Mendime
Selim Nëngurra: Një shqipe mbi krye
E diele, 05.05.2013, 03:59 PM
Një
shqipe mbi krye
-Poezi nga Selim Nëngurra-
ATDHEUT
Prej
vitesh nuk i shoh malet e tua
Nuk
shijoj ujin e akullt të Gurrave të Bardha
As nuk
ngjitem në majet e shkrepave të pamposhtuna
Por
kujtimi asht i gjallë sikurse në rininë time.
Kur
gëzoja çdo verë, vetmitë e patrazueme,
Në
shkelqimin e hapsinave të paana.
Gjatë
buçimes së furtunave
I
mbrojtun nga shpellat
Dhe
mendoj të të due me dashuni birnore
Atdheu im
i bukur Dardani-Shqipni.
Në pragun
e perëndimit të jetës
Kam
detyrë Hyjnore të të falemnderoj
Përseri
tash permes qiellit të Europës
Mikpritjes
e ndihmës së pakursyeme
Në emen
të ligjeve shumë të vjetra
Si dhe të
fateve Tua
Në
perëndim të jetës
Të thur
lavde si gjithmonë
Tokë
At-Dhe i dashtun
Sikur në
vitet e mia ma të bukura
O Zot u
baftë Shqipnia Parajsë
Dardania
Filial i sajë
Midis
Adriatikut dhe Jonit
Ta ripertrijmë ILIRINË.
DARDANISË HYJNORE
Tokë e Ilirisë
e rimëkambun
Që
dëshmon shumë dashni
Për të
restaurue lavdinë
Lashtësinë
stërgjyshore
Të
stolisesh si nuse me duvak
Bash si
Zanë
Sypatrembun
dhe e bukur
Rrethue
me kulqedra e lugeten
Tokë
hyjnore e shejtë
Që u
sherbeve pakursim
Studjuesve
e pushtuesve
Të mbarë
botës
Me hiret
e tua
Pasunitë
e tua shpirtnore
Që nuk
shterrin kurr
Ti që
linde e rrite
Trima e
kolos të vërtetë
Të artit
e të luftës
Per LIRI
e zhvillim
Kulturë e
traditë
Vendlindja
e Bogdanit,
Dhe e
Rugovës Hyjnor
Nji epope
e tanë legjendare
Vargan
vlerash shpetimtarë
I yti gjak i paster Dardan-Shqiptarë.
BABËS TIM
Pervjetori
yt asht sot,
S`di i lindjes apo ikjes tande
Në boten
e amshueme
Ku tash
19 vite pushon shpirti Yt
Babë i
dashtun
Ta dish
se shumë më mungon.
Si
asnjihere as andër nuk të shoh
Due ti
shoh rrudhat e ballit
Ata
mustak të bukur stoli
Burrash
kreshnik
Se qebesa
i tillë ishe ti .
Baba im i
mirë
Të kerkoj
due të shoh,
Dhe ani,
më qorto ,
Më shaj
po deshte
Por në
fund më perqafo.
Më ka
marr malli
Për netët
e gjata
Dimnore
pranë stufës
E
perjashta era perplas
Borën
dritareve të odës
Ti me atë
pamjen tande
Kreshnike,
Hyjnore per mue .
Se ishe
baba im
Më
tregoje historitë
Që unë
nuk i dija
Por i
mësova dhe mbaj mend
Andaj
edhe varrin ta rregullova
Ashtu si
deshte Ti,
Ta hoqa
at hanxhar * 1).
Që padije
ta kishte vu injoranca
Te Kryet
, Lapidar
Në vend
të hanxharit sot ke
Nji
shqipe mbi krye
Se per ty unë jam krenar.
*1. Vëllau im Ibrahimi nga Gjermania pat dergue
paratë te disa miq bashkfshatar per të ja rregullue varrin Babës.
Ata tue
mendue se po bajnë mirë i rregullojnë Lapidarin dhe si shtyllë mbajtëse e ti
vendosin nji minare xhamije.
Kjo më ka mundue me vite dhe në veren 2012 ja hoqa at minare dhe vendosa nji lapidar të thjeshtë mermeri ku asht e gravueme nji SHQIPE.