Mendime
Pirro Prifti: Vesh-shkulja për mandatin e deputetit
E enjte, 16.05.2013, 07:58 PM
Për
mandatin e Deputetit - pranoj edhe… të vesh-shkulem!!
Nga Pirro Prifti
Parodia me shumë akte e Deputetëve të majtë që mund
të bëjnë gjithacka vetëm për të fituar
një mandat të ri Deputeti është e paparë.
Nuk mund
të mos rrish e të qeshësh hidhur kur
sheh se si këta individë me profesionin e vecante `deputet` bëjnë si hijena, shajnë e grihem me
kryetarin e me cdo kënd që u
Vetëm
Deputet!!!
Kjo është
thirrja e heshtur që dëgjohet jo vetëm nga deputetët e rinj apo kandidatët e
rinj, por thirrja `Vetëm Deputet` shpërthen edhe më e përcudnuar nga gojët me
proteza dhëmbësh të deputetëve që kanë nga 3 ose 4 mandate.
Përse kjo
histeri dhe kjo grindje e vazhdueshme
kryesisht tek spektri i majtë politik, pa harruar psherëtimat e thella të disa
djathtistëve që pohojnë ashtu trishtueshëm të njëjtin problem?
A është
fitimi i mandatit të nderuar i deputetit nga këta individë edhe fitore e
elektoratit që do ti zgjedhë?
Vështirë
se mund të gjëndet një vënd tjetër në të cilin deputeti mund të thotë një
frazë në dukje boshe por me shumë
domethënie që shpreh gjithashtu edhe esencën e kësaj lufte: `po unë nuk di gjë
tjetër përvec zanatit të deputetit?! O tempora o mores.
U bënë 22
vitë që një grup i tërë deputetësh kanë
nga tre apo 4 mandate të zgjedhur dhe nuk e kanë për gjë që të shesin apo të
blejnë gjithcka për një mandate-deputeti. Ndoshta ja kanë parë hajrin por për
elektoratin kjo është jo e rregullt që një njeri të qëndrojë si deputet I
përjetshëm ose të bëjë si histerik dhe të lërë dhe partinë e cila e bëri njeri,
e pasuroi, e bëri VIP, vetëm e vetëm se kësaj rradhe I a hoqi të drejtën për tu
ri-mandatuar, ose akoma dhe më keq kur deputetë të rinj që janë bërë vetëm një
herë deputet, mërmërisin dhe shajnë e mallkojnë nën zë kundër kryetarit e kundër të gjithëve të
cilët me dashje apo pa dashje i kanë dalë kundër dëshirës së tyre.
Elektorati
dhe populli duhet te mos harroje se janë pikërisht këta deputetë që mbajnë
gjithashtu përgjegjësi për shkeljen e ligjeve, paligjëshmërinë, dhe problemet e
mëdha që ka hasur dhe po has Shqipëria gjatë gjithë këtyre viteve. Prandaj del
pyetja: a duhen më këta deputetë të ri-marrin mandatin e ri në një kohë kur
gjithashtu janë përgjegjës për keq qeverisje, dhe për një shtet të
pa-stabilizuar dhe ende të pa-integruar?
A nuk
është kjo edhe një arësye plus për të mos u mandatuar këta deputetë?
Po pse mor njerëz të mirë, vetëm ju do të bëheni deputetë?, vetëm juve duhet t`ju a lëçisim dëshirat dhe tua plotësojmë me domeos së bëhet nami? vetëm ju duhet të na `integroni` sepse na paskeni aftësira të vecanta për tu bërë parlamentarë të devotshëm?
Argumente
kundër këtyre `vesh-shkulurve` ka shumë, sepse një nga kritetet kryesore të
cilën këta individë nuk kanë respektuar është kuadri etiko-moral i përfshirjes në politikë brënda një force të
caktuar politike sikundër është e majta (ose edhe e djathta qoftë, por ky
fenomen po vërehet kryesisht tek individët e majtë).
Faktorët
që shkaktuan këtë shpërthim anti-parti socialiste dhe anti e majtë mendoj se
janë:
-egoizmi
patologjik i disa individëve që mendojnë se janë të pazëvëndësueshëm dhe mund
të bëjnë c`të duan për të realizuar qëllimet e tyre duke u larguar edhe nga profili
politik në të cilin ata janë aderuar me votat përkatëse të së majtës, duke
shkelur me këmbë votën e elektoratit,
-
klientelizmi dhe miopia politike e cila për qëllime dhe objektiva fare
afat-shkurtër dhe krejtësisht përfitues, arrin të konfliktuojë me programin
politik të së majtës në këtë rast,
- mungesa
e dinjitetit dhe e vlerave profesionale dhe humane duke shumëzuar me zero, qëllimin për të cilin kanë deklaruar se janë
futur në këtë profil politik.
Nuk mund
të mos vesh në dukje sjelljen aspak dinjotze edhe të deputetit me stash të
gjatë Arben Malaj i cili vetëm se nuk u vendos në listë- u largua fare nga
partia.
Kjo
nxjerr në pah dy opsione : ose Arben
Malaj nuk ka arritur të bindë Kryetarin
dhe anëtarët e tjerë të Asamblesë së PS për të mirat e argumenteve të tij, ose Arben Malaj u
urdhërua nga Nano që të largohet nga PS.
Preteksti
bajat se `Kryetari është i keq dhe nuk na do`, nuk është më një justifikim i vlefshëm për deputetë të
vjetër si Islami dhe Malaj, sepse po të peshosh të mirat që i
kanë ardhur atyre nga qënia me vite me rradhë si deputetë të PS, po të
llogaritësh postet (ndoshta dhe të pamerituara) që kanë marrë nga PS partiake, egzekutive, e legjislative, gjatë
gjithë këtyre 22 viteve, po të përfshish
në këtë përfitim personal të tyre, përfshirjen si VIP-a nga ana e medias, pikërisht nga favorizimi
dhe përkrahja e PS për këto individë – ju të nderuar lexues do të mendoni se sa
e ulët është largimi nga PS e këtyre individëve, ku fjala `tradhëti` nuk është
e vlefëshme në kapitalizëm, por fjala `hipokrit` është një emblemë merituese e
veprës së tyre të fundit.
Dihet që
idea e `të pazëvëndësueshmit` që krijohet tek individi kur rri për një kohë të
gjatë në pushtet (qoftë egzekutvi, partiak apo legjislativ), është pikërisht ajo ide që duhet luftuar
nëpërmjet përmirësimit të legjislacionit për të shkurtuar kohën e përsëritjes
së mandateve të tilla, sepse në Shqipëri dhe në vëndet në zhvillim ende nuk
është konsoliduar kultura e të dorëhequrit dhe e lënies së postit me dëshirë.
Kalimi
anti-ligjor me një parti tjetër duke i dhënë një mundësi `frymëmarrjeje
artificiale` maxhorancës aktuale, si dhe një mundësi tjetër mbijetese të
pamerituar, po të bazohesh në numurat e deputetëve nga të cilët -3 janë të
zgjedhur nga elektorati I majtë dhe për këtë arësye është një shkelje e kushtetutës.
Së fundmi mendoj se legjislacioni për deputetin dhe mandatin e tij duhet të ndryshojë sidomos në pikën që ai nuk mund të largohet sa herë t`i dojë qejfi nga grupi parlamentar, sepse kjo bie ndesh me votën e elektoratit që e ka zgjedhur.