Mendime
Dedë Preqi: Me pasaportë të qenit
E premte, 10.05.2013, 08:28 PM
Dedë
Preqi
ME PASAPORTË TË QENIT E KALOJA KUFIRIN
- Cikël tregimi nga mërgimi-
Është
interesant që të rrëfehën disa përjetime
mërgimtare të periudhave të ndryshme, që fëmijët tanë t’i
njohin kushtet dhe rrethanat në të kaluarën, duke pasë parasysh se ka shumë përsonazhe të kësaj
rruge me plot peripeti , thotë Pali, i cili i kishte vetëm 17 vjet, kur
për herë të parë e merr këtë rrugë drejt shtetit
helvetik të Zvicrrës.
Ai thotë, as
vet nuk e kuptoja ku po shkoj,
vetëm se i dëgjoja të tjerët, se në Zvicërr fiton shumë të holla, por edhe punohet
shumë. Vëllau i tij ishte më i
vjetër, i cili kishte punuar disa sezona më herët nëpër
shtalla, apo punë blegtorale në Zvicërr,
me ç’rast e kishte rezervuar edhe për vëllaun e vet një vend pune për një sezonë vere, apo
vjeshte, edhe pse ishte i ri, shëndet
lig dhe ende i pa pjekur për punë,
ai dukej i shkathtë dhe
vital, që kishte vullnet të
punojë.
Ishte
viti `89, të rinjtë dhe në përgjithsi
shqiptarët e kishin të vështirë jetën
nga regjimi serb, i cili ua zënte kafshatën në fyt, dhe shumica e të rinjëve
kërkonin rrugëdalje për të shpëtuar nga
grackat e pushtetit të dhunshëm, por të rinjtë të cilët nuk e kishin të kryer
shërbimin ushtarak të regjimit të kohës , ata nuk mund të merrnin pasaporta të udhtimit,
që të largohen në vendet tjera.
Shqiptarët nën ombrellën e pushtuesit serb e kishin humbur tërë besimin e tyre, përshkak të
shtypjes dhe veprimëve kriminale të regjimit serb, kur me dhjetra të rinjë shqiptarë që shkonin ta kryenin
shërbimin ushtarak në APJ, në
shtëpi u kthyen në arkivole, duke mos guxuar
familjarët e tyre të ndërmerrnin
asgjë, për të kërkuar ekspertizë, për të ditur
shkaqët e vdekjes së tyre, as që guxonin ti qelin arkivolet, për ti parë
familja bijtë e vet të ekzekutuar, por nën kujdesin e rojeve policore dhe
ushtarake, ata varrosëshin pa komente, duke i quajtur si „vetëvrasës“.
Për fat
djaloshi, e kishte siguruar pasaportën, po sa i kishte mbushë të 17-tat, dhe
ashtu si shumë shokë të tjerë, në mëngjesin e shtatorit të vitit `89, me trenin
e „Zi „ siq e quanin atëherë, arriti në
kufirin e Italisë, në Ciaso, që ndahet me Zvicrren, ku në atë kohë, të gjithë
ata që posedonin Garantinë e punës dhe hynin në Zvicërr, duhet ti nënshtrohen
një kontrolli mjekësor, me çrast në mënyrë të organizuar dilnin përpara në kufi njerëz
të caktuar, të cilët i merrnin
për çdo ditë punëtorët e rinj dhe mandej pas kontrollit, i drejtonin në vendet e caktura të Zvicrrës.
Djaloshi
e fillon punën në një fshat të kantonit
Graubinden, në një shtallë me bagëti, ku
para se t’ia filloj punës, ishte prezent
edhe vëllau i tij, icili e kishte bërë kontratën me punëdhënësin, duke
ia sqaruar në fillim disa gjëra nga punë punëdhënësi, në mënyrë që të
respektohet puna dhe rregullat familjare,
orari i punës dhe i bukës .
Mirëpo, pasi
largohet vëllau i vet, i cili punonte
dikun largë nga ky vend, djaloshi ndjehët
shumë i vetmuar, me ç’rast nuk
mund t‘i përmbajë lotët, por punëdhënësin as që e brengosi kjo gjë fare duke e urdhëruar menjëherë t’ia filloj punës, me heqë dhe me bajtë plehun e shtallës, dhe shumë
punë tjera, të cilat ishin të rënda për të.
Djaloshi
i kaloi disa ditë dhe shumë të tjera, edhe pse ndiente lodhje si kurrë njëherë
tjetër, ai kishte vullnet të punoj,
por nuk e kishte as një ditë pushim, që
të ç‘lodhet njëherë, dhe ditën e diell, në orët e hershme të mëngjesit, kur
ishte në gjumin më të ëmbël rinor, vinte punëdhënësi sikur i tërbuar, dhe ia
rrahte derën më duar e këmbë, e më zë
duke sharë në gjuhën e vet, me ç‘rast djaloshi nga befasia ngritej sikur lepuri në shpejtësi dhe numëronte para tij.
Kështu
djaloshi e kaloj sezonën e parë të
kontratës, por tani çka do të bëjë, nëse shkon
në shtëpi, nuk ka shancë që të kthehet më, nga regjimi i kohës, sepse nuk do ta lejonin të kaloj kufirin pa e kryer
shërbimin ushtarak, apo do ta dërgonin
ushtar me dhunë, prandaj vendosi të bisedoj me punëdhënësin e vet, që të
vazhdojë punën edhe sezonën e dimrit, i cili e pranoj pa kundërshtim propozimin
e tij, por me një kusht, që të punoj me një çmim mjaft simbolik, dhe djaloshi nuk kishte rrugëdalje tjetër, duke e pranuar
ofertën e tij menjëherë, te i cili
punoj disa sezona tjera, pa kontratë të punës ( në të zezën),
deri kur i skadoj edhe afati i pasaportës.
Një ditë
prej ditësh, disa fëmijë duke lozur me njëri-tjetrin për rreth shtallës dhe
grumbujve të sanës, djaloshi e
nuhati një erë shkrumbi, kur pas pak
vërejti shtallën e kapluar
nga tymi e flaka, dhe vrapoj menjëherë
deri te shtalla mbrenda, duke i zgjidhë lopët nga zingjirët e tyre, të
cilat nuk ishin më pak se 60-70 copë, dhe në pamundësi ti shpëtoj të gjitha,
ato u shkrumuan bashkë me shtallën.
Me
shpejtësi vjen punëdhënësi , i cili i drejtohet me zë të ashpër djaloshit, duke e akuzuar dhe tenton që ta lë fajtor,
por fati e ndihmon atë, kur erdhën disa
fqinjë, të cilët i kishin parë disa fëmijë duke lozur me flakadane rreth shtallës, me çrast dhe ia
kishin futur flakën ndoshta pa qëllim,
mirëpo punëdhënësi nuk ndalet me akuza,
duke i thënë djaloshit, se nuk ka vepruar mirë, që i ka shpëtuar lopët e tij,
sepse i paguan sigurimi, i cili e urdhëron djaloshin, që ti merrë plaqkat e veta dhe të largohet menjëherë nga prona e tij.
Djaloshi nuk ishte në gjendje ta kundërshtojë
punëdhësin dhe pa asnjë fjalë i merr plaqkat e veta dhe largohet në drejtim të
ndonjë stacioni, duke menduar se çka do
të bëjë tani dhe ku do të shkojë, dhe
duke shpejtuar, që mos ta takojë policia në vendin e ngjarjes, sepse do ta
merrnin në pyetje, apo do t’ia kërkonin dokumentet përsonale, të cilat i
mungonin, por rrugës pa pritmas një auto
iu çfaqë para këmbëve të tij, dhe drejtuesi i automjetit e njofton të
hyjë brenda, duke i buzëqeshur dhe duke i
thënë fjalë miradie për veprimin
që kishte bërë më herët në shtallë, i cili për t’i shpëtuar kafshët nga zjarri e kishte vënë në rrezik jetën e vet.
Këtë
njeri , e kishte rastisë puna e vet
dhe e kishte parë ngjarjen me sy, i cili banonte jo shumë largë nga vendi ngjarjes, por djaloshi nuk e kishte vërejtë, prandaj,
në këtë rast bëri një gjest human, duke
e mirëkuptuar djaloshin, i cili e dërgon
te një koleg i veti disa kilometra largë, për t’a ndihmuar të strehohët, apo të punësohet.
Ishte
viti `93, tani djaloshi ndjehët më mirë dhe më i lirë, duke punuar në një
punishtë të luleve, i cili e kishte dhe ditën e vet të pushimit një herë në
javë, me ç’rast e pushonte trupin e tij të lodhur e prej shtalbi, por nuk
kishte afër ndonjë të vetin, që të ç’mallej më të. Dhe një të diele, ishte ditë
vere dhe ditë pushimi, punëdhënësi e pyeti
djaloshin, se mundet ti shoqëroj në shetitje, atë dhe anëtarët e
familjes së tij, të cilët ku do që shëtitëshin e merrnin edhe qenin e tyre me
veti në auto, i cili e kishte vendi e vet të posaqëm. Atë ditë ata kishin
planifikuar të kalonin kufirin në Gjermani, me ç‘rast ishte një festë
tradicionale dhe bëhej festë e madhe, ashtu vendosën që mos ta lënë djaloshin
në vetmi, edhe pse djaloshi nuk posedonte pasaportë, vendosën të gjejnë mënyrën
dhe me pasaportë të qenit i bashkuan pasaportat e veta, duke ia treguar
kufitarit vetëm figurativisht, i cili i urdhëron me dorë, që ta vazhdonin
rrugën, pa i kotrolluar në detaje.
Djaloshi me punëdhënësin e vet e kaloj disa herë kufinin me pasaportë të qenit dhe ky, nuk pa pasaportë më sy, deri në çlirimin e Kosovës, edhe pse disa herë provoj ta merr një pasaportë udhëtimi, por disa herë e mashtruan matrapazët e ndryshëm, duke ia marrë të hollat, dhe pasaportën ia falsifikuan me vulë të patatës, duke mos qenë në gjendje të shkojë në Kosovë disa vite me radhë, por fati e ndihmoj, që sot të ketë pasaportën e Republikës së Kosovës, punon dhe jeton me familje në Zvicërr, i cili ka arritë të krijojë një standart të mirë jetësor në Kosovë, ashtu, në firmën e ndërtimtarisë ku punon, është udhëheqës i grupit të punëtorëve, dhe është njëri ndër kontribousit më të dalluar, që e ndihmoj popullatën me ndihma financiare dhe luftën e UçK-së.