Mendime
Ajshe Leka: Sa janë të motivuar për punë punëtorët shëndetësorë në Kosovë?
E enjte, 18.04.2013, 08:00 PM
Sa janë të motivuar për punë punëtorët shëndetësorë në Kosovë ?
Shkruan: Ajshe LEKA
Njeriu është qenie e cila stimulohet emocionalisht në mendimet, veprimet dhe sjelljet që i bënë. Ne, në jetë kemi nevoja të shumta dhe si qëllim kemi plotësimin e tyre. Nevojat janë një prej burimeve të motiveve, madje burimi më i fuqishëm dhe me përmasa më të mëdha për motive. Motivi është faktor i vënies në veprim të njeriut, i drejtimit, organizimit të parashtruar. Njerëzit angazhohen vazhdimisht në sjellje të qëllimshme dhe prapa këtyre sjelljeve janë motivet. Nevoja për të ecur përpara e për sukses është një dëshirë për të kryer diçka në një nivel të lartë cilësie. Një ndër motivet e shumta të njeriut, është edhe motivi i satisfaksionit, përkatësisht i dëshirës për të vepruar në atë mënyrë apo tjetër, për shkak të kënaqësisë së veprimit të këtillë dhe të kënaqësisë që sjellë objekti ose situata e dëshiruar për individin e caktuar. Ekzistojnë shumë teori lidhur me motivimin. Shumë psikologë janë munduar të zbulojnë arsyet se çfarë dhe përse njeriu vepron dhe sillet në një mënyrë të caktuar, pse disa njerëz duan të punojnë dhe disa jo, pse disa njerëz janë më të suksesshëm se të tjerët dhe çka i motivon ata të arrijnë të kenë suksese? Ka definicione të shumta mbi satisfaksionin në punë. Një grup nga Harvardi (1998), kënaqësinë e punës e sheh si një çelës themelor që të çon në njohjen, të ardhurat, promovimin dhe arritjen e objektivave të tjera që të çojnë në një ndjenjë të përgjithshme të përmbushjes. Por, çfarë motivimi kanë punëtorët në Kosovë, çfarë është gjendja e tyre e punës dhe a janë të kënaqur me vendin e punës së tyre, sa dallon kënaqësia e tyre nga pagat që i marrin, apo nga vendi i punës që e kanë?.
Hulumtimi në dy QKMF
Dëgjojmë shpesh fjalinë “Jam duke shkuar në punë” por asnjëherë intonacioni i saj nuk është i njëjtë, ndonjëherë më i lartë, ndonjëherë më i ulët, ndonjëherë mezi dëgjohet. Te gjithë shkojnë në punë, të gjithë punojnë, por kënaqësia që ata marrin nga puna, efektiviteti i tyre në punë, promocionet, shpërblimet, ngritjet në detyrë, të gjithë janë faktorë relativë. Efektivitet do të thotë të bësh gjënë e duhur në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur. Por, çka ka treguar një hulumtim i realizuar në dy Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan e Prizren me 60 infermiere, që kanë përfunduar kursin e ngritjes profesionale?. Hulumtimi kishte për qëllim të vlerësojë opinionet e punëtorëve shëndetësorë për satisfaksionin në punë, barrierat që i preokupojnë punëtorët shëndetësorë në punën e tyre profesionale që të arrijnë të kenë kënaqësi në punë. Gjithashtu, të dhënat janë krahasuar mes dy QKMF-ve, lidhur me motivacionin - kënaqësinë e punëtorëve shëndetësorë në vendin e punës. Në pyetjen: “Mua më pëlqen puna e tanishme”, 12 (40%) të pjesëmarrësve në QKMF në Gjilan janë përgjigjur se pajtohen, 18 (60%) pjesëmarrës janë përgjigjur se pajtohem plotësisht. Ndërsa në Prizren, 1 (3.5%) janë përgjigjur se pjesërisht nuk pajtohem, 11 (36.5%) e pjesëmarrësve janë përgjigjur se pajtohen, 18 (60%) pjesëmarrës janë përgjigjur se pajtohen plotësisht. Sipas këtyre të dhënave, në të dy Qendrat, 60% e pjesëmarrësve deklarojnë se ju pëlqen vendi i punës. Në pyetjen “Unë e kam të qartë drejtimin e karrierës sime“, 12 (40%) pjesëmarrës në QKMF në Gjilan janë përgjigjur se pajtohen, 3 (7%) pjesëmarrës janë përgjigjur se pajtohen plotësisht, 18 (60%). Sa i përket Prizrenit, 6 (20%) pjesëmarrës janë përgjigjur se pajtohen, 23 (76.5%) pjesëmarrës janë përgjigjur se pajtohen plotësisht. Përqindja e lartë e vetëdijes së punëtorëve lidhur me drejtimin e karrierës së tyre, është indikacion se edhe kërkesat e tyre për kushtet në punë mund të jenë më të mëdha me qëllim të avancimit. Në pyetjen “Unë e kam të lehtë caktimin e qëllimeve për vendin e punës”, 3 (10%) të pjesëmarrësve në QKMF në Gjilan janë përgjigjur se aspak nuk pajtohem, 3 (10%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur pjesërisht nuk pajtohem, 8 (27%) pjesëmarrës janë përgjigjur se pajtohem, 16 (53%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur se plotësisht pajtohem. Ndërsa në Prizren, 1 (3.5%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur pjesërisht nuk pajtohem, 11 (36.5%) pjesëmarrës janë përgjigjur se pajtohem, 18 (60%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur se plotësisht pajtohem. Në bazë të kësaj përgjigje shohim se një pjesë e punëtorëve në Gjilan (10%) dhe Prizren (3.5%), nuk e kanë lehtë caktimin e qëllimeve për vendin e punës. Në pyetjen “Unë zakonisht i arrijë qëllimet të cilat i synoj në punë” 5 (17%) të pjesëmarrsve në QKMF në Gjilan janë përgjigjur se aspak nuk pajtohemi, 4 (13%) pjesëmarrës janë përgjigjur se pjesërisht nuk pajtohemi, 8 (27%) – pajtohemi, 13 (43%) - plotësisht pajtohemi. Ndërsa në Prizren, 1 (3.5%) pjesëmarrës janë përgjigjur se pjesërisht nuk pajtohemi, 11 (36.5%) – pajtohemi, 18 (60%) - plotësisht pajtohemi. Në pyetjen “Unë nuk frikësohem të ndërrojë vendin e punës”, 4 (13%) të pjesëmarrësve në Gjilan janë përgjigjur se pjesërisht nuk pajtohemi, 8 (27%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur - pajtohemi, 18 (60%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur - plotësisht pajtohemi. Ndërsa në Prizren, 4 (13.5%) janë përgjigjur se aspak nuk pajtohemi, 6 (20%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur - pjesërisht nuk pajtohemi, 9 (30%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur - pajtohemi, 11 (36.5%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur - plotësisht pajtohemi. Opinionet e punëtorëve lidhur me vendin e punës dhe aftësive të tyre për të realizuar detyrat e punës. Në pyetjen “Unë mendoj se jam një person i/e suksesshëm/e”, 7 (23%) të pjesëmarrësve në QKMF në Gjilan janë përgjigjur se pajtohemi, 23 (77%) pjesëmarrës janë përgjigjur se pajtohen plotësisht. Ndërsa në QKMF në Prizren, 1 (3.5%) janë përgjigjur pjesërisht nuk pajtohemi, 7 (23%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur se pajtohemi, 22 (73%) pjesëmarrës janë përgjigjur se pajtohen plotësisht. Në pyetjen “Unë kam vetëbesim të lartë në fushen profesionale”, 3 (10%) të pjesëmarrësve në QKMF në Gjilan janë pajtuar, 27 (90%) të pjesëmarrësve janë pajtuar plotësisht. Ndërsa në QKMF në Prizren, 9 (30%) të pjesëmarrësëve janë pajtuar, 21 (70%) të pjesëmarrësve janë pajtuar plotësisht. Në pyetjen “Kur marrë vendim të bëjë ndryshime në vendin e punës, unë zakonisht i bëj ndryshimet pa i vonuar gjërat”, 1 (3%) të pjesëmarrësve në QKMF në Gjilan aspak nuk pajtohen, 2 (7%) të pjesëmarrësve pjesërisht nuk pajtohem, 5 (17%) pjesëmarrës janë pajtuar, 22 (73%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur - pajtohem plotësisht. Ndërsa në QKMF në Prizren, 1 (3.5%) të pjesëmarrësve aspak nuk pajtohen, 2 (7%) të pjesëmarrësve - pjesërisht nuk pajtohen, 17 (56%) pjesëmarrës janë pajtuar, 10 (33.5%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur - pajtohem plotësisht. Në pyetjen “Unë e konsideroj ndryshimin në vendin e punës si gjë të shëndetshme”, 9 (30%) pjesëmarës të QKMF-së në Gjilan janë pajtuar, 21 (70%) pjesëmarrësë pajtohen plotësisht. Ndërsa në QKMF në Prizren, 7 (23.5%) janë përgjigjur - pjesërisht nuk pajtohem, 9 (30%) pjesëmarrës janë pajtuar, 21 (70%) pjesëmarrës - pajtohen plotësisht. Në pyetjen “Mjedisi i punës së tanishme i plotëson të gjitha nevojat e mia”, 7 (23%) të pjesëmarrësve të QKMF-së në Gjilan janë përgjigjur - pajtohem, 23 (77%) janë përgjigjur - pajtohem plotësisht. Ndërsa në QKMF në Prizren, 7 (23.5%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur - pajtohem pjesërisht, 9 (30%) janë përgjigjur - pajtohem, 14 (46.5%) janë përgjigjur - pajtohem plotësisht. Në pyetjen “Unë e di saktësisht se në çfarë fushë dua të punoj (ose në cilën fushë dua të mbes)”. 4 (13%) të pjesëmarrësve në QKMF në Gjilan janë përgjigjur me - pajtohem, 26 (87%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur - pajtohem plotësisht. Ndërsa në Prizren, 1 (3.5%) janë përgjigjur - aspak nuk pajtohem, 7 (23.5%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem, 22 (73%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur - pajtohem plotësisht. Në pyetjen “Jam e motivuar për punë në kushtet aktuale që punoj”, 2 (7%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pjesërisht nuk pajtohem, 7 (23%) të pjesëmarrësve në Gjilan janë përgjigjur me – pajtohem, ndërsa 21 (70%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - plotësisht pajtohem. Ndërsa në Prizren, 1 (3.5%) janë përgjigjur - aspak nuk pajtohem, 2 (7%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pjesërisht nuk pajtohem, 10 (33.5%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me – pajtohem, ndërsa 17 (56%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - plotësisht pajtohem. Në pyetjen “Unë i kuptoj nevojat e brendshme (kënaqësia, respekti etj.) të cilat një punë duhet t’i plotësojë”, 1 (3%) të pjesëmarrësve në QKMF në Gjilan janë përgjigjur me - pajtohem, ndërsa me 29 (97%) janë përgjigjur me - plotësisht pajtohem. Ndërsa në Prizren, 1 (3.5%) janë përgjigjur - pjesërisht nuk pajtohem, 14 (46.5%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem, ndërsa 15 (50%) janë përgjigjur me - plotësisht pajtohem. Në pyetjen “Nevojat e mia të brendshme (kënaqësia, respekti etj.) përmbushen me punën time”, 2 (7%) te pjesëmarrësve në QKMF në Gjilan janë përgjigjur me - aspak nuk pajtohem, 1 (3%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pjesërisht nuk pajtohem, 4 (13%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem, 23 (77%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me përgjigjen - plotësisht pajtohem. Ndërsa në QKMF në Prizren, 16 (53%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem, 13 (43.5%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - plotësisht pajtohem. Sa i përket përgjigjes “Avancimet në fushën profesionale i shoh si mundësi për zhvillime të mëtutjeshme në infermieri”, 6 (20%) të pjesëmarrësve në Gjilan janë përgjigjur me – pajtohem, ndërsa 24 (80%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem plotësisht. Ndërsa në Prizren, 6 (20%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me – pajtohem, ndërsa 24 (80%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem plotësisht. Në pyetjen Unë kënaqem pothuajse me të gjitha detyrat që i bëj në punën time”, 2 (7%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - aspak nuk pajtohem, 1 (3%) të pjesëmarrësve në QKMF në Gjilan janë përgjigjur me - pjesërisht nuk pajtohem, 5 (17%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me – pajtohem, ndërsa 22 (73%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - plotësisht pajtohem. Ndërsa në QKMF në Prizren, 2 (7%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pjesërisht nuk pajtohem, 9 (30%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me – pajtohem, ndërsa 19 (63%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - plotësisht pajtohem. Në pyetjen “Profesioni im si infermiere më lejon t`i përmbush vlerat dhe qëllimet e mia personale me punën që bëj”, 1 (3%) të pjesëmarrësve në QKMF në Gjilan janë përgjigjur me - pjesërisht nuk pajtohem, 5 (17%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem, 24 (80%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - plotësisht pajtohem. Ndërsa në QKMF në Prizren, 1 (3%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pjesërisht nuk pajtohem, 10 (33.5%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem, 19 (63%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - plotësisht pajtohem. Në pyetjen “Profesioni si infermiere më ofron kënaqësi’, 2 (7%) të pjesëmarrësve në QKMF në Gjilan pajtohen, ndërsa 28 (93%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem plotësisht. Ndërsa në Prizren, 1 (3.5%) janë përgjigjur se pjesërisht nuk pajtohen, 8 (26.5%) të pjesëmarrësve pajtohen, ndërsa 21 (70%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem plotësisht. Në pyetjen “Unë e kam shumë të qartë se çka janë detyrat dhe përgjegjësitë e mia në fushën profesionale si infermiere”, 9 (30%) të pjesëmarrësve në QKMF në Gjilan janë përgjigjur me – pajtohem, ndërsa 21 (70%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem plotësisht. Ndërsa në QKMF në Prizren, 9 (30%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me – pajtohem, ndërsa 21 (70%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem plotësisht. Në pyetjen “Udhëheqja dhe organizimi ku unë punoj janë të barabarta për të gjithë punonjësit shëndetësorë”, 10 (33%) të pjesëmarrësve në QKMF në Gjilan janë përgjigjur me - pajtohem, ndërsa 20 (67%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem plotësisht. Ndërsa në QKMF në Prizren, 3 (10%) janë përgjigjur - aspak nuk pajtohem, 5 (17%) janë përgjigjur - pjesërisht nuk pajtohem, 12 (40%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem, ndërsa 10 (33%) të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem plotësisht. Në pyetjen se a ju pëlqen puna e tanishme, në bazë të nivelit të shkollimit, në nivelin universitar, me pjesërisht nuk pajtohet vetëm një punëtor, pajtohem - janë pergjigjur 4 (18.2%) pjesëmarrës. Sa i përket shkollimit të mesëm, 18 (81.8%) pajtohem me shkollim universitar janë përgjigjur 5 (13.5%), ndërsa me shkollim të mesëm - 32 (86.5%). Sipas këtyre rezultaeve shohim se përqindja e punëtorëve të kënaqur me vendin e punës është te niveli i mesëm. Sa pëlqehet puna e tanishme në bazë të grupmoshave, 3 persona mbi moshën 50-vjeçe nuk pajtohen. Këtu shprehet mendimi se ka të bëjë mosha e tyre e shtyrë, ku dhe shëndeti i tyre mund të jetë më i dobët dhe me këtë rast mungon edhe motivi për punë. Por, pjesa më e madhe e pëlqejnë punën e tyre. Në pyetjen “A i arrijnë qëllimet të cilat i synojnë në punë”, aspak nuk pajtohen 5 persona me shkollim të mesëm, pjesërisht nuk pajtohen 5 persona me shkollim të mesëm, pajtohen 13 (68.4%) me shkollim të mesëm dhe 6 (31.5%) me shkollim universitar, kurse plotësisht pajtohen, me shkollim të mesëm - 27 (87.1%) dhe me shkollim universitar - 4 (12.9%). Këtu vlen të përmendet se 5 personat me shkollim të mesëm, të cilët nuk janë pajtuar për shkak të pamundësisë së shkollimit të mëtutjeshëm, pamundësia e gjindshmërisë në vendin e punës. Me pyetjen “Mjedisi i punës së tanishme i plotëson të gjitha nevojat e mia”, nuk janë pajtuar 5 persona me shkollim të mesëm dhe 2 me shkollim universitar. Vlen të diskutohet se këta persona, ndoshta nuk i posedojnë kushtet në vendin e punës, orarin e punës krahasuar me punëtorët tjerë. Në pyetjen “Mjedisi i punës së tanishme i plotëson të gjitha nevojat e mia”, 23% të pjesëmarrësve të QKMF-së në Gjilan janë përgjigjur - pajtohem, 77% janë përgjigjur – pajtohem plotësisht. Në QKMF-në e Prizrenit, 23.5% të pjesëmarrësve janë përgjigjur – pajtohem pjesërisht, 30% janë përgjigjur - pajtohem, 46.5% janë përgjigjur - pajtohem plotësisht. Rezultatet në këtë përgjigje na tregojnë se në QKMF-në e Prizrenit janë më të kënaqur me kushtet në vendin e punës se në QKMF-në e Gjilanit, që na bën të kuptojmë se kushtet në QKMF-në e Prizrenit janë më të mira. Në pyetjen “Nevojat e mia të brendshme (kënaqësia, respekti etj.) përmbushen me punën time”, 7% të pjesëmarrësve në QKMF në Gjilan janë përgjigjur me - aspak nuk pajtohem, 3% të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pjesërisht nuk pajtohem, 13% të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem, 77% të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - plotësisht pajtohem. Në QKMF në Prizren, 53% të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - pajtohem, 43.5% të pjesëmarrësve janë përgjigjur me - plotësisht pajtohem. Nga rezultati i kësaj përgjigje kuptojmë se në QKMF-në e Gjilanit, për dallim nga QKMF në Prizren, punëtorët shëndetësorë i përmbushin nevojat e tyre të brendshme me punën e tyre. Sa i përket moshës (përvoja në punë), në pyetjen “A pëlqehet puna e tanishme në bazë të grupmoshave”, 3 persona mbi moshën 50 vjeçe nuk pajtohen. Këtu shprehet mendimi se ka të bëjë mosha e tyre e shtyrë, ku edhe shëndeti i tyre mund të jetë më i dobët dhe me këtë rast mungon edhe motivi për punë, mirëpo edhe rritja e vetëdijesimit të punëtorit lidhur me të drejtat e tij në punë. Në pyetjen se “A i arrijnë punëtorët shëndetësorë qëllimet të cilat i synojnë në punë”, aspak nuk pajtohen 5 persona me shkollim të mesëm, pjesërisht pajtohen 5 persona, po ashtu me shkollim të mesëm, pajtohen 68.4% dhe me shkollim universitar 31.5%, kurse plotësisht pajtohen, me shkollim të mesëm - 87.1% , kurse me shkollim universitar - 12.9%. Këtu vlen të përmendet se 5 personat me shkollim të mesëm, të cilët nuk janë pajtuar për shkak të pamundësisë së shkollimit të mëtutjeshëm, pamundësia e gjindshmërisë në vendin e punës. Në pyetjen “Mjedisi i punës së tanishme i plotëson të gjitha nevojat” nuk janë pajtuar 5 persona me shkollim të mesëm dhe 2 me shkollim universitar. Vlen të diskutohet se këta persona ndoshta nuk i posedojnë kushtet në vendin e punës, orarin e punës krahasuar me punëtorët tjerë, mungesa e i-netit në kohën e lirë, kur mund të shfletojnë literaturë dhe publikime që ndikojnë në avancimin e tyre profesional. Një pjesë e punëtorëve mendojnë se profesioni i lejon t`i përmbushin vlerat dhe qëllimet e tyre personale. Vetëm një person është pjesërisht i kënaqur, ndërsa të tjerët shihet qartë se janë të kënaqur me profesionin të cilin e kanë zgjedhur dhe e paraqesin në punën e tyre dhe me këtë rast nuk u mungon edhe motivi-kënaqësia në punë. Për menaxhimin dhe organizimin e vendit ku punojnë janë të barabarta për të gjithë, nuk pajtohen 7 persona, ku me këtë rast na bën të kuptojmë se ekziston një pabarazi në mes të punëtorëve, jo transparencë, organizim i ulët nga menaxhmenti në punën ku ata punojnë.
Konkluzioni
Në bazë
të hulumtimit, duke u mbështetur nga të dhënat e analizuara statistikore, mund
të konkludojmë se shumica e punëtorëve shëndetësorë, krahas kushteve arrijnë të
kenë kënaqësinë në punë, me vetëbesimin e lartë që kanë në fushën profesionale
janë përgjigjur se pajtohen plotësisht. Gjithashtu, punëtorët shëndetësorë
gjatë këtij hulumtimi tregojnë se u pëlqen puna që e kryejnë dhe kanë vetëbesim
të lartë në fushën profesionale. Avancimet në fushën profesionale, infermieret
i shohin si mundësi për zhvillimin e mëtutjeshëm në infermieri. Punëtorët
shëndetësorë kanë mootivacion në të gjitha detyrat që ata i kryejnë në punën e
tyre profesionale, punëtorët shëndetësorë kanë zgjedhur profesionin e tyre dhe
sipas hulumtimit të bërë, ndihen të kënaqur me profesionin e tyre dhe kjo u
ofron kënaqësi në vendin e punës. Me punën e tyre profesionale dhe me
satisfaksion në vendin e punës, punëtorët shëndetësorë e kanë të qartë se cilat
janë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në vendin e punës. Sipas hulumtimit, kemi
ardhur në përfundim se nga menaxhimi dhe organizimi ku punëtorët shëndetësorë
punojnë, një pjesë e punëtorëve janë të kënaqur, kurse te pjesa tjetër e
punëtorëve ekziston një pabarazi,
jotransparencë dhe organizim i ulët.
Në bazë të krahasimit në mes të dy QKMF-ve, në Gjilan dhe në Prizren, punëtorët shëndetësorë në QKMF në Gjilan janë më të motivuar-kënaqur nga menaxhmenti dhe organizimi i tyre. Nga pyetjet hulumtuese kemi ardhur në përfundim se disa punëtorë shëndetësorë kanë nevojë për kushte më të mira në mjedisin e punës ku ata punojnë.
----------------------------------------
(Autorja është
infermiere e lartë profesionale në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në
Gjilan)