Mendime
Luigj Palushaj: Askushët pozicionohen në pozita
E shtune, 11.05.2013, 01:27 PM
KUR
ASKUSHËT POZICIONOHEN NË POZITA
Nga Luigj Palushaj
Pata
besuar qe njerëzit e medhenj jane te pavdekshem, nuk zhduken nuk shlyhen nuk humbin, kam besuar te forca e pamposhtur e njeriut
shqiptar, kisha menduar, kisha ndjere qe historia nuk humb dhe asesi
kurre te ndërrohet, nuk e asgjeson kurre
vetveten, nuk eshte vetem nje vorbull e
rrezishme apo cikel i perjetshëm, humbje absurde nuk eshte aspak vetem nje
mendim i lirëjo i randësishëm por është nje perkushtim dhe nje punë e
pashmangeshme e te marrve e te paditurve njerzve analfabet e kerkuar nga
gjakpirësit shekullor ndrrimi i te kaluares ndrrimi i historisë, kjo e tyre eshte nje jete e rreme, nje kronologji e rreme dhe nje statuskuo
fatale...
Une, ti, ne
ku jemi, pse heshtim apo pajtohemi le te
ndodhin nryshimet...
Une dhe
kombi shqiptarë kemi ringjallur vetedijen tonë, kemi luftuar dhe kemi fituar
mbi te keqen mbi terrin, mbi deshprimin, mbi degradimin e neveritshem mbi
kultet dhe mbi tabut, mbi percarjen e neveriteshme, mbi mungesën e stimuluar te
prespektives, mbi vdekjen e programuar dinakrisht dhe kafsherisht te Kombit.
Kam besuar jo vetem tek idet e pavdekshme po akoma me teper tek interesat dhe
tek te drejtat e pavdekshme dhe te pa tjetersushme te Kombit, kam shpresuar se
humbjet jan te perkoshme se disfatat potencialisht mund te kthehen ne fitore, kam analizuar dhe nje here rrethanat anti-
shqiptare per te mesuar se a mund te kthehen ne shanse shqiptare, por jo asesi
nuk kam menduar per anti-shqiparet qe flasin shqip e qe punojn kunder kobit
shqiptarë, eshte kjo nje histori e
trubullt, se filozofia politke e
çeshtjes shqiptare buron nga filozofia e historisë shqiptare e perkushtuar nga
filozofia botërore.
Se kënga
funebre e mjellmes nuk mund te jetë edhe kënga e fluturimit te lire te
Shqiponjave...
Se
ndërrimet historike ndoshta mund te jen ne tekste e libra falso te tyre, por ato ndryshime nuk janë aspak te drejta dhe
janë antimoderne.
Vertet
njeriu eshte kafshë politike, por disa
politikan tan per ti quajtur kafshë është fjalë pergedhelëse, sepse ata per interesa te veta personale i
asgjesojnë dhe i shlyejn e i tretin ato kobetare.Çdo histori qe ndërrohet ose
harrohet ai popull është i denuem qe heret a vonë ta perserit at.
Ky popull
sa nisi te marr frym e te ec perpara te mos jet i m'varun te rilind te shohe
driten. Tash disa dojnë qe populli shqiptarë ti kthet poshtuesit e vjeter, andaj mendojë se ç'far do ti ndodh këti
populli këti vendi, e kush po na kthen
mbrapa kush po na kthen ne terr më së miri te pyten kafshet politike...
Nocionet
politike shpesh jane relativitetit dhe aspak tabu te primitivitetit te së
kaluares.
Noconet
politike burojn nga historia e vertet dhe jo nga historia e falsifikuar qe tash
me anë te politikës se rreme deshirojnë ta falsifikojn te dhimbeshmen, , vuajtjen, gjakun dhe shtypjen tonë pesë shekullore.
Politka dhe kombi shqiptarë nuk ka pse ta ketë si nje ndjenjë obligative
fjalorin me terme fetare midis krishterizmit dhe muslimanizmit, kjo gje eshte absurde. Te shqiptaret egziston
nje pluralitet i feve tashma me shekuj dhe nuk ka ekazistuar ndonjeher nje
fanatizem i lidhur me qenjen etnike. Fundemantalizmi Shqiptar që ju pelqen
disave ta quejnë mbrojtjen e vlerave të kulturës tonë kombëtare është nje
shpikje e kotë bastarde dhe idiote...
Lutem qe
njerzit e lig ti shmagen kombit tone dhe mos të ja ngjesin kto ligësi me
paraqitjen e tyre .
Me ane te
fundamentalizmit mund ta humbim kombin, është kështu pa asnji dyshim poqese kombi
zgjedh rrugën për ta ndjek iden e te shkojm pas fundementalizmit arabo islam
talibanesk që është diçka jasht normales, të tillët janë ata që deshirojnë ta prishin
çdo gjë te ndertume me gjak e me mund vetem e vetem per qëllimet e tyne mjerane
e antinjerzore dhe bajnë paqe per veten e tyne mjeranet që janë nga me te
padëshiruarit te Kobit tone...
Ku jemi
ne tash..…?!
Jemi ne
fillimin e falimentimit te rilindjes se nje shteti te ri, per ta okupuar
tmerrsishtë dhe per ta futur thell , ne terrin e kohes se shkuar, kuptohet
është kjo nje pjes jo te gjithe, e atyre
qe deshirojnë këtë terr, terrin e atdheut ton. A po humbet mundi shume vjecar, gjaku i derdhun si ne at kohë si dhe tash ne
luften e fundit. Po po humben, besa, nderi, falënderimi po harrohet dhe asgjësohet me
deshirë ndima e miqëve tane, pernedimit dhe SHBA-ve etj.
Ne kohet
me kritike ne kohen e farosjes, e vrasjeve, e zhdukjes te popullit tone, ne at kohë shpresa e vetme ose fjalet e pare
tonat ishin, NATO, Amerikë, Gjermani, Angli
ishte perëndimi. Çaste kritike, ekzistenciale, koha e dhunimeve e përdhunimeve, vrasjeve, masakrimeve, dëbimeve, djegjëjeve, e shfarosje ishin ne at kohe , ne këtë kohë
ishin fjalet faleminderit Amerike, faleminderit NATO , faleminderit Perendim. Por kujt i
falënderohemi sot ne? Kuj , , atyre, , , e ku ishin ata ne kohët tona të vështira ata?
Në kohen me kritike tonen, ku ishin
shtetet e Lindjes, ne ate kohë patem
nevojë per ndihmë, ne i deshem ndihmat, jo asesi pengesat, është ne gjenezen e tyre të ndalojnë rritjen.
Fara jonë e shqiptarit eshte mbjellë moti në këto troje tash te coptueme e te
ndame. Perdet e zeza i kan ra mbi krye sa here ka fillue te rritet e te ec, te formohet, sa here është tharë bima e kan mbetur veq
rrënjët, rrënjët e trungut te vjeter.
Dhe atë trung kane nis te prekin dhe tash, deshirojnë ta fundosin me thellë, ta asgjesojnë disa miq dhe , , vellezer, , te quajtur tash kur veç jei të lirë me ndihmen
e prendimorve. Përderisa po harrojmë neve edle këta se ishin pushtuesit tanë te
vjeter jo me pak se 5. Shekuj. E tash per këta , , vëllëzër, , te lindjes, na thonë se me ta kemi ngjajshmeri ....., nuk jemi vellezer as nga babai, as nga nena e
as te gjakut por vellezer te sheriatit.
A është
kjo perde e zezë e bimës se shtetit te ri te Kosovës , a është kjo humbje, asgjësim, kthim mbrapa ne fillim per tu fut në gjiun e
armikut te vjeter, ti themi , , vella, ,
e ta lejojme te prek trungun qe çdo here
lind bimë te reja, ringjallë ndjenja
patriotike e kombetare, ta ndryshojë e
ta humb gjenezën, mburrjen, lavdinë, historinë dhe rifillimin e formimin e
shtetit tone, te bëj ndryshimin e historisë me qellim eliminimin e Gjergj
Kastriotit. Cili popull e lejon kete?! Shqiptarët unë them jo, jo ata qe linden prej ati trungu te vjeter, ndoshta vetem ata qe nuk shohin perdeve të
armikut dhe atyre injorantve qe para se gjithash kanë fenë e pastaj kombin.
Njeri
fetar mund e ka te drejt te jete cdo njeri ama ai së pari duhet të jetë edhe
kombëtarë. Te neve në Kosovë po ndodhë e kundërta, pushtetarët me anë të pozitave te te tyre
shtetrore e grisin në vend ta ndertojne fenë ( jo te dirigjuar ) te trashëguar
nga babllaret e tyre dhe hyjnizojnë ate të ardhun nga turqit e Lindja.
Deshirojnë qe te ne shteti te udheheqet nga ligjet e Sheriatit, duke e harruar te kaluaren tone, duke e harruar kombin tone, duke i harruar te gjitha. Vetem e vetem te
vdes bima e porsalindur, te vdes shteti
i ri i Kosovës.
Ta mbysin faren e mbjellur me gjak, e me mund shekullor. Zot ndaloj e mos i lejo këta mjeran q bajnë çmos qe Kosova mos te lind e mos te zhvillohet, po të vrahet nga armiqët e sidomos ata qe flasin shqip...