| E diele, 07.04.2013, 03:40 PM |
Klisheja
dhe thirrja vetshkatërruese e Sadi Bexhetit
Nga Ardian Ramadani
Gati se u
shtangëm të gjithë kur dëgjuam fjalët që nuk duhej të dilnin nga goja e një
shqiptari normal. Besoj se secili që dëgjoi fjalinë dhe ftesën e kryetarit
aktual Z. Sadi Bexhetit u shtang në vend, sikur një mumi, sikur një i
balsamosur.
Megjithë
tentativën për të kuptuar qëllimin e kësaj klisheje dhe ftese, nuk munda të
gjej asgjë aty përpos dromcave të një të marri dhe të ligu.
Marria
është më e rrezikshme se e liga. Sepse kundër ligësisë mund të protestosh dhe ta
parandalosh me forcë, por kundër marrisë je i pafuqishëm. Lypset më shumë
kujdes
ndaj të
marrit se ndaj të ligut. Po cka deshmoi Sadi Bexheti me deklaratën e tij? Ai
dëshmoi se është edhe i marrë edhe i ligë.
Shkojmë
me radhë.
Kërkesa e
tij në moment shumë të pavolitshëm për partinë dhe vet kandidaturën e tij është
fillimisht antishqiptare. Në momentin kur unifikimi shqiptar është më i
domosdoshëm se kurrë për shkak të nacionalizmit të tërbuar maqedonas të
Gruevskit, kërkesa e tillë është jashtë çdo logjike të shëndoshë. Ajo kërkesë
fillimisht është antishqiptare.
Më tutje
kërkesa e tij është anti frymës së PDSHsë si dhe kundër vet anëtarësisë së
PDSHsë. Nuk besoj se ka anëtar të PDSH së e edhe votues, që do të justifikonin
deklaratën marraqe dhe të ligë të tij, si dhe që nuk do të kërkonin dorëheqjen
e menjëhershme.
PDSH
duhet urgjentisht si parti opozitare, të bëjë shkarkimin e tij në mënyrë që
individë të tillë të deligjitimohen me turp. Duke bërë një gjest të tillë, do
të amnestohet partia në grahmat e fundit të saj, pas humbjes së zgjedhjeve, si
dhe do të dëshmojë se e kishte pa parapavijë politike dekorimin e Ramush
Haradinajt (ish komandant i UÇKsë) me titullin « Qytetar nderi ». Largimi i
Sadi Bexhetit dëshmon se kjo parti duhet në mënyrë urgjente të ndryshojë kursin
e saj, duke mos nxjerrë dallkaukë dhe njerëz që punojnë kundër vet partisë në
poste të tilla dhe të mos sakrifikojë tërë veprimtarinë e saj politike falë
deklaratave të një marraqi.
Për në
fund dua të shtoj se « Tendenca e individit për pushtet absolut korrupton
individin në mënyrë absolute ». Por tendenca e marrë asolute dhe deklaratat
marraqe absolute dhe të liga korruptojnë dhe shkatërrojnë asolutisht vet
individin, si dhe rrethin që promovon marraqin absolut.
Besoj se do të vlejë thënia e Zhan Zhak Rusoit tani për këtë njeri « Edhe i marri mendon rreth marrëzisë së tij, por këtë e bën pasi ta kryejë marrëzinë »
(Autori
është profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe
shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist i rregullt)