Mendime
Shahin Ibrahimi: Dinjiteti ruhet
E merkure, 24.04.2013, 08:55 PM
Dinjiteti
ruhet
Nga Shahin Ibrahimi
Dola i
mërzitur nga shtëpia nën rrezet e nxehta të diellit përvëlues të muajit gusht
jo për plazh, por më tepër për tu qetësuar. Doja të pija një kafe dhe mos
takoja ndonjë të njohur sa të shtyja disa orë të atij mëngjezi. Rrugica e
lagjes ishte e zhurmëshme si e diel që ishte. Lëviznin shumë njerëz, të shumtë
ishin kosovarë që kishin ardhur për pushime dhe ishin strehuar në lagje si
turista.Po ecja ngadalë kokë ulur ashtu kot, por shikoja shpesh rrotull se mos
ndeshesha me ndonjërin nga komshitë. Pa parë se kush mund të ishte mbrënda në
lokal u ula në një tavolinë jashtë në hije të tendës, të freskohesha nga ajo
pak erë që frynte nga plepat që ishin pranë lokalit. Porosita një kafe. Në
rrugë, kalonin të njohur që shkonin në plash. Një pjesë më ftonin të shkoja me
ta, por unë ju rrefuzoja duke ju thënë se po prisja një shok. Bile njëri ndaloi
për të bërë edhe një lojë shah, gjë që unë ja rrefuzova. Nxora telefonin dhe
ftova një shok për kafe mbasi dhe ai ishte i lirë, se e kish pushim. Në krye të
rrugës ishin disa fëmijë të lagjes që po loznin e qeshnin me njëri tjetrin,
ndërsa para tyre po ecte një fshatar me një gomar për dore që shiste fiq dhe
domate. Fëmijët iu afruan atij me preteks se do blenin fiq dhe nisën ta
ngacmonin me fjalë të kota, por po e bezdisnin shumë, sa u desh ndërhyrja e një
të rrituri të lagjes që ta linin rehat dhe të largoheshin. Fshatari ju kishte
dhënë disa kokrra fiq disave. Ndaloi në kryqëzim të rrugës përballë lokalit në
pritje për ndonjë blerës. Fresku i mëngjezit ja la rradhën vapës përvëluese të
rrezeve të diellit, mbasi erë nuk kishte fare. Temperatura ishte rreth tridhjet
e tetë gradë. Po e shikoja me vëmëndje atë fshatar që shiste prodhimin e mundit
të tij në mes të vapës dhe djersët që i rridhnin pik-pik nga balli, këmishën e
kishte të njomur, sikur e kishte lagur me ujë. Qëndroi ashtu rreth në çerek ore
ulur dhe pastsj u ngrit. Afroi kafshën pranë lokalit e lidhi tek plepi dhe
erdhi për një kafe. Ende se kish rrufitur kafenë deri më fund, kur fëmijët u
afruan sërish. E kuptova pse lëvizi dhe i thashë hajde ulu e pimë kafen bashkë
se nuk do të ngacmojnë fëmijët. Fshatari lëvizi i shqetësuar, por ai vetëm sa
më hodhi një vështrim por nuk u bind. — Rri i qetë se nuk do të ngacmojnë ata i
thashë unë përsëri. Më dëgjoi dhe u ul duke marrë frymë thellë, ishte lodhur
dhe nga vapa. Nxori shaminë që e kishte të pastër dhe të hekurosur, fshiu duart
dhe ballin e futi në xhep, dhe më përshëndeti me dorë në zemër. Ja ktheva
përshëndetjen i zgjata dorën dhe e pyeta si je. Mirë më tha por sytë i kishte
akoma nga fëmijët, ata kaluan këtë rradhë pa e ngacmuar kafshën. Ai mori frymë
thellë dhe u qetësua. E ftova në tavolinë se mu dhims, kur e pashë të
djerësitur e të lodhur, por më tepër se duke e parë me mua në tavolinë, fëmijët
nuk do ta ngacmonin se i njihja. Ishin fëmijtë e shokëve të mi. E mora vesh që
je i lagjes nga mënyra si kaluan fëmijët këtu, dhe të folën gjithë rrespekt.
- Po i
thashë unë nga kjo lagje jam. Këtu banoj kam shumë kohë. Kamarjeri i solli
kafen me gjithë një gotë ujë të cilën e ktheu me një frymë i etur. Futi dorën
në xhep dhe i tha kamarierit, sa bëjnë dy kafe? Unë i bëra me shënjë se ishin
të paguara, Atij i kaloi në fytyrë një ndjenjë mirënjohje.
–Faleminderit
dhe për të mira, ti kesh mirë fëmijët dhe të jesh me nder e namuz.E pyeta nga
ishte më shumë për të hapur bisedën.
- Jam nga fshati Maskuri tha, dhe zgjati dorën nga lindja është rreth dy orë që këtu. E di ku është i thash unë. Si origjinë jemi nga fshatrat e Rrogozhinës por unë kam lindur në Maskuri. Gjyshi im ka ardhur në Maskuri. Iku nga fshati për punë sherri. Fliste i mërzitur, ndoshta nga lodhja. Dukej që ishte i pa kënaqur me veten dhe në përgjithësi. Ishte i martuar kishte katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë, dhe nënën rreth të tetdhjetave që duhen ushqyer dhe kuruar. Nga mënyra se si fliste dhe si i rëndiste fjalët kuptova se ishte i civilizuar dhe i dalë në shoqëri jo fshatar i rëndomtë. Folëm gjëra të përgjithshme më tepër rreth ekonomisë familjare, dhe probleme të fahatit. Kam mbaruar universitetin në degën e ekonomisë tha si me droje, kam punuar si llogaritar në koperativën e fshatit tim, më pas në një kantier ndërtimi në metalurgji, por erdhi demokracia dhe na la pa punë. I detyruar më pas emigrova rreth dymbëdhjetë vjet në Greqi kam rreth katër vjet që kam ardhur. Më detyroi mosha dhe fëmijët që u rritën. Tani duhet tju qëndrojsh më afër. Martova dy vajzat e mëdha, e vogla mbaroi për mësuese në Elbasan por, s`po i gjej punë, ka një vit në shtëpi. Djali mbaroi të mesmen dhe është pa punë, më ndihmon pak por, nuk e ka punën e bujqësisë me qejf, si gjithë të rinjtë e sotshëm. Në bisedë erdhi dhe një shoku im që u ul dhe po ndëgjonte. Qante hallin e tij. Mu dhims me gjithë shpirt, fliste dhe mbante kokën ulur, si i zënë në faj. Fytyra e atij burri shprehte keqardhjen se fëmijët gati u rritën jetim kur ishte në Greqi. Tani nuk kishte miq e shok, as për të rregulluar me punë vajzën që kishte mbaruar të lartën. Ai për vete i kishte humbur shpresat për ndonjë punë. Shprehte habinë që dhe ata me shkollë të lartë ekonomike nuk kanë punë, lëri degët e tjera thoshte dhe rrinte i menduar. Edhe mua më preku rrëfimi i tij.Desha ti jepja kurajo, se ishte vetë sistemi kapitalist që nuk të pyet kush je, por se ç`njerëz ke dhe sa mundësi të ipet për të çarë në jetë. I tregova shumë raste si ai me shkollë të lartë kisha dhe në lagje dhe në shoqërinë time që tani janë pa punë. Mmirren me tregëti apo në ndonjë profesion ndërtimi nga halli. Po më tha edhe ai, kisha dhe në Greqi njerës si thua ti, të tillë me shkollë të lartë dhe diplomë, e punonin në bujqësi apo në ndërtim. Kohë dreqi. Ske ç`bën. Pastaj bashkë biseduesi më tha se, dëshironte të niste djalin në Itali tek kunati, por nuk njihte njeri që ta çonte, apo ta mirrte përsipër këtë gjë. Do jap gjithë kursimet që kam vetëm ti rregulloj të ardhmen djalit thoshte ai, se këtu nuk ka prespektiv për ndonjë punë aq më tepër ne që jemi në fshat. Bishti i lopës dhe bujqësia vetëm ndihmojnë ekonominë në shtëpi tonë tha ai, por nuk mbahet shtëpia me to. Ai po më qante hallin duke folur fjalë zemre, por unë po mendoja për të dhe, nuk e ndëgjoja fare se çfarë thoshte. Mendoja po kur ishte vetëm në shtëpi, apo në arë çfar mendon i ziu. U përhumba në mendime më keq se ai. Më tha që kur ishte në punë në koperatvë kishte bërë shum ndere, dhe sot po ata, nuk më flasin më me gojë, bile më përgojojnë pse dal e shes me gomar mallin që, e prodhoj vetë në arën time. E ndërprisja duke i dhënë të drejtë e, duke i thënë që njerëzit kanë ndryshuar dhe sot të vlerësojnë vetëm nga paraja dhe nderet që mund tju bëjsh, ose tju shtrojsh tavolina apo tju japësh lekë për nderet që ju kërkon. Kemi dy të njohur në Tiranë vazhdoi ai monologun e tij po s`të mbarojnë punë, as për vdekje nuk na vinë më, jo të më mbarojnë hall. Gati sa nuk qante nga marazi e nga sikleti që kish. E kuptova që ishte njeri me sedër dhe i ndershëm. Donte të tregonte gjithçka por heshti. Mu dhims dhe më erdhi keq për pa fuqinë time për ta ndihmuar. Mbasi e ndju veten të çlodhur, pa orën, fshiu prap ballin nga djersa dhe kërkoj leje, më tha shumë falemi nderit për ftesën në tavolinë dhe për kafen. Më mbushi një qese me rreth dy tre kile fiq dhe na i la në tavolinë dhe u largua duke thënë ju bëfshin mirë, hallall. Nuk pranoi në asnjë mënyrë lekët që i afruam ne, u largua duke ngritur dorën dhe në fund të rrugës. Njeri i mirë më tha shoku, fliste sinqerisht dhe ç`i ndjente shpirti. Po i thashë unë ishte me shkollë të lartë dhe ka punuar rreth dymbëdhjetë vjet si llogaritar në koperativë dhe në metalurgji. Por demokracia e la pa punë. E megjithatë tha shoku im, ai nuk përdori fjalë banale, dhe nuk fyu asnjë politikan, siç është bërë zakon tek shumë njerëz. Unë s`fola. Ndoqa me shikim siluetën e tij tek zhdukej mbas një kthese, dhe rrufita dhe pikën e fundit të filxhanit të kafesë.