Mendime
Pirro Prifti: PS-LSI mund të jenë fituese, por...
E shtune, 06.04.2013, 04:53 PM
PS-LSI mund të jenë fituese, por me Qeverisje të ardhëshme problematike
Nga Pirro Prifti
Gadishmëria
e menjëhershme e LSI për të bërë një
pakt parazgjedhor më PS nuk është për tu habitur, sidomos mbas presionit të ndërkombëtarëve sidomos nga përfaqësuesi i krahut të majtë
europian.
Dihet që
koalicioni PD + LSI është i panatyrshëm por që rezultoi në një stabilitet
qeveritar prej 4 vitesh pavarësisht nga problematikat e pazgjidhura deri më
tani.
Dihet
gjithashtu që nga eksperienca e koalicioneve të
mëparshme në drejtim, se drejtimi me parti të vogla është shumë
problematik për partinë kryesuese për disa arësye:
-sepse
partitë e vogla nuk kanë burime të
mjaftueshme të burimeve njerëzore në drejtim të teknokratëve dhe të
meritokratëve
- sepse
partitë e vogla nuk kanë demokraci sepse janë parti të njëshi,t pra të personit
i cili e krijoi partinë, i cili
praktkisht e ka partinë private, dhe se personi është patjetër një ish-ministër
apo drejtues i lartë i nomeklaturës,
-sepse
partitë e vogla nuk kanë programe të sakta dhe të detajuara për të drejtuar,
por gjejnë njerëz të rastësishëm të cilët për nevoja klienteliste të njëshit
(të partisë së vogël) I propozojnë për
në drejtim të koalicionit duke shkaktuar
kështu një dëmtim të rëndë të qeverisjes për shkak të pa-aftësisë së individit
dhe për shkak të dëmtimit nga ana e këtyre individëve të administratës
shtetërore dhe asaj locale,
-për
shkak të mungesës së profesionalizmit , individët e emëruar nga partitë e vogla në drejtim kanë prirje për të
bërë korrupsion dhe për të mos zbatuar
ligjin, sepse e dinë që nuk mund t`i heqin për kollaj,
-
individë të tillë në drejtim janë të rrezikshëm sepse përfitojnë nga rasti,
meqënëse mbrohen nga partia e tyre e vogël e cila për nga rëndësia momentale
mund të dëmtojë qeverisjen nëse largohet nga koalicioni, e për pasojë
koalicioni (pra partia qeverisëse), detyohet të bëjë lëshime duke dëmtuar rëndë
qeverisjen dhe duke lejuar shkejen e ligjit,
Eksperienca 16 vjecare e 2 qeverisjeve të majta dhe të
djathta tregoi se gjërat janë përkeqësuar në të dy rastet në ato ministri në të
cilat drejtonin individë të emëruar nga partitë e vogla p sh, në kohën e
socialistëve ministritë më të korruptuara ishin : ministria e PPDNJ, Agrare,
dhe e PSD, pikërisht për argumentet që thamëmë lart.
Korrupsioni
u rrit sidomos në 4 vjecarin e dytë të
qeverisjes, sepse nuk kishte më një program të qartë për tu zbatuar, dhe
individët e caktuar nga partitë e vogla bënin sit ë donin duke shkelur ligjin
por duke mos u dënuar.
Në
qeverisjen 8 vjecare të PD+ koalicion, gjithashtu ndodhi i njëjti fenomen:
partitë e vogla dëmtuan rëndë qeverisjen e PD sepse pavarësisht zbatimit të
ligjit nga frika se mos prishej
koalicioni I panatyrëshëm PD+LSI, partia qeverisëse u përpoq që të tolerojë por… në dëm të qeverisjes për
disa arësye:
- Lejoj LSI-në, të vendosë në qeverisjen qëndrore individë pa integritet professional
sidomos në Shëndetësi, Arësim, Ministri të jashtëme, dhe kudo ku LSI mori
pjesë,
- Lejoi
Partinë e Nard Nokës të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë duke dëmtuar rëndë
profesionalizmin në drejtim, me një kosto të rëndë pro korrupsionit, në drejtim
të shkeljes së ligjit,
- Lejoi Partinë e PPDNJ të drejtojë
ministrinë e Punës, duke djegur fonde, projekte, dhe duke miratuar projekte
fantazmë apo pa bereqet, duke djegur në këtë mënyrë me qindra mijra euro dëm.
- Lejoi nëpërmjet ndryshimeve të
herëpashershme të Ligjit të Arsimt të Lartë por dhe nëpërmjet mos-zbatimit të
tij – të emërimit të individëve në drejtim të cilët nuk kishin përvojë akademikë – me një dëm kolosal në drejtim të
mësim dhënies, dhe të korrupsionit pasiv apo aktiv nga mungesa e eksperiencës
akademike apo profesionale,
- Lejoi në ministritë e tjera për hir
të një qeverie të stabilizuar- të futen individë jo-teknokratë dhe as
meritokratë në: polici, dogana,
ekonomi&financë, dhe në shumë drejtime qeverisëse të tjera duke dëmtuar me
këtë rast imazhin e vetë PD e për pasojë
edhe të koalicionit qeverisës.
Cdo
ndodhë në rast të një fitoreje të PS me koalicionin e saj? A do të përsëriten
gabimet e qeverisjes së koalicionit të PD, dhe ato të përfolura të koalicionit
të kaluar të PS?
Ka shumë
gjasa të përsëriten dhe aleanca me parti
të vogla kryesisht me LSI do ti shkaktojë PS po ato kokecarje që i shkaktoi LSI
– PD-së.
Për këtë
arësye , pavarsisht programit të mirë të PS, pavarësisht impenjimit të kuadrove
të rinj të PS, pavarësisht kërkesës së elektoratit, dhe popullit për rotacion,
e ardhmja e koalicioni shumë të dëshëruar PS+LSI , vetëm e vetëm për të larguar
Berishën, do të jetë e zymtë, duke patur parasysh kokëcarjet që I shkaktoi LSI
me ndarjen e pushtetit- I cili rezultoi
fatal përsa I përket rezultatit të qeverisjes: korrupsion galopant +shkelje të
pashëmbellta të ligjit+fryrje e administratës me militant+papunësi; për pasojë
program I rregullt I PD: bërje rrugësh+stabilizim i dritave dhe uje+
punësim+integrim në BE, është errësuar aq shumë nga paudhësitë e partive të vogla
sa që tashmë PD do të përballet me largiimin e saj me rotacion, pikërisht nga
ish-aleatja e saj e panatyrshme, e cila mesa duket mendon se do të përfitoje
dhe do të rrijë në qeverisjen e ardhëshme
duke zbatuar `programin` e saj konjuktural: ` të hamë e të pasurohemi
sa të mundemi, e sa për integrimin dhe
të sakrificës shtet për pushtet- le të mendojnë të tjerët`.
Kjo
është LSI, dhe si kjo janë pak a shumë dhe partitë
satellite- me lugë në brez dhe me njerëz pa integritet professional dhe moral.
Për të
parandaluar këtë batak ku kanë rënë të dy koalicionet deri më sot për 16 vjet
respektivisht duhen disa masa që mund ti quaj profilaktikë për hir të
bërjes shtet duke sakrifikuar edhe
pushtetin:
-vendosjen
e drejtuesve teknokratë e meritokratë me integritet moral
-rivendosjen
e hierarkisë profesionale dhe akonkurimit për vënd pune duke formatuar DAP,
-funksionimin
e gjykatës administrative,
-ngarkimin
me përgjegjësi ligjore dhe financiare të drejtuesi (dhe jo të paguajë shteti)
nëse largon nga puna punonjësin por kur
punonjësi fiton gjyqin,
-
detyrimin dhe mbajtjen me përgjegjësi penale të drejtuesit në rast se ai shkel
apo nuk i zbaton ligjet përkatëse.
-Reforme
rrënjësore në Shnëdetësi dhe Arsim me një
drejtim me borde dhe jo të individit
-Reforme
dhe pavarësi e gjyqësorit
-Përgjegjësi
penale për drejtuesit partiakë ose
egzekutive të cilët kanë shkelur
ligjin
-integrim
ne BE dhe konsulencë për cdo Ministri nga të huajt
-Ministrat
dhe Kryeministri të mbajnë këshilltarë
profesionistë e meritokratë të detyruar
me ligj
të cilët të mbajnë përgjeësi për cdo konsulence, numri I tyre të jetë I
reduktuar
-Financimet
për Projektet shkencore tu jepen Universiteteve, projektet locale dhe për
punësim, të drejtohen nga një Bord i komanduar nga Kryeministri,
- duhet
të nxjerrë ligje të reja për mbajtjen e statistikave dhe buxhetet ti zbatojë
bazuar në statistika reale njerëzore dhe jo kuturu
Koalicioni fitues i ardhshem i majtë apo që mund të drejtojë një qeveri stabiliteti, do të duhet të mos shtojë taksat dhe peshën e ndaj popullit, por duhet të rregullojë informalitetin, papunësinë, bazuar në zbatimin e ligjit.