Mendime
Dedë Preqi: A po i humbet imazhi diasporës?
E enjte, 02.05.2013, 08:50 PM
HERË
VIJNË MESAZHE TË MIRA, HERË TË
FRYERA PËR DIASPORËN
SHQIPTARE
Nga Dedë Preqi
Mesazhi
do të predentonte të ishte i qartë, se botës duhet dhënë përshtypjen e një
populli bujarë, me tradita të lashta fisnike e patriotike, i cili me shekuj të shekujve lufton për të
drejtat e veta për liri dhe pavarësi. Mirëpo, realiteti duhet të përputhet me
rrethanat dhe t’i pasqyrojë mendimet me
realitetin e gjendjes së këtij populli, i cili shpesh herë „rreshqiti“ pa dëshirë, në terenin që ia përgaditën të
tjerët.
Dhuna
kundër shqiptarëve ishte e vazhdueshme dhe e pa ndërprerë, që nga viti 1389, me
pushtimin e Gadishullit Ilirik, nga
osmanët barbarë, të cilët i okupuan dhe i sunduan trojet shqiptare pesë shekuj
me radhë, dhe pastaj, pasojnë
gjakpirësit tjerë serbo-malazez,
të cilët në marrëveshje me Turqinë ,
afër treqind mijë shqiptarë u shpërngulën me dhunë për në Turqi, për t’ua
lëshuar vendin kolonëve serb.
Migrimi
është një pjesë e historisë njerëzore, por edhe i shqiptarëve, të cilët u
detyruan të ikin përkohësisht nga trojet
tyre, për t’i shpëtuar problemëve dhe të keqës nga pushtuesit e
ndryshëm.
Migrimi i
shqiptarëve u ç’faqë në disa periudha
historike, duke filluar që nga migrimet shekullore të kohës pushtuese osmane, mandej migrimet në kohën e pushtuesit
serbo-sllav, dhe më vonë në vitët e 70-ta, ku shumica e shqiptarëve ia mësyen
perëndimit për të gjetur punë, sepse pushtuesi i fundit serb, një numër të madh
të shqiptarëve i dëboi nga puna, që shumica
e tyre ikën për shkaqe politike, kështu që, në pamundësi të jetës së
sigurtë, shumica e shqiptarëve u
detyruan të marrin këtë rrugë, për të siguruar ekzistencën e tyre dhe të
familjes.
Mirëpo,
kjo rrugë nuk e kishte një pikë, e cila shqiptarëve do t’ua ndalte këtë lloj
avarie të jetës, por në kushte dhe rrethana të vështira, e shtyri popullatën shqiptare të bëjë një zhvendosje
të pa imagjinueshme nga trojet e veta, duke e dëbuar me dhunë dhe duke e
shpartalluar nëpër gjitha vendet e botës. Ishte
edhe lufta e vitit 1999, të cilën e shkakëtoj fashizmi serb, me ç’rast
shqiptarët ia mësyen ku mundën nëpër vendet evropiane dhe në vende të tjera të
largëta, si në SHBA, Australi e tjera, për të shpëtuar nga një gjenocid i
mundshëm ndaj kësaj popullate.
Prandaj,
vala e migrimit e shqiptarëve nuk pushoj kurrë, por puna dhe aktiviteti i tyre
në këto vende i tregoi rrezulltatet dhe
sukseset e konsiderueshme, e cila
vlerësohet për merita të shumta
pozitive, të cilët përveq që krijuan
kushte të volitshme për një jetë më të mirë, ata nuk e harruan vendin e
vet dhe qëndruan përkrah atdheut në çdo kohë të mirë dhe të vështirë, dhe
tani, këta njerëz nuk janë vetëm njerëz
të migracionit dhe si fuqi krahu, por arritën
edhe suksese tjera, që të integrohen në shoqërinë e vendeve ku punojnë
dhe jetojnë, ashtu dhe në bazë të kualifikimëve të tyre, kanë zënë vendpunime
shumë të rëndësishme, duke dëshmuar se shqiptarët janë pjesë integrale e
zhvillimëve shoqërore, politike dhe ekonomike.
Përveq
tjerash, shqiptarët kudo që punuan dhe vepruan në vendet e ndryshme të Evropës
dhe botës, kurrsesi nuk e mohuan, apo u shkëputën nga trungu i tyre, të cilët u
dëshmuan në çdo kohë, pa ndërprerë, sa herë që është kërkuar nevoja, si edhe në
luftën e fundit në Kosovë, që prej vitit
1990 dhe deri në çlirimin e vendit, diaspora shqiptare e mbajti gjallë
popullatën e vendit të vet dhe UçK-në,
me ndihma materiale, por edhe vet u kyq
fizikisht në luftën çlirimtare.
Edhe pas
çlirimit të vendit, diaspora shqiptare kurrë nuk e ndërpreu aktivitetin e vet,
edhe në rindërtimin e vendit, i cili ishte shkatërruar nga lufta më se 70-80%,
dhe për të bërë një llogari të thjeshtë, vetëm prej vitit 1999, deri sot,
mërgata shqiptare ka derdhur disa miliarda euro në Kosovë, për të mirën dhe rindërtimin e vendit të vet.
A po i humbet imazhi i diasporës ?
Sëcili
shqiptarë në diasporë e krijon imazhin e vet, të mirë dhe jo
të mirë, prandaj kur thëmi të mirë kuptojmë
sjelljet njerëzore që burojnë, apo rrjedhin nga ajo familje, e cila bie
në sy të mirë në rrethin dhe vendin ku jeton e vepron. Shumica e
shqiptarëve në diasporë, dallohen si njerëz
të vyer, të kulturuar e të civilizuar, njerëz të thjeshtë, por të
sinqertë, që dallojnë nga të tjerët, dhe
punëtorë e njerëz të arsimuar.
Edhe
nëse dikush ka urrejtje nacionale në shpirt,
sjelljet dhe veprimet njerëzore i
afrojnë të tjerët dhe afrojnë
sëcilën kulturë e popull, duke
krijuar harmoni dhe raporte të mira në çdo shoqëri. Të tilla veti dhe sjellje të
mira i kanë shqiptarët, që jep imazh të
mirë, jo vetëm familjes shqiptare, por
imazhi bie në kulturën e një vendi
dhe një populli, i cili e meriton
integrimin dhe i takon një populli evro-perëndimor.
Shumica e
atdhetarëve shqiptarë në perëndim, i kanë
krijue kushtet e mira jetësore, të cilët i kanë krijuar me djersë, që janë vetë meritor, por duke ju
falenderuar punëdhënësve dhe shtetit ku
jetojnë e punojnë, prandaj duhet të llogaritet dhe shkollimi i fëmijëve të
tyre, me ç’rast kanë arritë në një shkallë të duhur të dijes, arsimit dhe
profesioneve të ndryshme, dhe deri te
titujt e
doktoraturave shkencore.
Shumica e
atdhetarëve shqiptarë kanë arritë të krijojnë biznese të rëndësishme, përmes të
cilave kanë bërë edhe emra të mëdhenj, si në SHBA, Gjermani, Zvicërr, dhe në
shumë vende tjera të botës, prej të cilëve kanë arritë edhe në Kosovë të
vazhdojnë e krijojnë projekte, sipas standarteve evroperëndimore.
Ashtu
pra, shqiptarët në diasporë nuk duhet ta humbin imazhin e vet të mirë, si
njerëz të punës, të dijes e kulturës, të
cilët duhet të distancohen nga elementet
negative, që e dëmtojnë këtë rreth
shoqëror përmes disa dukurive jo njerëzore, të cilat veti të
shëmtuara, shqiptarët nuk i kishin ndonjëherë në jetën e tyre.
Disa
dukuri të shëmtuara që po ndodhin nëpër vende të ndryshme të perëndimit, në të
cilat po marrin pjesë edhe shqiptarët, sidomos
kohën e fundit, që flitet dhe shkruhet
në shtypin gjerman, zvicërran , franqez, amerikan, suedez, norvegjez, e
tjera vende të botës, të cilat raste dhe skandale janë të panumërta, që
rastet, sa do që mundohet dikush ti
arsytojë, ato nuk munden të riparohen dhe ta gjejnë vendin e vet në asnjë
rrethanë.
Ka edhe
plot raste të tjera negative nga lloje të ndryshme, që merren edhe me tregëti
të pa lejuara, sidomos me përdorimin e
drogës dhe të llojeve të ndryshme të narkotikëve, që pasqyrën e tyre e tregojnë
burgjet mbushura me njerëz të tillë shqiptarë, të cilët nuk janë as për vete
dhe për asnjë shoqëri njerëzore, nga të cilët në një mënyrë, sa do që të thuash
se duhet të distancohemi nga njerëzit e tillë „keqbërës“, prapë se prapë, të
tjerët e marrin në një mënyrë tjetër dhe të njëanshme, dhe imazhi i keq bie mbi
supat e shoqërisë dhe diasporës shqiptare, që urrejtja mund të shprehët në
forma të ndryshme dhe të pa lakmueshme,
siq ishte rasti i fundit në Zvicërr, kur një vendas në mënyrë të pakontrolluar
thotë, se më i vlershëm është një i zi, se dhjetë shqiptarë. Prandaj, urrejtja mund të shprehet dhe
atakohet në rrugë, në punë, në lojra, në argëtime dhe në shumë raste tjera të përditshme, nga të cilat burojnë thashë e thënmet, të mos
thëmi edhe konflikte të pa nevojshme në mes shqiptarëve dhe vendasve.
Ne
shqiptarët, atdhe nuk mund ta quajmë Amerikën, Kanadën, Australinë, Gjermaninë
, Zvicrrën, Austrinë, Norvegjinë, Belgjikën,
dhe vendet tjera, ku gjinden me shumicë shqiptarët, por atdheu i ynë,
është Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi,e tjera
, vende në të cilat janë rrënjët dhe trungu i jonë iliro-pëllazg, aty ku
i kemi të gjithë rrënjët e përbashkëta të një trungu, mirëpo, në këto kushte
dhe rrethana në të cilat gjindet sot populli shqiptarë, e gjithë popullata e
kësaj diaspore shqiptare është e lidhur aq ngushtë me këto vende, të cilat si
do që të merren dhe të vlerësohen rrethanat, këto vende e përcaktojnë
atdheun e dytë të tyre.