Mendime
Bekim Rexhepi: Humbje kohe, pa busull
E enjte, 09.05.2013, 06:33 PM
Humbje kohe, pa busull
Shteti i Kosovës është dashur që përmes institucioneve të saja të sqaroi para ndërkombëtarëve këtë gjendje dhe karshi saj, të krijoj opsesionin legjitim për zgjidhje të tjera qe e kontestojnë zgjidhjen mbi faktet e drejtësisë legjitime të një shteti.
Nga Bekim Rexhepi
Prej se u
bë marrëveshja politike për veriun nga te dy qeveritë, qartë duket se akoma nuk
kemi rezultate konkrete në favor të saj, dhe kështu siç është marrëveshja e
nënshkruar dhe pa afatizime konkrete të implementimit të saj, ajo do të mund të
zgjatet edhe me vite të tëra sepse ne politikë dihet qe marrëveshjet të cilat
bëhen nga presionet, mbase gjithnjë kanë fatin të përfundojnë në gjendje kome.
Për mua le të përfundoj në këtë gjendje, sepse në fakt ajo nuk është
marrëveshje dhe me pak mund të quhet marrëveshje nëse ajo nuk mbështet në
drejtësi.
Rebelimi
i pakicës serbe deri në akte kriminale, padyshim se përbën një fakt dhe
injorimi i gjendjes në veri të Kosovës nga institucionet përkatëse, karshi
akteve kriminale të pakicës serbe që u rebelua si pasoj e frustrimit politik qe
ndodhën në favor të shtetësisë së Kosovës, gjithashtu se përbën një fakt
tjetër. Përballë faktit të njërit dhe tjetrit, duhet pranuar se ka ndodhur
vetvetiu një nënshtrim në heshtje i palëve dhe pa ndonjë parakusht ndaj
vendimeve të njëanshme të faktorizuesve. Në këtë gjendje çdo analizë do të
konsistonte në atë qe ndodh të kemi të qartë praninë e status quo-së.
Pyetjes
së cili parim drejtësie udhëhiqet në kësi gjendje, duke të jetë akoma ai parim
i cili u qartësua në deklaratën e pesë fuqive të mëdha (të nënshkruar në Aix-la
Capelle me 15 nëntor 1818 ) që me çdo kusht dhe në këso gjendje të ruhet paqja
e mundur e status quo-së. Por, realisht
nuk mund të ketë ruajtje të paqes, nëse brenda saj ka vetëm fakte përjashtuese
dhe hiqet dorë vazhdimisht nga ajo më relevantja – drejtësia.
Më të
drejtë edhe Foucault (Fuko) i vë në opozitë ndërmjet tyre faktin dhe
drejtësinë, dhe duke mos i hyrë analizave të tij, ne po ndalemi pikërisht në
realitetin tonë dhe e dimë se kemi fakte dhe e dimë se nuk kemi drejtësi. Por,
gjithashtu kemi gjendje të nderë dhe një status quo të paqëndrueshme me
incidente të qëllimta dhe sporadike të rebelëve serb dhe një heshtje aksionare
të shtetit të Kosovës për të shtrirë sovranitetin saj, që nënkupton edhe
drejtësinë tek secili qytetar . Në një gjendje të tillë ku kemi njëanshëm vetëm
fakte përjashtuese dhe njëanshëm me pak drejtësi të vendosur, pra konstatimi
del se është vështirë të krijohen marrëveshjet apo të gjendjet zgjidhje të
duhura dhe të kënaqshme për të dy palët, sepse siç e thamë më lartë problemi
është të kuptimi i dyanshëm i drejtësisë legjitime.
Ndërsa
edhe marrëveshjet edhe zgjidhjet në një gjendje të tillë, ku mbizotërojnë
faktet përjashtuese dhe ku nuk vendoset drejtësia legjitime, mbase do të kemi
edhe marrëveshje edhe zgjidhje të kufizuara, vetëm për disa probleme të vogla,
me supozimin koherent, por, qe këto probleme në të vërtetë nuk do të janë
zgjidhje sepse ato prapëseprapë do të mbesin gjenerator që mbase do të mund të
rikthejnë tek problemi i madh dhe fillestar.
Pakica
serbe qe realisht është e radikalizuar, me dozë secesioni në Kosovë nuk është
një pakicë solide, madje rreth të gjitha zhvillimeve në Kosovë, ka dyshimet e
saja, në rend të parë ajo nuk është një pakicë që kapërcen 5% e gjithë
popullatës në Kosovë, mu për këtë nuk mund të vendos siç dëshiron vet, por gjen
mbështetjen nga Serbia, në funksion të qëllimeve secesioniste, që të ndërtojnë
sa më shumë fakteve përjashtuese, qe në esencë të përmbysin parakushtet e një
drejtësi normale brenda shtetit të Kosovës. Shteti i Kosovës është dashur që
përmes institucioneve të saja të sqaroi para ndërkombëtarëve këtë gjendje dhe
karshi saj, të krijoj opsesionin legjitim për zgjidhje të tjera qe e
kontestojnë zgjidhjen mbi faktet e drejtësisë legjitime të një shteti brenda
vetës.
Natyrisht,
pafuqia e paprovuar dhe heshtja e saj e pa kuptimtë mbi çfarëdo obsesioni
legjitim të ndonjë zgjidhje tjetër jashtë interesit të Shtetit të Kosovës
(konteksti në veriun e saj), ka legjitimuar në njëfarë forme një marrëveshje
dhe një zgjidhje qe gjithsesi është ndërtuar mbi fakte përjashtuese dhe mbi një
drejtësi përjashtuese.
Serbia
është faktorizuar në marrëveshje dhe zgjidhje përmes pakicës serbe (në Kosovë)
e cila shquhet për rebelizëm, ndërsa Kosova është defaktorizuar në ndonjë
marrëveshje apo zgjidhje ngase pakica shqiptare (në Serbi) po qëndron e heshtur
dhe e vet mjaftuar me të drejtat e saja. Këtu kemi një Serbi faktorizuese qe hy
ne marrëveshje dhe zgjidhjet e brendshme të Kosovës përmes serbëve të Kosovës
dhe kemi anasjelltas një Kosovë defaktorizuese, e cila heshtë vetvetiu dhe se
pakica e saj shqiptare vazhdon të
ndjehet e vetmjaftuar me te drejtat e saja qe ofron Serbia për ta.
Disiplina
politike do të duhej ta suprimonte këtë pabarazi formale, dikujt brenda një
shteti për pakica të caktuara tu epen të drejta më superiore dhe dikujt brenda
një shteti tjetër për pakica të caktuara tu suprimohen të gjitha të drejtat.
Fajësia mbase qëndron tek udhëheqja politike, e cila ne mungesë të artikulimit
të qëndrimeve të saja konstante, i nënshtrohet qëndrimeve të tjera të njëanshme
dhe imponuese. Tani kur kemi qëndrimet e njëanshme dhe imponuese që hyjnë në
shprehje juridike, fati i disiplinës politike duket se mbaron dhe funksionon
automatizma politike qe rrezikon të ardhmen e një vendi në sorollatje të
pakuptimtë ku shquhet humbja e kohe, pa busull.