Mendime
Dedë Preqi: 27 Prilli, masakra e Mejës dhe Korenicës
E diele, 28.04.2013, 06:00 AM
27 PRILLI,
MASAKRA E MEJËS
DHE KORENICËS, RADHITËT
E DYTA PAS SREBRENICËS
Nga Dedë Preqi
Terrori,
dhuna dhe masakrat e regjimit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999,
ishin qëllimet më makabre dhe më antinjerëzore, që mbanë mend dhe shënon historia e njerëzimit, që pas
Luftës së Dytë Botërore, e cila ia kalon luftës fashiste hitleriane, me metodat
më ç‘njerëzore, që përveq ekzekutimëve të njerëzve të pafajshëm, kufomat e tyre
i zhdukën, duke i fshehur dhe varrosur në varreza masive nëpër djerrinat e
Serbisë, për t’i humbur gjurmët e krimit.
Në Kosovë
u bënë masakra të dhimbshme dhe tragjedi të tmershme, të cilat janë bërë me
paramendim nga forcat paramilitare, ushtarake dhe policore serbe, kundër
popullatës së pafajshme shqiptare, siq ishte edhe Masakra e Mejës dhe Korenicës, e cila
radhitët e dyta pas Srebrenicës.
Kjo pjesë
e errët dhe e dhimbshme e historisë shqiptare, rrjedh nga qëndrimet e një sistemi fashist dhe
hegjemonist serb, i cili kishte për
qëllim dëbimin dhe ç’farosjen e popullit shqiptarë nga trojet e veta etnike, që të kolonizohet me sllav nga viset
e ndryshme të Serbisë, dhe për ta
riokupue Kosovën në tërësi.
Masakra e
Mejës dhe Korenicës, ishte e ngjajshme me masakrat e Bosnjës, veqanarisht me
atë të Srebrenicës, ku kriminelët serb nën udhëheqjen e regjimit të
Millosheviqit, masakruan më shumë se 8300 burra të pa armatosur dhe të
pafajshëm musliman të Bosnjës.
Edhe pse
në Kosovë kaluan 14 vite të pasluftës, 27 Prilli i vitit 1999, në Meje dhe
Korenicë të Gjakovës, kjo ditë risjellë kujtime të tmershme, që ka kryer
fashizmi serb ndaj popullatës së pafajshme shqiptare. Në këtë masakër, përveq grupeve të ndryshme
kriminale, muarën pjesë edhe fqinjët e maskuar serbo-malazez, të cilët në këtë
ditë i ekzekutuan afro 500 civil shqiptarë të pa armatosur, që ishin pleq, gra
dhe fëmijë, ndër ta, ishin 377 burra, që
i ndanë për t’i ekzekutuar, dhe kufomat e tyre i ngarkuan në kamiona të
ndryshëm, duke i bartur dhe fshehur në varreza
të ndryshme masive nëpër Serbi dhe gjetiu.
Sa herë
që vie 27 Prilli, kujtohet kjo masakër e dhimbshme, deshte e nuk deshte,
sidomos nga familjarët e të rënëve, të
cilët presin 14 vite, bijtë dhe bijat e
veta, që Serbia nuk i kthenë
eshtrat e tyre, ashtu kujtojmë
edhe shumë masakra të tjera të dhimbshme
në tërë Kosovën, të cilët kanë të njëjtën brengë e dhimbje në shpirt, duke
kujtuar edhe qindra e mija martir të
kombit, dhe ata që ranë në vijën e parë të frontit, ballë përballë me armikun
shekullor serb, i cili nuk i kurseu as fëmijët në barkun e nënës shqiptare.
E tërë
Kosova, ashtu edhe qyteti i Gjakovës, në atë kohë ishte tërësisht i okupuar e i
rrethuar nga kriminelët e regjimit serb, ndërsa kolonat e njerëzve të afro 15 fshatrave të rrethit të Gjakovës,
të cilët kalonin përmes Mejës dhe Korenicës, në drejtim të shtetit amë, me
ç’rast ndalëshin burrat për t’i
ekzekutuar, ndërsa femrat në anën
tjetër për t’i ç’njerëzuar.
Përjetimet
e kësaj masakre janë të tmershme, që rrallë ndonjëri e ka pasë fatin të
shpëtojë nga kjo tragjedi dhe gjenocid,
e cila i preku të gjitha thellësitë e shpirtit njerëzor, ndërsa kriminelët
aspak , sepse nuk kishin ndjenja njerëzore dhe sedër fare.
Shqiptarët
u dëbuan, u burgosën, u malltertuan dhe u masakruan nga kriminaliteti dhe
regjimi serb, vetëm pse synuan të mbizotërojnë lirinë dhe demokracinë në
vendin e vet, si çdo popull që frymon i lirë në botë, sepse jeta nën robërinë
serbe, ishte jetë e robëruar, e cila e shqyente
shpirtin e njeriut dhe ekspozonte thellësitë e qenjes njerëzore.
Edhe
pse me vonesë, por ky tmerr e shqetësoj
Bashkësinë Ndërkombëtare dhe botën demokratike, me ç’rast u bashkuan dhe u
akorduan Forcat e NATO-s, në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, duke bërë
aktin më human në historinë njerëzore, për të mbrojtë nga asgjësimi një popull
të tërë dhe të pafajshëm nga agresori serb.
Edhe pse
vitët po kalojnë, kjo tragjedi e tmershme dhe të tjerat nuk mund të harrohen
lehtë, të cilat storie të tmershme dhe të rënda
kujtohen gjithmonë nga memoria e njerëzimit shqiptarë, sidomos e
familjeve dhe të afërmëve të tyre, të cilët presin me padurim, se një ditë të
afërme të kthehen eshtrat e më të dashurve dhe të prehen në tokën e vet, dhe jo
t’i mbajë peng Serbia, për përfitime të veta politike.
Në një
intervistë prof. Engjëll I. Berisha, i
cili e kishte humbur vëllanë dhe shumë anëtarë tjerë të familjes
në këtë masakër, thotë: „ Ndonëse e kemi
menduar vrasjen nga armiqtë, por kurrsesi nuk e kemi menduar zhdukjen e kufomave“ .
Martirëve
të rënë në këtë masakër, iu është ngritur
Qendra Përkujtimore e 27 Prillit, në fshatin Meje të Gjakovës, në shenjë
përkujtimi dhe respekti, e cila e muar emrin „Lëndina e Pikëllimit“ , dhe kjo Lëndinë pikëlluese, jo vetëm e këtyre
trevave të Gjakovës, por është Lëndinë
Pikëlluese e mbarë kombit shqiptarë, e cila përveq simbolit të
vet kombëtar, ajo e ka edhe simbolin e tolerancës ndërfetare, ku në këtë
vend janë të varrosur së bashku shqiptarë katolik dhe musliman, që do të thotë,
nuk ka armik që i ndanë shqiptarët, as të gjallë dhe as të vdekur, të cilët janë
gjithmonë të bashkuar në idealët e tyre.
Është
shumë e prekshme dhe jo njerëzore, që sa vite kaluan nga kjo masakër dhe shumë
masakra tjera në Kosovë, kriminelët serb janë ende të lirë e të pa arrestuar,
të cilët shëtisin ku do, ndërsa
Bashkësia Ndërkombëtare dhe
BE-ja, nuk bënë trysni të duhur ndaj Serbisë,në ndjekjen e kriminelëve dhe në
vend që t’a ndëshkojë për këto masakra
dhe forma gjenocidiale, atë e graduan me liberalizimin e vizave dhe po e
avansojnë, që së shpejti ta merr edhe statusin e kandidatit për tu futur në
gjirin e BE-së.
Përgjegjësit e kësaj masakre dhe shumë masakrave tjera në Kosovë, të cilët i murën jetët e shqiptarëve të pafajshëm, duhet t’i ndëshkojë ligji dhe drejtësia, dhe besojmë në faktin se, një ditë do t’i ndëshkojë dhe vet perëndia, për të gjitha këto të këqija.