Mendime
Dedë Preqi: Parlamenti pa kulturë
E marte, 07.05.2013, 06:59 PM
PARLAMENTI PA KULTURË, SIKUR BAZAMENTI PA ARMATURË
Nga Dedë Preqi
(Thënje
popullore: I zoti shtëpisë, sa do që është korekt, nuk mundet ti korigjoj
gjithë anëtarët e vet, nëse ata nuk kanë
ndërgjegje që i vret)
Ajo që
pasqyrohet sot në Parlamentin e Kosovës,
nuk na lë përshtypjen e mirë, për të
dëshmuar se vërtetë është „Parlament i
mirëfilltë“ , edhe në qoftëse deri sot nuk ka pasur suksese për tu dëshmuar si
i tillë, duhet të na lë përshtypjen, se tani e tutje ka për t’ia arritur këtij
qëllimi.
Deputetët
e këtij Kuvendi, nuk duhet ta shfrytëzojmë rastin që konfrontimet ti ruajmë dhe
ti shprazim në këtë vend të shenjtë, dhe para qytetarëve të vet, përmes
ekranëve televizive, edhe pse ky Parlament nuk ka shumë prevojë të gjatë, por
nga kjo prevojë që ka, i ngjanë një Kuvendi me njerëz të lastuar dhe edukatë me
dozë të caktuar.
Nuk është
mirë për t’u vënë në shërbim të atyre
vendeve, ku kundërshtarët politik bëjnë luftë jocivilizuese, për të
dominuar e udhëhequr me dhunë në pushtet, ndërsa në Kosovën e lirë, ku populli shqiptarë me shumë sakrifica
arriti ta bëjë Parlamentin e vet, i cili
rregullohet në bazë të Kushtetutës së vendit, ku kërkohet në të, të debatohet
për ligjet, qështjet qytetare dhe ekonominë e vendit dhe jo Paelamenti të
keqpërdorët, apo të krahasohet me „Sheshin Tahrir“.
Nëse e
përdorim në këtë rast një fjalor të ultë si kundërpërgjigje e këtij lloji,
ndoshta nuk do të përkonte me sjelljen e njëjtë të merr edhe përgjigjën e
njëjtë, sepse çdo gjë bie nën nivelin e pa dëshiruar dhe këtyre rreshtave ua
humbim kuptimin, por më mirë të thëmi,
ata që bëjnë këto krahasime të ulta me Parlamentin e Kosovës, si “sheshi Tahrir“,
aty ku protestat e njerëzve egjiptian vlojnë e lahen përditë me gjak, kjo sjellje nuk është normale dhe nuk i
përketë etikës dhe kulturës parlamentare.
Nga
okupimi serb, e kishim të vështirë të depërtojmë dhe të çlirohemi, për të ardhë
deri te liria, demokracia dhe shteti, dhe më pastaj ta krijojmë një Parlament ,
prandaj me mija qytetarë shqiptarë e kaluan rrugën e diferencimit politik dhe të keqtrajtimëve e përsekutimëve më
ç‘njerëzore, të cilat brutalitete kanë lënë gjurmë të pa shklyera deri më
sot, në këto troje shqiptare dhe në
vetëdijën e këtij populli të urtë e liridashës.
Është e
vërtetë se opozita parlamentare duhet ta plotësojë vakumin e programëve të
poezitës në Parlament, mirëpo në këtë rast në Kuvendin e Kosovës, vërehët diçka
tjetër, më shumë se një ofensivë iracionale në mes poezitës dhe opozitës, e
cila ka një moto të pakuptimtë qëndrimësh, me akuza të ndërsjella partiake e
përsonale, duke përdorë gjuhën e urrejtjes
dhe fyerjet që nuk i përkasin
familjes parlamentare.
Prandaj,
politikat e tilla aktuale në Parlamentin e Kosovës, sidomos revanshet
ndërpartiake, të cilat nuk kanë të bëjnë me substancën e problemëve dhe
qështjet e popullatës, por vetëm me zbrazjen e mllefëve të akumuluara
përsonale, pikërisht këto sjellje Kuvendin e shdërrojnë në arenë kundërshtimi
dhe dështimi.
Nga
qëndrimet e tilla dhe paraqitja egoiste
e disa deputetëve në këtë Parlament, ia imponojnë popullit mosbesimin te njerëzit e tillë, të
cilët më parë përmes votës së popullit e shkelën derën e Parlamentit, me qëllim
për ti mbrojtë interesat e tyre, por jo edhe për humbje kohe, apo për
qëllime e interesa vetiake e partiake,
të cilat janë materje të kalbura e forma
antidemokratike dhe jashtë interesave qytetare, që shumica e tyre kanë
gjendje të mjerueshme sociale.
Ndaj të
gjitha këtyre veprimëve, në të shumtën e seancave parlamentare, kur më pak, e
kur më shumë, shprehet urrejtja dhe mëllefi ndaj njëri-tjetrit pa ndalur, fjala është vetëm për deputetët shqiptarë,
sepse të tjerët janë të urtë dhe vetëm spektatorë, nganjëherë edhe qesharakë,
duke i përqesh gjestët dhe skeqët e disa deputetëve të lastuar, e të pa
diciplinuar, me pak kulturë qytetare e
parlamentare.
Dikush
mund të thotë se kështu e ka politika parlamentare, me kundërshtime dhe rrethana
të ndryshme, kjo është e vërtetë, sepse edhe vendet tjera demokratike qështjet
i debatojnë dhe i zhvillojnë në bazë të kritikave, por kritikat dhe
mosmarrëveshjet që bëhën shpeshherë në Parlamentin e Kosovës, as
që janë në vijën e parimëve dhe zhvillimin e vendit, nga parimet që dalin sipas Kushtetutës dhe ligjit
parlamentar, por politikat e tilla që
zbatohen në emër të interesave parciale dhe politikave përsonale, nuk mund të
shpiejnë largë dhe nuk përkojnë me programet parlamentare të këtij vendi,
sepse janë në kundërshtim me interesat e
popullit të Kosovës.
„Në
qoftëse problemet i shtojmë vet në këto mënyra, atëherë qështja e problemit të
Kosovës, nuk paska qenë problem nacional e internacional, që tentojnë të tjerët
të na anashkalojnë, por nga këto rrjedha del se fajtorë janë vetë shqiptarët,
të cilët nuk u pajtuan dje dhe nuk po pajtohen as sot në mesvete, në truallin e
tyre stërgjyshor, që disponojnë shtetin, Kushtetutën dhe Parlamentin e vet“.
Një
qeveri, sikur kjo qeveri, e cila nuk është në gjendje të propozojë projekte të
reja, për daljen e saj nga krizat ekonomike, sociale, shëndetësore, arsimore
dhe të tjera, atëherë ç’farë duhet të ndërmerr populli, i cili në vend të
pritjeve festive, duhet të bëjnë
protesta në shenjë pakënaqësie, duke mos ditur
rrugëdalje tjetër, për të shpëtuar nga një gjendje që e rëndon dhe
kërcënon ardhmërinë dhe jetën qytetare të Kosovës.
Prandaj,
mesazhet e popullit janë të qarta, premisa e parë është që të kënaqëmi më atë
që arritëm dhe na u afrue mundësia për të marrë vetë vendime dhe për të
zgjedhur zgjidhje për ardhmërinë tonë, të cilat mundësi dhe vendime vendosin vet tu nënshtrohesh, apo të mos u nënshtrohesh atyre fuqive që kërcënonin të
na robërojnë nga vetja dhe liria e
brendshme, duke vendosë dikush tjetër për ne, dhe duke na bërë lodër, që të
heqim dorë edhe nga dinjiteti jonë kombëtar e njerëzor, që të shëndërrohemi në
robër të përhershëm.
Ndërsa,
premisa e dytë Parlamenti i Kosovës, është Institucioni më i lartë i vendit, ku
duhet të shoshitët dhe sitët tërë produkti i mendjes së qytetërimit tonë,
përmes ligjeve të Kushtetutës së vendit, për ta vënë në shërbim të interesave
të përgjithshme qytetare, pa dallim nacioni dhe konfesioni.
Duhet të
veqojmë gratë deputete në Kuvendin e Kosovës, me një respekt të veqantë, të
cilat me përkushtimin e tyre në Parlament, janë shumë serioze dhe mjaftë
inkurajuese, me sjelljet e tyre shoqërore dhe në frymën e etikës parlamentare,
duke praktikuar ligjët dhe përkrahur interesat qytetare, me të cilat duhet të
krenohet Parlamenti dhe shteti i
Kosovës.
Gjuha e
urrejtjes në Parlament, nuk është gjuhë parlamentare, që i zgjedh problemet,
ajo e ka kulturën vet të ndërgjegjës
qytetare, e cila duhet të jep llogari në vend të përgjegjës, që përbëhët, jo vetëm nga shprehjet dhe
veprimët, por edhe nga sjelljet
njerëzore të deputetëve, dhe përgjegjësitë
e marra nga populli, për të
gjetur mënyrën dhe përgjegjen e drejtë për zgjedhjen e problemeve
dhe kërkesat e popullit.