E diele, 03.11.2024, 03:22 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Askushët e njerkës ndjekin artistin

E enjte, 25.04.2013, 07:39 PM


PESË ASKUSHËT E NJERKËS NDJEKIN ARTISTIN

NGA KALOSH ÇELIKU

Ferra bën ferra. Kurrë nuk bën mollë. Ose, kumbulla. Përmëtepër, rrush. Nuk e kam thënë unë autori i këtij shkrimi. E ka thënë, popullli. Unë, vetëm e përsërita në këtë shkrim, për aq sa t’ua përkujtoj këtë kryevepër të poppullit.

Populli është ai edhe, që më së shumti ia sheh sherrin kësaj pjelle të rrufjanëve komunistë, kopila që pasmesnate na i lanë pas porte. Një Zot e di se, me cilët u hipën në kohën e komunizmit. Që, edhe në Ditën e sotshme të na trokasin pas porte në barkun e Kalit Trojës. Turren me të katra pas shpine për një torbë taxhi. Nateditë t’i ndërsehen nga pusia Trurit shqiptar.

Dëshmitar i gjallë jam për jetën dhe veprën e një piktori të madh shqiptar, Adem Kastrati. Ferrin komunist nëpër të cilin ai kaloi si artist shqiptar. Përfitimi, kam qenë nxënës i tij në Shkollën Normale në Shkup. Edhe, e përkujtoj një shkrim kritik timin në atë kohë në gazetë: Flejnë profesorët, flejnë nxënësit, flejnë aktivitetet e lira. Profesori shkrimin nuk e priti me duartrokitje. Megjithatë, nuk mu hakmorr si nxënës me “ndëshkime pedagogjike”. Momente, kur e pashë në vepër artistin se, vërtetë ishte i Madh. Malli më ka marrë sot për kalibrin e nivelit të tij pedagogjik në arsim. Dihet, nuk ka qenë i vetëmi veteran i arsimit. Trimi i mirë me shumë shokë. Thotë, populli. Pemë që sot, dhanë fruta. Rrënjë të thella kanë shti në çdo qytet shqiptar.

Profesorin dhe piktorin e madh shqiptar Adem Kastratin do ta njoh më së miri pas studimeve. Edhe atë, në vitet e tetëdhjeta, pas kthimit tim nga Prishtina, kur gjithë kohën e lirë do ta kaloj me të dhe disa miq të penës kokë më kokë në Teatrin e “pakicave kombëtare”, në Shkup. Tek tashti e shoh se, edhe pse unë katër vjet me radhë e kisha pasur profesor të artit figurativ, nuk kisha ditur asgjë rreth problemeve të tij jetësore dhe artistike si veteran i arsimit dhe patriot shqiptar. Kurrë, gjatë orëve të mësimit problemet e tij, nuk i kishte shprehur para nesh, në mesin e shkollës. Gjithmonë, i buzëqeshur plot vullnet për punë me atë thënien e Naim Frashërit: Natën ta bëjmë ditë.

Tashti, pas kaq viteve e shoh Natën dhe Ditën e piktorit të madh shqiptar. Artistit, që me brushë në dorë i kishte vënë gjoksin para kohës qorre. Njerkës me pashterkë të kuqe, që në mesin tonë shqiptar gjuante me qerre “nacionalistë dhe irredentistë”. Burri, që kurrë nuk u ankua për gjendjen e tij materiale e artistike si i pabarabartë me “vëllezërit” maqedonas me honorare e atele shtetërore, kur ky nuk kishte as çati mbi kokë duke krijuar e jetuar në një podrum, herë pas here duke e vërshuar uji i shiut rrebesh. Dhe, në stinën e vjeshtës nga podrumi ia nxirrte pikturat si anije pa vela rrugëve të Shkupit për në Ekspozitën figurative të Vjeshtës nën “përkujdesjen” e fenomeneve natyrore. E them këtë se, kohën e fundit nga “dekoratat e luftës” më ka ardhë deri në fyt: rrufjanët nderohen dhe shpërblehen me çmime të majme letrare e  pensione - shpërblime republikane për “merita artistike”, gjoja për vlera të arrira kulturore.

Edhe sot, më kujtohet kur në Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptar e solli pikturën e Pjetër Pogdanit (1999), të një formati të madh sa që na e zuri plotësisht një anë të murit. Gjendjen tonë materiale në të cilën na gjeti papritmas si shkrimtarë. Momente ato, kur kultura shqiptare ndiqej si shtrigë dhe mezi prisnin ta dënonin në turrën e druve. Dorën në zemër, ishte bashkëluftëtari ynë në çdo pusi krah për krahu në luftë. Bashkëpuntor i rrgulltë i Zekthit, kopertinës dhe karikaturave të librit me satira: Kali i Trojës nëpër Bit – Pazar (1994) me pseudonimin e tij letrar, Cun Geli. Përmëtepër, dora e tij e piktorit i gëlqerosi pa asnjfarë shpërblimi material edhe zyrat e Lidhjes së Shkrimtraëve Shqiptar.

Adem Kastrati nuk ishte vetëm piktor, por edhe publicist dhe dramaturg. Tjetër punë është ajo se, dramat e tija nuk arritën gjatë asaj kohe të vihen në skenë, shkaku se: të punësuarit në atë Teatër ishin edhe aktorë, edhe drejtorë, edhe regjisorë, edhe shkrimtarë. Pazarin kulturor e bënin në mesin familjar, miqësor, klanor e partiak. Kastrati, ishte njohës i mirë i folklorit shqiptar. Fshikullues i rrept i anëve negative përmes shkrimeve dhe karikaturave, që herë pas here publikoheshin te Zekthi, revistë për humor dhe satirë që, del kur t’i teket, në Shkup. Halë në sy e bërllokut komunist e fetar fundamentalist dhe policisë letrare nateditë në pritë pas porte.

Piktori i madh shqiptar, profesori dhe miku im besnik i Luftës me penë, një ditë iku papritmas nga mesi ynë para syve të pikturave, fluturoi në qiell mes yjeve. Përsëgjalli, përveç pikturave, disa dramave dhe karikaturave, ai na e la amenet për botim edhe një ditar (Fadil Currit). Ditar të cilin shkrimtari Fadil Curri do të marrë guximin edhe ta botojë si libër. Amaneti, është amenet. Pa sikur, edhe ai të kushtoj me kokë.

Vite më vonë, pas arratisjes të piktorit të madh dhe mikut tonë në amshim, Fadil Curri do të ma dorëzojë për botim Ditarin e profesorit. E pranova, pa hamendje. Nuk prish punë, i thashë Fadil Currit, ende pa e lexuar Ditarin, e di hiç pa e lexuar se çka përmbanë mes atyre dy kapakëve. Nuk ka rëndësi, e pranoj rrezikun se me të cilët kemi punë policore letrare. Kopilat, që përpiqen me denoncime gjygjsore të na e mbyllin gojën. Përveç shpërblimeve policore të asaj kohe, me këmbëngulje kërkojnë edhe dëmshprëblime materiale. Lotët u shkojnë rrëke për një krah kashtë në grazhd. Edhe atë, nuk janë pak, pesë askushë me emra e mbiemra. Pjellë komuniste e shëtitur me vende pune e poste politike. Fatkeqësisht, edhe pas arratisjes në amshim e ndejkin Piktorin. E akuzojnë në gjygj si delezeza të nënkryera mes Kopesë me zgjebe, gjoja për “shpifje dhe ofendime” publike për ditarin e tij autobiografik. Ditë kjo, kur Piktori jeton në mesin e luleve, vazhdon luftën me kulturofagët.

Libri Ashtu mendonte, fliste dhe shkruante Adem Kastarti (Asdreni, Shkup - 2009) më në fund doli në dritë. Vërtetë, një dëshmi interesante policore e Piktorit. Cili më mirë se ai e njihte frymëmarrjen e popullit shqiptar?! Pak veta mund t’i vuanin, luftonin dhe përballonin gjithë ato përndjekje të papara policore deri më sot, përveç Adem Kastratit?! Profesori, nuk i kishte përqafuar shpërblimet e atëhershme komuniste: honoraret e majme, çmimet shtetërore dhe rahatinë artistike, po luftën me brushë në dorë.

Luftë, të cilën do ta vazhdojë me miqtë e tij besnik edhe përtej varrit. Pamarrë parasush pasojat, sulmet dhe kërcnimet edhe me gjygj. Pjella komuniste, edhe sot mbi si gëlbaza në çdo vend moçalik, pranë kënetave. Rrënjët përpiqet t’i lëshojë edhe në lëmë, përpara Shtëpisë. Përderisa, dikur kërcnoheshte me UDBA jugosllave, sot kërcnohet me gjygjin. Dëmshpërblim kërkon për plehërat e familjeve të tyre rrufjane, që në atë kohë shumë vetë i kanë marrë më qafë. Edhe pse, e di se kjo farë hithe vendin e ka pas Shtëpisë, në hale. Nuk prish punë, jemi mësuar me ferrat dhe haletë shqiptare. Portën edhe këtyre fundrrinave rrufjane ua kemi hapur krah më krah, i presim në çdo kohë.

Shqiptarët, gjithmonë përveç sëpatës pas dere e kanë varë edhe një kizë për pastrimin e oborrit nga ferrat përpara Shtëpisë…

Shtojcë

Karikatura të huazuara nga libri me satira: Kali i Trojës nëpër Bit - Pazar (Shkup, 1994), ballinën e të cilit dhe karikaturat i ka punuar Cun Geli (Adem Kastarti).

 

Adem Kastrati

 

Kërcnime policore për t’ia mbyllur gojën Shkrimtarit.

 

Rrufjani me kokat shqiptare në shpinë.

 

Haxhi deputeti me tespihe kuqezi para këmbëve të hoxhës.

 

“Lufta” për Kalanë Dardane dhe Dudumi në foltore.

 

“Patriotët kuqezi” bëjnë “politikë madhore” kokë më kokë në çajtore…



(Vota: 201 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora