Mendime
Roland Sylejmani: Mjerimi Gazetaresk!
E marte, 09.04.2013, 05:02 PM
Mjerimi Gazetaresk !
Nga Roland Sylejmani
Etika,
liria, profesionalizmi dhe e vërteta janë shtyllat mbi të cilat duhet
mbështetur çdo gazetarë qe synon të jetë në shërbim të publiku.
Pothuajse
në çdo vend demokratikë ku media vlerësohet ekzistojnë asocacione apo
grupacione gazetaresh të cil ë t mbrojnë interesat e përbashkëta kolegiale: në
Kosovë kemi AGPK-në për të cilin
personalisht nuk gëzoj ndonjë simpati.
Si
asocacion nuk është se ka kryer funksionin për të cilin thirret që është ti
dalë në mbrojtje gazetarëve të cilët punojnë pa ndonjë orar, kërcënohen me
rrahje madje edhe me vrasje. Maksimumi çfarë ka bërë si subjekt i mbrojtjes së
gazetarëve janë disa komunikata për media që dënojnë raste të caktuara.
Imagjinoni
ky grup qe konsiderohet “koka” dhe mburoja e gazetarve në Kosovë, për ti dalë zot
neneve të famshme të kodit penal që cënojnë rëndë lirinë e mediave në vend.
Më
kujtohet kur deputetaja Alma Lama nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE u ngrit ne
kuvend dhe denoncoi keto dy nenen duke i konsideruar si rrënim i lirisë së
medias.
Pastaj
asocacionit i është dashur që t’i lëpihen Zv. Kryeminsitrit dhe Ministrit të
Drejtësisë Hajredin Kuqi, duke i shkuar në zyrë; ky i fundit shfrytësojë shumë
mirë dobësinë e gazetarëve duke bërë një telenovelë, me dorheqje e me rikthim,
që të rregullohen ato nene.
Në të
vërtetë kujt po i mbetet merita dhe çfarë bëri ky asocacion përpos servilizmit
ndaj ministrit “gardianit të gazetarëve” ?! I cili siç duket vetë ishte ai që e
krijojë gjithë këtë mishmash.
Çfarë
mund të themi për një subjekt që duhet ti rrijë larg politikës, e në fakt, janë
pikërisht disa prej tyre që i vardisen kësaj politike e cila ju sjell nene të
dëmshme, që ti zhvarsë, përdorë, e ti shantazhojë.
AGPK-ja
dje zhvilloi zgjedhjet, zgjedhje që shkuan me shumë zhurmë, e me kritika të
ndërsjellta nga gazetarët për keqpërdorime dhe “qershia mbi tortë” ishte
zgjedhja Llukës ne krye te ketij
agjensioni, për habi duke lënë pas Halil Matoshin, Vehbi Kajtazin dhe kryetarin
e deritanishëm të ketij bordi Arben Ahmetin.
Nuk
habitem për zgjedhje të tilla, sepse formimi intelektual që kanë shumica prej
gazetarve sot në Kosovë është për keqardhje. Mjafton të shkosh në Kuvend dhe
gjen gazetar qe u vardisen gjithë kohën deputetëve duke iu zgërdhyer Kamishave
e Grabovskave, e deputetëve të tjerë.
Gazetarë
që shkruajnë për njerëz dhe subjekte të caktuar, për interesa të ngushta,
artikuj të paguar, televizione, media, portale gjithandej si këpurdha pas shiu.
Nuk është
hera e parë që ky asocacion befason :
Para dy
vitesh ky ka fituar njeë donacion prej
rreth 200 mijë dollarësh nga UNDP-ja e cila shumë parash nuk dihen se ku
u avulluan.
Ku mbeten
ato, pse nuk përgjigjet askush se ku shkuan këto të holla ?!
Mos
ndoshta ish-kryetari i AKGP-se këto para i ka shfrytëzuar për të blerë banesën
e tij të ?!
Sa
gazetarë janë ndihmuar në proceset gjyqësore, tu paguheshin të paktën shumat
procedurale që kërkohen nga gjykata, apo 50% të pagesës së avokatëve ?
Shpresat
për një gazetaribërje të mirëfilltë në Kosovë janë shumë të vogla kur kemi
sharlatanë në mjedise mediale, që synojnë të godasin kurropsionin e korrupsioni
janë vet.
Kosova
është çerdhe e gazetarve me diplomë, njëkohësisht çerdhe e gazetarëve
analfabetë.