Mendime
Avdi Ibrahimi: Marrëveshje me Gjarpër!
E diele, 21.04.2013, 03:16 PM
Marrëveshje
me Gjarpër!
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Nuk e di
as se mbaj mend se sa breza janë para nesh.Mbaj mend se kam dëgjuar edhe unë
nga gjyshi Besmir se Muzlaku një fshat jo i madh,por i begatë për nga blektoria
dhe pemtaria si dhe me pyeje e kullota të bollshme.vëndësit ishin trima dhe
kishin luftuar kundër çdo zaptuesi,po edhe kundër turkut osmanlli.Por e veçanta
e fshatit ishte kodra e Diellit,që më vonë u quajt kodra e Ndaluar,ku pat qenë
dikur faltorja e Besmirit.Vendi i saj nuk lërohej,as nuk mbillej ,por as bari
nuk kositej aty,e as vëndasit nuk i dërgonin bagëtin për të kullotur në atë anë.
Shpendi
dhe Zanmira mënjëher kuptuan se Skënderi do të rrëfente diqka nga koha e
lashtë,ku shpesh tregonte se në lashtësi paska folur edhe bota shtazore,por
ndoshta ky rrëfim nuk do të jetë sikur ai i mëparshmi i vajzës me
gjarpër,megjithëse kjo ende ishte një pëlhurë fshehtësie që na bëri mua dhe
gjyshën të biem në mendime,në atë natë të mbarimit të verës.
-Dhe
vazhdoi gjyshi rrëfimin nga aty ku kishte mbetur,-Gjyshi Besmir më kishte
treguar se në fshat jetonte edhe një njeri i varfër që kishte një tuf të vogël
delesh dhe ja dilete të jetonte disi.Ai kishte gruan dy vajza dhe djalin Parim
Kukeli dhe vetë quhej me emrin Lakmi,të cilit kurrë si kishte vajtur mendja pse
dhe si kishte mbetur kodrës së diellit emir kodra e Ndalume,vetëm se kishte
dëgjuar se ai vend ishte i Gjarprit,e bari aty rritej deri në brez dhe nuk
shfrytëzohej nga asnjë fshatar,as si kullot për bagëtin e as nuk kositej pastaj
të thahej dhe të përdorej ushqim për bagëtin në kohë dimri.Kështu Lakmiu një
dit prej ditësh kishte vendosur ta dërgonte tufën e tij të deleve për kullot në
kodrën e Ndaluar,pa le të dal ku të dal kishte menduar ai,dhe u bë njeriu i
pare në fshat që guxoi të hynte në atë zone të ndaluar.Delet e tij kullotën
deri pasdite,pra deri atëherë kur ranë të mrizojnë delet.Por edhe ai ra të
pushonte mbi barin e gjelbër,ku her pas here ja ngacmonin vrimat e hundës era e
luleve të shumllojta dhe shumngjyrëshe,ku në atë natyr të mrekullueshme të
dukej sikur je në parajsë,por që deri atë ditë kishte qenë e ndaluar për
njeriun dhe bagëtinë.E në qetësin e thellë të kësaj natyre atë e kishte zënë
gjumi i kënaqur se delet i kishte ngopur mire si asnjë here më pare dhe kishte
kaluar orë të tërë në atë kodër dhe asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodhte.
Shpendi e
dëgjoi i përqëndruar rrëfimin e gjyshit Skënder Kabashit,dhe u habit pse ky
përsëri po rrëfente për njeriun dhe gjarprin?!Dhe zuri të mendohej teksa gjyshi
u ndal për pak çaste.Gjarpinjtë kishin jetuar kulaç në shtëpit tona dhe në
gjokset e njerëzve.Ndërsa gjyshja Zanmira po përgadiste në xhevze një kafe sade
pë gjyshin.Shpendi rrotulloi nëpër mendje tregime,përralla e histori me
gjarpinjtë e shtëpiëve vorkullakët,që sipas gjyshit ata nuk duhej mbytur se
ishin rojtar të shtëpive.Kurrë nuk i kishte rastisur Shpendit të mbyste ndonjë
gjarper në hapsirat e oborrit të shtëpisë e as Brenda në shtëpi.Madje gjyshi e
gjyshja sa here kishin thënë se është
mëkat të vrasësh një gjarper,për këtë nganjiher edhe besonte te fjala e gjyshit
të urtë e të mençur,por nga ana tjetër dyshonte dhe si të besonte,kur e dinte
se po të kafshonte gjarperi,helmi i tij është vdekjeprurës,pastaj ajo urtia
popullore thote:”Kurt ë hasësh në gjarper shtypja kokën”,këtë porosi e ke nga Zoti edhe ne Bibel e Kuran.Pastaj po
të takosh në gjarper të kaplon një lloj frike e tmerrshme.
Zanmira i
solli kafen.Skënderi ashtu të nxehtë rrufiti kafenë nga filxhani dhe ndezi një
cigare të dredhur nga kuti e duhanit e thithi me qetësi dhe vazhdoi përsëri
rrëfimin.
- Po,kur
i doli gjumi Lakmiut dhe deshi ta ngriste kokën,për disa çaste mbeti i shtangur
në gjoksin e tij pa kulaçGjarprin gjigant,që ngriste kokën shpatuke prej
trëkëndëshi,ku në nënbarkesë dalloi një ngjyrë të verdhë e në pjesën kurrizore
mbulohej nga ngjyra e kalter e m ca yje të bardhë.Gjarpri i nxirrte gjuhën,tek
fishkëllente perms dhëmbëve që lëshojn helmin vdekjeprurës.Sa here që mundohej
ta ngriste kokë njeriu fatkeq,ngriste dhe gjarpri kokën dhe bëhej gati ta
kafshonte mes dy vetullave përmbi sy.Kur pa se nuk kishte asfarë shpëtimi,në
çast filloi më rënkime të mbytura që i dilnin frikshem tek filloi t,i litej
gjarprit:
-Më fal
për gabimin e bërë! – Të lutëm shum më fal! Tha Lakmiu.
- E sit ë
fail,kur t,i ke shkelur në territorin tim.- Nga e more këtë guxim! Kishte folur
Gjarpri.
-Të lutëm
më fal këtë here! – Do ta kompenzoj shumfish dëmin që ta kam shkaktuar,po ta
jap besën se çdo mëngjes më t,i mjelur delet do të sjell qumësht të frskët te
zgafella e juaj?!...
Atëherë
ai kishte zbritur nga gjoksi i Lakmiut dhe bënë sëbashku marrveshjen.Lakmiu çdo
ditë do t,i sillte qumshtin e freskët atij,ndërsa ai çdo ditë nga zgafella e ti
do të nxirrte nga një lir dhe do të ja jepte atij.Marrëveshja vazhdoi për një
kohë,dhe gjendja ekonomike e Lumniut ndryshoi,ai shtoi tufën e deleve e kështu
ai zu të pasurohej.Një ditë fillim vjeshte,bënte një ditë më diell Lakmiu i dha
për detyr Parimit ti ruante dhent,se ai do të shkonte deri në treg në qytetin e
afërt,por duke shkuar po i lë porosi djalit që dhent në asnjë mënyrë mos t,i
dërgoj tek kodra e ndaluar.Parimi lëshoi dhent dhe i nisi për në bjeshkë,por
dhentë ishin mësuar të kullosnin në kodrën e ndaluar dhe nisën për andej dhe
nuk kishin të ndalur dhe mendoi me vete po babai nuk ka për të ditur se ku i
kam kullotur dhent dhe vazhdoi tu printe dhenëve për atje.Kur erdhi koha e
mrizit të deleve edhe ai ra të çlodhej,në barishte dhe bëri një sy gjum.Kur i
doli gjumi pa gjarprin kulaç mbi gjoksin e tij.Ky ishte një djal i fuqishëm dhe
më shpejtësi prej rrufeje largoi gjarprin nga gjoksi i tij,por ndjeu një
dhimbje në dorën e djathtë,teksa largohej gjarperi për tu future në zgafellë ai
me shkop në duar e ndiqi atë,po ai kishte futur kokën dhe trupin tashmë në
zgafellë,megjithatë Parimi arriti të ja këpuste bishtin.Pas pak çastësh nga
kafshimi i gjarprit ai vdes mbi barin e gjelbër.Në mbrëmje dhentë kishin shkuar
pa bariun në shtëpi.Kjo ngjarje e vuri në mendime Lakmiun.Atij i vajti mendje
te kodra e Ndaluar dhe marrveshja e tij me gjarprin,ndoshta ai ja ka mbytur
djalin?U nis ashtu vetëm për atje,dhe gjeti djalin e vdekur nga kafshimi i
gjarprit helmues.E digjte një zjarr për Brenda për djalin që i vdiq i ri dhe
natyrisht për fajë të tij.E kaploi një dridhje e fshehtë në zemër.Pastaj dëgjoi
rëgëtimën e kroit dhe rënkimet e mbytura të kodrës së Ndaluar,aty kishte
zgafellën gjarpri.që t,i largoj mendimet dhe pyetjet e vetë-vetës,mori djalin
mbi shpinë dhe ju afrua zgafellës ku jetonte gjarpri,dhe bërtit më zë pse ma
mbyte djalin o Gjarpan Djalli?!...
-Pse,më
thua Djall,Lakmi?! i tha Gjarpri.Më ke
zemëruar dhe më ke detyruar ta
prish marrëveshjen me ty?Më thuaj ç,të paska gjetur që më vjen te zgafella ime
si një gomar dhe turfullon nga dhimbja?E di,e si nuk e di,sapo kafshova me
dhembët e mi të helmëta birin tend,dhe ai sapo përgjaku trupin tim duke më lënë
bishtkëputur.E di se ç,ke,ti je treguar mosmirënjohës ndaj marrëveshjes,që ti
ishe ai që kërkove këtë marrëveshj.Pse t,i sot nuk më solle qumshtin e freskët
dhe natyrisht që më zemërove shum, ku ishe?Mos më trego e di se ku ishe,ke
shkuar ti shpenzosh parat.
Ai mëzi e
kapërceu zemërimin,dridhej dhe mezi e
mbante vetën.,kjo ngjarje tragjike e turbullonte,por paraja që merrte nga
Gjarpri ja ndryshonte mendjen dhe donte që ta ruante miqësin me të dhe të
vazhdonte marrveshjen,se kish ndodhur,çfarë kishte ndodhur dhe nuk dëshironte
të mbetej edhe pa djalë edhe pa para.
-Më dëgjo
o Gjarper,dua vazhdimin e marrëveshjes dhe miqësin me ty!Se këtë marrëveshje
nuk ja kam rrëfyer askujt,e nuk e ka ditur as djali im Parimi,andaj ti nuk je
fajtor për këtë,fajtor jam unë që nuk ja kam treguar djalit marrveshjen.
-Më dëgjo
o Lakmi,o mëkatar i ndyrë?Më le gjith ditën duke pritur,mbaja kokën dhe sytë
nga drita e zgafellës,po ti kushedi se ku ke qenë,se tani ke bërë para,je
pasuruar pa mund e djersë.I poshtër dhe zemërzi si djalli!Nuk e di së ç,magji
me kë bërë atë ditë kur më lusje të zbrisja nga gjoksi dhe pranova kushtet e
marrëveshjes,por u tregova dorëlirë dhe për këtë të shpërbleja për çdo ditë me
nga një lire.
-Gjarpër,-
u shkerh nga lotët që e shtrëngonin në fyt,jam i mjerë dhe kam nevoj për
miqësin tënde.Në këtë botë të mallkuar vetëm t,i më dukesh të jesh i
shenjtë,edhe pse më shkatove dhembje e tragjedi.Tashmë nuk ka kthim prapa kam
dalur nga rruga njerëzore,oh,ç,tmerr e ç,mallkim!
Porse e
mashtronte dot vetën.shkaku ishte paraja,që ja kishte luajtur ment e kresë,kush
ja kishte mbushur mendjen të kulloste dhent te Kodra e Diellit të
ndaluar?!Dëshira që ti ngopte dhent ne atë kullot me bollëk.
-Dhe
përsëri e luste ta vazhdonte marrveshjen!-Gjarpri në zgafell kishte kërcyer më
vrull dhe dridhej nga plaga.Ik,mor i marrë,mor budalla,hej ty ta shoft Zoti
hisen e diellit!Ti me djal të humbur e unë bishtkëputur si mund të jemi miq.
Në çast
Lakmiut i qe kujtuar një ëndërr që kishte pare.I dukej sikur i foli një zë.”Ku
e ke djalin,vëllaun tonë Parimin?E kishin pyetur gruaja dhe dy vajzat e tij.Po
dikur ndjeu t,i kthjellohej mendja e trullosur nga frika dhe dhimbja që e
kishin kapluar.I ishin përmbysur të gjitha dëshirat për tu bërë i pasur dhe i
pushtetshëm,sa kishte menduar dhe tani
duhej të dorëzohej pa një pa dy.U dorëzua,dhe i dorëzoi të gjitha me
dorën e vetë Djallit të zi dhe të bëhej prap i varfër për të cilin s,pyste
kush.
Këtu përfundoi rrëfimin gjyshi Skënder,ndërsa Shpendi i pa balline errur si nata.i kishte ikur gjumi dhe përbluante në mendje.Marrëveshje me Gjarperin ishte fatale,se ai Lakmiu i kishte shitur shpirtin për para djallit.Megjithkëtë në çfaro do gjendje të kenë qenë njerëzit përpara nesh,megjithatë është një lloj rregulli nga natyra,duhet të ekzistoj një lloj burimi i së mires,që vjen nga e liga,e keqja është ajo që nxjerr burimin e së mires,dhe anasjelltas,ndryshe gjërat do të mbetëshin misterioze,të fshehura.Këto rrëfimet e gjyshit sjellin informacionin e së keqës dhe së mires.Nga një e keqe mund të vijë mësimi i së mires,por nga e mira ndonjëherë vjen edhe e keqja,si ky rasti nga rrëfimi i Besmirit,që kishte ardhur deri të Skënderi,ndërsa ky i fundit e solli tek unë,që po ua le të shkruar atyre që vine pas nesh.