parë, dhe të mbaj primatin e shefit.
Se e ka seriozisht, dhe ka vendosur të kryej mirë, jo vetëm detyrat e shtëpisë, por edhe ato, që i ka përcaktuar kaherë, edhe një pjesë dashamirëse e faktorit
ndërkombëtarë, për të shkuar drejt integrimeve
euroatlantike të proklamuara me
pompozitet, po nga kryeministri, mbetet
të shihet, pas kësaj marrëveshjeje, se
cili është në realitet, pozicionimi
dhe serioziteti e sinqeriteti i kryeministrit Thaci.
Angazhimi konkret dhe korekt, karshi
luftimit të korupcionit dhe krimit të organizuar, që nuk po shënon ramje por vetëm rritje në
këtë Kosovë, është detyrë imediate e
Thacit , por jo me deklarata premtuese e promovuese, por në radhë të parë duke pastruar terenin, që nga pozita e disa zëvënëskryministrave
aktual, disa ministrave e
zëvëndësministrave, por edhe shumë
drejtorëve të shumtë digasteresh , pastaj në veqanti ndaj shumicës së kryetarëve komunash, pjesa
dërmuese nga subjekti politik, që dejton, po ky kryeminister, që nuk ka ditë, që nuk janë në ballinat e mediave, por edhe të përfoljeve për afera koruptive, me shifra, edhe
milionshe.
Të rrallë janë ata, që
ndihen të gëzuar, ose për qështje
inati, kanë dëshirë që dikend nga kasta
politike ta shohin të prangosur, apo të
paraburgosur, e të dënuar pa fakte e
dëshmi, por se korupcioni dhe krimi i organizuar po lulzon në Kosovën e
udhëhequr po nga Hashim Thaci, kjo nuk don koment dhe nuk duhen hulumtime të shumta, apo ndonjë dëshmi shtesë.
Në radhë të parë, po ky Hashim Thaci, nëse dëshiron, jo vetëm të shpallet dhe mbetet “yll” në
histori sa i përket marrëveshjes me Sërbinë, shkëlqimi në këtë “yll” do të jetë
permanent, nëse arrin që ndërkohë
fillimisht, të pastroj terenin, dhe ate, duke filluar, nga situata në burgjet e Kosovës, ku fatkeqësisht , disa burgje, menagjohen nga të burgosurit e jo nga
gardiantët.
Në dhomat e disa të burgosurve, është më mirë, se në dhomat e hotelit Emerald, pastaj, disa
të burgosur, kurrë, prej se janë sjellur
në burg, nuk kanë shijuar ujë për pije, por pija e tyre e preferuar dhe e përhershme, është Red Bull origjinal, paqetim prej 24 copësh, dhe ate me
rezerva deri në 3oo kanaqe në
kënd të dhomës, pastaj disa të burgosur shtrihen e mbulohen me komplete Dormeo,
me televizor Plazma të kalibrit HD në dhomat e tyre, me erkondishen fjala e fundit e teknikës
elektronike të kësaj kategorie, por ka
mjaft raste, kur gardianët, raportojnë para disa të burgosurve, në vend që
të ndodh e kundërta, sic e do
rregulli dhe rendi i një burgu, me
standarde europiane.
E keqja tjetër, mjaft e madhe, dhe me peshë, e që ka refleksion shumë negativ jo vetëm në
stagnimin dhe pengimin e procesve nëpër institucionet më relevante shtetërore
të Kosovës, është fakti se, ”kapot” e
krimit dhe korupcionit, janë edhe përsonat, që nëse ka gatishmëri dhe disponim, por edhe
imponim nga faktori i jashtëm, e që
pritet të shkojnë në “birucë”, shumica e
tyre, vendëpunën e kanë nga pozitat më
të larta instituionale, dhe ate, duke filluar, nga Qeveria, Parlamenti, por me siguri edhe
policia e edhe vet gjyqësori e segmente
tjera, me cka, vetëvetiu, skajshmërisht, zbehet ne maksimum, autoriteti dhe prestigji, i këtyre institucioneve, edhe ashtu, mjaft të brishta.
Eshtë mirë, që
burgu i ri, i sigurisë së lartë, që pritet të inagurohet së shpejti, në Besianë,
të mbushet me ata që i vërboi lakmia, dëshira për pasurim, dhe të cilët, asnjëherë, nuk i kontrolluan, apetitet e tyre përsonale, por gjithashtu do
të ishte shumë mirë, që këtë burg ta
inaguronte, Hashim Thaci, dhe ta pagëzonte edhe me emrin “Burgu i
Vip-ave”.
Edhepse, do ti ketë vetëm 6oo vende për të burgosur, që
krahasur me ata që e meritojnë, statusin
e të burgosurit, me siguri, ky kapacitet
hapsinor, është i vogël, por, nisma, me burgosjen e atyre, që më së shumti e dëmtuan këtë vend, e që janë hajnat e institucioneve më të larta,
do të ishte, një sukses, që kurajon.
Pra, edhe kjo, është një detyrë dhe obligim, që duhet, ta kryej, urgjentisht po ky kryeministër, në të
kundërtën, nuk janë për tu nëncmuar, edhe zërat dhe opinionet, se edhe, po ky kryministër, është si ata, që duhet të burgosen, por që nuk po burgosen, andaj, duhet pritur, që dikush tjetër, ti arrestojë të gjithë, përfshirë edhe kryeminsitrin.
Ska dilemë, dhe është e pa kontestueshme, se të gjithë ata, që e duan këtë vend dhe këtë Kosovë, e dijnë shumë mirë, se ne kosovarët , shtet tjetër nuk kemi, dhe nuk kemi dëshirë e nevojë, që po këtë shtet, edhe ta shajmë, ta përdhosim e ta sakatosim edhe me etiketime
kuturu, por është shumë logjike, e arsyeshme, por edhe shumë e ndershme, por edhe obligative, që të luftojmë të keqen, që na ka pllakosur, e po na pengon
të ecim përpara, dhe ate, në
radhë të parë, me eleminimin e dukurive
dhe fenomeneve regresive, që numerikisht
janë bukur shumë, dhe që nëse duem të
mburremi, edhe duhet tua ndalim hovin, ose në
të kundërtën, të dorëzohemi para tyre.
Tash për tash, kjo qështje, më së shumti, varet pikërisht, nga kryeministri Thaci.