Mendime
Hasan & Lajde Blakaj: Politikanët tanë - bijtë e qyqes
E hene, 29.04.2013, 07:58 PM
Politikanët
tanë jo bijtë e shqipes por bijtë e qyqes
”Edi Rama rrihet në Vjenë më diplomatin, e godet në kokë”
” Ta
harrojë ndonjë deputet apo ministër se do të çojë fëmijë a të afërm në
ambasada.”
”Dhuna ndaj diplomatit të OSBE-së”
Këta
ishin vetëm disa nga titujt e gazetave dhe medieve të ndryshme elektronike që
pushtuan shtypin e shkruar dhe atë viziv këto dy ditët e fundit pas skandalit
të turpshëm në Vjenë. Pse jemi të çuditshëm dhe bëjmë çudira këtë e kam ditur,
por pse mund të shkojmë kaç larg asnjëherë nuk kam mundur të mendojë. Mediet e
ndryshme shqiptare dhe ato botërore pasqyruan
në detaje këtë ngjarje aspak të pëlqyer. Përleshja publike dhe fizike e
kryetarit të PS Edi Rama në Vjenë më të pranishmit që e dëgjonin dhe më Egin
Cekën më mision diplomatik në OSBE sa është fyese po aq e turpshme jo vetëm për
Eginin e dhunuar fizikisht por për krejt
Kombin Shqiptar. Por kësi lloj i kemi ne politikanët!. Të dhunshëm, barbar,
primitiv, manipulativ, kokëtrashë e para se gjithash hajna. Edhe mund të
arsyetoheshim pa arsye ndoshta se gjëra
të tilla ndodhin?! Po ja po themi ndodhin gjatë një debati në përmasa jo vizive
pa prezencën e diplomatëve të huaj por, asnjëherë po e përsëris asnjëherë, dhe
kurrë në një mjedis çfarë ishte në Vjenë me më shumë se 100 diplomat të huaj që
kishin ardhur ta dëgjonin tarakun e PS-së. Kultura politike e dhunës në
parlament në rrugë dhe mjedise të ndryshme është sot evidente në të gjithë
hapësirën shqiptare. Gjeste të tilla të pa hijshme po lënë pasqyrë të keqe në
perëndim që për një kohë të gjatë nuk do të hiqen nga mendjet e kryediplomatëve
Evropian. Por që do, kur ne e hamë turpin më bukë duke mos vrarë mendjen për
pasojat të pa parashikueshme për ne, në
arenën ndërkombëtare. Dhuna jo vetëm fizike por edhe verbale është e sanksionuar
më ligj, kurse ti taraku i PS që i hipë dhe zdrypë sa herë të duash partisë
sate nuk ke të drejtë ta dhunosh njeriun
as të thjeshtë dhe as diplomat kushdo qoftë ai. Ti më gjestin tënd
arrogant dhe jo civilizues ke fyer demokracinë dhe të drejtën elementare e të
shprehurit në përgjithësi e kombin tënd në veçanti. Ndoshta je mësuar ti kështu
në atdhe ku ligjet i bënë kokë në vete pa përfillur dhe dëgjuar askënd bile
duke ti rrahur edhe krihet në shenjë mburrjeje
por ta dish se tani ke kaluar çdo sjellje njerëzore dhe civilizuese. Si
do që të jetë asnjëherë nuk ka pyetje të këqija por ka përgjigje të këqija
andaj ti duhej ta kishe kurajën dhe durimin të përgjigjeshe drejtë, urtë e më
maturi sepse ishe në fokus të përgjigjeve
dhe duhej të ishe shumë i matur pa marrë parasysh pyetjet ”provokative”.
Je futur në lojë andaj luaje lojën sepse je person politik bile kryetar partie.
Pa mendo po të kishte qenë e kundërta e asaj që ti bëre. Ndonjëri nga
auditoriumi të sulmonte ty fizikisht?!.
Të jeni të bindur do të reagoja në të njëjtën mënyrë bile dhe më ashpër.
Mjerisht gjënë më të shëmtuar e bere pikërisht ti ndaj Eginit por edhe duke i
fyer gjithë shqiptarët jashtë atdheut duke u munduar më çdo kusht tua heqësh të
drejtën elementare për të votuar. Për gjera të tilla në perëndim do të priste
burgu o Edvin Rama pra për dhunën fizike ndaj një diplomati të lartë të OSBE-
së. Tashme ka vite që jetoj në perëndim dhe kam mësuar shumë gjera. Një gjë që
më bëri shumë përshtypje që në fillim është komunikimi mes njerëzve, dhe atë më
fëmijë. Pra edhe me fëmijët duhet të komunikosh në të njëjtin nivel që ata të
mund të kuptojnë më mirë. Ulesh galuc sa ata kanë lartësinë duke i shikuar në
sy dhe butë e ëmbël komunikon më ta.
Ata nuk
të kërkuan të ulesh galuc por s´paku duhej të mos villje vrer për vendin tënd
sepse aty kishte diplomat të ndryshëm dhe më e keqja mes tyre mund të ketë
pasur edhe diplomat rus e serb që ti i ke pasur miq të kurorëzimit tënd më Ilir
Metën. Tani vjen pyetja: Po ti si komunikove më studentin kur të beri pyetje
pse ti duhet të jesh kryeministër?. Si ishte përgjigjja jote ….pa marrë
parasysh a ishte pyetje provokuese apo jo. Jam i bindur se të gjithë diplomatët
të kanë vlerësuar si po të vlerëson populli tani si të pa kulturuar, të pa
gdhendur, që nuk mund ta mundësh arsyen andaj shpërtheve edhe fizikisht. Nuk
kemi dert për personalitetin tënd por ja qitët faqen e zezë krejt kombit. Thotë
një fjalë e popullit:”Kadal beg se ka hendek” apo ”Nuk je teshë ende në
hundëlesh” pa dyshim se do të ndeshësh se shpejti jo vetëm ti por kushdo që e
dhunon të drejtën e popullit për tu shprehur i lirë për atë që mendon. Ku ke
par ti ore i gjorë ta kapësh një diplomat për veshi kur sot nuk ke të drejt ta
ofendosh pa baza dikë as verbalisht. Kanë kaluar ato kohë Edvin- o ku në emrin
e luftës se klasave ua shkurtonit njerëzve gjuhen e kokën sepse ishit në
pushtet. Më këtë veprim banal në Vjenë e varrose karrierën tënde politike Edvin
Rama. Populli sheh dhe cilëson por edhe tani nëse nuk ka parë, atëherë duhet të
kërkojë shërim urgjentisht. Nuk je i vetmi në këtë vazhdë të banalitetit, ke
shokë sa të duash, krah teje në politikë, që sharjet fyerjet përleshjet fizike
janë specialiteti i tyre në parlamente, që vetëm parlamente nuk janë. Fëmijët e
mijë janë të befasuar nga sjelljet e deputetëve tuaj në këto parlamente. Ata
janë të zhgënjyer edhe nga fjalët e mija të bukura për ju, duke u munduar të ju
tregojë gjenezën e lavdishme shqiptare që ju jeni Bijtë e Shqipes të lindur në
Alpet Shqiptare. Më vije keq por ju disa politikan të ”nderuar” jo bijë
shqipësh por as bijë sorrash nuk e keni treguar veten. Paramendoni pas ditës se
punës se përditshme pret më padurim ta shohësh TV se bashku më familjen dhe nuk je në gjendje që as lajmet mos ti
dëgjosh pa fyerje dhe sharje nga më të ndyrat të deputetëve tanë. Tani ka ardhur
koha që urgjentisht të nxirret një ligj konkretisht për fyerje, sharje dhe
dhunë në parlamentet tona. Na shkojë fytyra si komb nga të pafytyrët, u bëmë
gazi i botës.
Hasan dhe
Lajde Blakaj Stockholm 26 prill 2013