Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Origjina e Lekës së Madh
E diele, 05.05.2013, 04:05 PM
Shqetsimet e mia, lidhur me origjinën e Lekës së Madh.
Nga Reshat Nexhipi
Sqarim i shkurtër
Gërmimi i rrënjëve historike të popullit im, ka qenë dhe mbetet për mua pasioni kryesor. Dhe, sikurse bujku që, duke lëruar tokën e huaj, rastis në të sende të vlefshme, të rrëmbyera nga vendet e tij, ashtu edhe unë, kam hasur në emra personalitetesh, të racës sonë, por të mbetur në historinë e huaj. Për ta, kam shkruar disa herë, prandaj, kësaj radhe do përqendrohem vetëm te njëri prej tyre, i cili më ka shkakëtuar kokëçarje dhe shqetsime të mëdha. Por, para kësaj, duhet t i përgjigjem pyetjes:
Pse apostofoj origjinën e tij, në shkrimet e mia ?
E shtroj
këtë pyetje, për shkak se, ka disa
historianë, ose të ashtuquajtur analistë, të cilët fusin hundën edhe
atje ku nuk duhet, duke u habitur
përmes tundjes së kokës, kur dëgjojnë
gjëra të tilla, pa e vrarë fare mendjen të
zbulojnë qëllimin. Këta njerës, nuk e kuptojnë që unë, nuk e bëj këtë nga dashuria që kam për Lekën, ose për t a përvehtësuar
atë, sepse, jam i vetëdishëm që ai, jo vetëm që nuk ka bërë gjë për popullin e vet,
por, të kundërtën, e ka dëmtuar
tepër, sidomos babaj i tij, Filipi II, i cili ka zhvilluar beteja
të ashpra kundër
ilirëve, duke vrarë shumë prej tyre,
siç ishte masakri në Pellagoninë e sotme
të Manastirit, ku gjatë një beteje gjetën vdekjen rreth 7000 ushtarë të
udhëhequr nga mbreti i tyre Bardhyli, gjë të cilën e dëshmon emri i vjetër
i lumit të sotëm me emër Lumi i Zi, të cilin sllavët e quajnë Cërna
Reka që shkon nëpër Pellagoni dhe që ka
të bëjëme gjakun të lartpërmendurve.
Megjithatë,
kjo nuk do të thotë se duhet heshtur origjina e tij, sepse, fundi i fundit, ne
historianët, këtë, e kemi edhe për
detyrë, mos them obligim, pa marrë parasysh, a i pëlqen ndokujt
ose jo. Ne, nuk na vjen mirë, fjala vjen, kur
lexojmë Darvinin se kemi origjinë
nga majmuni, por ajo është fakt, nga i cili nuk iket. Enver Hoxha ka
vrarë e ka prerë, por ne historianët
duhet të tregojmë dhe të dimë origjinën dhe bioigrafinë e tij, gjë që vlen edhe
për Hitlerin, Stalinin et. Pra, kontribut i një personi është një, kurse
origjina e tij është gjë tjetër.
Unë, ndoshta, mund të anashkalonja origjinën e Lekës së Madh ose të atyre të cilët i kam vendosur në fund të këtij shkrimi, sikur ky realitet të pranohej nga historianët e vendeve të tyre, siç janë, në këtë rast, historianët grekë dhe maqedonas, të cilët, jo vetëm që nuk e bëjnë këtë, por, çështë më e keqja, Lekën e Madh e quajnë të tyre, kurse këta të dytit, madje, pa pikën e turpit dhe përgjgjësisë, ne shqiptarët, na paraqesin si njerës të eger! Atëhere, a nuk duhet t ua thosh të drejtën? Bile, gjatë një polemike, përmes një shkrimi, botuar në gjuhën maqedonase, u kam thënë se po sillen si dhia e zgjebur me bishtin përpjetë, si dhe u kam sugjeruar që mos merren tepër me historinë se mund ta humbin edhe gjeografinë. Por, të filloj me atë që qendron në titull.
Polemikat lidhur me Lekën e Madh.
Para
rreth dy dekadash, në ballinën e javores
maqedonase Fokus thuhej ,,Aleksandrit
tonë të Maqedonisë do ti ngremë në qendër të Shkupit përmendore
Redaksia
e Fokusit i realizoi të dy këto qëllime: jo vetëm që kjo javore, siç më thanë, u shit menjëherë,
sepse shumica e
lexuesëve maqedonas, për të
parën herë dëgjonin një gjë të tillë për Aleksandrin e ,,tyre,, por filluan
edhe ,,bombardimet,, rrafal ndaj meje,
duke më ngjitur epitetet: nacionalist, separatis,shovenist, etj. Isha i
detyruar të përgjigjem, duke u mbështetur mësëshumti në emrin e valutës së
Shqipërisë, në deklaratat e disa shkencëtarëve të huaj, etj.
Qendrimi
i historianëve shqiptarë
Polemikat
zgjatën disa muaj. Për çudi dhe keqardhje, përveç me telefonata, nuk pati
guxim publikisht përmes shtypit,
të më përkrahë asnjë historian shqiptar, veç tjerash edhe nga frika se
mos e pësonin si unë që, siç dihet, mbeta 20 vjet pa punë. Mos harrojmë se
ishte koha kur regjimi komunist akoma nuk kishte marrë fund, kodoshët ishin
akoma në fuqi.
Historianët maqedonas citonin disa historianë shqiptarë të kohës enveriste të cilët, edhe sot e kësaj dite mohojnë origjinën ilire të Lekës së Madh, origjinën pellazge të shqiptarëve, madje, disa prej tyre, përpiqen të vënë në pyetje edhe origjinën ilire të shqiptarëve, pa e vrarë mendjen se kujt i shërbejnë me këtë.!!! Se sa kjo pra shkon në favor të politikës sllave, nuk do koment. Në një nga reagimet e mia, për këta historianë, kam thënë që, po bëhen më katolikë se papa, duke aluduar sidomos te Naim dhe Sami Frashëri si dhe te disa shkencëtarë të huaj të cilëve nuk mund të mos u besopjmë.
Ti kthehem Lekës së Madh
Ato ditë,
kur më, nuk kisha se me çfarë argumenta
të reagoj lidhur me origjinën e Lekës së
Madh, dhe, siç thashë, nuk më dolli në mbrojtje asnjë historian shqiptar
përmes ndonjë reagimit të tij, heshtje kjo që shkonte
në favor të palës tjetër, për fat, në shtypin maqedonas të poshtshënuar,
u publikua deklarata e historianëve të
CIA-s se, citoj ,,Maqedonët e vjetër dhe Leka i Madh ishin ilirë,, dhe se ,,Kjo
shkon në favor të historianit Reshat
Nexhipit nga Manastiri i cili për Aleksandrin thotë se u takon shqiptarëve,,.
(“Dello”, 10.05.1996)
Deklarata
e CIA-s, të cilën unë e quaj
koincidencë, kurse disa të qëllimtë (për shkak se sipas tyre, në atë
kohë, në krye të Organizatës në fjalë paskësh qënë një person me origjinë
shqiptare?) ua mbylli gojën reaguesëve
maqedonas, përveç njërit, i cili, në
paraqitjen e tij të fundit, në mënyrë indirekte, më quajti bashkëpuntor
të CIA-s! U përgjigja shkurtimisht: ,,Të faleminderit që më ngre kaq
lart, por unë nuk jam i aftë për një
punë të të tillë..,,
Nuk përjashtohet mundësia që këto polemika bënë që iniciativa për ngritjen e përmendores në fjalë, të prolongohet për rreth 20 vjet, sepse prej atij momenti, Lekën e Madh maqedonasit e shikonin me sy tjetër, ashtu siç bëjnë edhe me përmendoren e Tet- Filipit II në Manastir, prej ditës kur u publikua shkrimi im në një gazetë maqedonase lidhur me origjinën e tij iliro-shqiptare. ,, Ky, nuk qenka i yni, pse u shpenzuan gjith ato para për kot,,-thonë albanofobët e Manastirit dhe të vendeve të tjera, kur shkojnë rrugës rrëzë përmendores, e cila u është halë në sy, por që, nga turpi, nuk mund ta heqin. Se çfarë halë jam unë për ta, kuptohet, edhe pse ua kam thënë të drejtën.
Përfitimet e mia nga polemikat
Populli
thotë ,,Çdo e keqe, ka edhe ndonjë të mirë,, gjë që vlen edhe me polemikat e mia. Historianët
sllovomaqedonas, duke menduar se Leka
është i tyre, në reagimet e veta, prezantonin shënime biografike nga historia
e tij, të cilat nuk i kisha lexuar kurrë dhe si të tilla më
shërbejnë tepër në shkrimet e mia. Kjo
vlen edhe për polemikat e mia rreth
shumë figturave të tjera, siç janë edhe 50 të poshtshnuarit, në damarët
e të cilëve, pak a shumë, pjesërisht ose tërësisht, nga njëri ose nga të dy
prindët, gjyshi etj., ka rrjedhur gjak iliro-shqiptar.
Jam i vetëdishëm që figurat e poshtshënuar, pak a shumë,janë të njohur për lexuesit, por, nuk besoj që t i kenë gjetur në një vend fëtyrat e tyre, prandaj dhe veprova në këtë mënyrë, pa marrë parasysh gabime të natyrave të ndryshme, që mund të ketë ky shkrim. Për hir të kontinuitetit historik dhe, pakë si kuriozitet, kam evidentuar edhe emrat e disa krijesave mitologjike dhe, të gjithë, sipas rendit alfabetik, përveç të parit ,,krijuesit,, të botës dhe të fundit ,,Nënës,, së tërë Planetit.
Renditja e emrave
Zevsi (zë,Zot)- ,,Baba,, ose ,,mbret,, i perëndive.
Afrodita (afron dita)- ,,miss,, i tërë kohrave.
Akili,trimi më i madh i tërë kohrave.
Alan B.Shepard, astronaut i Amerikës, zbriti në Hënë,1971
Apoloni (a po luan)- më i bukuri i tëra kohrave.
Aristoteli, filozofi më i madh i tëra kohrave.
Ashoka, mbret i Indisë, me nënë ilire.
Bajaziti II, sulltan me nënë shqiptare.
Car Dushani, mbret më i shquar i Serbisë.
Cezari, perandor më i shquar në Perandorinë romake.
Ciceroni, orator i shquar.
Diogardi, ish kongresmen i Amerikës.
Diokleciani, themeluesi i Pallatit madhështor të Splitit.
Dora Bakojani, ish ministre e Greqisë, nënën shqiptare.
Elena Gjika, femra më e emancipuar në Evropë.
Ernesto Sabato, shkrimtar i Argjentinës, nënën shqiptare.
Faruku, mbret i shquar i Egjiptit.
Ferid Murati, nobelist i Amerikës.
Gariballdi, çlirimtari i Italisë.
Georg Tenet, ish kryetar i CIA-s.
Gjorgji Pulevski, shqiptar i sllavizuar.
Habib Burgiba, i Tunisit, me nënë shqiptare.
Herodoti, ,,Baba i historisë,,
Homeri,autor i ,,Ilijada” dhe ,,Odiseja”
Justinijani i Parë, ligjëdhënësi më i madh në botë.
Karagjorgje Petroviqi, udhëheqës i Kryengritjes sërbe.
Karolas Papulas. Kryetar aktual i Greqisë, babagjyshi i tij quhej Sulejman.
Kleopatra, mbretëreshë e Egjiptit.
Konstantini i Madh, shpëtimtari i krishterizmit.
Mbreti Nikolla i Malit të Zi.
Leka i Madh, figura nr.1 në botë.
Mahidevrana, sulltaneshë, gruaja e Sulltan Sulejmanit.
Mehmet Ali pashë Kavalla, shpëtimtari i Egjiptit.
Mikelangjelo, piktor i shquar italian, i shek.15-16.
Milton Manaqi, kamermani më i shquar në Ballkan.
Napoleoni, mbreti më i njohur në Francë.
Nijazi be Resnja, pronar i objektit unikal në botë.
Nikolla Gruevski, kryerministri i Maqedonisë.
Nushiqi, komediografi më i madh në Ballkan
Odhiseu (=udhëtar) shpikësi i Kalit të Trojës.
Papa Klementi XI,1700 (Plus edhe 4 papë të tjerë.)
Pikaso(Pablo Pikaso),piktor spanjol,i shek.20.
Pitagora,filozof i shquar grek i shek.VI p.e (origjinë etruske (toske-R.N)
Pitu Guli(Guri), heroi legjendar në Maqedoni.
Prometheu, bëmirësi më i madh në botë.
Qemal Ataturku, shpëtimtari dhe ,,babai” i Turqisë.
Samoilli, mbret i parë i sllavëve maqedono-bullgar
Spartaku, udhëheqësi i kryengritjes së gladijatorëve
Xhon Belushi, artisti më njohur i Holivudit.
Gonxhe Bojaxhiu ,,Nënë e tërë botës,, etj.
Ps. Po e përsëris edhe njëherë që, shënimet e këtij shkrimi i kam shkëputur nga tekstet e autorëve të ndryshëm, kryesisht të huaj dhe pa pretendime që të jenë të sakta.Emrat e autorëve dhe veprat e tyre i kam shënuar në shkrimet e mëparshme, prandaj në këtë rast i anashkalova. Poashtu, apostrofoj edhe njëherë faktin se qëllimi im nuk është të përvehtësoj figurat e lartpërmendura por, të tregoj se gjaku dhe djersa e tyre, tërësisht ose pjesërisht, është derdhur dhe derdhet në të mirën e popujve të tjerë, të cilët duhet ta pranojnë këtë, sidomos ato vende që nuk e kanë pranuar Kosovën, siç është edhe Greqia, historia e së cilës ,,këmbë e kokë,,është e lidhur me shqiptarët dhe stërgjyshët e tyre dhe e cila,pa këta të fundit, nuk do ta njihte fare bota sot. Fjalën e kam te herojt e Luftës së Trojës, ata të luftës për pavarësinë e Greqisë etj.