Mendime
Kimete Berisha: Ku i ke ushtarët, Tahir Zemaj?
E diele, 05.05.2013, 11:32 AM
Ku i ke
ushtarët, Tahir Zemaj?
Nga Kimete Berisha
Shumicës
së mediave u erdh marre ta komentojnë profilizimin kriminal që ia bëri Tahir
Zemajt. Shumë prej atyre që e paguajnë Adem Demaçin i kanë duart me gjak deri
në bërryl. Dhe, gjakun nga duart e tyre “Heroi” nuk e sheh. Por, “sheh” vetëm
çfarë e “porosisn” SHIK-u. Presidenca që e ka dekoruar Tahir Zemajn heshti.
Akademia dhe akademikët heshtën. Organizatat e Luftës heshtën. Edhe familja e
tij, miqtë e tij, shokët e shoqet, ish ushtarët e tij heshtën.
E çka
duhet të mendoj unë tash? Pasi që e pashë me sytë e mi në TV, dhe e dëgjova
Adem Demaçin kur tha “Tahir Zemaj ishte një lider droge”.
Me këtë
“zbulim” Demaçi iu drejtua Presidentes, e këshilloi Presidenten që të ketë
kujdes se kë e dekoron me tituj nderi. E Presidentja, që i dekoron për
kontribut për pavarësi edhe këngëtarët e kafeneve që tërë jetën kanë kënduar
për dashurinë arshike apo erotike, m’u duk që buzëqeshi. Një grup meshkujsh në
sallë u ngritën në këmbë nga gëzimi u ekzaltuan kur e dëgjuan Adem Demaçin që
po e përbaltte pamëshirshëm dhe në mënyrën më sadiste Tahir Zemajn. Meshkujt
duartrokitën fort.
Në këmbë
u ngrita edhe unë në dhomën time. Në këmbë më ngriti habia. Kurrë s’do të ma
kishte marrë mendja që një burrë plak, të cilin Kosova e quan Hero për një
moment do të mund të më dukej i rrezikshëm si "vrasës".
E kishte
zgjedhur vendin dhe çastin. Në sallën ku po përkujtohej një Hero tjetër i
Kosovës. Fytyra i shkëlqente Adem Demaçit, unë e pashë një ndjenjë kënaqësie
perverse në fytyrën e tij. Sikur fitoi. Me kë po lufton Adem Demaçi? Luftën e
kujt po e lufton? Shumicës së mediave u erdh marre ta komentojnë profilizimin
kriminal që ia bëri Tahir Zemajt. Shumë prej atyre që e paguajnë Adem Demaçin i
kanë duart me gjak deri në bërryl. Dhe, gjakun nga duart e tyre “Heroi” nuk e
sheh. Por, “sheh” vetëm çfarë e “porosisn” SHIK-u.
Presidenca
që e ka dekoruar Tahir Zemajn heshti. Akademia dhe akademikët heshtën.
Organizatat e Luftës heshtën. Edhe familja e tij, miqtë e tij, shokët e shoqet,
ish ushtarët e tij heshtën. Pse?
Presidenca
nuk ka të drejtë të hesht. Sepse, një Hero tjetër (i gjallë) i Kosovës, Adem
Demaçi e "vrau" për së vdekuri moralisht një koleg të tij Hero, Tahir
Zemajn. Adem Demaçi, i ka mbushur 77 vjet, nëse është regjistruar në kohë
reale. Definitivisht, vetëm në përralla dhe në legjenda pleqtë janë të urtë, të
butë dhe të kujdesshëm. Nga aspekti moral, Adem Demaçit nuk i ka hije të sillet
si shef i SHIK-ut, dhe të publikojë nëpër media si spontanisht “pjesë” nga
biografi të njerëzve, të shkruara “me porosi”, i bindur që fjala e tij merret
seriozisht.
Unë nuk e
njoh biografinë e Tahir Zemajt. Por, edhe në rastin më eklatant, sikur ajo që
thotë ai të ishte e vërtetë, kurrë nuk është e moralshme që një Hero plak të
del e të flet si i lajthitur për një njeri që Kosova e ka shpallur Hero. Adem
Demaçi në fakt tha se Kosova është dilere e drogës.
Pse nuk
ia tha Presidentes tinëz brengën e tij. Pse pati nevojë të dalë në televizor?
Presidenten do të kishte mundur ta nxitte tinëz kundër Tahir Zemajt. Por, këtij
Presidentja i duket kurrkushi, kukull, se vet ka thënë që Atoifetja është
kukull. Ky pati nevojë ta nxit popullin në vëllavrasje.
E çfarë
arriti Adem Demaçi? Për të bërë verifikimin e njerëzve të caktuar dhe
valorizimin e veprimtarisë së tyre, duhet ekzistuar një komision i caktuar, që
punon në qetësi me nder dhe me besim te Zoti, e jo përpara kamerave të
pikëllojë familjen e “viktimës” që e vret për së vdekuri, pa asnjë kuptim.
Çfarë e motivoi? Adem Demaçi menjëherë do të duhej të jepte llogari dhe fakte të gjalla për ta arsyetuar akuzën që e ka bërë. Kundërshtar i përbetuar i intelektualëve më të mëdhej të kombit, për shkak të xhelozisë ndaj tyre që nuk arriti të realizohej si shkrimtar. E urrente me shpirt edhe Ibrahim Rugovën. Nuk e fshehte urrejtjen që e ndjente për të. E shprehte armiqësinë e tij me eufori. Pse për shembull Adem Demaçit nuk i pengon që Fehmi Agani është Hero i Kosovës?!