E diele, 28.04.2024, 08:46 AM (GMT+1)

Mendime

Ardian Ramadani: Thirrja vetshkatërruese e Sadi Bexhetit

E diele, 07.04.2013, 03:40 PM


Klisheja dhe thirrja vetshkatërruese e Sadi Bexhetit

Nga Ardian Ramadani

Gati se u shtangëm të gjithë kur dëgjuam fjalët që nuk duhej të dilnin nga goja e një shqiptari normal. Besoj se secili që dëgjoi fjalinë dhe ftesën e kryetarit aktual Z. Sadi Bexhetit u shtang në vend, sikur një mumi, sikur një i balsamosur.

Megjithë tentativën për të kuptuar qëllimin e kësaj klisheje dhe ftese, nuk munda të gjej asgjë aty përpos dromcave të një të marri dhe të ligu.

Marria është më e rrezikshme se e liga. Sepse kundër ligësisë mund të protestosh dhe ta parandalosh me forcë, por kundër marrisë je i pafuqishëm. Lypset më shumë kujdes

ndaj të marrit se ndaj të ligut. Po cka deshmoi Sadi Bexheti me deklaratën e tij? Ai dëshmoi se është edhe i marrë edhe i ligë.

Shkojmë me radhë.

Kërkesa e tij në moment shumë të pavolitshëm për partinë dhe vet kandidaturën e tij është fillimisht antishqiptare. Në momentin kur unifikimi shqiptar është më i domosdoshëm se kurrë për shkak të nacionalizmit të tërbuar maqedonas të Gruevskit, kërkesa e tillë është jashtë çdo logjike të shëndoshë. Ajo kërkesë fillimisht është antishqiptare.

Më tutje kërkesa e tij është anti frymës së PDSHsë si dhe kundër vet anëtarësisë së PDSHsë. Nuk besoj se ka anëtar të PDSH së e edhe votues, që do të justifikonin deklaratën marraqe dhe të ligë të tij, si dhe që nuk do të kërkonin dorëheqjen e menjëhershme.

PDSH duhet urgjentisht si parti opozitare, të bëjë shkarkimin e tij në mënyrë që individë të tillë të deligjitimohen me turp. Duke bërë një gjest të tillë, do të amnestohet partia në grahmat e fundit të saj, pas humbjes së zgjedhjeve, si dhe do të dëshmojë se e kishte pa parapavijë politike dekorimin e Ramush Haradinajt (ish komandant i UÇKsë) me titullin « Qytetar nderi ». Largimi i Sadi Bexhetit dëshmon se kjo parti duhet në mënyrë urgjente të ndryshojë kursin e saj, duke mos nxjerrë dallkaukë dhe njerëz që punojnë kundër vet partisë në poste të tilla dhe të mos sakrifikojë tërë veprimtarinë e saj politike falë deklaratave të një marraqi.

Për në fund dua të shtoj se « Tendenca e individit për pushtet absolut korrupton individin në mënyrë absolute ». Por tendenca e marrë asolute dhe deklaratat marraqe absolute dhe të liga korruptojnë dhe shkatërrojnë asolutisht vet individin, si dhe rrethin që promovon marraqin absolut.

Besoj se do të vlejë thënia e Zhan Zhak Rusoit tani për këtë njeri « Edhe i marri mendon rreth marrëzisë së tij, por këtë e bën pasi ta kryejë marrëzinë »

(Autori është profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist i rregullt)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora