Mendime
Zenel Çeliku: PD dhe FRD, pse jo kualicion?
E enjte, 11.04.2013, 06:44 PM
PD dhe FRD, pse jo kualicion mjaft produktiv ???
Nga Zenel Çeliku
Shumë u
fol për aleancën PS & LSI, dhe shumë e gjykuan si një lëvizje e pa
princimtë e LSI, sepse për 4 vite, kjo forcë politike qeverisi sëbashku me PD, e
tani që po I vjen fundi mandatiti të qeverisjes, dhe duke menduar se po orfon
rrotacioni politik, LSI bëri një tjeter krushqi me PS, me qëllimin për të
qeverisur bashkë me PS, pas 23 Qershorit-sigurisht nëse ata do të marin
shumicën e mundur në Kuvend. Tashmë jemi
para një fakti ku shikojmë se kualicvioni parazgjedhor PS & LSI, ka marë
rugën e një bashkëpunimi efektiv, por ngelet ta shikojmë, sa serjoz dhe
jetëgjatë do të jetë kjo krushqi, por në fund të fundit, një moment duhet
evidentuar, PS & LSI me vullnetin e tyre dhe të miqve ndërkombëtar, bashkuan
të majtën duke u bere nje kercenim I madh per PD. Ndërkohë, shumë diskutojnë se,
meqënëse e majta u bashkua, përse edhe e djathta të mos bashkohet?A ka mundësi
dhe hapësirë që edhe e djathta të bëhet një e pandarë?Për të marë sa më shumë
mandate dhe për të mos përcarë elektoratin e djathtë, a janë kushtet për një
kaulicion produktiv PD & FRD?Këto pyetje e kanë përgjigjen të thjeshtë dhe
të qartë. Po të hedhim një vështrim drejt liderëve të PD dhe të FRD, mund të
thuhet se kualicioni ndërmjet partive të Berishës dhe të Topit, është I
pamundur, mbasi një lumë akuzash dhe ofendimesh kanë lëshuar që të dy ndaj
njëri-tjetrit. Por, po të futesh thellë në analizë, rezulton se Berishën dhe
Topin i bashkojnë shumë situatat politike të 20 viteve të pluripartitizmit në
Shqipëri. Nëse Berisha dhe Topi janë konfliktuar ashper me njëri-tjetrin, kjo
ka ndodhur ndërmjet Berishës dhe Nanos, e në fund u bënë dashamirës, pse jo, edhe
miq. Edhe ndërmjet Berishës dhe Metës ka patur shumë klnflikte ku sharjet, ofendimet
dhe shpifjet, vërshuan si lum ndaj njëri-tjetrit, por ja që politika bëri që Berisha
dhe Meta, qeverisën sëbashku për 4 vjet, ku ka spikatur bashkëpunim efikas. Tashmë,
përse Berisha dhe Topi, të mos bashkëpunojnë, dhe përse të mos bëjnë një
kualicion të djathtë dhe të fortë?Fakti është se janë të gjitha mundësitë dhe
shtigjet e hapura. Le te kthehemi në retrospective, kur Berisha dhe Topi ishin
bashkëpunëtor të ngushtë për një kohë të gjatë dhe në situata shumë të vështira.
Le të kthejmë në vëmëndje kur Berisha bëri të pamundërën që të bënte Topin
President të Republikes. E pra, Topi duhet të kojtohet se ai kontribut I amdh I
Berishës, e bëri Topin një lojtar shumë të rëndësishëm ne politikën shqiptare. Për
hir të vërtetës, këtu ka një vështirësi, sepse FRD e Topit, mban qëndrim plot
pompozitet, duke mos e patur mirë të qartë se, FRD maksimumi mund të marë, kurrsesi jo më shumë se dy
deputetë. Në cdo rrethanë, po të hedhim vështrimin politik, vërejmë se janë të
gjitha mundësitë që PD si parti e djathtë, dhe FRD si qëndër e djathtë, shumë
mirë mundet të bashkëpunojnë me një qëllim të madh, të bashkojnë të djathtën
për të qënë më solid në cdo zgjedhje, e të lënë me një anë të shkuarën ku
ofendimet ishin pjesë e një politike të pa kontrolluar. Tani e djathta është në
rrezik, sepse pas 8 vite në pushtet, sigurisht ka edhe konsumim të programeve, pse jo të mirbesimit, por edhe vizionet sikur
zbehen. Por, nëse do të vërejmë bashkim të djathtës politike, do të shikojmë se
sa të ballancuara do të jenë forcat ndërmjet të djathetës dhe të majtës. Kjo
klime do ti shërbejë mjaft mirë qeverisjes së vendit kur të jenë në pushtet të
dyja polet. Një balancë forcash politike ndërmjet të djathtës dhe të majtës, do
ti bëjë ato shumë të kujdesshëm kur të qeverisin, do të bëhen më të
përgjegjshëm, më produktiv dhe më social në qeverisje. Kështu do të përfitojnë
më shumë shqiptarët, të cilët në 20 vite demokraci, shpesh deklarohen si shumë
të zhgënjyer nga politika. Në këtë kontekst, Berishës dhe Topit I takon që ti
zgjasin dorën njëri-tjetrit, duke lënë pas dore akuzat dhe ofendimet ndaj
sejcilit, sepse ato nuk janë raste unikale, por në politikën e rëndomtë
shqiptare, kanë ndodhur shumë raste të tilla, dhe më pas kanë haruar tymnajat e
akuzave bombasike nga lidei në lider. E pra, PD dhe FRD duhet të gjejnë gjuhën
e përbashkët për një kualicion produktiv, për të bashkuar të djathtën e për të
bërë politikën më përgjegjëse në shërbim të popullit, ndryhse e djathta do të
ngelet ne pakice ku do të jete vështrië që të rikuperojë difektet e saja.