Mendime
Pirro Prifti: Vesh-shkulurit e PS tek Nano e Berisha
E enjte, 09.05.2013, 06:59 PM
Vesh-shkulurit
e PS, gjejnë derman tek Nano e Berisha
Nga Pirro Prifti
Tragji-komedia
e politikës së majtë (e cila tashmë ka përfshirë dhe të djathtën), vazhdon të
zhvillohet e plotë si në sekuencat e
dikurshme filmike të filmit Skënderbeu.
Historia
500 vjecare po rikthehet në formën e saj moderne në politikën shqiptarë dhe duket se ngjan si dy pika uji
me politikën dhe historinë e të kalurës
shqiptare (përjashto vrasjet).
Ju
kujtohet kur Hamza Kastrioti, Moisi Golemi, dhe disa të tjerë, të pakënaqur nga
Kryetrimi që shkojnë në prehërin e turkut osmanlli, i cili i ridërgon ata të
luftojnë kundër vetë njerëzve të tyre. Rezultati? Sigurisht Skënderbeu i kapi
rob, dhe ata i kërkuan falje.
Megjithatë, përfundimi i njerëzvë të tillë dihet: Moisi
Golemi me 4 luftëtarë të tjerë përsëri u
zunë rob nga osmanllinjtë dhe rropën të gjallë
dhe sipas historisë, vetëm Hamza Kastrioti,
nipi i Skënderbeut nuk pësoi gjë por u largua nga skena e ngjarjeve për
në itali (ku dhe u ri-konvertua).
Sot
kjo histori tragjike është kthyer sot
pas 500 vitesh me heronj të tjerë, me interesa të tjera, dhe politika të
ngjashme, që sot shkaktojnë tashmë jo më tragjedi por tragji-komedi, sidoqftë
një gjë nuk ka ndryshuar: karakteri i drejtuesve shqiptarë që bëjnë politikën
dhe shkruajnë historinë: qofshin ata luftëtarë me shpatë, apo pehlivanë me
kollare: Karakteri i lëkundur dhe aspak dinjitoz i tyre që shitet e blihet për
500 aspra.
Dihet se
drejtuesit shqiptarë të cilët kanë përfaqësuar dhe përfaqësojnë edhe sot
Shqipërinë dhe shqipëtarët nëpërmjet
klientelizmit të tyre të paparë , që
nëpërmjet pragmatizmit politik bajat dhe aspak serioz të tyre, nëpërmjet luftës së pandershme për
pushtet, i kanë shkaktuar popullit të
tyre dhe politikës shqiptare dëme për ne, të pariparueshme por duhet ndihma
e BE dhe SHBA të na vendosë në shinat e
duhura përsëri e përsëri gjatë këtyre viteve.
Komedia e
kësaj historie me deputetë të majtë qëndron në faktin se këta vesh-shkulur janë
inatosur aq shumë me kryetarin e tyre sa
`shkojnë më gjithë qejf të flejnë me mullixhiun`.
Nga këta
deputetë nuk shihet dhe nuk paskan vlera
as parimet, as qëndrimi për një kohë të gjatë në parti, as serioziteti i kauzës,
as rotacioni politik, madje as edhe integrimi i vendit.
Për këta
njerëz ka vlera vetëm pushteti në cdo anë qoftë, për këta njerëz ka vlera vetëm
pasuria nga cdo anë qoftë burimi i tyre, nuk ka vlera besnikëria (nuk e kam
fjalën tek servilizmi) por intriga, dhe nuk ka aspak vlera për këta njerëz
kauza dhe programet përkatës për të cilat kanë hyrë për të zbatuar, por qënia në vënd të parë dhe VIP-ërimi i tyre në
cdo moment të mundshëm- a ka mundësi deri në përjetësi?
Praktikisht
largimi nga PS i te deputetëve të përfolur edhe më parë më në krye disfatistin
Islami dhe përfshirja e tyre në listat e PD, tregon qartë atë që po përpiqem të
spjegonja më lart, dhe nëse dy deputetët e rinj të PS që u larguan tregojnë jo
vlerat e vërteta (ndoshta nga mos eksperienca dhe nga konfuzioni politik i
tyre), për Islamin nuk mund të thuhen
fjalë të mira, sepse është një nga personat më prototipe snobë që ka mbijetuar
që nga Partia e Punës, dhe po tregon në një farë mënyre edhe realitetin e asaj
kohe se si këta Profesore Doktorë mbijetonin duke shtypur me këmbë konkurentët
e tyre dhe duke i degdisur nëpër rrethe të largeta në humbëtirën e asaj kohe.
Ky
mentalitet snobizmi dhe arrogance i disa
profesorëve të asaj kohe me prototipin e sotëm Kastriot islami, që është
transplantuar për fat të keq edhe në institucionet e sotme demokratike, sidomos
ato politike, po dëmton rëndë dhe për më keq, njerëzit dhe elektoratet e të gjithë spektrit politik
shqiptar të cilët vazhdojnë të vuajnë dy
sindromat enveriane të së kaluarës:
- Sindromin e Luftës së klasave (janë
armiq ata që nuk janë me mua)
- Sindromin e patjes përreth njerëz
snobë dhe servilë (kurse të aftit, i largojnë nga vetja).
Deputetët
e tjerë vesh-shkulur janë mërzitur shumë nga mos kandidimi dhe janë gati të
bëjnë cdo gjë kundër Edi Ramës, duke dëmtuar
potencialisht rëndë edhe PS. Më e bukura është sepse këta ish-deputetë
të larguar nga Kryetari, qoftë me të drjetë qoftë pa të drejtë e kanë
justifikimin në majë të gjuhës; largohemi nga PS sepse nuk duam Edi Ramën: pra,
``për inat të sime vjehre do të fle me mullixhinë``.
Po përse
kështu bëhet lufta politike brënda partisë si jashtë saj? Duke shitur cdo gje
për inters klienteliste?
Edhe
sikur Kryetari i Partisë të ketë faj lufta bëhet brënda partisë, por jo duke
shkuar tek kundërshtarët politikë me të cilët nuk i lidh asgjë përvec
përfitimit thjesht të ngushtë personal.
Pa i ngrënë hakun Kryetarit neodiktator të PS, i
cili pavarësisht dëshirës për të vendosur njerëz të rinj të pa-implikuar në
aferat e kaluara e të tashmë politike, dëshirës tjetër po aq të madhe të
largimit të individëve që kanë qënë deputetë për një kohë shumë të gjatë
largimit, -po shmang gjithashtu personat
pro-Nano, që e kanë kundërshtuar si A. Malaj, isaraj, etj.
Mesa
duket, vendosja në listat e kandidatëve për deputetë në PS sipas Kryetarit neodiktator Rama është bërë sipas
përzgjedhjes pasanik-kandidat, jo pasanik- jo kandidat, me ndonjë përjashtim të
rrallë si Brace luftaraku.
E keqja e
deputetëve vesh-shkulur e të shmangur tashmë me hir apo me pahir nga lista e
shumë kërkuar, është se ata po e reklamojnë këtë `hata` që u ka ndodhur sikur
PS do të humbë për shkak të mos-zgjedhjes së tyre.
Harruan
këta njerëz se ishin ata që humbën edhe në 2009, edhe në 2005.
Atëhere?
Sado që
nuk kam ndonjë simpati të vecantë për Ramën mendoj: përse të mos e drejtojë ai
Shqipërinë nëse fiton votat e duhura qoftë dhe me njerëz të tjerë?
Përse
mullixhiu Nano të pengojë një fitore vetëm se ai dhe shokët e tij nuk janë në
listat e zgjedhjeve për kandidat për deputet?
Punë e madhe, mjaft hëngrën këta njerëz që nga
1991 e këtej, le të vendosen njerëz të rinj jo vetëm tek PS por edhe tek PD.
Rëndësi
ka që të integrohemi sa më parë në BE duke ruajtur miqësinë e fortë me SHBA.
Të gjitha të tjerat rregullohen me kalimin e kohës, dhe me largimin e këtyre mentaliteteve komunisto-osmane të: bajraktarizmit dhe të qelepirllëkut.