E merkure, 04.12.2024, 07:28 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Edhe Brukseli po ia sheh sherrin Serbisë

E enjte, 11.04.2013, 06:59 PM


SERBIA, JO VETËM KOSOVËS T’IA  SJELLË FERRIN, POR EDHE BRUKSELI PO IA SHEH SHERRIN

Nga Dedë Preqi

Është fatkeqësi, kur Evropa ende nuk e kupton rrolin e Serbisë,  e cila kurrë njëherë nuk i kuptoi të tjerët, dhe nuk e tha të vërtetën e tyre historike, madje, as që u kërkoj falje  edhe atëherë kur atyre u ka bërë keq.

Sot, duhet të përpiqët një shoqëri e tërë njerëzore, apo një Evropë  e gjërë, që  t’i  kthejë mbrapa në këtë të vërtetë, apo pasojat do ishin më të mëdha, sikur kjo Serbi të bëjë krye në vete, atë që mendoi  dhe planifikoj  për të tjerët, veqenarisht për shqiptarët.

Dikush kishte më thënë, a  do të ishte  e vlershme, sikur mund  t’a  kompenzojmë tërë atë që kemi humbur, apo tërë atë që kemi vuajtur deri me tani,  që do të ishte e pamundur, sepse një gjë e tillë nuk do të na inkurajonte dhe do të na jepte kuptimin e të kaluarës dhe vuajtjeve tona, njëherazi, mospërbuzja dhe  vetëdijësimi për sakrificat dhe gjakun e atyre,  që derdhën  për liri  e pavarësi,  si vlera  më të çmuara    qenjës njerëzore, do të ishte një përgjegje më e mirë e kësaj pyetje.

Dhe për pasardhësit, dita do të vie, por duke shikuar mbrapa, ata nuk mund ti akordojnë  planet e veta përpara, duke  u marrë me të  kaluarën,  por çka ti bëjmë asaj,  se e sotmja dhe e djeshmja shqiptare janë të lidhura nyje, kur ato nuk gjejnë ende zgjidhje,  prandaj, nuk mund ta quajmë të frytshme vizionin e atyre që mund të thojnë, se një gjë të tillë mund ta lëmë për nesër!…

Shqiptarët duhet ta kuptojnë një fakt, se kërkush nuk mundet ata,  ti lirojë nga barrët e veta, apo të vuaj dikush tjetër në vendin e tyre, prandaj, mundësia e tyre duhet të jetë unike dhe të qendrojnë të fortë dhe ti bartin ato ngarkesa në mënyrën më të bashkuar, edhe atëherë kur duket se nuk ekziston asnjë shansë për të dalë nga kjo errësirë.

Për këtë është e nevojshme,  që Kosova të ballafaqohet më tërë potencialin e vet, duke u munduar të mbajë në minimum momentet e vështira dhe të dëshmojë se kemi guximin jo të vogël, që të dorëzohemi para sfidave të mëdha, dhe të bëjmë të kuptojnë dhe të tjerët, se shqiptarët  janë të vetëdishëm për përgjegjësinë që marrin, duke luftuar gjithmonë për të drejtat e veta, deri në fund.

Lojrat politike që po i inskenon Serbia, ndaj Kosovës, si edhe ndaj Evropës, janë të planifikuara më herët, dhe motoja e tyre është e njëjtë, që Kosovën ta mbajë nën hijen e vet, ndërsa Evropën e ka të garantuar Serbia, e cila vet ajo ia ka hapur dyert e integrimëve pa kushte dhe kushtëzime.

Mos nënshkrimi i marrëveshjes së 2 prillit në Bruksel, nga pala serbe,  nuk e ka kuptimin e mosdashjes së tyre që të nënshkruajnë një marrëveshje të tillë me palën kosovare për qështjen e komunave në veriun e Kosovës, por me një taktikë të tillë, i bëjnë  lajkat e ujkut. „ Kur ujku e sulmon shtallën e  bariut me qengja  dhe më pastaj ik, në mënyrë që qengjat të dalin nga shtalla, që  t’i shkojnë ujkut mbrapa, kinse për t’a dëbuar, por në realitet, ujku gjindet afër, i cili po e pret momentin për të kafshuar“.

Pikërisht një orientim i tillë i politikës serbe ndaj Kosovës, nuk e ka qëllimin e tejkalimëve të problemëve pa ndonjë aplikim të ndonjë modeli të komponentës së hartuar nga qarqet akademike serbe për Kosovën, që qështja e saj të mbetët herët e vonë e komplikuar, apo si qështje e pështjelluar dhe e pa zgjidhur, që politikat e tilla  të ngjallin gjithmonë mospajtime dhe tensione të reja në mes shqiptarëve dhe serbëve, jo vetëm në Kosovë, por dhe në rajon.

Në veriun e Kosovës, objektivisht,  pushtetin që bartin institucionet paralele serbe, të cilët  punojnë pa ligje  dhe Kushtetutën e Kosovës, dhe duke qenë bartës të pushtetit, ata janë bartës edhe të përgjegjësive të asaj popullate, dhe udhëheqja e kësaj politike serbe nga këto struktura të paligjshme, kanë  realizuar edhe plane e programe  kundra produktive për popullin dhe këtë pjesë të vendit, që ishin programe dhe plane më shumë tragjike, të cilat i kanë shfrytëzuar në dobi të tyre njerëzit e pa ndërgjegjshëm dhe matrapaz    mallrave e tregëtive të  ndryshme të paligjshme, në bashkëpunim dhe kordinim me qarqet e qeverisë së Beogradit, ndërsa  pjesa e madhe e kësaj popullate  mbetët e varfër dhe më kushte të  dobëta ekonomike.

Mekanizmi shtetëror i Kosovës, nuk ka mundur të bëjë asgjë për pjesën veriore, në mënyrë që të shtriej  ligjet kushtetuese në tërësi, që të integrohet edhe kjo pjesë e vendit në shoqërinë kosovare, sepse është teritor i saj, por çdo iniciativë dhe hap i saj  është penguar nga kriminelët dhe bandat e njerëzve të paguar nga Beogradi,  të cilët i bllokojnë rrugët dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, sidomos lëvizjen e  shqiptarëve.

Prandaj Kosova, dhe Institucionet e saj,   kërkojnë ndihmë nga ndërkombëtarët dhe Brukseli, sepse janë  përgjegjës  për të drejtat dhe liritë  njerëzore, që të bëjë presion ndaj Serbisë,  për arsye se,  përgjegjësitë objektive dhe subjektive për të gjitha këto probleme i ka vet  Beogradi zyrtar, i cili po i financon dhe derigjon strukturat paralele serbe, për të penguar Kosovën në çdo zhvillim dhe integrim,  për të cilat  probleme, ka njohuri të mjaftuara  Brukseli dhe Bashkësia Ndërkombëtare.

Atëherë, çfarë rroli duhet të ketë  Brukseli, si ndërmjetësues i negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila  Evropë, duhet të bëjë përpjekje të konsiderueshme, që Serbinë t’a  disiplinoj, dhe t’ia tregoj vendin e merituar, njëherazi dhe t’ia paraqes kushtet, në nqoftëse ajo dëshiron të integrohet në Evropën e bashkuar.

Duke filluar dhe ndalur në qëllimet politike të Beogradit, si shprehje e koncentruar kundër shtetit të Kosovës, dhe integrimit të saj në rrjedhat demokratike dhe Evropiane, si edhe mosnënshkrimi i marrëveshjes së fundit në negociatat Kosovë-Serbi, është një signal i çartë se, rreth kësaj qështje nuk duhet të ngritët vetëm pluhur, apo të bëhët mjegull, sepse, jo shumë largë në të kaluarën, ashtu edhe sot Serbia e do mjegullën, e cila i kryen punët e saj përmes kësaj mjegulle politike, që dëshiron ti shfryej apetitet e saja dhe të përcaktoj fatin e të tjerëve, në këtë rast fatin e shqiptarëve dhe vetë Kosovës.

Kosova si gjithherë, po e paguan çmimin më të lartë të saj nga gjitha periudhat e kohës, pa fajin e vet, prandaj, Evropa dhe vendet demokratike duhet kuptuar më shumë rrolin e Serbisë, e cila po gabon tërë jetën e saj ndaj Kosovës dhe popullit shqiptarë, dhe sot,  të rrëmihet akoma pa të drejtë liria e këtij populli.

Populli shqiptarë është mik i pa shoq i popullit amerikan dhe SHBA-ve, që prej Presidentit Vilson dhe deri te i fundit, të cilën miqësi Presidenti Rugova e kishte përtëri dhe më herët, por populli shqiptarë dhe vet Kosova nuk duhet të presim gjithçka nga Amerika, sepse edhe ajo i ka telashet e saj, dhe ajo nuk ka kohë që t’a mësojë Kosovën se si duhet bërë hapa, edhe pse ajo ishte vet SHBA-ja, shtylla kryesore që e mbajti të gjallë kombin e Kosovës dhe inicoj shtetin e saj demokratik.

Prandaj Kosova si shtet i ri në botë dhe Evropë, dhe pjesë gjeografike e strategjike e Evropës, duhet vet Evropa, që këtë vend ta ketë në vëmendje dhe konsideratë, që të akordojë rregullat e saj në nivel të zhvillimit të gjithmbarshëm të këtij populli dhe vendi, që të mos abuzohet më të, por të mëkëmbët si kombet tjera,  të lira  dhe demokratike, sepse e meriton  populli shqiptarë në çdo histori dhe rrethanë,që ti ketë të drejtat e veta, sikur popujt tjerë në mënyrë të barabartë.

Nënshkrimi i marrëveshjes për palën kosovare, nuk do të jetë një nënshkrim i lehtë dhe rutinor, pa marrë parasysh se,  njerëzit që e nëshkruajnë janë ata të vetëdijshëm, apo të shtyer nga ndonjë presion i rastit, por ky nënshkrim ka domëthënje historike për shtetin e Kosovës, që do të shënon dokumentin dhe gradacionin më të lartë pas Pavarësisë së Kosovës, për të forcuar themelet  e shtetit historik të Kosovës dhe lirinë e popullit të saj.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora