Mendime
Kol Shkodrani: Veshi diplomatik
E diele, 28.04.2013, 03:58 PM
VESHI DIPLOMATIK
Tërë politika dhe
media shqiptare nuk ka punë tjetër në këto ditë veç të merret me veshin e diplomatit Ceka i ri 37, që nga pozita e
ekstremistit islamik i është përveshur edhe Papës.
Nga KOL SHKODRANI
Pse ta
fsheh, nuk më pelqeu fare letra e diplomatit Neritan Cekës si ankim qaraman për
çfarë kish ngjarë në Vienë mes të birit, diplomat edhe ky - si të ish
diplomacia pronë familjare, dhe kreut të
opozitës shqiptare, ndaj duke pirë kafe ia shpreha këtë mendim një ish të
njohurit tim që rreh nga qëndra, por i pëlqen loja me lugë në të dy krahët. Një
lloj diplomacia e çpifur edhe kjo në kohën tonë kur njerëzit e politikës apo
dhe deputetët janë bërë hidh e prit si top futbolli.
Ai më pa
me një vështrim dyshues e më tha: -
“Shiko, se unë ta di mendjen ty. Gricesh me të gjithë. Se mos shkruash
ndonjë gjë, se ai është burrë i mirë”.
Nuk
ndenja pa ia kthyer. E di që është burrë i mirë kyetari i partisë me dy anëtarë
e të dy në kolltuk të qeverisë, Neritan Ceka- i thashë. Madje e kam ditë që
është burrë i mirë që në kohën e diktaturës. E që të jemi krejt të drejtë edhe
kur rrimë shtrembër, ai asokohe ka qënë burrë më i mirë sesa është sot. Madje
më i mirë sesa kur diktatura ishte në gremisje e ai doli para popullit, një
ditë pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, për t’i qetësuar gjakrat e ndezura
të njerëzve që donin të shporrnin tiraninë. Miku im po më dëgjonte dhe nuk po i besonte veshëve. Por
unë vazhdova me timen e ai në daç të dëgjonte e në daç jo, por kisha vendosur
t’i thoshja atë çfarë nuk po e mbaja dot
më, sepse me këta politikanët na ka ardhur tek hunda. Janë bërë të neveritshëm.
Na kanë bërë të qeshë bota me ne, të dukemi si majmunët në kopshtin zologjik,
ndaj vazhdova:
Shumë
krenar na qënka baba për atë farë djali 37 vjeçar që ja kanë kapur
për veshësh si të ishte një fëmijë mistrec, që shteti shqiptar e paguan dhe ai dërdëllit
"diplomatikisht" si ekstremist islamik madje edhe kundër Papës së
Romës. Të vjen vërtet për të qeshur se si paska ai ekstremist islamik fanatik
edhe damar Migjeni, e gjysma e figurave kombëtare të historisë, siç përpiqet ta mbrojë dëshprimisht
babai...ku mburret për fisin dhe përmënd një ngjarje në të cilën unë kam qënë i
pranishëm dhe e verteta ka qënë pak
ndryshe. Për atë ngjarje ai ka marrë vlërësime mbase nga kasta në pushtet
Hekuran Isai e Simon Stefani, figura të urryera të asaj kohe, por njerëzit e
pranishëm asnjë nuk e ka miratuar
qëndrimin e Cekes baba, më 21 shkurt
1991 përpara Hotel Dajtit kur mijëra demostrues, dhe unë midis tyre, ishim gati
të sulmonim Bllokun e udhëheqjes komuniste, disa edhe me shishe me benzinë,
bomba molotov, por Ushtria e Garda nxorrën tanket. Pas tankeve Partia nxorri
edhe Neritan Cekën që mbi një makinë tha fjalë për fjalë: "Qetësohuni , shkoni
në shtëpi, se shokun Ramiz e kemi shëndoshë e mire". E kishte fjalën për
diktatorin për të cilin rinia thërriste “O Ramiz, o gomar do të varim në
litar!”. Ndaj kur e dëgjuam këtë zëdhënësin e Partisë (se ku e gjeti mikrofonin
ai mes demostratës, ja
...E
kështu demokracia solli në krye apologjetë e komunizmit lyer si vezë pashke
ngjyra ngjyra që për dy dekada aspak nuk kanë ndryshuar. Ia kanë hipur popullit
në zverk dhe tallin menderen nëpër zyra diplomatike dhe kudo ku ka pushtet e
para. Dhe popullin e konsiderojnë si hajvanin...dhe ush, ush, ush o Popull!
Kur e mbarova rrëfimin tim, bashbiseduesi ishte zhdukur. Me siguri për t’i çuar fjalët e mia tek Aleanca e Leshit Demokratik. Sepse si dje në diktaturë edhe sot në këtë m...demokraci që ta çpif, të gjitha i di Partia!