E shtune, 27.04.2024, 11:35 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Politika pa moral

E diele, 07.04.2013, 05:13 PM


Morali në politikë,  apo politika pa moral

Nga Zenel Çeliku

Ashtu sic edhe pritej, një ditë më parë plasi”bomba Meta”, me të drejtë kështu do ta quaja sepse zhurma është e madhe në public dhe në media.Mësëfundmi, mësuam se Meta apo LSI, vendosi të divorcohet nga bashkëjetesa 4 vjecare me Berishën ose me PD.Siluri që leshoi Meta një dit më parë për largimin e tij nga kualicioni qeverisës, pa dyshim sot përbën  lajmin më të madh, por edhe për vetë faktin se, tashmë e diskutimet e shumta të muajve të fundit nëpër media, se LSI do të largohet nga kualicioni actual në Prill të këtij viti, u vërtetuan se kanë patur një bazë të vërtetë.Për shkak të profesionit të gazetarit, duke qënë ndjekës shumë I afërt I politikës, dy muaj më parë unë kamë bërë një analize  ku kamë theksuar se,  “PD dhe LSI nuk do të kenë jatëgjatësi në kualicion.Meta do të largohet nga Berisha ( I cili e mbrojti me shumë fanatizëm për historitë e CV të Dritan Priftit) pikërisht atëhere kur Berisha nuk do të ketë autoritetin , forcën dhe kohën e duhur që Metën ta kërcënojë me bugosje për ato 58 CV të tjera të Pritit maniak.Mirpo, meqenëse e filluam këtë analizë duke iu referuar moralit në politikë, me duhet të ndaloj e të analizoj se ku qëndron morali politik I Ilir Metës.Para 4 vitësh, Meta për arësye se I “qante zemra”e kuqe prej skraparliu, tha se kishte përgjegjësi për qeverisjen e vendit, ndaj iu përgjigj thirjes së Berishës për tu bërë pjesë e kualicionit të integrimit.Pa dyshim thirja e Berishës dhe pranimi I Metës për një kualicion demokrato-komunist, nuk kishte asnjë moral politik, përkundrazi kjo taktikë u konsiderua si një manover për pushtet.Mbi këtë të ashtuquajtur përgjegjësi për qeverisjen e vëndit, Meta duhet të përfitonte 3 portofole, njëherazi Nr 2 I Qeverisë Berisha, gjithashtu edhe 20% të administratës shtetërore.Këtu shikojmë qartë se vetëm moral politik konstruktiv nuk kemi, dhe këtë e vërtetoi hapi që hodhi Meta një dit më parë.E për rrjedhojë, shumë e kritikuan kryshqinë Berisha & Meta, e cila mori rugën 4 vjecare duke gjeneruar mjaft probleme madhore që grumbulloi rrugës, deri në vetsakrifikimin e kësaj qeveria-me ngjajet e 21 Janarit, ku Meta ishte protagonist I asaj tragjedie.Tashmë jemi krejt në një situatë të ndryshme.Opozita kërkon që të largojë Berishën dhe partinë e tij nga pushteti, duke përdorur të gjitha mënyrat, qofshin ato edhe pa moralin politik që nevojitet, si është kualicioni me LSI, e cila e ka luftuar PS në cdo kënd të Shqipërisë.Në këto rrethana që jemi sot, natyrshëm shumë opinionist, shumë politikne, dhe shumë nga shoqeria, po diskutojnë rreth krushqisë së re Rama & Meta.A ka moral politik kualicioni PS & LSI, pas një avetura 4 vjecare të paprincimtë të kameleonit Meta?Në gjykimin tim, ky kualicion I cili tashmeë rezulton se, edhe brënda kryesisë së PS e kanë kundërshtuar, nuk ka moral politik, nuk ka lidër me mral dhe integritet konstruktiv, ndaj unë e konsideroj se ky nxitim kualicioni, pas pak kohe do të ketë problemet e veta.Meta me shumë dinakëri, si një lidër politico-mafioz, I ka bërë mjaft mirë llogarite e tij, dhe te partisë që ai drejton.Ai do të përpiqet që të ruaj rolin e një force të tretë pa të cilen as PD dhe as PS nuk mundet te qeverisin pa LSI.Keshtu, Meta nepermjet ketyre manovrimeve si pilivan politik, me pushtetin që do të përfitojë, do të ruhet edhe në të ardhmen, lidhur me akuzat e rënda për afera korruptive në detyrat e larta ministrore që Ai ka patur në këto 4 vite.Për një moment le të mendojmë se, në këto zgjedhje PD do të jetë pranë një rezultati shumë optimal, të ngjashme me atë të 2009.Në këto rrethana unë mendoj se Meta pa asnjë ekuivok, me moralin e tij të “larte” politik, nuk e ka fare problem që të rikthehet sërish në kualicion me PD, dhe rikthimin e tij, pa dyshim sërish do ta përshendetsë personalisht edhe Berisha.Pra, kjo është politik pa moral, këta janë politikanët tanë, ku morali politik është bërë biznes privat dhe partiak.Në gjithë këtë analizë, mbetet të analizojmë shkurt e qartë, moralin politik të Ramës, I cili sot I bëri thirje publike LSI për kualicion parazgjedhor.Shumë kush nuk e kanë pritur mirë qëndrimin e Ramës, I cili puthi doren e Metës pa asnjë hezitim, vetëm e vetëm për të rrezuar pushtetin e Berishës.Në cdo këndvështrim, kjo putha dore-gadishmëria e madhe e Ramës për të ofruar LSI në kualicion, është gjykuar si një veprim ku vetëm moral politik nuk ka.Por Rama, tashmë me një përvojë 8 vjecare në politikë, do të di mirë që të mbrohet nga kritikat që do të vijonë për këtë kualicion me LSI.Rama do ti thotë të vetëve, gjithashtu edhe opinionit se, mua dhe Metës na kanë bërë thirje publike per bashkëpunim dhe bashkimin e të majtës, të gjitha forumet e të majtës europiane, pa lëne pas dore edhe këshillat e miqve të mëdhenje, të cilëve Berisha nuk iu bin dhe I kundërshtoi me forcë.Në cdo rrethana, sado që Rama të mundohet të jusitifikojë kualicionin me LSI, aty vetëm era moral politik nuk vjen.Rama duhet te jetë koshient, se me Metën nuk është kollaj të qeverisësh.Ishte profesori I politikës-Sali Berisha, që me shumë aftësi përdori të gjitha mënyrat dhe mundi të vij deri këtu me një kualicion qe I vjen era llogari dhe pazare.Mendoj se Ramës I mungon aftësia dhe përvoja e Berishës, ndaj e këshilloj të këtë kujdes në këtë krushqi që po nderton, sepse nuk do të jetë vonë, që do të dalin problem të forta ndërmjet tyre.Në tërë ketë analize, shikoj dhe dalloj qarte se në Shqipëri, politika  nuk ka moral, gjithashtu edhe politikanët nuk kanë integritet moral.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora