Mendime
Shaban Cakolli: Shkolla, drita e kombit
E marte, 23.04.2013, 07:44 PM
SHKOLLA
ËSHTË DRITARJA E ATDHEUT DHE DRITA E KOMBIT
Shkruan: Shaban Cakolli
Dihet
mirëfilli, se roli i mësuesit është një rëndësi e veçantë në çdo shoqëri, kohë
apo vend.Puna e mësuesit në atdhe, por në veçanti në diasporë është e shejtë
dhe e mundimshme.Ajo kërkon;angazhim, durim, devotshmëri e kreavitet, ndihmon
zhvillimin e identitetit individual në punën me fëmijët tanë jashtë
atdheut.Mësimi në shkollat shqipe te shqiptarët në Evropë është i
nduar-duarshëm, diku është i kënaqshëm, diku
ka tëkurrje, mirëpo deri diku i plotëson nevojat dhe kriteret arsimore e
pedagogjike.Natyrisht me këtë nuk mund të kënaqemi dhe gjithësesi duhet të
kërkojmë më shumë, nga se duke mbajtur mësimin plotësues në gjuhën shqipe, aktivitetet
jashtëshkollore, shënimet kulturore e kombëtare, kuizet e diturisë, tek fëmijët
tanë në mërgim , mbajnë ndezur atdhedashurinë në shpirtërat e tyre njomak.
Mendimi
im është se kudo ku ka dhjetë fëmijë shqiptarë nëpër çdo qytet Europian, duhet
të hapet nga një paralele e shkollave me mësim në gjuhën shqipe.Padyshim, Europianët
as nuk vijnë të na i hapin shkollat tona, as nuk vijnë të na pyesin a i dojmë, por
ne duhet të i kërkojmë me ngulm, në mënyrë që ku ka fëmijë shqiptarë, të ketë
edhe shkolla shqipe.Sot shqiptarët kudo që gjinden në Evropë dhe botë, do të
mundeshin të organizoheshin më mirë se
dikur, sepse shqiptarët kanë shtetet e tyre, përfaqësitë e tyre, ndihet më
shumë zëri i tyre.
Dikur
shqiptarët organizoheshin më vështirë, më ndryshe, përmes klubeve dhe shoqatave,
madje organizimi i tyre përcillej nga organet e sigurimit Jugosllav, për të
cilin shumë shqiptarë ndëshkoheshin e sakrifikoheshin.Unë mendoj se themelimi i
klubeve, shoqatave, partive, qendrave
Kulturore shqiptare, që nga vitet e para të vendosjes së shqiptarëve nën qiejt
e huaj, u organizuan me një qëllim kombëtarë, aktivizimin e bashkëkombasëve nga
trevat e ndryshme shqiptare, lidhmërinë e ngushtë mes tyre, bashkërenditjen e
veprimtarive kulturore, politike, në funksion të mbështetjes së aspiratave
shekullore të shqiptarëve për liri e pavarësi.Kuptohet për udhëheqëje kombëtare,
është dashur dhe duhet gjithnjë prijës intelektual e guximtarë, të cilët kanë
ditur dhe dijnë të marrin nismat, që kanë mundur të u bënin ballë sakrificave
atëbotë në internacionalizimin e çështjes kombëtare, njerëz me zemër të madhe
si ishin mërgimtarët tanë Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Agim
Ramadani, Fehmi dhe Xhevë Lladrofci, Salih Çeku, etj.........
Dihet se kishte
klube si Klubi i vëllezërve Gërvalla, Emin
Duraku, e disa klube të fuqishme, organizonin fuqimisht në ndihmat për atdheun,
por krah i fortë i tyre kanë qenë shkollat shqipe, me angazhime të bëjnë të
pamundurën për ruajtëjen e identitetit të fëmijëve tanë në mërgim.
Dihet
shkollat shqipe në disa vende Europiane, kanë shkollat shqipe me traditë pune
më tepër se tridhjetë vjeçare, si
janë Shkollat Shqipe me mësim
plotësues në Gjermani, për të cilat do të flasim më poshtë, dua të them se
shqiptarët edhe pse me sakrifica të mëdha atë botë, kanë ditur dhe mundur të
organizoheshin shumë më heret se tani, por ne po përshkruajmë fillimisht ate më
të dhimbshmen, ate të viteve të 9o-ta, kur presioni i pushtuesit serb mbi
shqiptarët, me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike në Kosovë, në dobi të
elementit sërb, mbyllja e institucioneve
kulturore e shkencore, pozita e vështirë ekonomike e sociale, mobilizimi i
dhunshëm në ushtrinë sërbe, bënin që nëpër shtetet Europiane të kërkonin
strehim një numër marramendës i shqiptarëve.Kjo ishte dhimbja më e madhe
kombëtare, nga se pushtuesi angazhohej
në ekzodin biblik të një kombi.Shqiptarët nga i njejti pushtues kanë
qenë të ndjekur e të shtypur qysh para
një shekulli, por në disa qytete Europiane, ku më parë mundeshe të hasish shqiptarë
të krahut të punës, të shtyrë nga motive ekonomike, varfëri kjo që ua pat
sjellur pushtuesi, viteve të 90-ta, ishte një përndjekje politike, e cila hulumtonte gjitha format, për
të i dëbuar sa më shumë që ishte e mundur shqiptarët nga trojet e veta, thuajse
në çdo qytet më të voglin, pse jo edhe në fshatra, u mbush përplot shqiptarë të
cilët kërkonin strehim në vende të huaja, për të i ikur dhunës pushtuese.Thuhej
se Gjermania ishte vendi ku ma së shumti kanë emigruar shqiptarët, madje unë
vet jetoj dhe njoh më mirë gjendëjen e tyre, flas për shqiptarët e strehuar në Gjermani dhe
organizimet e tyre.
Atë botë
si rezultat i dhunës çnjerëzore të pushtuesit, shumë shqiptar u detyruan të
lënë vatrat e tyre shekullore dhe kërkuan strehim në Gjermani, ku Gjermania
mike ua hapi portat dhe u ofroj strehë e
të mira materiale për jetesë.Më e keqja ishte se prindërit veprimtarë, të përndjekur nga pushtuesi u detyruan të
marrin me vete familjet, në mes tyre edhe fëmijët, këta engjuj të pa asnjë
njollë, të cilët në vend se të nisnin
jetën me buzëqeshje të atdheut, u detyruan jetën e tyre të e nisin në
një vend të huaj, me gjuhë, kulturë e traditë të huaj, me një shoqëri krejt të
huaj.Duke u nisur nga ajo, se fëmijët janë më të prirë për të përvetësuar atë
të huajen qoftë ajo edhe më e keqja, po nuk gjetën mbështetje nga prindërit, mësuesit në diasporë, pse jo
edhe nga intelektualët e rrethit, fëmijët tanë do të zhyteshin në rrugën e
asimilimit, kjo mortajë që gllabëron
padiktueshëm, por pasi të bëjë të vehtën, pasojat janë të paparashikueshme.Duke
qenë bashkëpunëtorë me disa shkolla shqipe, duke njohur organizimin e mësuesëve
dhe familjarëve, unë besoj se fëmijët tanë në Gjermani, i kanë shpëtuar
asimilimit.
Krahas
mësimdhënësve në shkolla, familja është institucion(vatër më e shejta në
shoqërinë njerëzore.Krerët e familjes janë prindërit, të cilët mbajnë barrën
për të përmbushur kërkesat, për përspektivën familjare.Ata mbajnë një barrë të
rëndë mbi supe, nga se janë të veshur me një lloj autoriteti familjarë, për të
përmbushur kërkesat e fëmijëve të tyre.Sot jemi dëshmitarë se më tepër se kurrë
më parë, në vatrat familjare ka krizë komunikimi, sa që përpjekëjet nuk të lënë
të besosh në sigurinë e mjaftueshme, se po mund të edukojmë një familje të
shëndoshë.
Fëmijët
duhet të bëjnë pjesën e tyre, për të i kontribuar mbarëvajtejes në familje.Aty
ku prindi në mërgim nuk i shpjegon historinë kombëtare fëmiut, nuk i flet
gjuhën e ëmbël amtare, kulturën e traditën e vet, aty ku fëmijët në mesin
familjar nuk e flasin gjuhën amtare, por flasin gjuhën e shtetit ku jetojnë, ata
fëmijë patjetër janë të destinuar të i nënshtrohen asimilimit.Asimilimi është
tmerues për fëmijët të cilët po bien pa dije në gracën e tij, por aq më tmerues
për prindërit, të cilët sigurisht të vetdijshëm, por pa angazhim të mjaftueshëm,
po i humbin fëmijët e vet.Megjithatë unë mendoj se shqiptarët në Gjermani para
lufte ishim më të organizuar, më të kujdesshëm, më të sukseshëm, kishim më shumë fëmijë në shkollat shqipe, ndihmonim
më shumë atdheun, kishim më shumë rrespekt për njeri-tjetrin, e kombin, se tani
pas lufte!
Përse ndodhë kjo unë nuk e dijë, por dijë se fëmijët tanë përherë e më pak po i ndjekin mësimet në gjuhën shqipe dhe kjo është brengosëse, ku përgjegjësinë më të madhe deshën apo nuk deshën duhet të e bartin prindërit.Ata nuk duhet të i japin llogari askujt, por llogarinë më të madhe duhet dikur të ia japin fëmijëve të vet, të cilët nga mos angazhimi i duhur për ta i humbën.Ne mund të rrahim gjoks për patriotizmin, por patriot nuk ka qenë as nuk mund të jetë ai i cili nuk i sjell të mirën fëmiut të vet, atdheut, gjuhës, kombit, shkollës, nga se të gjitha këto janë ngusht të lidhura njëra me tjetrën.
SHKOLLAT
SHQIPE ME MËSIM PLOTSUES NË GJUHËN SHQIPE NË
GJERMANI
NJË GRUP MËSUESISH SHQIPTARË NË GJERMANI
Shkollat
shqipe me mësim plotësues përfshijnë në gjirin e vet fëmijët e familjeve të
mërgimtarëve shqiptarë, që nga mosha 6-16 vjeç dhe i arsimon dhe edukon ata në
frymëne patriotizmit shqiptar, me njohje kulturore e shkencore dhe bukurive
estetike. Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim që fëmijët shqiptarë të
zotrojnë mirë gjuhën e shkruar amtare shqipe, të kultivojnë atë dhe letërsinë
shqiptare, të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve të
tyre, njohurinë rreth dokeve e zakoneve shqiptare, arteve popullore të
trashëguara brez pas brezi si karakteristikë e lashtë dhe e begatshme, dalluese
e kombit tonë.
Shkolla
shqipe e mësimit plotësues i edukon nxënësit për respektin dhe mirënjohëjen
ndaj vendit mikpritës që i strehoi në gjirin e vet, u hapi vend në integrimin e
shoqërisë gjermane, duke i pajisur menjohuri shkencore e kulturore dhe i
pregaditi të aftësohen të pavarur edhe në gjuhën e tyre.Shkollat shqipe në
Gjermani kanë për qëllim t'i përfshijnë të gjithë fëmijët shqiptarë, në çdo
land ku ndodhen duke përfshirë fëmijët e të gjitha trojeve etnike
shqiptare.Struktura e arsimimit ndahet në tre cikle: Cikli i ulët, i mesëm dhe
i lartë.
Mësimi
vendevende zhvillohet me klasë të kombinuara. Shkollat shqipe në Gjermani
mësojnë sipas plan-programeve mësimore të Ministrisë së Arsimit të Kosovës, dhe
teksteve mësimore të miratuara nga ajo.:Mësuesit që punojnë në këto shkolla
kanë kualifikime përkatëse pedagogjike.
Në kuadër
të saj funksionon biblioteka e shkollave e cila pajiset me literaturë shqipe
dhe ate të vendit.Zanafilla e shkollave shqipe në Gjermani është tridhjetë
vjeqare, ne shkurtimisht po flasim nga koha kur shkolla jonë shqipe në Gjermani
shkëputet nga varësia e organeve Jugosllave.
Meformimin
e Qeverisë së Kosovës, në mërgim
formohet edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës paralel me te edhe
KASH"NaimFrashëri".
Këto dy
hallka kanë krijuar kushte për organizimin e rrjetit të shkollave shqipe të
mësimit plotësues në Gjermani. Përndjekjet e viteve të 90-ta, si dhe Lufta e
Kosovës që u shoqërua me dramën e madhetë ekzodit biblik të shqiptarëve, preku Gjermaninë me një numër të madh
strehimkërkuesish shqiptarë, ku shënime gjysmëzyrtare flisnin për 400.000
shqiptarë të strehuar këtu, andaj nevoja e zgjërimit të shkollave shqipe ishte
domosdoshmëri në çdo Land gjerman. Në të gjitha këto drejtime shkolla shqipe
fitoi një përvojë të madhe. Shkollat shqipe në synimin e tyre që nxënësit
shqiptarë të ruajnë, mësojnë dhe përsosin gjuhën shqipe, të aftësohen për
shfrytëzimin e gjitha formave të komunikimit me të folur e shkruar, të njihen
me atdheun dhe shtrirjen gjeografike të tij , me historinë, dhe aspiratat e
përpjekjet e popullit shqiptarë për liri, pavarësi dhe përparim., të kultivohen
dhe zhvillohen aftësitë në fushat e artit, letërsisë, muzikës dhe formave tjera
të krijimit artistik.Ata shfrytëzojnë kohen e lirë për aktivitetet krijuese dhe
shënojnë festat kombëtare me manifestimet etyre krijuese e artistike, po ashtu
kanë gatishmërinë për arritjen e sukseseve edhe në shkollën e rregulltë
gjermane.
Përvoja
ka treguar se nxënësit që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip, janë treguar më
të zellshëm edhe në shkollën e rregullt gjermane, sot prej tyre kanë dalur edhe kuadro të forta.
Nxënësit shqiptarë që shkollohen në shkollën e rregulltë gjermane dhe vijojnë
mësimin shqip, janë një faktor shumë me rëndësi i integrimit të shqiptarëve në
Evropën e Bashkuar. Këta nxënës nga gjitha Landet gjermane, nganjëherë në vit
organizojnë kampionatin e diturisë, ku bëhet garë njohurishë cila nga shkollat
shqipe në Landet gjermane zë vend të rëndësishëm në dituritë e gjitha lëmive
mësimore, etj...
Të
rrëfesh për shkollat shqipe në Gjermani, nuk do mund të e përmbyllësh me një
shkrim gazetash:
Për te
mësuesit e vyeshëm kanë shkruar monografi, si: Sejdi Gashi, Rifat Hamiti, Sami Thaqi, Bejtullah Sadiku, Hamzë Halabaku, Nysret Dërguti, e shumë të
tjerë. Shkolla shqipe në diasporë është faktor i pa zëvendësueshëm në arsimin
dhe edukimin kombëtar të nxënësve mërgimtarë.
Mospërdorimi
i gjuhës amtare nga kjo masë e madhe rinore në mërgim, mosnjohëja e historisë kombëtare, mosvijimi i shkollës shqipe patjetër i hap
rrugën asimilimit.