Mendime
Pirro Prifti: Jemi të Majtë por na pret Timoni Djathtas..
E shtune, 04.05.2013, 03:54 PM
Jemi të Majtë por na pret Timoni Djathtas..
Nga Pirro Prifti
Historia
e kthesave të papritura politike të individëve të tipit -deputet i parlamentit
shqiptar, nuk është as e re dhe as e papritur në këtë periudhë kohe të vështirë
që po kalojnë.
Në një
kohë kur Italia , Greqia, Portugalia, të cilat kanë part probleme të njëjta
konfliktuale politike brënda parlamentit i kanë zgjidhur konform Kushtetutave
të tyre duke dhënë votë mosbesimi ndaj qeverive përkatëse, ose në rastin ekstrem
duke realizuar zgjedhje të parakohëshme, në Shqipëri është gjetur një zgjidhje
e cuditëshme, me shkelje të ligjeve, apo
duke përfituar nga mungesa e shprehjes së ligjeve egzistuese, dhe aspak dinjitoze për deputetët që kanë
realizuar këto kthesa të papritura dhe aspak të ligjore dhe të moralshme.
Në një
bisedë në facebook që pata me njërin nga deputetët që lëvizën drejtim apo më
bukur- e kishte kthyer timon nga e majta në të djathtë papritur, ai më vuri në
dukje që të kasha kujdes e të mos e kritikoja sepse:- ti (pra une) nuk e di se
sa i keq është Edi Rama, dhe se sa keq sillet ai me mua dhe me të tjerët.
Unë i
thashë deputetit të nderuar se, nuk e kundërshtoj për mendimet që ai ka për
kryetarin e tij të partisë sepse mund të jetë 100% e vërtetë ajo që thotë ai, por problemi
qëndron diku tjetër dhe ky problem po i rëndon politikës shqiptare për 22 vite
me rradhë duke shkaktuar instabilitet politik të përhershëm ose në disa raste
duke shkaktuar një stabilitet shumë të sforcuar njëlloj si tingujt
violinës të përdorura për
`Kapriciot` e Paganinit.
Unë i
përmënda një fakt deputetit shumë të nderuar se votimi pro qeverisë Berisha me
të cilën ajo qeveri u votbesua edhe nëpërmjet votës së tij, nuk ishte votë kundër Edi Ramës, por një votë
kundër elektoratit që e kishte zgjedhur , dhe këtu është një ndryshim i madh.
Me këtë
veprim, dhe jo vetëm ai, por dhe deputetët e tjerë të majtë apo dhe të djathtë
që kanë hedhur votën në të kundërt dhe në kundërshtim me elektoratin e tyre, që
i ka zgjedhur, - kanë dëmtuar rëndë dinjitetin e tyre si deputetë por dhe
moralin politik (nëse politika shqiptare ka një moral të përcaktuar patriotic
apo partiak).
Veprimi i
kalimit të votës parlamentare nga një krah i opozitës pro maxhorancës dhe
anasjelltas, sidomos kur bëhet fjalë për probleme të rëndësishme, që kanë të
bëjnë me orientimet politike të koalicioneve përkatëse është një veprim për
mendimin tim shumë i ulët dhe burracak. Kjo ka të bëjë gjithashtu mungesën e
formimit të mirë arsimor apo dhe karakterial të individit.
Nuk ishte
e rastit edhe në kohën kur drejtonte koalicioni i majtë (si maxhorancë
qeverisëse) ka ndodhur i njëjti fenomen:
fenomeni i rrjedhjes së votës
parlamentare për vendime të rëndësishme e cila është jo vetëm një shkelje e ligjit (megjithse duhet thënë
më mirë- shfrytëzim i mangësive të ligjit për problemin e rrjedhjes së votës
për vendime të rëndësishe), pa kuptim, dhe non-sens, port ë jep përshtypjen e
një tradhëtie të hapur ndaj partisë që e
ka nderuar dhe respektuar me përzgjedhjen
si deputet të individëve të tillë.
Për këë
arësye është e nevojshme që ligji për votën e deputetëve gjatë seancave
parlamentare dhet të saktësoshet sa më parë duke penguar votën kundër partisë
apo koalicionit të deputetit që është zgjedhur nga partia apo koalicioni
përkatës,- kur bëhet fjalë për votimet për vendime të rëndësishme. dhe votimet
për vendime me 3/5, sepse në fund të fundit,
rotacioni politik qoftë kur vijnë
zgjedhjet parlamentare, dhe votimi për mosbesim ndaj qeverisë, sidomos kur ka
probleme të mëdha me qeverisjen nga një koalicion i caktuar- është deciziv.
Kalimi i
deputetëve nga ana tjetër në një moment të rëndësishëm thjesht për qëllime
klienteliste , pragmatiste, apo spiunllëku,
nëse do të ndodhte në vëndet e demokracive të zhvilluara do të shkaktonte
një amulli në qeverisje dhe një shkatërrim të sistemit të vlerave në ato vënde.
Por kjo
nuk ndodh atje, në cdo rast ndodh zbatimi i kushtetutës dhe i ligjeve të sakta
në ato vënde: kur ka keq-qeverisje jepet votbesimi dhe bëhen zgjedhje të reja,.
Rrjedhja
e votës mund të ndodhë kur një parti e koalicionit për arësye të mos pajtimeve
të dukshme më programin qeverisës largohet nga koalicioni dhe kjo është e
natyrshme sepse largohet si parti dhe jo si individ i cili justifikohet duke u
qarravitur se… më shau Kryetari… Sigurisht justifikimi në këtë rast, kuptohet
që bëhet sa për sy e faqe sepse komanda është dhënë në një vënd tjetër për të
lëvizur.
Këto
probleme në dukje si normale në një vënd anormal si Shqipëria – duhet të
ndryshojnë sepse ndodh që ikën një parti kryesore nga koalicioni qeverisës ,
dhe në vënd që të miratohet mosbesimi i cili paraprin një qeveri tjetër e vetë
koalicionit apo zgjedhje të parakohëshme- ndodh cudia: tre deputetë
kundërshtare pa arësye të dukshme ikin dhe mbajnë qeverinë në këmbë sikur të
mos kishte ndodhur gjë…
O tempora o mores. Pirati u bë Papë, dhe Shqipëria me probleme të dukshme antagoniste politike dhe me shkelje të dukshme ligjore vazhdon të lundrojë duke e mbajtur timonin djathtas megjithse rruga për në BE mesa duket është majtas.