E enjte, 14.11.2024, 05:38 PM (GMT)

Mendime

Selim Nëngurra: Shqipfolësa shpirtshitun!

E shtune, 20.04.2013, 11:50 AM


SHQIPFOLËSA SHPIRTSHITUN!

- Si ka mundësi të quhet shpetimtarë dhe rujtës i asimilimit dhe zhdukjes pushteti i pushtuesit që ta ndalon arsimimin, zhvillimin dhe prosperitetin në gjuhen amtare, dhe që ta ndalon zhvillimin dhe prazantimin e kulturës tande etnike!!?-

Nga Selim M. Nëngurra

Këto kohët e fundit , po flitet shumë nga disa shqiptarë që e pelqejnë ta quejn veten ma shumë musliman se sa shqiptarë se si (sipas tyne) pushtimi pesë shekullor turk i paska pas shpëtue shqiptarët nga asimilimi se perndryshe do baheshin serb dhe se do kishte sot shumë pak apo nuk do kishte fare shqiptarë në trojet tona etnike që i trasheguem nga stergjyshnit tanë pellazget dhe iliret. Fatkeqësishtë me deklarata të tilla nuk dalin vetem disa imam antishqiptarë e per mendimin tim edhe antinjerzorë si imami i xhamisë së madhe të Prishtinës Shefqet Krasniqi, por mendime të tilla kan edhe shumë "studjues", "historianë", "politikanë" e "analistë" shqiptarë.

Nuk do i permend me emna ata që dolen haptaz me deklarata të tilla, ata që kundershtuen fushaten e mbledhësve të një peticioni kunder perzimjes së pushtetarve të Turqisë në tekstet tona shkollore në landet e historisë të të gjitha cikleve të shkollimit, nga ai fillor deri te ai universitar, nuk do permend as ata që ju versulen shkrimtarit Ismail Kadare per qendrimet e tija pro europiane të cilat Ai i deshron per popullin shqiptarë. Nuk do permend askend sepse të gjithë ata tashma janë ba "VIPA" të gazetave, e mjeteve tjera publike me deklaratat e tyne që per shqiptaret e vertetë dhe të mirë janë banale, antishqiptare, antinjerzore, antikulturore dhe anti-europiane.

Ka vite që unë me at vogëlsinë time jam mundue që permes shkrimeve e publikimeve të kundershtojë tendencen e disa shpirtshitunve shqipfolsa që po punojnë per hudhjen e popullit shqiptarë në torishten e popujve islamik të lindjes, të Afrikës e Azisë.

Në Kosovë ( nuk mund ti thamë ma Dardani pas gjithë këti maskarallaku që po ndodhë atje ) qak edhe zavendës ministri i Ministrisë së Arsimit, në debate publike në TV-të e Kosovës perkrah rishikimin e teksteve shkollore të historisë sepse ate e kan kerkue pushtetarët turq.

Per çudi në FACEBOOK këto ditë lexova se kampanjes kunder rishikimit të teksteve të historisë dhe perzimjes së pushtetarve turq ju ka bashkangjitë dhe ka nenshkrue peticionin edhe ministri i Ministrisë së Arsimit të Kosovës z.Ramë Buja. Po qe se kjo asht e vertetë thërras z. Buja ta qorton zavendësin e vetë per deklaratat e tia në TV ma heret.

Në këte shkrim due tua perkujtojë atyne "shkenctarëve", "studjuesve" dhe "analistëve" që perkrahin iden se pushtimi turk-osman paska pas kenë pozitiv per shqiptarët se e kan shumë gabim se per mendimet e tyne ata duhet me u turpnue dhe se duhet ta kenë friken e mallkimit të të gjitha atyne viktimave shqiptare per pesë shekuj pushtim turk-osman të trojeve tona. Duhet tua kenë friken mallkimit të shqiptarëve dhe luftave çlirimtare të strategve e të popullit shqiptarë tue fillue nga Gjergj Kastrioti e deri te rilindasitë tanë dhe kolosët që shpallen mvetësinë e shtetit shqiptarë në Vlonë me 1912. Ismail Qemali, Don Nikollë Kaçorri, Luigj Gurakuqi, etj, etj. Duhet ti kenë friken mallëkimit të perpjekjeve të pandashme të At Gjergj Fishtës per ta formue Alfabetin e Gjuhës Shqipe se sikur mos të ishte ky Kolos i kulturës shqiptare padyshim se neve do ishim i vetmi popull në Europë që do shkruejshim me harfe e shkarravina arabe sepse "shpetimtarët" tanë turq këtë e kan deshtë dhe kan ba çmos që ta jetsojnë.

Nuk po kuptojë se si munden me dalë me mendime e qendrime tumirëse per kerkesat e pushtetarve turq disa shqipfolësa që para emnit kan tituj akademik?! Unë pa pas këto çaste asnjë material shkencor para vetes që ta perdor si fusnotë po ndihem superior ndaj tyne dhe ideve të tyne të prishuna e antishqiptare vetem nga kujtesa ime e leximit të disa fakteve që populli ynë shqiptarë i ka vuejt gjatë sundimit turk-osman. Në vitin 1887 në të gjitha Vilajetet shqiptare nen sundimin turk kishte 3000 shkolla dhe nga ato ishin 1200 shkolla turke, 1200 shkolla greke, 300 shkolla bullgare, 300 shkolla serbe, 300 shkolla vllahe dhe vetem një (1) shkollë shqipe me drejtor Pandeli Sotirin. Me 1891 Pandeli Sotiri vritet nga dora anmike dhe shklla e vetme shqipe mbyllet. Kjo dëshmon se sa të " kujdesëshem " dhe sa " vëllaznorë " paskan pas kenë turqit e pushteti i tyne sulltanor islamik me neve dhe sa i mirë paska kenë me të tjeret , me popujt anmiq të shqiptarve si serbet dhe greket. Si ka mundësi të quhet shpetimtarë dhe rujtës i asimilimit dhe zhdukjes pushteti i pushtuesit që ta ndalon arsimimin, zhvillimin dhe prosperitetin në gjuhen amtare, dhe që ta ndalon zhvillimin dhe prazantimin e kulturës tande etnike!!?

Kjo histori që per shumicën e shqiptarve ende nuk asht shpalos duhet me u pa dhe me u studjue e jo me dalë me qendrime paushalle, me qendrime antishqiptare ashtu me hamendje apo sikur thonë në Shqipni qendrime KUTURU. Unë vitin e kaluem kam ble dhe kam lexue librin e  studjuesit SERGE METAIS  " HISTORIA E SHQIPTARVE " që asht botue në vitin 2006. Aty ky studjues me famë spjegon ato të "mira" që i ka pas populli shqiptarë nga pushtimi turko-osman. Andaj mendoj se ata që nuk e njofin historinë tonë, mos të dalin me qendrime as me opinione sepse kemi me miliona fakte neve njerzit e thjeshtë (si rasti im) me i demantue e me i ba horë dhe pastaj ata po paten pak inati e dinjitet ose duhet me studjue ma shumë ose duhet me i perdor diplomat e tyne universitare , më falni per shprehjen lexuesit e mi, kur të shkojnë në WC.



(Vota: 31 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora