Mendime
Kolec Traboini: Standartit t'i hiqen brakeshat
E enjte, 25.04.2013, 06:57 PM
STANDARTIT
T’I HIQEN BRAKESHAT
- E
dëgjova me vëmendje një intervistë të
akademikut Rexhep Qosja që foli ma së shumti për politikën. U torturua
profesori nga Prishtina duke dashtë me
kenë elokuent në standartin e Kostallarit. Punë e lodhshme gjithsesi, e
panatyrshme e megjithë respektin që
ruaj për profesor Qosen më krijoi një
shije jo të mirë në koloritin gjuhësor, sepse profesori nuk
Nga KOLEC TRABOINI
Në
shkrimin, me titull “Të ribotohen “Rregullat e drejtshkrimit” të
përmirësuara”, botuar në “Gazeta
shqiptare” me 18 prill, Prof. Gjovalin Shkurtaj parashtron idetë e tij në
jehonë të këtij kaosi ku jemi në fushë të gjuhësisë dhe të përpjekjeve pa
sukses të gjuhëtarëve dhe akademikëve për t’i vënë Standartit ca paterica të
drunjta. Punë e lodhshme kjo dhe pa dobi.
Ma shumë po duket si një luftë humbëse që edhe më tej Standarti të
përdoret si mjet përçarës e mbisundues i
një dialekti mbi një tjetër edhe pas dy dekada të çlirimit prej totalitarizmit
e imponimit të dhunshëm si në çdo fushë të jetës edhe atë të gjuhës.
Nuk ka një mendje vërtet të kthjelltë e të shpëtuar prej hijeve të së kaluarës
që të mos e kuptojë që vendosja e toskërishtes në bazë të Standartit është bërë
prej dyshes Hoxha-Shehu dhe marionetave të tyre Kostallarë e kompani, e për të
kuptuar këtë na vjen në ndihmë një studiues i madh, i dënuar dy herë dhe tërë
jetën burgjeve të diktaturës. Kisha me thanë se a po i kujtohet emri i Nikollë
Dakës prof. Gjovalin Shkurtit? Gjithë titujt që marrin profesorati i sotëm
përpara fushës së dijevë të Nikollë Dakës, po duken qesharake. E tash kurrkush
nuk po e kujton. Nikollë Daka ka shkruar bash atëherë kur mblidhej Kuvendi i
Drejtshkrimit duke theksue se po bahej një krim e përçudni me dialektin gegë.
Pra ja që paska patur opozitë që sado të heshtur e të shtypur të kenë qënë, i
kanë dalë kundra ende pa u imponue këtij Standarti. Por pse bëjmë kinse nuk i
dëgjojmë ende sot e kësaj dite zërat e tyre kundërshtues.
Ndaj
qëndrimit të profesor Gjovalinit që rreh më shumë nga pozicioni i gjuhëtarëve
konservatorë me prejardhje prej trevës
ku e kishte terrenin
korparmata(lexo çetat) e Hysni Kapos, do t’i thosha se le ta bëjnë të tjerët
avokaturën e asaj ngrehine, por jo ti i nderuar profesor Shkurtaj. Aq ma tepër
që ai Standart nuk mund të përmirësohet
duke u mballosur me do arna të vjetra nga rekuizitat e vjetra të gjuhësisë
politike, por do parë më shumë kujdes baza në të cilën është ngritur. Kryekreje
do pranuar se gegnishtja është parë ligsht. Gegnishta ka qënë si Hirushja e
përrallës të cilën e fshihte shtriga për të mos dalë në pah bukuria e vajzës se
hirit. Nuk e di si e pse, por profesorin
Shkurtaj, që ështe verior, jemi prej të njëjtës malësi, unë e shihja me shumë
shpresë si një faktor për të sjellë një frymë konstruktive për të hapur
arkapijat e gjuhësisë, duke ndikuar tek gjuhëtarët e Enver Hoxhës që t’i heqin
brakeshat Standartit. Përkundrazi profesor Shkurtaj në disa artikuj një pas
një, po shfaqet jo thjesht i përmbajtur, po kisha me thanë krejt i frikësuem
nëse i hapet rruga gegnishtes.
Mendoj se
profesor Shkurtaj duhet të jetë më solid në mbrojtjen e të vërtetave gjuhësore
gjithhapsinore sepse vjen prej trevës sonë të gegnishtes dhe e njeh bukurinë e
saj, por ia di vlerat edhe pasurisë së
të folmeve të diasporës. Të mbrojë kauzën e hapjes së Standartit të kalçifikuar
me prurje të reja. Duke prekur këtë problem
profesor Shkurtaj thekson: “Sigurisht,
edhe ajo që vjen prej dialekteve, kur pranohet në standard duhet t'u përshtatet
rregullave të drejtshkrimit të njësuar.” – Bukur profesor, ngado që ta
sjellësh elokuente kjo shprehje, por si do t’i përshtatet gegnishtja e Buzukut,
Bardhit, Budit, Fishtës, Mjedës, Migjenit, Camajt, Zorbës toskërishtes, pra të
shkojë si delja në shtrungë. Nuk është kaq e thjeshtë. Si mund të futet një
kreshnik në djep. Eshtë edhe disi tejet vonë për t’ia kthyer në llastik
shtyllën kurrizore Gegnishtes Letrare e për ta rrasur në ndonjë sënduk. Dhe
çelësin e sëndukut ta mbajnë kostallarianët. Nuk është e qartë pra se kush prej
dialekteve a të folmeve, duhet t’i përshtatet rregullave të drejtshkrimit,
toskërishtja apo gegnishtja sepse përzgjedhja është thjesht një toskërishte
letrare dhe është quajtur paradoksalisht, por edhe me në mënyrë diabolike
Standart.
Përtej
kësaj, kush po punon që të mos shuhet ajo pasuri gjuhësore e gegnishtes
letrare? Askush. Madje qëllimisht i lihet kohës që Standarti të quhet punë e
kryeme e 70 përqind e shqiptarëve, po citoj Primo Shllakun, të na shfaqen me
një të folme qesharake në përpjekje titanike për të theksuar toskërishten që si
sapuni për djathë na shitet për Standart mbarkombëtar.
E dëgjova
me vëmendje një intervistë të akademikut
Rexhep Qosja që foli ma së shumti për politikën. U torturua profesori nga
Prishtina duke dashtë me kenë elokuent
në standartin e Kostallarit. Punë e lodhshme gjithsesi, e panatyrshme e
megjithë respektin që ruaj për profesor Qosen më krijoi një shije jo të
mirë në koloritin gjuhësor, sepse profesori nuk
Shtrohet
edhe çështja se ku do t’i gjejnë krijuesit të lindur në Gegni morinë e fjalëve karakteristike gegnishte, që
mund të jenë në sasi po aq sa ato toske e besa ma shumë në trojet shqiptare,
kur nuk botohet asnjë fjalor i Gegnishtes Letrare dhe as në FGJSH. Nuk futen
veç me përjashtime sa thue që ma shumë gjen turqizma dhe sllavizma sesa fjalë
me burim prej gegnishtes. Eshtë normalitet apo çmenduri që po lihet të shkojë
dam gjithë kjo pasuri e madhe gjuhësore kombëtare. Kemi njëzet vjet që kërkojmë
një fjalor të Gegnishtes Letrare e nuk po e gjejmë. Thonë është botuar një
fjalor i Dom Nikollë Gazullit, por nuk gjendet kurrkund. Mos vallë ata që
mbrojnë Standartin e mbledhin dhe e djegin duke të kujtuar inkuzicionet ndaj
mendimtareve të mëdhenj? Shih pra koicidencat, gjuhëtari i madh Dom Nikollë
Gazulli është pushkatue bash prej atij që u ba edhe babë edhe kumbar i
Kongresit të Drejtshkrimit.
Me letërsinë gege ka fillue jetën e vet të shkrueme gjuha shqipe apo po e harrojmë Buzukun gegë e po shpikin ndonjë Buzuk toskë?! Ti themi gjërat siç janë e larg sofizmave. Standarti është thjeshtë toskërisht e gjasat, siç po duket bathët, janë që përdhunshëm edhe me tej ky Standart i standartizuem kështu do të mbetet, mollë sherri si gjithçka tjetër e sajuar mbrapsht në këtë Shqipërinë tonë, e kjo nëse nuk do të dimë se si ta rikonstrukturojmë shtëpinë e gjuhës në atë mënyrë që të jetë e natyrshme e jo imponuese e me heq dorë një herë e mirë prej qëndrimit të fanatizuar. Më vjen vërtet keq, por jam i detyruar të them se megjithë respektin për profesor Gjovalin Shkurtaj, edhe si malësor, bij të xhubletës që jemi - siç më shkruan në një letër, jam i detyruar të them me bindje të plotë se: këtij soj Standarti ku gegnishtja gjendet e përjashtueme nuk i bën punë asnjë lloj viagre. Eshtë punë e kryeme. Në mos sot nesër do t’i bien kambanat. Amen!