Mendime
Zejdush Kastrati: ”Kaubojët”!
E marte, 09.04.2013, 06:58 PM
”Kaubojët” !
Fëmijët duhet të edukohen,që nga momenti i lindjes së prindërve të tyre. (Literaturnaja gazeta)
Nga Zejdush Kastrati
Si duket,
më shumë po marrin udhëzime e
mbështetje, për të treguar se kush janë dhe të kujt janë,kë e kanë baba e kë
vëlla,kë dajë e kë hallë,kë teze, nga janë dhe prej nga vijnë, si dhe kuptohet
pa një pa dy, edhe për të
reflektuar e promovuar trimëri,
muskulaturë, rrahje gjoksi, arrogancë, mosëpërfillje e injorancë, para cdo
kujt, dhe gjithëkund e gjithëkushit që i
del përpara dhe i pengon, pa marrë parasyshë, se cka po bëjnë dhe si po sillen. A janë në
kundërshtim me ligjin dhe rregullat që vlejnë për të gjithë, e që janë elemente
bazë, për një shoqëri, me vlera demokratike, e në veqanti,edhe për një familje të shëndoshë e të ndershme.
Janë jo
vetëm fëmijët,apo “ata të lockës” sic po
i quajnë shumëherë, por edhe të afërm e familjarë tjerë, të disa liderëve të
cilët fatkeqësisht,në vend që të sillen
e të jenë shembull për së mbari, me veprime
respektative,me një kulturë komunikimi e bisedimi, bile edhe të veqant në aspektin pozitiv, karshi të
tjerëve,të cilët kur gabojnë dhe sillen
keq të pranojnë fajin, e të kërkojnë edhe
falje,apo bile të heshtin dhe të mos kërcënojnë.
Jo
vetëm rastet e fundit,kur disa nga
këta fëmijë dhe të afërm e familjarë
tjerë, nga kasta politike aktuale në pushtet,që ishin pjesë e ballinave e
kryelajmeve të mediave dhe portaleve të shumta,
por edhe më herët, kur Kosova,
qeverisej edhe nga kryeministra ,
ministra e zëvëndësministra tjerë, por edhe drejtorë të përgjithshëm policie,kryetarë komunash,
ish komandantë të Uck-së, janë shënuar
mjaftë raste, kur pikërisht, të afërmit e tyre ,e në veqanti, fëmijët e tyre, ishin ata, që
nuk përfillnin as ligjin ,as rregullat tjera morale , dhe gjithnjë në emër
të “të fortëve” silleshin dhe inskenonin role,
sikur të ishin aktor filmash, apo imitatorë ,herëherë si Jean Noris e
herëherë si Jean-Claudie Van Damme,por nuk kanë munguar nganjëherë, edhe skenat
si kaubojë texasi.
Bazuar në
këto veprime e sjellje, që pothuaj asnjëherë
shumica e këtyre akterëve,nuk morrën dënimin e merituar, jo vetëm nga
organet e drejtësisë ,por më e keqja është, se as prindërit apo vëllëzërit e tyre,ose më mirë të themi
“të fortit” sic kanë qejfë edhe të
quhen,shumë rrallë herë, për të mos thënë asnjëherë,jo që nuk i gjykuan
burrërisht e publikisht, dhe nuk u
distancuan, nga këso veprimesh, por, të shumtën e rasteve,i
arsyetaun, dhe gjykuan palën tjetër,por shumë herë edhe organet e rendit, apo policinë e shtetit,e hetuesinë.
Nuk është
e tepërt të thuhet, dhe për të mos besuar , se “të fortit”,janë përgjegjësit
dhe fajtorët kryesor për sjelljet e fëmijëve dhe të afërmëve tjerë të tyre, në
këso rrethana, dhe me siguri, të inspiruar, të joshur e më tepër të djallëzuar, për shkak, të mirave
materiale, që kanë bërë për një periudhë shumë të shkurtër, në një anë, me
vetura të mira e xhepat plot lekë,por me
siguri edhe të qëndrimeve mbështetëse
e mesazheve që marrin në takimet e rralla me “të fortit”, në anën
tjetër,kur, me siguri, shumica , u thonë atyre:”A e dini se të kujt jeni”!,” A
e dini se kend e keni babë e kend e keni
pas babëgjush!.A e dini se cka ka ba baba i juaj për këtë Kosovë!.”Kush guxon
me ju prek juve”!.”Kush leshi janë ata”!”.Kur ju ndalin vetëm tregoni emrin tim
apo më thirrni mua”!”Ska dimër për juve babës…”!
Para disa
ditësh, një shok i imi i kahershëm nga Gjilani,më përsëriti dicka, që e kishte
thënë, edhe para disa muajshë, kur e pata takuar,(por si duket nga hallet,
kishte filluar ti harronte gjërat)
dhe që ishte shumë prekëse dhe kuptohet
edhe shqetsuese.
Më tha,
se me siguri, punët do ti kishte më mirë, sikur ti kishte edukuar fëmijët,
bile pak edhe për tu bërë hajna,apo thënë më shkurt për të
grabit dicka, sepse më beso, tha, se sikur djali im, të gjente ndonjë lekë në
rrugë, do ta dorzonte, e leje më. të vjedhi.”Djali,ma ka kry njërin nga fakultetet në Gjilan, por
kurrësesi të gjejë punë,kurse kryetari i komunës, Qemajl Mustafa,që ka bërë
pasuri marramendëse, i ka punësuar të gjithë,përfshirë edhe bashkëshorten e
tij, e cila, është e pakualifikuar, dhe
cka është edhe më e keqja , pa respektuar as konkursin”,më tha gjilanasi i
mllefosur dhe i zhgenjyer.
E keqja
edhe më e madhe,që “po mbillet” dhe po
prodhon pasoja në vazhdimësi, për shoqërinë dhe vendin, është, se pikërisht,
fëmijët, e shumëcës së këtyre “të
fortëve”,që nga adoleshenca,po “ngulfaten”
me benefite e privilegje të shumta, dhe ate, fillimisht, nëpër shkolla
fillore e të mesme private,pastaj gjithashtu edhe nëpër kolegje e Universitete
private, të cilat sic dihet, janë ba
“fabrika të analfabetizmit” me
prodhimtari serike, dhe pastaj, pa “therr në këmbë” edhe po akomodohen e punësohen, kuptohet, aty
ku po dëshirojnë ata vet, apo ku po don këta
“të fortit”.
Në këto
rrethana e kushte, në të cilat, po ballafaqohemi, si shoqëri e si komunitet,kur
nuk kemi adute e argumente, ta akuzojmë dikend nga jashtë, se po na
pengon,është mirë,për të mos thënë, koha e fundit, që të shohim vehten “në
pasqyrë”,dhe të themi se ku jemi dhe cka jemi duke bërë.Në veqanti,të
respektojmë rendin e ligjin që po na mungon,e dihet se të parët, që duhet të
jenë shembull, në këtë drejtim ,janë ata “të
fortit”,sepse janë ulë në krye të
vendit.
Nëse vazhdojmë si deri më tash,atëherë nuk na mbetet tjetër, vetëm ta vazhdojmë garën maratonike dhe të themi “mëshoni burra edhe kjo cka na ka mbet…”