E diele, 28.04.2024, 01:30 AM (GMT+1)

Mendime

Rezart Palluqi: Qytetar nderi - qytetarë të c’nderuar!

E marte, 09.04.2013, 07:45 PM


Qytetar nderi i një qyteti me qytetarë të c’nderuar!

Nga Rezart Palluqi

Kur dëgjon se një qytet ka shpallur shumë qytetarë nderi, logjika të bën të besosh se në atë qytet janë pakësuar qytetarët e nëpërkëmbur. Sepse misioni i qytetarëve të nderit është që nëpërmjet kontributit të tyre artistik apo tregtar, ta përmirësojnë botën, të rrisin ndërgjegjen qytetare, të rrisin dashurinë e bashkëqytetasve të tyre për vlerat e bukura. Marrë shkas pra nga shpallja e qytetarëve të nderit, aq të shumtë në Shqipëri, më lindi pyetja: Si është e mundur që të kemi kaq shumë qytetarë nderi nga njëra anë, dhe kaq shumë qytetarë të nëpërkëmbur nga ana tjetër? Kohët e fundit kam hasur në forumet shqiptare djem të rinj me vizion të mprehtë dhe mjaft kritik ndaj realitetit shqiptar. Shkrimet.mendimet, analizat e tyre më kanë bërë të ndjehem entusiast, madje të besoj se Shqipëria mund të bëhet nëse ata djem bëhen pjesë e bordit drejtues të Shqipërisë. Por sapo entusiazmi me gufonte fort në zemër, shikoja të nesërmen se  njëri prej tyre u shpall qytetar nderi. Pas disa ditësh po i njëjti person dukej të ishte transformuar plotësisht, të kishte pësuar një metamorfozë morale.

Dy gjëra paradoksale më ranë në sy:1) Mosha e tij e re. Si është e mundur të shpallësh një qytetar që s’i ka kapur të dyzetat qytetar nderi ? Në vendet europiane kjo ndodh në moshë të thyer. 2) A mos është kjo një taktikë për të futur në thes njerëzit inteligjentë ? U japim një cmim nderi dhe kaq !

Para disa ditësh po përfytyroja ( letërsia është gënjeshtarja më e madhe e universit)  vehten time si qytetar nderi. Sapo ky përfytyrim po shndërrohej në realitet më mbërthyen djersë të forta, një zemërim i sertë i bazuar në një logjikë tmerrësisht të thjeshtë.

Si mund të pranojë një artist këtë cmim kur në qytetin ku ai lindi dhe u nderua, jetojnë qytetarë të cnderuar, të stërropatur, mashtruar, ku mbizotëron varfëria ekstreme, papunësia, ku muzeumet janë shndërruar në tempuj të braktisur ? Kjo ndjenjë përplasëse vlen më shumë për artistin. E them këtë sepse kam parë mjaft artistë ta kenë pranuar këtë cmim me gaz e hare të madhe.

Personalisht nuk do pranoja kurrën e kurrës një cmim të tillë, sepse mundi im dhe i cdo artisti është që vepra e tij të ofrojë sado pak rreze kulturore në jetën e përditshme të bashkëqytetasve të tij. Rrjedhimisht, nëse një shkrimtar shkruan disa vepra, dhe ato nuk zbatohen as 5% në jetën e përditshme, përse duhet ai ta pranojë një nderim të tillë?

Për mua nuk ka nderim më dyfytyrësh dhe vetvrasës se sa ky.

Kam përshtypjen se këto lloj nderimesh qytetare burojnë nga tradita famëkeqe e medaljeve të nderit të Enver Hoxhës. Jane nga ato cmimet që ne poetët i përshkruajmë kështu: me jep bilbilin të jap nderin!



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora