Mendime
Pirro Prifti: Deputetët e shitur Socialistë
E premte, 12.04.2013, 08:28 PM
Deputetët
e shitur Socialistë- dhe amoraliteti në Politikën shqiptare
Nga Pirro Prifti
Askujt në
Shqipëri nuk i bëri përshtypje një maskarallëk të pashëmbullt i cili në cdo vend perëndimor nuk do të
kishte ndodhur, thjesht për arësye të qytetarisë dhe të dinjitetit që duhet të ketë një
individ në rangun e parlamentarit por edhe sepse kushtetutat e shteteve të zhvilluara
perëndimore nuk lejojnë që deputetët të
cvendosen si tu dojë qejfi në një kohë kur ata janë bërë deputetë me votat e
elektoratit përkatës të majtë.
Porn ë
Shqiëri- amoraliteti politik dhe shitja e votës ashtu dhe shitja e deputetëve
nuk përbën as cudi dhe as ndëshkohet-
por c`është më e keqja, këto veprime quhen `zgjuarsi`…?!!!
Nuk mund
të ndodhë një absurditet I tillë që një deputet I majtë të votojë djathtas kur ai
ka fituar nga votat e së majtës
Nuk mund
të ndodhë që për një debat më kryetarin
e Partisë së tij, deputeti të ketë guximin të
tradhëtojë elektoratin e vet,
Nuk mund të ndodhë një fenomen I tillë
parlamentar dhe të mos ketë hapësira
ligjore të zëvëndësimit të menjëhershëm të tyre, në rast të një votbesimi të rëndësishëm si ai që ndodhi para disa ditësh kur u prish koalicioni i
Maxhorncës.
Dihet që
Shqipëria dhe demokracia e saj e brishtë e ka të pamundur që të stabilizohet
pikërisht sepse politika shqiptare dhe politikanët shqiptarë (sidomos ata të
partive të mëdha) ka lënë me qëllim gjatë këtyre 22 viteve, hapësira të tilla ligjore në të cilat
parlamentarët tanë të nderuar të zgjedhur me votën e elektoratit përkatës (në
rastin tonë-ai socialist) të lëvzin sa andej këtej brënda cdo spekti politik
parlamentar sidomos në dy raste:
- Kur atyre u ofrohen para nga
kundërshtarët (e ashtuquajtura `pay per view` mediatike)
- Kur ata humbasin dinjitetin dhe
moralin e tyre njerëzor dhe tradhëtojnë
(me tërë kuptimin e fjalës) njerëzit që I kanë zgedhur dhe
respektuar-duke u jusfikuar me
argumentin tërësisht bajat dhe të pështirë
se… veprimet e kryetarit të tyre nuk u pajtokërkan me idetë e tyre…
Me pak
fjalë, sot po marrim vesh se spiunët apo Juda-t në politikën shqiptare nuk
qënkan zhdukur, meqënëse spiunllëku ishte karakteristikë e rregjimit komunist,
por përkundrazi janë duke mbytur demokracinë parlamentare shqiptare të brishtë
dhe duke i bërë shërbim të madh (pa dashje ndoshta) mugesës së stabilitetit
politik në vend.
Në rastin
në fjalë , të tre deputetët (pseudo) socialistë
votuan kundër grupit parlamentar socialist duke mbështetur dhe
votëbesuar qeverinë aktuale të maxhorancës pikërisht kur ata vetë kishin kohë
që ishin të përgatitur për një rast të tillë kur koalicioni qeverisës u ca dhe
u shpërbë në fund të qeverisjes katër vjecare nga largimi i LSI.
Cdo të
thotë kjo? Kjo do të thotë se këta të
tre deputetë paskan vepruar njëlloj si
spiunët e luftës së ftohtë të supërfuqive në formën e `bug` dhe, në e duhur sipas `his master voice`, ata
braktisën pozicionin fillestar dhe dalin hapur kundër.
Kështu
kanë vepruar që në fillim socialisti` Kastriot Islam , se në fakt është një
rast i rrallë si Profesor, i cili të luajë rolin ë `bug`-ut vite me rradhë, aq
sa dhe Fatos Nano e konstatoi këtë professor si
`jo të tyrin`.
Profesor
Islami- prej vitesh luante rolin sipas tij `te moderator` apo të ideve të
pavarura, por në momentin `X`, ky Profesor u largua menjëherë sapo vuri re që
do të zbulohej tashmë (për shkak të ndryshimeve në PS), sepse në ishte në fakt vetëm një `bug` i partisë
kundërshtare dhe ndryshoi pozicion kur mori urdhërin përkatës të `his master
voice`.
Një turp
i vërtetë: të shesësh programin, shokët , idealet pë një klientelizëm të
pastër.
Dhe këtu
e ka fajin jo vetëm boshllëku I qëllimshëm ligjor por dhe idetë nanoiste të
lëvizjës `fluide` të parlamentarëve nga një krah në tjetrin duke e justifikuar
këtë me idenë e lirisë dhe demoracisë por duke harruar qëllimisht se këta
parlamentarë janë të zgjedhur me një votë të determinuar, votë e cila nuk mund
të lëvizet sipas qejfit.
Pak a
shumë edhe dy deputetët e tjerë: Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli vepruan
gjitashtu në mënyrë totalisht klienteliste duke harruar qëllimisht jo vetëm
Partinë, programin e saj, dhe shokët, por dhe moralinsë bashku me dinjitetin që
duhet të karakterizojë një politikan serioz.
Trigeri
që inicioi prishjen e koalicionit të maxhorancës-shkaktoi jithashtu edhe
zbulimin e `tradhëtarëve socialistë`,
të cilët automatikisht
për ri-balancuar humbjet e maxhoranacës,
u detyruan të dalin haptaz kundër partisë dhe elektoratit të tyre duke
zbuluar prannë si të infiltruar në atë parti. Demaskimi nga ana e Kryetarit të
Partisë Socialiste disa ditë përpara largimit të LSI nga koalicioni qeverisës,
të dy deputetëve:Dogjani dhe Kadelli, tregon edhe nuhatjen e PS e të Kryetarit
të saj për `leaking` e mundshëm në një rast të rëndësishëm si ky, kur votbesimi
I qeverisë me anë të numrit të votive do
të ishte vendimtar në rast se këta dy Juda-t nuk do të ishin të tillë;
për pasojë, qeverisja e maxhorancës do të binte dhe mundësia e krijimit të një
qeverie teknike do të ishte reale.
Kjo
mundësi nuk ndodhi sepse maxhoranca qeverisëse paska patur përvec profesorit
Islami , edhe dy `spiunë` tip `bug` të tjers, që në cdo rast do të stabilizonin
situatën.
Kjo
tregon edhe karakterin e dobët të tyre.
Kjo së
fundmi tregon edhe njëherë se sa të
rreme, kallpe, dhe hipokrite janë jo vetëm
aleancat politike midis partive kryesore, por edhe se sa të
papërgjegshëm dhe sesa klientlistë janë deputetët të cilët nuk e kanë për gjë
të ndërrojnë `kostumin` politik, dinjitetin personal dhe moralin e tyre në
raport me votuesit dhe elektoratin i cili priste dhe pret prej tyre një
përgjegjshmëri dhe solidaritet politik në veprimet opozitare, të cilat, kur
vjen momenti për të marrë rezultatet- na
dalin profesorët-deputetë, na dalin deputetë të infiltruar të cilët duke
përfituar nga boshllëqet e qëllimta ligjore , duke u justifikuar me sofizmat nanoiste të `votave fluide` apo
`cvendosjve sipas interesit` të
deputetëve në grupe parlamentare, apo me apologji bajate si ajo e professor
Islamit- se… nuk pajtohem diktatin e Kryetarit të PS.
Mendoj së fundmi se politika shqiptare ka nevojë të madhe për një reformë ligjore ku të vendosen pikat mbi `i` përsa i përket lëvizjeve të deputetëve brënda parlamentit, sa në një krah politik në tjetrin duke mohuar votën e elektoratit që i ka zgjedhur por dhe detyrimet morale, e dinjitetin si parlamentar.