Mendime
Zenel Çeliku: Amerika, vëmëndje për Shqipërinë
E marte, 07.05.2013, 06:57 PM
Amerika, shumë vëmëndje për Shqipërinë
Nga Zenel Çeliku
Një ditë
më parë, në Uashington Komiteti Amerikan i Helsinkit, organizoi një seancë
dëgjimore të mosacme për Shqipërinë.Ky rast është eviniment shumë I rëndësishëm
për zhvillimet politike në Shqipëri.Komiteti I Helsinkin në tërësi analizoi
zhvillimet politike në Shqipëri, por në realitet kryetema e këtij takimi, ishin
situata aktuale politike, dhe pritshmëri pozitive për zgjedhjet e përgjithshme
që I kemi në prag të derës.SHBA vlerësojnë maksimalisht se zgjedhjet e 23
Qershorit do të jenë një provë kritike që Shqipëria të ketë mundësi të
marë statusin e kandidatit në BE, ndryshe
në marëdhëniet SHBA-Shqipëri do të kete krisje të marëdhënieve.Gjate seancës së
Komitetit Amerikan të Helsinkit për Shqipërinë, Zëvëndësndihmës Sekretari
Amerikan i Shtetit-Philip Reeker, vlerësoi përparimin në Shqipëri dhe shprehu
mbështetjen e Amerikës për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE, ndaj
shqiptarët duhet të kërkojnë nga politika të cilët I voton dhe I mban me taksat
e tyre, përgjegjshmëri dhe ndërgjegje në misionin e tyre në zhvillimet
politike.Duke iu referuar situatave të tanishme të politikës shqiptare, gjykoj
se Reeker me shumë të drejtë theksoi se zhvillimi I zgjedhjeve më 23 Qershor do
të jetë një tregues i rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqipërisë, dhe do
të përcjellë një sinjal të qartë nëse Shqipëria është gati për statusin e
kandidatit në BE.Po ashtu, do të ketë ndikim në marrëdhëniet tona dypalëshe me
Shqipërin.SHBA dhe partnerët tanë evropianë, kanë theksuar se demokracia nuk ka
të bëjë vetëm me faktin se kush i fitoi një palë zgjedhje, dhe kush i humbi
ato.Në këtë kontekst, si gazetar mendoj se SHBA po tund këmbanat e
paralajmeërimit për të dyja palët, PD dhe PS, duke u thene se, përpara keni një
provë shumë serjoze dhe të vështirë-zgjedhje apsolutisht të ndershme, transparent
dhe demokratike, me pak flale, SHBA duke qënë shumë e vëmëndshme për ecurinë e
Shqipërisë në të gjitha planet, kërkon garanci dhe veprime të përgjëgjshme
lidhur me rikompozimin sa më të shpejte të KQZ, tek e cila kërkohet një reforme
urgjente përpara 23 Qershorit.Një gjë duhet të kemi mirë të qartë ne shqiptarët,
Amerika nuk përkrah asnje krah të politikës, Amerikës nuk I intereson aspak se
kush është në pushtet dhe kush vjen në pushtet.Amerikës I intereson një
Shqipëri-partner serjoz, ku të luftohet terrorizmi, krimi I organizuar, korukpsioni,
trafiqet, dhe ajo që ka shumë rëndësi, SHBA kërkon që Shqipëria të jetë një vënd me stabilitet
të qendrueshëm dhe me standarte të larta demokratike.Fakti që Komiteti I
Helsinkit një dit më parë I kërkoi politikës shqiptar, dy partive më të mëdhaja
në vënd, që të ulen e të dialogojnë për të rikompozuar nje KQZ të besueshme, ku
në mënyrë korekte të propozojnë dhe të kopmletojeë KQZ me anëtar te rinj, në
mënyrë qe zgjedhjet e 23 Qershorit të gjejnë një KQZ me standarte ligjore dhe
jo politike.Institucioni I KQZ nuk duhet të bëhet objek sulmi as nga politika, dhe
as nga Parlamenti, sepse kështu krijohet precedent I rezikshëm ku nuk do të
ketë besueshmëri tek shqiptarët.Është ë thjeshtë që opozita të ngarkojë më faj
maxhorancen për këtë situateë të KQZ, por edhe opozita duhet të kërkojë dialog
dhe të kontribuoje për të krijuar një frymë bashkëpunimi për një cështje kaq
madhore, dhe për ti dhënë fund zgjidhjes së problemit te rikompozimit të
KQZ.Partitë politike, kryesisht PD dhe PS, duhet të përzgjedhin figura mbi bazën e një
konsensusi, por gjithnjë në përputhje me Kodin Elektoral.Fakti që Reeker
deklaroi se SHBA inkurajojnë liderët e partive politike që të arrijnë një
kompromis, dhe shprehu besimin se ata mund ta bëjnë këtë, tregon se mundësitë
janë, por këtu kemi të bëjme me dëshirën dhe predispozicionin e
politikës.Përderisa, cështja e zgjedhjeve të kontestuara vazhdimisht në
Shqipëri është problematike dhe janë
kthyer në një shqetësim serioz edhe për partnerët tanë më të rëndësishëm
strategjikë-SHBA, kjo tregon se politika shqiptare ka shumeë për të bërë dhe me
urgjence duhet levizur në drejtimin e duhur.Këtu duhet ndërgjegje qytetare dhe
përgjegjshmeri të lartë politike nga dy partitë e mëdhaja, që KQZ të daleë nga
ky ngërc I madh I cili prodhon vetëm problem, tenson dhe konflike të madhaja, pse
jo, me kosto shumë të madhe për shqiptareët.E vërteta është se Shqiptarët
kërkojnë dhe presin shume nga SHBA, që të tregojë autoritetin dhe presionin e
saj ndaj politikës shqiptare problematike.Si partneri me strategjik I
Shqipërise, SHBA duhet ta bëjë një gjë të tillë, dukë patur ne krah dhe
mbështetje apsolute masive të shqiptarëve.Por hera herës cfar na ndodh?Kur
Ambasadori Amerikan Arvizu, shprehet aktiv dhe kritik në politikën tonë, dalin
nëpër TV disa opinionist, dhe e kritikojnë se, gjoja Arvizu na paska ndërhyr
shumë në politikën shqiptare.Kjo është aq sa për të qeshur, aq edhe për të
qare.Turp, shumë turp për ata qe nxjerin këtë helm.Kësaj I thone që, ti veshë
gur nën rrota aspiratave dhe interesave jetike të shqiptarëve për mbeshtetje, ndihme,
miqësi dhe partner stragjik me Amerikën.Me bindje të ploteë do të thoja se, ambasadori
amerikan në Shqiperi, I cili pa asnjë dyshim shpreh dhe trazmeton me shumë
korektësi politikat e Uashingtonit zyrtar, duhet të ndërhyjë edhe më shumë me
kritika të forta për silindo, sepse ndryshe papërgjegjshmëria politike do të
jetë pa limit ne Shqipeëri.Ashtu si SHBA e cila është shumë e vëmëndshme për
zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri, ashtu edhe ne shqiptarët duhet
të jemi shumë të vëmëndshëm, shumë kontribues dhe shumë kërkues ndaj atyre që
kërkojnë votat tona, e pastaj bëjnë si u thote qefi.Unë dua të theksoj se
vrejtjet, kritikat, sugjërimet dhe kërkesat e amerikanëve, janë ndihmë dhe një
kontribut I cmuar për Shqipërinë dhe
shqiptarët, ndaj séanca dëgjimore e Komitetit të Helsinkit, duhet të trokaseë
në ndërgjegjen dhe vëmëndjne e cdo politikani, në mënyrë që gabimet e beëra, të
ndreqen në kohë.Le të besojmë se me ndihmën dhe kontributin e madh të SHBA, por
edhe te BE, më mirë do të bëhet, që zgjedhjet e 23 Qershorit ti hapin
Shqipeërisë dritaren dhe shpresën për të
marë statusin kandidat në BE.