| E diele, 07.04.2013, 05:13 PM |
Morali në
politikë, apo politika pa moral
Nga Zenel Çeliku
Ashtu sic
edhe pritej, një ditë më parë plasi”bomba Meta”, me të drejtë kështu do ta
quaja sepse zhurma është e madhe në public dhe në media.Mësëfundmi, mësuam se
Meta apo LSI, vendosi të divorcohet nga bashkëjetesa 4 vjecare me Berishën ose
me PD.Siluri që leshoi Meta një dit më parë për largimin e tij nga kualicioni
qeverisës, pa dyshim sot përbën lajmin
më të madh, por edhe për vetë faktin se, tashmë e diskutimet e shumta të muajve
të fundit nëpër media, se LSI do të largohet nga kualicioni actual në Prill të
këtij viti, u vërtetuan se kanë patur një bazë të vërtetë.Për shkak të
profesionit të gazetarit, duke qënë ndjekës shumë I afërt I politikës, dy muaj
më parë unë kamë bërë një analize ku
kamë theksuar se, “PD dhe LSI nuk do të
kenë jatëgjatësi në kualicion.Meta do të largohet nga Berisha ( I cili e
mbrojti me shumë fanatizëm për historitë e CV të Dritan Priftit) pikërisht
atëhere kur Berisha nuk do të ketë autoritetin , forcën dhe kohën e duhur që
Metën ta kërcënojë me bugosje për ato 58 CV të tjera të Pritit maniak.Mirpo, meqenëse
e filluam këtë analizë duke iu referuar moralit në politikë, me duhet të ndaloj
e të analizoj se ku qëndron morali politik I Ilir Metës.Para 4 vitësh, Meta për
arësye se I “qante zemra”e kuqe prej skraparliu, tha se kishte përgjegjësi për
qeverisjen e vendit, ndaj iu përgjigj thirjes së Berishës për tu bërë pjesë e
kualicionit të integrimit.Pa dyshim thirja e Berishës dhe pranimi I Metës për
një kualicion demokrato-komunist, nuk kishte asnjë moral politik, përkundrazi
kjo taktikë u konsiderua si një manover për pushtet.Mbi këtë të ashtuquajtur
përgjegjësi për qeverisjen e vëndit, Meta duhet të përfitonte 3 portofole, njëherazi
Nr 2 I Qeverisë Berisha, gjithashtu edhe 20% të administratës shtetërore.Këtu
shikojmë qartë se vetëm moral politik konstruktiv nuk kemi, dhe këtë e vërtetoi
hapi që hodhi Meta një dit më parë.E për rrjedhojë, shumë e kritikuan kryshqinë
Berisha & Meta, e cila mori rugën 4 vjecare duke gjeneruar mjaft probleme
madhore që grumbulloi rrugës, deri në vetsakrifikimin e kësaj qeveria-me
ngjajet e 21 Janarit, ku Meta ishte protagonist I asaj tragjedie.Tashmë jemi
krejt në një situatë të ndryshme.Opozita kërkon që të largojë Berishën dhe
partinë e tij nga pushteti, duke përdorur të gjitha mënyrat, qofshin ato edhe
pa moralin politik që nevojitet, si është kualicioni me LSI, e cila e ka
luftuar PS në cdo kënd të Shqipërisë.Në këto rrethana që jemi sot, natyrshëm
shumë opinionist, shumë politikne, dhe shumë nga shoqeria, po diskutojnë rreth
krushqisë së re Rama & Meta.A ka moral politik kualicioni PS & LSI, pas
një avetura 4 vjecare të paprincimtë të kameleonit Meta?Në gjykimin tim, ky
kualicion I cili tashmeë rezulton se, edhe brënda kryesisë së PS e kanë
kundërshtuar, nuk ka moral politik, nuk ka lidër me mral dhe integritet
konstruktiv, ndaj unë e konsideroj se ky nxitim kualicioni, pas pak kohe do të
ketë problemet e veta.Meta me shumë dinakëri, si një lidër politico-mafioz, I
ka bërë mjaft mirë llogarite e tij, dhe te partisë që ai drejton.Ai do të
përpiqet që të ruaj rolin e një force të tretë pa të cilen as PD dhe as PS nuk
mundet te qeverisin pa LSI.Keshtu, Meta nepermjet ketyre manovrimeve si pilivan
politik, me pushtetin që do të përfitojë, do të ruhet edhe në të ardhmen, lidhur
me akuzat e rënda për afera korruptive në detyrat e larta ministrore që Ai ka
patur në këto 4 vite.Për një moment le të mendojmë se, në këto zgjedhje PD do
të jetë pranë një rezultati shumë optimal, të ngjashme me atë të 2009.Në këto
rrethana unë mendoj se Meta pa asnjë ekuivok, me moralin e tij të “larte”
politik, nuk e ka fare problem që të rikthehet sërish në kualicion me PD, dhe
rikthimin e tij, pa dyshim sërish do ta përshendetsë personalisht edhe
Berisha.Pra, kjo është politik pa moral, këta janë politikanët tanë, ku morali
politik është bërë biznes privat dhe partiak.Në gjithë këtë analizë, mbetet të
analizojmë shkurt e qartë, moralin politik të Ramës, I cili sot I bëri thirje
publike LSI për kualicion parazgjedhor.Shumë kush nuk e kanë pritur mirë
qëndrimin e Ramës, I cili puthi doren e Metës pa asnjë hezitim, vetëm e vetëm
për të rrezuar pushtetin e Berishës.Në cdo këndvështrim, kjo putha
dore-gadishmëria e madhe e Ramës për të ofruar LSI në kualicion, është gjykuar
si një veprim ku vetëm moral politik nuk ka.Por Rama, tashmë me një përvojë 8
vjecare në politikë, do të di mirë që të mbrohet nga kritikat që do të vijonë
për këtë kualicion me LSI.Rama do ti thotë të vetëve, gjithashtu edhe opinionit
se, mua dhe Metës na kanë bërë thirje publike per bashkëpunim dhe bashkimin e
të majtës, të gjitha forumet e të majtës europiane, pa lëne pas dore edhe këshillat
e miqve të mëdhenje, të cilëve Berisha nuk iu bin dhe I kundërshtoi me forcë.Në
cdo rrethana, sado që Rama të mundohet të jusitifikojë kualicionin me LSI, aty
vetëm era moral politik nuk vjen.Rama duhet te jetë koshient, se me Metën nuk
është kollaj të qeverisësh.Ishte profesori I politikës-Sali Berisha, që me
shumë aftësi përdori të gjitha mënyrat dhe mundi të vij deri këtu me një
kualicion qe I vjen era llogari dhe pazare.Mendoj se Ramës I mungon aftësia dhe
përvoja e Berishës, ndaj e këshilloj të këtë kujdes në këtë krushqi që po
nderton, sepse nuk do të jetë vonë, që do të dalin problem të forta ndërmjet
tyre.Në tërë ketë analize, shikoj dhe dalloj qarte se në Shqipëri, politika nuk ka moral, gjithashtu edhe politikanët nuk
kanë integritet moral.