E diele, 28.04.2024, 12:47 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Teza të rrezikshme antishqiptare!

E merkure, 10.04.2013, 07:58 PM


"Osmanlinjtë si amerikanët" teza të rrezikshme  dhe antishqiptare!

Nga Asllan Dibrani

-Reagim  kundër  propaganduesit ordiner  Shefqet Krasniqit turkoman  i tërbuar me teza boshe  "Osmanlinjtë si amerikanët"

-Nuk mund të rri spektator   pa reaguar   kundër  propaganduesit ordiner  Shefqet Krasniqit turkoman  i tërbuar që  lëshon   teza boshe  sipas titullit "Osmanlinjtë si amerikanët"

- Nëse e njihni armikun dhe vetëvehten, s'keni nevojë të frikësoheni për rezultatin e njëqind betejave. Nëse e njihni vetëvehten, por nuk e njihni armikun, për çdo fitore të korrur, ju do të pësoni një humbje. Nëse nuk e njihni as armikun as vetëvehten, ju keni për të dhënë shpirt në çdo betejë.

Po  e filloi  këtë artikull  me fjalët e  urta nga se  ne shqiptaret,  sikur   e kemi humbur  rrugën drejt betejave    në strukturën kombëtare!     Jemi bërë     pushtues  të njeri tjetrit  dhe nuk po e njohim   armikun  as vetveten ,pastaj   ndeshemi me humbje të betejave  në terren  , interesat tona shoqërore po humbin     hap me  kohën !Nuk kisha dëshirë, as pak të merrem me këtë temë,  por nuk mundem  të rri  indiferent,  as si spektator kur e shoh se   në këto  kohë moderne   të zhvillimit   teknologjik     botë , me orë zhvillohet dhe integrohet shoqëria e botës,  ndërsa populli im    bënë garë  të mbajë   në qendër të vëmendjes  pushtuesin e huaj duke i dhëne komplimente   nga të gjitha ngjyrat  dhe versionet  anormale !?

Lufta   dhe  zhvillimi   në shkencë    arriti    përplasej   edhe në planetët tjera ! Shqiptarët  merren akoma me   gjëra të kota, duke u hasmëruar me njeri tjetrin edhe për çka ?! Për fe  e cila të kaluarën tonë  e bëri   të hidhur. Historinë  e  këtij populli  qe përjetojë nga  ish pushtuesit  i perandorisë osmane la pasojat e vat  edhe sot e kësaj dite. Llamatitje  të zhurmshme  dëgjohen   nga   njerëzit" pseudoshqiptar, pseudohistorian , psedudointelektual, injorant  lëpirës  sahanësh   të ish pushtuesve tanë"!?

Nuk mundem të rri indiferent  pranë leksikoneve antikombëtare qe dalin dhe  proklamohen në opinion nga njerëz me orientim  antikombëtar dhe    që prezantohen me veprime perfide abuzuese dhe  kundër revolucionit që bënë  rilindësit tanë për çështjen  shqiptare dhe pavarësinë e saj!  Nëpërkëmben  patriotët tanë që e luftuan    pushtuesin  barbar siç ishte  perandoria osmane! Nuk mund të rri spektator   pa reaguar   kundër  propaganduesit ordiner  Shefqet Krasniqit turkoman  i tërbuar që  lëshon   teza boshe  sipas titullit "Osmanlinjtë si amerikanët"

“Ky është një fakt historik që nuk mund ta mohon askush, as  Shefqet Krasniqi  me rrahjen e kumbonës për tu  paraprirë  daulles  se  xhonturqve  dhe  njerëzve   gjysmë shqiptar!

-Shefqet Krasniqi  "Perandorinë osmane" mbi  terrorin , dhunën   dhe  barbarinë  e saj kundër shqiptarëve  e   quan si  normale  dhe të dobishme që ka shkatërruar gjithë trashëgiminë materiale, kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve nga egërsia e tyre zullumçare!

“Ky është një fakt historik, një fenomen  që nuk mund ta mohon askush as  Shefqet Krasniqi  me rrahjen e kumbonës për tu  paraprirë  daulles  se  xhonturqve  dhe  njerëzve   gjysme shqiptar ne  përbuzjen dhe  autoktesine   e shtrenjtë të shqiptareve duke pretenduar  ne  epërsinë e  mbikëqyrur  të historisë  nga autoritete  turke! Njerëzit e tillë, pseudohoxhollarë  pa  pik turpi ,pa identitet  pa motiv dhe pa shkaqe   proklamojnë   prezencën e  osmanlinjve   si "Dhuratë e zotit",  pa e llogaritur se  (gjyshit dhe stërgjyshit e  Shaefqet Krasniqit ishin    me një kulturë dhe   arsimim  para    pushtuesve osman  qe i shartuan shqiptarët  me  dhunë nga  katolicizmi     fenë islame).

- Sipas Shefqet Krasniqit, shkak të nismës për përmirësimin e historisë kombëtare, ajo është bërë më aktuale se kurrë më parë nga  një  grup intelektualësh !

Po cilën histori   mor  barbar   i sëmur  psikopat Shefqet Krasniqi  e konsideron  qe do të jetë     në interesin kombëtar?!.Sipas jush , një pushtues   shekujsh  ta quajmë  shpëtues   të kombit që  ta la popullin shqiptar,    të robëruar dhe të coptuar  në 6 shtete!?.Këtij pushtuesi  ju   i  afroni përkëdhelje , përkujdesje  dhe    dekorata. Propaganda e juaj   si ordiner  i pa cipë , i pa dijshëm  ,  injorant  me   një demagogji   të rrejshme pranë një pjese të  popullit qe ka mbetur nen mëshirën e  kohës me skamje ,varfëri te trashëguar nga   një klasë politike shumë e  dobët  manipuloni , gënjeni , mashtroni dhe shantazhoni, prandaj   populli , intelektualet dhe njerëzit e vetëdijshëm     nuk mundem t'u  nënshtrohem   versioneve tua   aq primitive  dhe tu kthejmë  shpinën     rilindësve    i paraprinë  (lëvizjes  kombëtare shqiptare), por    e bënë   Turqinë   tuaj me  alfabet dhe   kulturë. Nuk mund tu nënshtrohem dogmave tua     me   propagandën e një  dramaturgu  primitiv  dhe ordiner  që luan rolin  e  një njeriu të pa  ndjenja dhe  të një servili të  qelbur  në interesin  e  ish  armiqve tanë!Dokrrat tua  i shet  vetëm  e vetëm të njerëzit  e pa shkollë dhe të paguar nga qarqe të ndryshme    antishqiptare qe po përfitoni  para   duke ndërtuar xhamia  në çdo skutë të Kosovës .

 

Ju Shefqet Efedi Krasniqi,   turpi i kombit shqiptar! 

 

Pretekst të artikullit tuaj të titulluar    "Osmanlinjtë si Amerikanët"  ishte   peticioni i shkruar kundër   ndërrimeve të  historisë sipas   "qefeve të      osmannlinjëve" të ri si  mashë e zgjatur qe jeni edhe ju Shefqet Efedi Krasniqi,   turpi i kombit shqiptar. Peticionin i nënshkruar    është një vazhdimësi  e rilindësve tanë     e shpallen    "Pavarësinë e Shqipërisë".

Peticionin e vlerësoj si  të domosdoshëm  që të demaskohen  hordhitë      dhe sahanlëpirësit  shqipfolës që po qojnë  ujë në mullirin e ish  okupatorëve tanë,      ishte një histori e dhimbshme për  popullit tonë. Peticioni është  kundër   grupeve   ekstremiste islamik-turko-shqiptare  qe janë edhe kundër  interesave të  vet popullit turk dhe ati shqiptar të kësaj  kohe moderne të çilet  nxisin  edhe prishjen e marrëdhënieve    ne interesin e përbashkët  drejt integrimit  evropian në vend qe klasa politike e shtetit Turk të ndërgjegjësohet dhe ta gjykojnë atë periudhe   të historisë e kobshme për popullin tonë!

 

Shqipërinë e shndërruan në kasaphane, a thua Serbia    si pushtuese dhe okupatore  e popullit shqiptar të Kosovës me çka do ta shpërbleni!

 

Në vend qe të  ngritën dhe ta dënojnë   atë   masakër dhe barbari     perandorinë osmane të asaj kohe këta    xhonturqit e vegjël   pretendojnë ti shpallin shpëtimtar të  popullit shqiptar ata qe Shqipërinë e shndërruan në kasaphane . Lind pyetja   a thua Serbia    si pushtuese dhe okupatore  kundër popullit shqiptar të Kosovës, me çka do ta shpërbleni  ju mercenar  dhe tradhtar       virtyteve tona kombëtare.  Ajo u  tregua barbare me një regjim të egër  qe e  zbatoj kundër nesh  qe edhe sot e kësaj dite po përpiqemi të  largohemi prej saj me çka një numër i madh i të zhdukurve ,  nuk   u gjeten akoma   çfarë peshqeshesh   dhe dekoroni do tu dhuroni këtyre armiqve   pushtues  qe fale  UÇK-së dhe Amerikës  me forcat aleate   e hoqum qafe  Serbinë!!! Me çka do ti shpërbleni çetniket e Beogradit   dhe   Rankoviqasit   qe i pinë gjakun këtij populli. Si do ti quani   vrasësit shekullor  të Serbisë  ne te ardhmen  , çfar historie  do tu propozoni Serbisë  ta shkruajnë   për Kosovën??? a thau se   edhe  keta duhte shkruar një histori  sipas kutit të vet    dhe pastaj   shqiptaret    me mbet pa histori.  A   ­­­thua do ti quani  shpëtimtar   edhe këta pas ndonjë  dekade   si Osmanlinjtë? A do ti shpallni tradhtar  njësitet  ushtarake të UÇK-së që e ndezën luftën kundër Serbisë. A do ta shpallni Hashim Thaqin  si tradhtar  deri nesër  qe e shpalli pavarësinë e Kosovës?  Çfarë epitetesh do tu jepni ju bandat     e xhihadit islamik asaj periudhe   historike   te një historie të vjetër dhe kësaj të resë! Ku do të na bëni vendin  neve ish te burgosurve politik  qe ishim  ndër të parët qe  ju prishem kumbarinë  me  sojin  e juaja meshkuj, pandan  ( mushkuj )nga  Serbia.  Ju gjinisë femërore si Ikballe Hudutit dhe shoqeve të saj   (nrikëllhanën)   me gratë  sllavo -myslimane  -iraniane  e arabistane!

 

Pikërisht këto shtete i keni zgjedhur  për miqësi ju  të marre, që   akoma nuk e kanë njohur  Pavarësinë e Kosovës !

-Mjafton kjo dëshmi  qe   të kuptojnë shqiptarët  qëllimet dhe   lidhjet e juaj   me njerëzit  dhe shtete   që janë rreshtuar  në miqësi   me Beogradin ,Moskën dhe shtetet islamike .

 

Si  e prishëm Jugosllavinë e juaj   Shqefqet Krasniqi me bandën e juaj   islamiko- xhihadiste , dorë e zgjatur e armiqve kundër popullit shqiptar! 

 

Për ngushëllim po ju sjell një  program dokumentar:

 

- Përshkoqe që serbishtja  ju pëlqen ma tepër  se shqipja, po ju sjell  një video  prodhim të  kinematografisë serbe se si   u prish Jugosllavia, po qe nuk e kupton,   thirre   Fuad Ramiqin,    ai e njeh gjuhen e vëllezërve të vet  mysliman    Serbo-ish -Jugosllavisë . Ishte  ushtarak i saj, ka qenë  dhe     rrogën  sot e merr nga ta,   qe ishte   edhe   pushtues i shqiptarëve  ,   po edhe  si spiun  i    udbës jugosllave ,andaj nga ju nuk kemi  çka presim ma mirë .Përmes këtij filmi dokumentar  i gjeni edhe     mercenaret   shqiptar që  falsin dhe e vajtojnë Serbo-Jugosllavinë qe ma po  kapitullon.  Të tillët  ëndërrojnë   ish Jugosllavinë   sikurse ju qe e vajtoni   ish pushtuesin edhe agresorët  osmanjlinjë  që i lanë eshtrat   në tokat tona si pushtues ! 

Kliko>>            https://www.youtube.com/watch?v=ShbTxK-KYY8 

Këto  grupe  gjakatare serb të dirigjuara    nga Rusia   qe  ju quajnë si   shqiptar të mirë nëpër TV-të Beogradit,    ju njerëz të pa identitet e  me shkolla  antishqiptare ! A thau    shqiptarët  e vërtetë  autokton para vëllezërve tuaj  osmanllinje dhe  sllav ku do ti qoni,  qe   vëllezërit  tuaj     sllav  i pranuam vetëm si  cergash nga Karpatet  dhe shkretëtirat e   vendeve sllaviste  . Ata i pranuam si çoban   të bejlerëve shqiptar. Edhe atëherë raca e juaj    nga çoban,     serbet i  bëtë dhëndurë dhe   lidhet miqësi me ta duke na  i ngushtuar deri  në këtë     lamë    toke qe na mbeti në Ballkan ! Nëse nuk  ju pëlqen   gjere e gjatë e  keni    Turqinë  e Rusinë  shkoni   ju Shefqet Krasniqi dhe jetoni atje    e jo ne tokat shqiptare   qe boll hoqëm te zitë e ullirit, nga  këta   pushtues  po edhe nga  ju   shërbëtor te tyre si Arber Fetiu,Olsi Jazexhi ,Mexhid Yvejsi ,Fatlum Sadiku, Ali Iljazi me   ushtarakun   qe ju komandon Fuad Ramoiqi  , njeriu qe ju jap derse   nga   propaganda  serbo- islame  për ndërtimin e  një kombi të ri  mysliman në  Kosovë me pretendime  edhe në vendbanimet tjera shqiptare... 

 

Nuk ndërrohet historia  sipas kuteve të juaja anadollake dhe të  serbo- Jugosllavisë qe e doni, ju të mjerë  dhe qyqar shqipfolës!

 

Edhe me dashtë  ju   me    osmanlinjtë e vegjël nuk ndërrohet historia  .  Historia nuk është    një    poligon  garash sportive   qe ta shpalim  sportistin ma të mirë    vitit , as një kafene  qe të shkojmë ta pimë nga një   gotë raki  për  pavarësinë  e Shqipërisë dhe të Kosovës, pardon se ti je mysliman e se pine rakinë,as ofiçinë kovaçësh që ta ndërtojmë një histori   me çekanin e  farkëtarit , po historia është bota, jeta, realiteti në zhvillimin e tyre të pandërprerë   me ligjet e historisë.

Rrota e historisë gjatë Revolucioneve , janë lokomotivat e historisë qe janë evidencuar me   gjakun  e popullit shqiptar,  andaj kurrfarë  pene  nuk mund ti  fshij as ti falsifikoj   ato gjurmë që janë  tharë e çelikosur me gjakun e këtij populli. S'do rrimë  duarkryq, pran  jush si tradhtar  të këtij populli ,që as edhe të vetmin   nder s'i keni bërë këtij populli. Ju  keni luajtur  rolin e   gjakatarëve duke  gjuajtur  gurë ma shume   mbi këtë popull .Tani me anën e miqve   tanë  dhe aleatëve tanë   amerikan dhe   miqve  evropian   do ta mundim,   do ta fitojmë edhe këtë sfidë beteje që e krijoni  qyqar xhihadist.

-Pastaj histori  është tërësia e fakteve e ngjarjeve dhe e dukurive të rëndësishme e të lidhura ndërmjet tyre, që i përkasin së kaluarës së një populli, të një grupi shoqëror a të gjithë njerëzimit.

Shkenca që studion lindjen e zhvillimin e shoqërisë njerëzore, të një populli  qe përshinë historia e vjetër (e mesjetës, e kohës së re, e sotme). Pastaj  me falen  histori kuptojmë edhe   historinë politike (shoqërore, ekonomike)  e populli e përcjellur  me historia shumëshekullore (mijëravjeçare) qe ne shqiptarët  mund të mbërrimi.

- Pra në bazë të këtyre  të dhënave po del qe historia e  së kaluarës nuk ndryshohet,  po shkruhet dhe kujtohet qofte pozitive qoftë negative. Injorant  dhe  dezinformues,  rebel të pa cipë si Shefqet Krasniqi, Fuad  Ramiqi  oficeri i armatës komuniste jugosllave, Ilirian Shehu  me orientim pro turkun  , Kim Mehmeti njeriu  i  dy fytyrave  me frazën e  vet (shqiptarët   i shpëtoj islami )  e humbi    krijimtarinë e vet, me një fjalë bëri vetëvrasje  e shumë e shumë te tjerë .Ju,  po  orkestroni    me një   instrument   muzikor, vdekjeprurëse për  mëkatet   dhe   turpin qe po e shkallëzoni pranë  popullit  heroik shqiptar!  Ky popull në   faza edhe ma të vështira, diti t'i luftojë dhe ti  mund njerëzit e klikës    me fe kundër   kombit . 

 

Shefqet Krasniqi   mund ta quajmë një  skandaloz  shqipfolës, qe  me një gjuhë     thjesht shqipe,  propagandon se  feja islame do të jetë  feja e ardhshme e perëndimit,  ajo që  do ta  mbulojë    botën perëndimore,  gjë qe nuk përputhet me realitetin !

Politikajt e perëndimit edhe   nga kafeneja  manipulojnë  me ato shtet    qe i përkasin    këtij sekti fetar qe   me një  ndërsyerje  si   qentë    ngatërrohen në mes vete  duke shpërthyer edhe lufta  qe zgjasin me vite të tera në mes vetes !

Citojmë   të shprehurit e    Shefqet Krasniqit ,ma tutje ku thekson; "E  ardhja e osmanlinjve në Ballkan ishte dhuratë e Zotit për shqiptarët, mu ashtu siç ishte edhe ardhja e amerikanëve". Mohimi i kontributit dhe rolit të osmanlinjve në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe traditës shqipe, është sikur ta mohosh rolin dhe kontributin e Amerikës dhe shteteve tjera perëndimore për popullin tonë:Ne vet i kemi thirrur osmanlinjtë për të na ndihmuar, ashtu siç i kemi thirrur amerikanët dhe perëndimorët shprehet  ndër të tjera  ky shërbëtor  injorant dhe i pa  dije ose  tradhtar   i ndaj vlerave tona  kombëtare.

Ky pseudohistorian-hoxha   e ngatërron   gjenezën dhe historinë shqiptare, ku thekson se ardhja e  osmanlinjve ishte "dhuratë nga zoti"!?  Pak ma poshtë  thotë se i kemi thirrur  vet   me çka  bien ndesh me realitetin.

-I kërkojmë  argumente këtij "historiani"  pra kush ishte  në krye të   qeverisjes së  trojeve shqiptare  në atë kohe ?

- Kush e nënshkuajti atë protokoll?

- Në cilin vit  ndodhi ajo marrëveshje etj ?

-Pushtuesin   ky njeri  e quan çlirimtare   atëherë  vet po tregon se  e ke tradhtuar  vendin , popullin dhe   është    ne anën e pushtuesit  apo ish  pushtuesit me çka popullit i ka ardhë të hunda .

"Meshari" i Gjon Buzukut (1555).

-Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta. Më e vjetra prej tyre që ka mbërrite deri në ditët tona, është "Meshari" i Gjon Buzukut (1555). Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, që ishte gjuha e kulturës e kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj ,që Ju, dhe ata të   sektit tuaj i shani për çdo ditë, pastaj   nuk mund ti shpëtoni dezertimit dhe   kalimit në  rreshtin e tradhtarëve  qe i njeh historia e  kombit tonë.

Të krahasosh   sot    osmanlinjtë  me   amerikanet është ma shume se  injorancë ,  abuzim , nënçmim, demagogji  e rangut tuaj. Osmanlinjtë   prenë,  pushtuan ,dhunuan  dhe  masakruan  shqiptarët   i cenuan nderin zakonet dhe   imponuan fenë   e tyre!?...  Shqiptarë   me  qindra e mijëra  burra dhanë jetën   me   majtë gjallë shqipen tonë   dhe identitetin tonë     deri në  ngritjen e flamurit në Vlorë.

Mund të shtyhen  sot shqiptaret e  10 milionëve në Ballkan  me njohjen e gjuhëve të huaja sa  60 milion turq!

Pushtuesi osman  s'lejuan flamur  edhe se  e kishim para osmannlinjeve tuaj  .  Nuk u  lejonte të flitet shqipja   ma nga shkelja e  turkut ne trojet tona. Nga Meshari   libri shqip qe ishte   Turku s'lejoj ma gjuhën tonë   ma  as te shkruar, por as të folur   në publik në rast se nuk qëndroj  me këto argumente  thuama  o njeri   sill kundër argument. Në atë kohë shqiptarët nën pushtimin  osman ,humben  edhe atë   gjuhë   e zakon     e la popullin shqiptar  analfabet     pa shkrim e lexim,  qe një letër  është dashur ta kërkojeni një njëri ta lexoj  për gjithë  qytetin , fshatin  apo lagjen, ndërsa sot ,  pos  shqipes   që shkruhet  dhe  lexohet  dhe  flitet  edhe nga te huaj    nën  pretoktoratin amerikan   dhe të shteteve tjera,  jo qe i mohohet   gjuha amtare po   shqiptaret  sot duhet te mburren  qe flasin  gjuhë  dhe njohin gjuhet e huaja ma shume se çdo popull tjetër.      Mund të shtyhen  sot shqiptaret e  10 milionëve në Ballkan  me njohjen e gjuhëve të huaja sa  60 milion turq , nuk është qe të  nënçmohet. Të krahasohet   Amerika me osmanlinjtë është një anshkronikë   qe nuk  mundesh ta bindesh edhe një njëri  me mend e tru  të shëndosha !   Amerika  ka pas një   qëndrim dhe ka një qëndrim pro popullit shqiptar . Amerika   hyri në luftë me tërë botën për ta shpëtuar  popullin  shqiptar të Kosovës .Ajo nuk beri  terror siç bëri   perandoria osmane kundër nesh ,po i goditi  pushtuesit tanë   , harxhoj buxhetin shtetëror  për Kosovën . Dha luftëtar   të vet   për ta çliruar  Kosovën ,  bile nxënësit tu    të shkolluar nga kuzhinat e juaj   i vranë    në Frankfurt  ushtarët amerikan  , gjë që një ditë do të kërkojmë llogari nga ju    i  çorodituri  dhe    (nxitësi i terrorizmit dhe   ekstremizmit   islamik-shqiptar , bile  bile  i keni dresuar   disa   si mercenar    vdesin nëpër   shtet  islamike  gjëja se po i çlirojnë   shtete arabe  duke luftuar në mes vete ku  asnjëherë nuk  e përmendeni  " Termin problematik të Mitrovicës " si pore e  gjakut të Kosovës qe pretendohet   ti shkëputët  Kosovës  nga Serbia!!!.

Ju   Shefqet Krasniqi po e përgatiteni edhe  luftën civile    Kosovë!

Ju   Shefqet Krasniqi po e përgatiteni edhe  luftën civile  në Kosovë  me formimin e   partive islamike ekstremiste . Asnjë shtet nuk ka mundur ti shpëtoje luftës civile  aty ku u fut feja  si përzierje     në Kulturë  ,histori dhe  zakone të   popujve po edhe ne    ligjet e shtetit. Me kohë po  ju tërhiqi vërejtjen  se do të kesh përgjegjësi    ne një të ardhme për (Krimet dhe nxitjen qe po e bëni  kundër interesave  tona kombëtare)...

Matutje ,Shefqet Krsniqi,   ju,  krekoseni  se  shqiptarët qe ishin në shërbimin e  pushtuesve    me dofarë  Sadriazema –kryeministra, oficerë të lartë e gjeneralë, qindra intelektualë të lëmine të ndryshme,  sipas jush   i shpalleni   edhe patriot e  hero, ndërsa Skënderbeun,  që kombi shqiptar   identifikohet përmes tij e  quani tradhtar  , pastaj mos prit se do të kaloni lehtë   për plagët e reja qe po i krijoni këtij populli!!!???...

Çka do te thuani për luftëtarët  pavarësinë së Shqipërisë .   Ata që na e shkruan alfabetin  , ata që e deshën flamurin ,  për ata qe  e deshën dhe  e shkruan shqipen,   të quhen tradhtar  siç pretendojnë  disa     psedoshqiptarë  me     injoruar Skënderbeun e madh  që e goditi  pushtetin osman .

 

Ne vazhdim  citojme    thenjen e Shefqet Krasniqit "Historinë shqiptare e kanë bërë komunistët, apo bijtë e tyre, ose më së paku të thuash të shtyre e të imponuar nga pushteti komunist e ateist e cili "Islamin dhe osmanlinjtë" dhe çdo gjë çka lidhet me lindjen i ka pasur shibël në sy. E kjo i bie se historia e kombit tonë është shënuar mbi parimet e nacionalizmit, fanatizmit e jo mbi parimet e fakteve dhe të argumenteve"

 

Prapë nuk mundet njeriu i shendosh me ju nënshtrua një teze kaq naive ,kaq vulgare  nga një ordiner  imami qe  pretendon  te jete  " historian",nuk din ma tepër  për vlerta e kombit  tonë shqiptar. Po supozojmë qe ndërrohet historia, ajo do te jetë shumë ma e pasur  dhe ma e favorshme në interesin e popullit shqiptar  duke i  nxjerrur  shumë fakte ,dëshmi   dhe vlera tonat  të vjedhura   nga   popujt   fqinje , si nga greket ,sllavët po edhe nga osmanlinjtë! Po qe nxirret një histori pa  hile    në të ardhmen  do të gjunjëzohen  popujt për rreth    qe   e  kanë cunguar ne realitet   vlerën  e shqiptarëve   në historinë  e  saje. Çdo  gjurmim    i   hulumtuar    në studimet e fundit po rezultojnë se    shqiptarët po dalin ata që popujt tjerë për rreth   i vodhën edhe gjuhen edhe kulturën edhe  zakonet  e tij. Arkivat   dhe dokumentet  origjinale të këtij populli ,akoma po lihen   nën    arkivat e shteteve   pushuese    , në Romë, Turqi , Greqi dhe Beograd,  gjë qe një ditë do të shpalosen dhe do    krenohet bota  me     , historinë, vlerat  dhe te kaluarën   e   këtij  populli    te vogël në numër,  po   i  madh  me vepra  e histori. Për fund  Sheqet Krasniqi,   nxitjen qe je duke e bëre  dhe propagandën  kundër  interesave tona    edhe  kështu    je i  ngarkuar me vepra   penale   nga e cila     do të jesh        thumb    të verifikimit   , përcjelljes dhe   paraqitjes se  një (kallëzimi penal  për  ty)    edhe pran   subjekteve ndërkombëtare!

Reaguesi  i shkrimit  Luan (Asllan) Dibrani gazetar , publicist, krijues, piktor,humanist,  ish i burgosur politik  nën regjimin  serbo-jugosllav   dhe anëtar  i kryesisë se Lidhjes së Shkrimtarëve  artistëve dhe Krijuesve shqiptarë  në Gjermani.



(Vota: 28 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora