Mendime
Afrim Krasniqi: Na udhëheqin enveristët!
E diele, 14.04.2013, 10:44 AM
28 vjet
më parë vdiq diktatori Hoxha
VDIQ ENVERI…, NA UDHHEQIN ENVERISTET!
Nga Afrim Krasniqi
28 vjet
më parë vdiq diktatori Hoxha. Një njeri që krijoi rregjimin, e drejtoi me dorë
të ashpër atë dhe qëndroi në post deri në shtratin e vdekjes, madje edhe tre
ditët e vdekjes klinike! Nuk është rasti të përmendim mijëra krimet ndaj jetëve
të pafajshme, persekutimet, internimet, politikën izoluese, varfërinë dhe
shkatërrimin e cdon shtylle morale, historike, ekonomike, kulturore, sociale e
institucionale të shtetit e shoqërisë shqiptare. Është rasti të kujtojmë se më
11 prill vdiq diktatori, por jo modeli i tij politik. Pasuesit u betuan për
vazhdimëri dhe e kanë mbajtur premtimin.
Pas 28
vitesh Shqipëria është vendi i vetëm ish komunist që nuk ka bërë ende ndarjen
zyrtare, morale dhe institucionale me të kaluarën. Nuk janë hapur dosjet dhe as
zbardhur krimet, nuk janë gjetur ende eshtrat e mijëra të vrarëve dhe nuk kemi
ende një muze për diktaturën. Nuk ka liber me memorie serioze mbi krimet e
komunizmit dhe as tregues publikë të reflektimit dhe mos-harresës kombëtare.
Përkundrazi,
ne ende kemi Parti Komuniste, më 2011 ajo u përdor nga e djathta për të fituar
zgjedhjet në Tiranë, më 2013 ajo është në koalicion
zyrtar me
opozitën e majtë që pretendon rilindjen. LSI, pardje e majtë, dje e djathtë dhe
sot gjysëm e majtë premtoi publikisht njohjen e kontributit të diktatorit dhe
nderimin zyrtar të tij. Pushteti sot mban ende në poste të larta politike
anëtarë të lartë të Komitetit Qëndror dhe organizatave satelite të tij, 3 nga 4
personat qe u kujdesen ditet e fundit per shendetin e tij jane sot ne kupolen me
te larte drejtuese politike e ekzekutive. Kujtimet “fiction” me diktatorin e
bashkëpunëtorët zënë përditë vend në mediat publike e private, elitat e
emëruara nga partia – shtet janë ende elita drejtuese, sjellja e ashpër ndaj
kritikëve politikë është ende dominuese në partitë e vjetra politike;
politikanët drejtues e imitojnë atë në fjalime, në sharje, në denigrime, në
luftë ndaj të huajve dhe të vetëve, në vjedhjen e votës dhe sistemin e kultit
të individit që kanë ngritur për veten; në Kosovën e tradhëtuar nga paktet
Hoxha-Tito ende ka politikanë që mbajnë portretin e tij, etj, etj. Ndaj sot
është përvjetori i vdekjes fizike të diktatorit, por nxënësit e tij komuniste
fatkeqesisht e mbajtën fjalën: qendruan besnike dhe siguruan vazhdimësinë!
-------------------------
-Per
ZSh-ne, marrë nga Interneti, nga Z. Lushaj-
(Titulli
i shkrimit është i Redaksisë)