Mendime
Avdi Ibrahimi: Pendimi
E hene, 06.05.2013, 05:12 PM
P E N D I
M I!
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Pendimi
ndaj veprës së keqe është një shpëtim i jetës. Thoshte shkencëtari dhe filozofi Demokriti.
Në të
përditshmën ton jetësore ka momente të mira, por ka raste kur ndjen një
zbrazëti kjo një problematik apo dukuri që mund ta hasim për çdo ditë. Shembull
ma konkret është kur kemi të bëjmë me vajtje ardhjet nga puna, nga mbledhjet e
partisë, është mbase jeta si një lloj roboti. Dhe përsëri ndjen një zbrazti, se
po bënë një lloj pune të porositur nga Shefi. Por teksa nuk punon sipas
porosisë në pushtet, por sipas profesionalizmit dhe panshëmërisë, vetja të
duket se je duke u ndjer mire.
Ah, se ç,
fat të keq ka ajo femër që është bërë skllave e Shefit të Partisë? Ah, sa
fatkeqe është ajo që zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje me dashurin
ndaj Shefit?!
Anipse ky
Shefi e kërcënon e shtyp e shanë, nëse ajo nuk do të bëhet e dëgjueshme do ta
largoj nga Partia edhe nga puna. Ah, Urata!Të kuptoj ndoshta këtë po e bënë nga
halli. ndoshta u nxitove paksa, si shum të rinj e të reja.
Më të
përfunduar lufta e çlirimit të atdheut kujtuam se para nesh, rrugë me lule do
të gjenim. Ah, si mendoja para luftës çlirimtare dhe gjatë luftës, nuk na doli
ashtu mbasë mbarimit të kësaj lufte. Ta dije ti se sa here të kam kujtuar!Dhe
shpesh here ndjeja edhe keqardhje për ty!Edhe unë si çdo njeri, si çdo
atdhetar e atdhetare që mbi të gjitha e
donim lirin e popullit, kam ëndërruar se shefi ynë në ilegale, dhe në luftë me
të marrë në duar fatet e atdheut dhe pushtetin, do të sillej me arsye parimore
dhe përparimtare…Unë për vetën time nuk u gënjeva nga sjellja e tij joparomore,
dhe jopërparimtare!Ti ndoshta nuk e dije se unë për këtë mosbindjen time të
kahershme ndaj Shefit ndiqesha këmba-këmbës nga skllevër të tij.
E di Unë
fare mire, por shpejt ke për ta kuptuar edhe ti!Sa luftëtar e luftëtare të
lirisë, lëngojnë, tretën e bëhen verem pse po tregtohet nga tregtar flamujsh
atdheu ynë i dashur, ky atdhe heronjësh e heroinash. Mbase të kuptoj dhe të kam
kuptuar nga ajo ditë kur u takuam në kryeqytet, me sa Unë të njoh, dhe më sa të
kam kuptuar, Ti nuk ke për heshtur gjatë
Urata?!. . . Ti një dit ke për të shpërthyer si Vullkan…Ti nuk e duron
poshtrimin që po u bënë Shefi juaj në Parti, i cili po vendos pa ju pyetur fare,
sikur ju nuk egzistoni mbi këtë tokë, se ai ju konsideron sikur ju jeni
skllever të tij, dhe ai është pronari që bënë çfarë të dojë me ju dhe
atdheun?!Kisha dëgjuar dhe kisha pare njerëz të shtypur, por gjer në këtë pike
kurrë jo!Kurrë s, ma merrte mendja!
E di
Urata ti tashmë je e penduar dhe sikur thua më vete:
-
- Unë jam
mëkatarja!
-
Shikoni! Shikoni! Si jam katandisur!Kështu dëshiron Shefi ynë të bëhet pike e
pesë SHQIPTARIA, si Unë skllavja e tij, të jeni te dëgjueshem e pa fjalë!