Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Origjina e Lekës së Madh

| E diele, 05.05.2013, 05:05 PM |


Shqetsimet e mia, lidhur  me origjinën  e Lekës së Madh.

Nga Reshat Nexhipi

Sqarim i shkurtër

Gërmimi i rrënjëve historike    popullit im, ka qenë  dhe mbetet për mua pasioni  kryesor. Dhe, sikurse bujku që, duke lëruar  tokën e huaj, rastis  në të sende të vlefshme, të rrëmbyera nga vendet e tij, ashtu edhe unë,  kam hasur në emra  personalitetesh, të racës sonë, por të mbetur në historinë e huaj. Për ta, kam shkruar disa herë, prandaj, kësaj radhe do përqendrohem vetëm te njëri prej tyre, i cili  më ka shkakëtuar kokëçarje dhe shqetsime  të mëdha. Por, para kësaj, duhet t i përgjigjem pyetjes:

Pse apostofoj  origjinën e tij, në shkrimet e mia ?

E shtroj këtë pyetje, për shkak se, ka disa  historianë, ose të ashtuquajtur analistë, të cilët fusin hundën edhe atje ku nuk duhet, duke u  habitur përmes  tundjes së kokës, kur dëgjojnë gjëra të tilla, pa e vrarë fare mendjen të  zbulojnë qëllimin. Këta njerës, nuk e kuptojnë që unë, nuk e bëj  këtë nga dashuria  që kam për Lekën, ose për t a përvehtësuar atë,  sepse, jam i vetëdishëm që  ai, jo vetëm që   nuk ka bërë gjë për popullin  e vet,  por, të kundërtën,  e ka dëmtuar tepër, sidomos babaj i tij, Filipi II, i cili ka zhvilluar  beteja    ashpra  kundër  ilirëve, duke  vrarë shumë prej tyre, siç ishte  masakri në Pellagoninë e sotme të Manastirit, ku gjatë një beteje gjetën vdekjen rreth 7000 ushtarë të udhëhequr nga mbreti i tyre Bardhyli, gjë të cilën e dëshmon  emri i vjetër  i lumit të sotëm   me emër  Lumi i Zi, të cilin sllavët e quajnë Cërna Reka që shkon  nëpër Pellagoni dhe që ka të bëjëme gjakun  të lartpërmendurve.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet heshtur origjina e tij, sepse, fundi i fundit, ne historianët, këtë, e kemi edhe  për detyrë, mos them obligim, pa marrë parasysh, a i pëlqen  ndokujt   ose jo. Ne, nuk na vjen mirë, fjala vjen,  kur  lexojmë Darvinin se kemi origjinë  nga majmuni, por ajo është fakt, nga i cili nuk iket. Enver Hoxha ka vrarë e ka prerë,  por ne historianët duhet të tregojmë dhe të dimë origjinën dhe bioigrafinë e tij, gjë që vlen edhe për Hitlerin, Stalinin et. Pra, kontribut i një personi është një, kurse origjina e tij  është gjë tjetër.

Unë, ndoshta, mund të anashkalonja origjinën e Lekës së Madh ose të atyre të cilët i kam vendosur në fund të këtij shkrimi, sikur  ky realitet të  pranohej nga historianët e vendeve të tyre, siç janë, në këtë rast,  historianët grekë dhe  maqedonas, të cilët, jo vetëm që nuk e bëjnë këtë,  por,  çështë më e keqja, Lekën e Madh   e quajnë të tyre, kurse këta të dytit, madje, pa pikën e turpit dhe përgjgjësisë, ne  shqiptarët,   na paraqesin si njerës të eger! Atëhere, a nuk  duhet t ua thosh të drejtën? Bile, gjatë një polemike, përmes një shkrimi, botuar  në gjuhën maqedonase, u kam thënë se po sillen si   dhia e zgjebur me bishtin përpjetë, si dhe  u kam sugjeruar që mos merren tepër me historinë se mund ta humbin edhe gjeografinë. Por,  të filloj me atë që qendron në titull.

Polemikat  lidhur me Lekën e Madh.

Para rreth dy dekadash, në ballinën e  javores maqedonase Fokus  thuhej ,,Aleksandrit tonë të Maqedonisë do ti ngremë në qendër të Shkupit përmendore 20 m.e lartë,,. Kur lexova këtë, m u ngritën  flokët përpjetë dhe menjëherë shkruava reagimin me titull,, Aleksandri u takon shqiptarëve,,.Shkrimi,  u botua  menjëherë, po në ballinën e asaj  gazete dhe me shkronja  të mëdha, me qëllim i cili kuptohet: për të më diskredituar si historian, ose, ndoshta edhe për  qëllime  fitimi nga shitja e gazetës.

Redaksia e Fokusit i realizoi të dy këto qëllime: jo vetëm që kjo  javore, siç më thanë, u shit menjëherë, sepse  shumica  e  lexuesëve   maqedonas, për të parën herë dëgjonin një gjë të tillë për Aleksandrin e ,,tyre,, por filluan edhe ,,bombardimet,, rrafal ndaj meje,  duke më ngjitur epitetet: nacionalist, separatis,shovenist, etj. Isha i detyruar të përgjigjem, duke u mbështetur mësëshumti në emrin e valutës së Shqipërisë, në deklaratat e disa shkencëtarëve të huaj, etj.

Qendrimi i historianëve shqiptarë

Polemikat zgjatën disa muaj. Për çudi dhe keqardhje, përveç me telefonata, nuk  pati  guxim publikisht përmes shtypit,  të më përkrahë asnjë historian shqiptar, veç tjerash edhe nga frika se mos e pësonin si unë që, siç dihet, mbeta 20 vjet pa punë. Mos harrojmë se ishte koha kur regjimi komunist akoma nuk kishte marrë fund, kodoshët ishin akoma në fuqi.

Historianët maqedonas citonin disa historianë shqiptarë të kohës enveriste të cilët, edhe sot e kësaj dite  mohojnë  origjinën ilire të Lekës së Madh, origjinën pellazge të shqiptarëve, madje, disa prej tyre, përpiqen të vënë në pyetje edhe origjinën ilire të shqiptarëve, pa e vrarë mendjen se kujt i shërbejnë me këtë.!!! Se sa kjo pra shkon në favor të politikës sllave, nuk do koment. Në një nga reagimet e mia, për këta historianë, kam thënë që, po  bëhen   më katolikë se papa, duke aluduar sidomos te Naim dhe  Sami Frashëri si dhe te disa shkencëtarë të huaj të cilëve nuk mund të mos u besopjmë.

Ti kthehem Lekës së Madh

Ato ditë, kur më, nuk kisha se me  çfarë argumenta të  reagoj lidhur me origjinën e Lekës së Madh, dhe, siç thashë, nuk më dolli në mbrojtje asnjë historian  shqiptar  përmes ndonjë reagimit të tij, heshtje kjo që  shkonte  në favor të palës tjetër, për fat, në shtypin maqedonas të poshtshënuar, u publikua  deklarata e historianëve të CIA-s se, citoj ,,Maqedonët e vjetër dhe Leka i Madh ishin ilirë,, dhe se ,,Kjo shkon në favor të historianit  Reshat Nexhipit nga Manastiri i cili për Aleksandrin thotë se u takon shqiptarëve,,. (“Dello”, 10.05.1996)

Deklarata e CIA-s, të cilën unë e quaj  koincidencë, kurse disa të qëllimtë (për shkak se sipas tyre, në atë kohë, në krye të Organizatës në fjalë paskësh qënë një person me origjinë shqiptare?) ua mbylli gojën  reaguesëve maqedonas, përveç njërit, i cili,  në paraqitjen e tij të fundit, në mënyrë indirekte, më quajti  bashkëpuntor  të CIA-s! U përgjigja shkurtimisht: ,,Të faleminderit që më ngre kaq lart, por unë  nuk jam i aftë për një punë të të tillë..,,

Nuk përjashtohet mundësia që këto polemika bënë që  iniciativa për ngritjen e përmendores në fjalë, të  prolongohet për rreth 20 vjet, sepse  prej atij momenti, Lekën e Madh   maqedonasit  e  shikonin me sy tjetër,  ashtu siç bëjnë  edhe  me përmendoren e Tet- Filipit II     Manastir, prej ditës kur  u publikua shkrimi im në një gazetë maqedonase lidhur me origjinën e tij iliro-shqiptare. ,, Ky, nuk qenka i yni, pse u shpenzuan  gjith ato para për kot,,-thonë  albanofobët e Manastirit dhe të vendeve të tjera,  kur shkojnë rrugës rrëzë përmendores, e cila u është halë në sy, por  që, nga turpi, nuk mund ta heqin. Se çfarë halë jam unë për ta, kuptohet, edhe pse ua kam thënë të drejtën.

Përfitimet e mia nga polemikat

Populli thotë ,,Çdo e keqe, ka edhe ndonjë të mirë,, gjë  që vlen edhe me polemikat e mia. Historianët sllovomaqedonas, duke menduar se  Leka është i tyre, në reagimet e veta, prezantonin shënime biografike nga historia e  tij, të cilat  nuk i kisha lexuar kurrë dhe si të tilla më shërbejnë tepër në shkrimet e mia.  Kjo vlen edhe për polemikat e mia rreth  shumë figturave të tjera, siç janë edhe 50 të poshtshnuarit, në damarët e të cilëve, pak a shumë, pjesërisht ose tërësisht, nga njëri ose nga të dy prindët, gjyshi etj., ka rrjedhur gjak iliro-shqiptar.

Jam i vetëdishëm që  figurat e poshtshënuar, pak a shumë,janë të njohur për lexuesit, por, nuk besoj që t i kenë gjetur në një vend  fëtyrat e tyre, prandaj dhe veprova në këtë mënyrë, pa marrë parasysh gabime të natyrave të ndryshme, që mund të ketë ky shkrim. Për hir të kontinuitetit  historik  dhe, pakë si kuriozitet, kam evidentuar edhe emrat e disa krijesave mitologjike dhe, të gjithë, sipas rendit alfabetik, përveç të parit ,,krijuesit,, të botës dhe të fundit  ,,Nënës,, së tërë Planetit.

Renditja e emrave

Zevsi (zë,Zot)- ,,Baba,, ose ,,mbret,, i perëndive.
Afrodita (afron dita)- ,,miss,, i  tërë kohrave.
Akili,trimi më i madh i tërë kohrave.
Alan B.Shepard, astronaut i Amerikës, zbriti në Hënë,1971
Apoloni (a po luan)- më i bukuri i tëra kohrave.
Aristoteli, filozofi më i madh i tëra kohrave.
Ashoka, mbret i Indisë, me nënë ilire.
Bajaziti II, sulltan me  nënë shqiptare.
Car Dushani, mbret më i shquar i Serbisë.
Cezari, perandor më i shquar në Perandorinë romake.
Ciceroni, orator i shquar.
Diogardi, ish kongresmen i Amerikës.
Diokleciani, themeluesi i Pallatit madhështor të Splitit.
Dora Bakojani, ish ministre e Greqisë, nënën shqiptare.
Elena Gjika, femra më e emancipuar në Evropë.
Ernesto Sabato, shkrimtar i Argjentinës, nënën shqiptare.
Faruku, mbret i shquar i Egjiptit.
Ferid Murati, nobelist i Amerikës.
Gariballdi, çlirimtari i Italisë.
Georg Tenet, ish kryetar i CIA-s.
Gjorgji Pulevski, shqiptar i sllavizuar.
Habib Burgiba, i Tunisit, me nënë shqiptare.
Herodoti, ,,Baba i historisë,,
Homeri,autor i ,,Ilijada” dhe ,,Odiseja”
Justinijani i  Parë, ligjëdhënësi më i madh në botë.
Karagjorgje Petroviqi, udhëheqës i Kryengritjes sërbe.   
Karolas Papulas. Kryetar aktual i Greqisë, babagjyshi i tij quhej Sulejman.
Kleopatra, mbretëreshë e Egjiptit.
Konstantini i Madh, shpëtimtari i krishterizmit.
Mbreti Nikolla i Malit të Zi.
 Leka i Madh, figura nr.1 në botë.
 Mahidevrana, sulltaneshë, gruaja e Sulltan Sulejmanit.
Mehmet Ali pashë Kavalla, shpëtimtari i Egjiptit.
Mikelangjelo, piktor i shquar italian, i shek.15-16.
 Milton Manaqi, kamermani më i shquar në Ballkan.
  Napoleoni, mbreti më i njohur në Francë.
 Nijazi be Resnja, pronar i objektit unikal në botë.
 Nikolla Gruevski, kryerministri i Maqedonisë.
   Nushiqi, komediografi më i madh në Ballkan
 Odhiseu (=udhëtar) shpikësi i Kalit të Trojës.
Papa Klementi XI,1700 (Plus edhe 4 papë të tjerë.)
  Pikaso(Pablo Pikaso),piktor spanjol,i shek.20.
Pitagora,filozof i shquar grek i shek.VI p.e (origjinë etruske  (toske-R.N)
 Pitu Guli(Guri), heroi legjendar në Maqedoni.
  Prometheu, bëmirësi më i madh në botë.
 Qemal Ataturku, shpëtimtari dhe ,,babai” i Turqisë.
 Samoilli, mbret i parë i sllavëve  maqedono-bullgar
 Spartaku, udhëheqësi i kryengritjes së  gladijatorëve
  Xhon Belushi, artisti më njohur i Holivudit.
Gonxhe Bojaxhiu ,,Nënë e tërë botës,,  etj. 

Ps. Po e përsëris edhe njëherë që,  shënimet e  këtij shkrimi i kam shkëputur nga tekstet e  autorëve  të ndryshëm, kryesisht të huaj dhe pa pretendime që të jenë të sakta.Emrat e autorëve  dhe  veprat e tyre i kam shënuar në shkrimet e mëparshme, prandaj në këtë rast i anashkalova. Poashtu, apostrofoj edhe njëherë faktin  se qëllimi im nuk është të   përvehtësoj  figurat e lartpërmendura por, të tregoj se  gjaku dhe djersa e tyre, tërësisht ose pjesërisht, është derdhur dhe derdhet në të mirën e popujve të tjerë, të cilët duhet  ta pranojnë këtë, sidomos ato vende që  nuk e kanë pranuar Kosovën, siç është edhe Greqia, historia e së cilës ,,këmbë e kokë,,është e lidhur me shqiptarët dhe stërgjyshët e tyre dhe e cila,pa këta të fundit, nuk do ta njihte fare bota sot. Fjalën e kam te herojt e Luftës së Trojës, ata të luftës për pavarësinë e Greqisë etj.