Mendime
Selim Nëngurra: Kush po ja pin gjakun diasporës?!
E diele, 21.04.2013, 05:03 PM
KUSH PO
JA PIN GJAKUN DIASPORËS?!
1.
Ndigjom këtu o Muhamet Shatri: -
KAJTJA E KORITË BURRIN!
2. Dy
fjalë per Draft-Strategjinë per
Diasporën dhe Mergaten.
3. Z. Naim Dedushaj, genjen se nuk din.
Nga Selim M. Nëngurra
Me 15
Prill 2013 në Oslo të Norvegjisë në ENSJØVEI, 7. me fillim nga ora 18.00 u
mbajt takimi me mergaten tonë në këtë shtet dhe perfaqësuesve të Ministrisë së
Diasporës z. Naim Dedushaj Drejtor per Hulumtime dhe Investime të Diasporës dhe
z. Muhamet Shatri ish Kryetar i Degës së LDK-së në Suedi, Kryetar i fondit 3 % në Suedi per disa vite me radhë, kandidat per
Kryetar i komunës së Istogut ((pasi vdiq z. Fadil Ferati ) dhe të cilin e pat
deklasue me fitore bindëse z. Haki Rugova kandidat i LDK-së sepse Muhamet Shatri per interese të
veta iku nga LDK dhe ju mvesh AAK-së. Tash ky burr per çudinë time ju kishte
mveshë Ministrisë së Diaspores dhe na e prezantoj atë në Oslo së bashku me z. Naim Dedushaj.
Të mos më
keqkuptoj lexuesi. Aspak nuk shkruej me mëllef pse Muhamet Shatri u largue nga
LDK dhe shkoj në AAK, sepse mirë ka ba që ka ik. A ma, shkruej per këte njeri
per faktin se jo vetem unë por i tanë populli shqiptarë dim se AAK, ku asht
Muhamet Shatri anëtar, nuk asht në koalicionin qeverisës të Kosovës andaj asht
ky fakt që më befasojë, dhe e them haptas se kjo paraqitje e Muhamet Shatrit
dëshmonë se AAK si subjekt politik asht dora e djathtë e PDK-së, por në
prapaskenë.
Muhamet
Shatri me stilin e tij standard qyqan, edhe kësaj radhe i mbante ison dhe i
tumirte fjalët e perfaqësuesit qeveritar z. Naim Dedushaj dhe personalisht
shpresoj se Ministria e Diaspores do ban "sevap" e ti ndan ndonji
kockë që ta lpinë ky njeri që mjerisht ka titullin Dr. para emnit e mbiemnit,
por me vepra e veprimtari asht në nivelin e analfabetit që din shkrim e lexim
dhe që i thonë autodidakt. Se cilat janë aftësitë dhe vlerat e Muhamet Shatrit
e dëshmoj gara e ti me z. Haki Rugova per Kryetar të Istogut që asht vendlindja
e Muhamet Shatrit. Si unë si z. Haki Rugova dikur ishim nxanësa të Muhamet
Shatrit. Ka harrue ky "PROFESOR" që ja ka andja të flet me fjalor të
thjeshtë katunaresk atë thanjen e popullit; KAJTJA E KORITË BURRIN. E burri plak me u korit nuk
ka hijeshi, asht mjerim. Më erdhi keq per Muhametin, dukej shumë i shkretë atë
natë në Oslo.
Do
paraqesë këtu arsyen pse u thirr ai takim me neve dhe perfaqësuesve të
Ministrisë së Diasporës. Tashma dihet se kjo ministri ka dergue emisaret e vetë
nëper të gjitha shtetet e Europës dhe gjithandej ku ka mergimtarë shqiptarë dhe
ka dalë me nji Koncept që po e quejn Draft-Strategji per Diasporën dhe
Mergaten.
Kjo
ministri në Draft Strategjinë e vetë në fjalë, don ta gjej e ta perpilojë nji
Koncept per Diasporen e Mergaten që do të bahet Ligj i aprovuem nga Parlamenti
i Kosovës.
Në
permbajtje të Draft Strategjisë mes tjerash flitet;
1.
Perfaqësimi politik i Diasporës
2.
Krijimi i regjistrit të diasporës dhe mergatës
3.
Pjesmarrja në vendimmarrje dhe politikëbërje
4.
Barazia gjinore dhe perfshirja e shtresave të ndryshme (ndër sektoriale)
5. Arsimi
plotësues, ruejtja e gjuhës nëpermjet programeve edukative dhe kulturore.
Para se
me shkue me radhë per ta diskutue secilen pikë të Draft - Strategjisë po e shof
shumë të randësishme ta pershkruej se si asht perpilue NJOFTIMI -THIRRJA per
këte takim.
Në takim
ftohen; Shoqatat Kulturore Shqiptare, Organizatat politike, Studentore,
Sportive dhe Fetare.
Nji
shkresë shumë e dobët dhe e perpilueme pa asnji far shije e rregulli sa po ta
kishin dergue në emnin e ndonji xhamije ku dominon injoranca e kulturës
shqiptare dhe njohunia e kultures arabe do ishte e mjerueshme e jo të vijë
Njoftimi-Thirrja në emnin e Ministrisë së qeverisë së shtetit të Kosovës! Nejse
ashtu jemi neve , bajm at që dime, mirë apo keq nuk çajmë kryet fare.
Fjalen e
mori i pari veprimtari i vjetër dhe i devotshem i mergatës shqiptare në Norvegji
z. Nufri Lekaj. Foli ashtu si ai gjithmonë flet me nji qetsi dhe me nji fjalor
të rregullt e bindës dhe ai tha se asht kunder pjesmarrjes së Diasporës e
Mergatës në vendimmarrje dhe politikëbërje në Kosovë. Me të drejtë Nufriu
arsytojë mendimin e tij sepse neve që jemi shtetas në Norvegji asesi nuk kemi
të drejtë të jemi politikanë në nji shtet tjeter qoftë ai edhe shteti ynë i
lindjes. Nji shtetas i nji shteti tjetër në asnji shtet të botes nuk mund të
jet Deputet apo njeri i politikës. Kjo asht e rregullueme me ligje. Kjo
fatkeqësishtë mund të ndodhë dhe po ndodhë vetem në Kosovë, ku ka në
Parlamentin e Kosovës disa deputet që janë shtetas të nji shteti tjetër nga i
cili shtet disa edhe vjelin ndihmat e socialit sepse atje kan familjet që nuk
punojnë asgja ndersa në Kuvendin e
Kosovës marrin nga 2000-2500 euro paga mujore dhe shesin mend se janë Deputetë.
Pas z.
Nufri Lekaj fjalen e mora une, Selim Nengurra (autori i këtij shkrimi ).
Refuzova komplet Draft Strategjinë e Ministrisë. Ju thash se per ta ba këte
draft strategji ma parë asht dasht të mirren mendimet e mergimtarve gjithandej
ku ata janë, dhe pastaj të delet me nji Koncept apo Draft Strategji per Diasporën. Haptas po shifet se dikush nga
pozita e naltë atje në Prishtinë ka vue synin per me vjelë të mira nga
mergimtarët andaj ka dalë me këte koncept. Mendoj se Diaspora asht faktori
numer tre pas Ibrahim Rugovës dhe NATO-së bashk me UÇK per çlirimin e Kosovës
dhe shtetbamjen e sajë sepse me dekada ka nda kafshaten e bukes per ta ndihmue
Kosovën. Dhe sot pas çlirimit si falemnderim per kontributin e mergatës kur vim
verës në vendlindje në kufi na presin taksidaret e kompanive të sigurimeve të
Kosovës dhe na marrin nga 50-65 euro per nji muej qendrim si sigurime të
makinave tona të cilat veç paraprakisht janë të sigurueme me sigurime KASKO dhe
me KARTONIN E GJELBËRT të sigurimeve
nderkombëtare në shtetet ku neve jetojmë.
Nuk flas
per mergaten tonë në shtetet tjera, sepse nuk e kam atë mandate. Unë flasë per
mergaten shqiptare në Norvegji, shtet ky ku personalisht jam pjesë e politikes
së saj sepse jam deputet i Asamblesë komunale në Sarpsborg si dhe kandidat per
Deputet Regjional ( FYLKKES TING ) këte vit në zgjedhjet e vjeshtës. Plot
pergjegjësi e them se Norvegjia si asnji shtet tjeter në botë diskriminon
mergimtarët shqiptarë. Neve e kemi tretmanin si shtetas të rendit katert apo
pestë këtu. Neve në asnji rast nuk mund e shenojmë se jemi të lindun në shtetin
e Kosovës, zyrtaret na e fshijnë emnin Kosovë dhe e shkruejn Serbija. Neve na
vdesin ma të dashtunit e familjes në vendlindje dhe nuk kemi mundësi ta arrijmë
varrimin e tyne sepse Norvegjia asht i vetmi shtet europian nga i cili nuk
operon asnji lidhje direkte me aeroplan. Me nagazhimin tim dhe ndihmen e
gazetarit Shemsi Bunjaku në vitin 2008 pata bind kompaninë NORWEGIAN që ta hap
linjen e udhtimeve per në Prishtinë, por kjo linje operon vetem në kohen e
sezonës së pushimeve verore nga mesi i qershorit deri në fund gusht. Në
vjeshten e vitit 2012 perseri u interesova dhe vuna kontakt me kompanin
irlandeze RYANAIR e cila operon me bileta shumë të lira dhe Ambasadori i
Kosovës në Suedi z. Lulzim Peci më kercnojë që mos të perzihem unë sepse nuk
qenkam i thirrun unë per ta ba atë punë, gjithçka duhet me shkue permes ti se
ai asht Ambasador. Ky mjeran ambasadori më tha se organet e shteti të Kosovës
veç janë në kontakt me nji kompani turke e cila fluturon nga Kopenhagen. Harroj
ambasadori i Kosvës Lulzim Peci se në Norvegji ka 14.700 shqiptarë me qendrime
të rregullta (shumica shtetas norvegjez) dhe se ata nuk mund shkojnë në
Kopenhagen per ta shfrytzue kompaninë turke atje. Lojna të pista po luni me
mergimtarët z. Dedushaj, tash nga Oslo operon nji linje permes Stambollit me
nderpremje atje e pastaj per në Prishtinë. Pse gjithçka e jona po duhet me u
kacavjerr në çengelet e turqve?!
Mergimtarët
shqiptarë në Norvegji janë i vetmi minoritet që e shofin të zitë e ullinit me
rregullue lejeqendrime per bashkëshortet e tyne në Kosovë. Sot vetem në
Sarpsborg e Fredrikstad (dy qytete afer që i njof mirë mergimtaret tanë aty)
janë 22 raste ku njeni bashkshort asht ilegalisht në Norvegji dhe ban jeten me
shumë skepticizem e mundime.
Ka edhe
shumë e shumë halle tjera z. Dedushaj që neve na mundojnë dhe mendoj se nese
qeveria e Kosovës vërtetë mendon per neve si pjesë e saj, duhet me na pyet se
cilat janë hallet tona dhe të shef pastaj sa dhe si mund të na ndihmojë. Të na
ndihmojë në integrimin tonë këtu ku jemi, të na ndihmojë në arsimimin tonë të
kulturës atnore dhe të na ruen nga asimilimi. Sot në Oslo nuk ka asnji shkollë
të mirëfillt të mesimit plotsues në
gjuhen shqipe. Ka disa mesues të zellshem që vullnetarishtë pa asnji cent
punojnë me femijet tanë dhe ata në mungesë të lokalit shkollor oret e mësimit i
mbajnë në lokalet e xhamijave të cilat fatkeqësishtë në Oslo i kemi me bollak.
Nuk e mshef se jam kunder xhamijave derisa dikush ato i quen shqiptare sepse
ato nuk janë shqiptare, por janë arabe e turke muslimane, por protestoj edhe
per faktin se si mund të mbahet mesimi me nxansa në nji skutë të nji lokali e
në skuten tjeter ndigjohen disa mjeran burra në namazet e tyne dhe lutjet që i thonë në gjuhen arabe?!
Pra z.
Naim Dedushaj mendoj se nuk mund ta bani juve as askush tjeter asnjë koncept as
draft per neve perderisa asnji here nuk i keni ndegjue problemet tona dhe
hallet tona. Ejani njihere e ndegjoni ato, shifni dhe perjetoni ato e pastaj
mund të merrni mundimin me ba Draftë strategji apo çka të doni tjeter.
…!
Z. Naim
Dedushaj bani vërejtje se Selim Nengurra ka dalë nga tema dhe ai tha se fjalët
e Selimit i merr si pyetje. Filloj tu pergjigjet ngapak dhe shkurt disa nga ato
ankesa… Asht interesant rasti per kerkesat per ti pague sigurimet per veturat
tona në kufi kur shkojmë në Kosovë.
Z. Naim
Dedushaj tha se e din këtë ai personalisht dhe e din edhe qeveria dhe i vjen
shumë keq per këte. Mirëpo tha se, Kosova nuk mund bahet antare e KARTONIT TË
GJELBËRT perderisa nuk asht antare e
OKB-së.
Të
dashtun lexues të ZSH-së! Të dashtun lexuesit e mi besnik. Unë Selim Mustafë
Nengurra, sot me 19.04.2013 në ora 13.30 shkova në kompaninë e sigurimeve të
Norvegjisë GJENSIDIGE dhe aty bana
kerkesen që të gjejnë ligjin që parashef antarsimin e nji shteti në kompaninë e
KARTONAVE TË GJELBËRT. Aty nga nepunsja zonja Martha Raaben mora pergjigjen se
kusht asht që shteti ti ket RREGULLAT DHE LIGJET E TRAFIKUT TË NJEJTA ME ATO
NDERKOMBËTARE EUROPRENDIMORE. Insistova
se a asht kusht antarsimi në OKB? Ajo ma tregoj rregulloren dhe ligjin per këtë
rast, pra nga kjo po del se z. Naim Dedushaj ka genjye masen tonë të tubueme me
15 prill 2013 në Oslo. Unë due të besoj se z. Naim Dedushaj nuk ka njohuni per
këte, due të besoj se ati i asht thanë ashtu nga shefi i ti, dhe ai e lidhi
kalin ku i ka thanë i zoti , por kjo asht RRENË E KULLUEME. Zyrtarja norvegjeze
e kompanisë së sigurimeve zonja Martha Raaben mori shembull Marokon si shtet që
asht antar iOKB-së por nuk asht antar i Kartonit të gjelbërt shaku se atje
rregullat e trafikut janë ndryshe nga ato nderkombëtare europrendimore.
Dhe per
fund unë i thamë z. Naim Dedushaj (dhe lexuesve të ZSH-së ) se shkaku pse neve
na i vjelin eurot per sigurime të makinave në kufini e Kosovës asht jo pse
Kosova nuk asht antare e KARTONIT të GJELBÊRT, por per shkakun se asnjihere nuk
asht kerkue antarsimi i Kosovës në agjensinë e KARTONAVE TË GJELBERT. Nuk asht kerkue sepse Drejtor i kompanive të sigurimeve të Kosovës
asht vëllau i Kryeministrit Hashim Thaçi z. Gani Thaçi. Eurot na merren neve
tuj ja pi gjakun diasporës, per me i mbush kontot e klanit familjar Thaçi.
Nga ky çast ftoj mergimtaret e të gjitha shteteve të mbledhim nji peticion dhe ti dergojmë Hashim Thaçit e ta njoftojmë se neve nuk pajtohemi me plaçkitjen dhe haraqet që na ban ai e klani i ti mafioz kur neve vijmë per ta pushue dhe per tu çmall me Atdhe e familjaret tanë atje.