Mendime
Dibran Demaku: Kujdes me fjalët!
E merkure, 15.05.2013, 07:55 PM
KUJDES ME
FJALËT !
„Gjuha eshtra nuk ka, por eshtra thyen“ - Popullore
Nga Dibran Demaku
Mjeshtri
i mirë i një profesioni, cili do qoftë ai, është ai i cili para se të presi, atë gjënë që duhet prerë, e matë një herë, dy herë…shumë herë dhe pastaj e pret.Sepse
dihet botërisht se diçka që prehet, nëse
është prerë gabimisht, nuk ngjitet më!
Andaj më mirë të matet shumë herë dhe të pritet një herë sesa e kundërta!...
Orator i mirë i fjalës është ai që para se të flasë një fjalë, së pari atë e analizon në mendjen dhe në
trurin e vetë një një herë, dy
herë…shumë herë dhe pastaj e nxjerr atë nga gryka.Dhe fjala e menduar dhe e
përpunuar në mendje dhe në tru, domosdo
që kur del nga gryka është e pjekur dhe zë vend! Zë vend dhe as nuk e fyen e as
nuk e vret atë që flet dhe as atë për të cilin flitet! Dhe kjo është e vërtetë
e pamohuar jo vetëm se e them dhe e shkruaj unë, por sepse këtë e kanë thënë kur e kur të urtët
dhe të menqurit e kombit tonë! Me këtë rast mbase nuk është e tepërt nëse i
përmendim disa nga fjalët e urta të popullit, përndryshe margaritar të gjuhës dhge të kombit
tonë: „Heshtja është ar, ndërkaq fjala
arxhend!“; „Ai që dëgjon shumë është më i menqur se ai që flet shumë“;“Fjala
eshtra nuk ka, por eshtra thyen“; „Nës e
fut kokën ngusht, atë e nxjerr me fjalë,
por nëse e fut fjalën ngusht atë e
nxjerr vetëm me kokë! Andaj kujdes me fjalët! Kujdes me fjalët se na thinjen
malet! Kujdes me fjalët se besa nuk falet! Kujdes me fjalët se edhe ëndrra
kallet! Kujdes me fjalët se vriten të gjallët! Kujdes me fjalët papjekur se
fyhen të vdekurti! Kujdes me fjalët!...
Kombit
shqiptar, andej dhe këtej kufirit, pra
në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në trojet e tjara etnike, për një kohë të gjatë ju kishte ndaluar
fjala.Ju kishte ndaluar të fliste i lire.Në sistemin e kaluar shoqëror, pra në atë socialisto-komunist, vetëm për një
fjalë të thënë kushtimisht të gabuar, do
të kishe pasoja të rënda fizike e psikike.Vetëm për një fjalë që ishte kundër
atij sistemi, apo që nuk i pëlqente atij
do të rriheshe, të burgoseshe, por edhe do të vriteshe!Dhe jeta jote do të
varej në një pe fare të hollë, varësisht
nga mos(mëshira) e ekzekutuesëve të atij sistemi!...
Pas
ndryshimit të sistemit shoqëror, apo të
kalimit nga ai sovialisto-komunist, në
atë që tash po quhet Demokraci, edhe
kombi shqiptar në përgjithësi filloi të fliste dhe të shprehej më lirshëm, pa frikë se për një fjalë të vetme mund të
rrihej, të burgosej apo edhe të vritej!
Ndalimi i
gjatë i fjalës, i grumbulluar me vite e
vite në vetëvete, tash ka shpërthyer dhe
furia e saj shkatërruese si një llavë vullkanike djeg e pjek andej e
këtej!Fjala e grumbulluar dhe e ndrydhur me dekada në mendjen dhe në trurin e
shqiptarëve tash kur ka ikur frika, ka
shpërthyer dhe ata, shqiptarët, flasin e
flasin , nxjerrin nga gryka e tyre fjalë të hidhura e vrastare kundër
njëri-tjetrit, kundër shtetit dhe
organeve të tij, kundër gjithçkaje!
Kështu ata nxjerrin jashtë atë dufin e mbyllur brënda tyre me dekada!Dhe nuk e
lodhin fare mendjen se ato fjalë të tyre të thëna vend e pa vend, helmojnë, shkatërrojnë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tyre! E përse të
mos flasin ?! Tash kur nuk i dënon as ligji e as kanuni për fjalën e thënë apo
për mendimet e shprehura, qofshin ato
edhe të dëmshme dhe shkatërruese , qofshin për individin apo për shoqërinë
shqiptare në përgjithësi, flasin e
shajnë sit ë shfrenuar! Shajnë e mohojnë gjithçka:Shajnë e mohojnë të kaluarën,
shajnë e mohojnë të tashmën, shajnë e mohojnë të ardhmen?! Shajnë e mohojnë
historinë e vet, shajnë e mohojnë
heronjtë dhe dëshmorët e vet, shajnë e
mohojnë vellëzërit e vet?!
Ky
fenomen i ri dhe shkatërrues në shoqërinë shqiptare rrezikom të shndërrohet në
dukuri(nëse nuk shndërruar tashmë!). Rrezikon sepse nuk ka kush t`i thotë -
Stop! T´i stop, sepse u bë mjaft! U
kalua çdo kufi! Rrezikon, sepse sepse sot nuk dëgjohet më fjala e plaku të urtë,
nuk dëgjohet fjala e intelektualit, nuk dëgjohet fjala e babait, nuk dëgjohet fjala e vëllait më të madh! Nuk
dëgjohet fjala e askujt, sepse ne i kemi dhënë të drejtë vetëvetës të mendojmë
se jemi të gjithë të menqur, se jemi të
dijëshëm dhe nuk kemi nevojë të dëgjojmë as fjalën e Plakut të urtë, as fjalën
e intelektualit, as fjalën e babait, as fjalën e vëllait më të madh ?!...
Kjo”
menquri” e tepruar që ka zënë vend në mendjet dhe në kokat tona, të varfëra intelektualisht dhe kombëtarisht
rrezikon të na hedhë në humnerë! Dhe po ramë në humnerë, vështirë se do të mund të ngritemi më!
Andaj o
miq, e njerëz, o vëllezër kujdes me fjalët! Kujdes se çfarë
thoni dhe ku e thoni!Mos harroni që para se ta nxirrni fjalën nga gryka, është e këshillueshme që atë ta analizoni, ta përpunoni në mendjet tuaja! Sepse fjala e
thënë pa menduar dhe ashtu kuturu, vret
e prêt, djeg e pjek, shkatërron gjithçka më shumë se zjarri, tërmeti apo edhe vetë lufta!...
Simboli i
rrezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi,
me vepreimtarinë e tij kombëtare dhe
patriotike, ka frymëzuar gjenerata e
gjenerata të kombit shqiptar në Kosovë dhe në vise të tjera të etnikumit
shqiptar. Me shembullin e tij dhe me emrin e tij të skalitur në mendje dhe në
zemra, të rinjt kanë marrë pjesë në
demonstrate dhe janë ngritur edhe në luftë kundër pushtuesit serb. Këtë Hero të
gjallë të Kosovës e njohin edhe fëmijët e djepit.E njohin edhe zogjtë e malit…
Kur u
lirua nga burgu në pranverën e vitit
1990. atëherë kur Kosova dhe populli i saj mezi po frysmonte nën qizmen e
pushtuesit serb, ardhja e tij ishte një një shpresë dhe një nxitje për Kosovën dhe për kombin drejt lirisë së
shumëkërkuar dhe të shumëpritur! Ardhja e Adem Demaqit , simbolit të
rezistencës sonë kombëtare, ardhja e
heroit i dha energji dhe shtytje më të madhe rezistencës ndaj pushtuesit.Ardhja
e tij dhe bashkimi i menjëhershëm frontit të rezistencës ndaj pushtuesit ishte
një lajm i mirë për Kosovën.Lideri i atëhershëm i LDK-së dhe kryetari i
mëvonshëm historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, që njëherit ishte edfhe kryetar i Shoqatës së
shkrimtarëve të Kosovës, do ta ftonte
menjëherë dhe do ta riantarësonte në Shoqatë, sepse Bacë Adem Demaqi si shkrimtar aty e
kishte vendin.U shpresua atëherë, në ato
vite të vështira se shqiptarët e bashkuar do do të ia dilnin mbanë…
Por, shqiptarët, si shqiptarët, nuk do të ishin aty ku janë sikur mos t`i
kishin disa veti dhe kapriçio krejt dalluese nga kombet e tjera! Dikush që nuk
i njeh shqiptarët do të pyeste me habi se cilat na qenkan ato veti dhe kapriço
dalluese të shqiptarëve! Dhe habia e tij n uk do të zgjaste shumë, sepse sapo të takohej dhe të fliste qoftë edhe
me një shqiptar të vetëm ai do të zbulonte tek shqiptarët atë egon e tyre të
sëmurë për t`u treguar në sy të tjetrit apo thënë më mire për ta paraqitur para
tjetrit atë ndjenjën e të parit, të
bajraktarit! Kapriçio e shqiptarit për të qenë i pari dhe i vetmi (!), na ka dëmtuar në të kaluarën e largët dhe të
afërt, po na dëmton edhe në të tashmën
dhe po zgjati kështu do të na dëmtojë edhe në të ardhmen si komb dhe si
shoqëri! Dhe fenomeni i të qenit i pari, i bajraktarit nuk do ta kursente as Heroin e
gjallë të rezistencës kombëtare?!Kështu, Bacë Adem Demaqi, për të qenë edhe ai i pari dhe jo nën hijen e
të tjerëve do të formonte parti politike dhe do të vihej në krye të saj?! Se a
do të ishte zgjedhja e tij politike më e mirë në ato vite të stuhishme për
Kosovën dhe popullin e saj mendimin do ta japë historia! Dikush do të mund të
thoshte se përqarja e shqiptarëve nëpër parti politike dhe shoqata të ndryshme
e jo në një front të përbashkët, nën
pushtim, vetëm sa do ta topiste luftën e
tyre për liri dhge zgjatjen e jetës së pushtuesit!...
Por, për fatin historik të shqiptarëve si komb dhe
të Kosovës si vend dhe shtet, ata tash e kanë edhe lirinë dhe shtetin e
tyre.Sakrifica e tyre qindvjeçare më në fund u shpërblye dhe sot jetojnë të
lirë në vendin dhe shtetin e vetë që quhet KOSOVË!...
Vetëm se
tash në liri dhe në shtetin e tyre (endet ë pakonsoliduar dhe gjithnjë në
rrezik nga ish pushtuesi) tash sikur kanë problem me lirinë e vetë! Tash të
lire e fyejnë., e shajnë, e kërcënojnë njëri-tjetrin?! Dhe jo vetëm kaq!
Ata i fyejnë dhe i shajnë edhe ata që me gjakun e tyre ua sollën
lirinë-Heronjtë dhe dëshmorët e kombit?!...
Në
informatat e mediave të ndryshme (të
shkruara dhe vizive) edhe Bacë Adem Demaqi paska bërë një gabim të tillë?! Ai
në një takim paska folur me fjalë fyese për një hero të rënë për Kosovën ?!
Heroi i gjallë e paska fyer Heroin e rënë?! Dhe atë në mënyrë publike dhe para
një mase njerëzish?!... Dhe tash shpirtrat janë trazuar! Nuk gjejnë qetësi! Nuk
gjen qetësi as Heroi i gjallë dhe as
Heroi i rënë për Kosovën?!... Akuzat dhe kundërakuzat enden sa andej- këtej në
mënyrë horizantale dhe vertikale! Euforia e akuzave dhe kundërakuzave është
shkatërruese! Ata që akuzojnë dhe të akuzuarit janë ndarë në dy taborre
konfrontuese dhe ju mungojnë vetën armët për fillimin e betejës! Për fillimin e
betejës që në fund të saj do të ketë vetëm humbës!...Pyetja logjike me këtë
rast do të ishte: A i duhet Kosovës dhe popullit të saj në këtë moment një
betejë e tillë?!... Përgjigjern e kësaj pyetjeje le ta japin akuzuesit dhe të
akuzuarit në fjalë, të një akuze dhe një
kundërakuse që gjenezen e ka nga një fjalë e thënë në mënyrë publike në mënyrë
të gabuar!...E fjala publike e thënë në mënyrë të gabuar trazon shpirtra, helmon zemra, thyen eshtra!... Andaj kujdes me fjalët!!...
Kujdes me fjalët se na thinjen malet! Kujdes me fjalët se besa nuk falet!
Kujdes me fjalët se edhe ëndrra kallet! Kujdes me fjalët se vriten të gjallët!
Kujdes me fjalët pa pjekur se fyhen të vdekurit!....