Mendime
Hilmi Saraçi: Vushtrria dhe Kalaja Dardane
E diele, 19.05.2013, 08:05 PM
Etimologjia
e emrit të Vushtrrisë dhe Kalaja Dardane
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Vushtrria
është një qytet i lashtë, ndër më të lashtit në hapsirën ballkanike dhe më
gjerë. ?shtë lokacion antik, mesjetar dhe bashkëkohor që gjatë historisë së saj
ka luajtur rol me rëndësi të madhe në pikëpamje ekonomike, kulturore dhe
qytetruese. Vushtrria përveç lashtësisë
është e njohur për trashegiminë e begatshme kulturore, historike, arkeologjike
e tjera. Megjithse më vonë ka hasur në ballafaqime pushtuese dhe shkatrruese
nga sundimi osman dhe nga kthetrat barbare sllave, Vushtrria gjatë këtyre periudhave
ka krijuar një histori specifike të lashtësisë, emertimit të saj, trashegimisë
kulturore historike, arkeologjike e tjera. Për këto veçori dhe specifika të
rëndësishme, ka pasur debate dhe shkrime të ndryshme, në veçanti shquhet
përpjekja për zbardhjen e etimologjisë të emrit të qytetit të Vushtrrisë. Sipas
dokumenteve mesjetare këtë qytet e ndeshim me emra të ndryshëm si
Vuovecitern,Vuolatern, Volcitern,, Vozyltrin, Vulcetarno ,Vucitarnouo,
Volfasdorne, Veltscherin, Busitrin , etjera. Kontinuiteti iliro-arbëror i
qytetit në fjalë mund të ndiqet nga periudha e perandorisë bizantine me
origjinë dardane . Sipas Ptolomeut, gjeograf dhe matematicent i shekullit II-të
Vushtrria është një qendër, emer i mirëfillt i të cilit ishte Vizianum, gjë që
shihet edhe nga një mbishkrim i vitit 211 në të cilin lexojmë: “ Stationis Vizi (ani), Viciano përkatësisht
,Vizianus,- sipas të gjitha gjasave është Vushtrria e sotme. “ ( dr. Jahjo
Drançolli)
Dr. Ali
Jakupi në një punim të tij për emrin e Vushtrrisë, përpiqet të nxjerrë nga emri
autentik i Vushtrrisë, i dalë nga vet goja e popullit si “ refleksim i logjikës
se në këtë teritor, fushë, kishte drerë
dhe se metamerfoza e Fushës së drerëve ka psuar në Vushtrri”. Ai pastaj konstaton
se edhe logjika se ky toponim përfundimisht është krijuar nga Fusha e Shtrirë
që do të thotë: Fushë= Vushë dhe Shtri = trri. Vush+ trri. Mirëpo autori këtë
mendim e lenë në logjikën e supozimeve, prandaj mendimi i tij nuk është i
qendrueshëm dhe i argumentuar me të dhëna autentike shkencore , sepse Vushtrria
si qendër e ndritëshme kulturore dhe administrative ushtarake, etimologjinë e
ka nga pellazgjishtja dhe iliro shqiptare – thekson Dr. Skënder Riza.
Në këtë
fushë emri dhe etimologjia e qytetit të
Vushtrrisë del nga këto të dhëna - falë edhe kërkimeve të parreshtura
arkeologjike , etnografike , antropologjike , historike , gjuhësore , etj.
Megjithate nuk mund të mohohet në trashigiminë shqiptare as prania e elementit
trako-dak, në mos dhe atij maqedonas , sepse jemi i vetmi popull që i shpëtoi ,
qoftë romanizimit , qoftë sllavizimit. Të kundërten e dëshmojnë si populli
rumun si ai bullgar. I pari u romanizua pothuaj plotësisht, kurse i dyti u
sllavizua , po ashtu , gati plotësisht…
Me siguri
etimologjia e këtij toponimi (Vushtrri) për shkak të formave të ndryshme me të
cilat paraqitet, si në turqishten (Vëlqëtrën) , në serbishte (Vuçitrn ), kurse
në popull i njohur gjerësisht si Vushtrri, do të jetë objekt i lodhshëm i
shqyrtimeve gjuhësore derisa nuk do të gjendet forma e kuptimi i saj i kryehershëm,
sepse trajta shqipe Vushtrri, është e vështirë të përfitohet fonetikisht nga
ajo turke: Vëlçëtrën. Në librin “Kosovo” të Branisllav Nushiqit që u ribotua më
1986 nga “Prosveta” e Beogradit, plotë 84 vjet më vonë bien në sy trajtat e
ndryshme të këtij toponimi: Vlëçintrën, od Vlëçemë trënë si dhe ato me shkronja
latine: Volçiter, Volctern, Volciterna dhe Vualatern ( B.Nushiq “Kosovo”- 268-
269).
Sipas Dr.
Skënder Rizës emri Vushtrri nuk figuron në dokumente as në harta antike,
mesjetare dhe të Kohës së Re. Këtë veprim të pamatur të shqiptarëve ( emertimi
në Vushtrri) nacionalistët serbë e kanë shfrytëzuar dhe e kanë keqpërdorur duke
u bazuar në emertimin Vuçitrinë që nuk ka të bëjë, siq konstatojnë ata, kinse
me kuptim në gjuhën serbe: Vuçji – tern = therra të ujkut, për të konstatuar se Viciana ose Vuçitrina e
dikurshme “ nuk mund të jetë Vushtrria e sotme po as Vushtrria e sotme nuk mund
të jetë Viciana ose Vuçitrina”…
Vushtrria si seli e Sanxhakut përmendet edhe në vitin 1462. Në këtë kohë Vushtrria ishte qytet më i madh se Prishtina, ku administrata osmane Vushtrrisë i dha rëndësi të madhe. Ky qytet prej vitit 1462 (edhe pse ishte formuar më herët), deri në fund të shekullit XVIII ka qenë seli e Sanxhakbeut. Gjatë sundimit të hershëm osman , Vushtrria ishte njëra ndër qendrat më me rëndësi ekonomike dhe politike. Në popull është quajtur (legjenda për Vushtrrinë e madhe, gjoja se ajo dikur është shtrirë prej Llukie (Dobërlluke) deri në Maxhunaj). Edhe Konstantin Jeriçeku pohon se Vushtrria në fund të shekullit XIV dhe në pjesën e parë të shekullit XV shtrihej deri të bashkimi i Llapit me Sitnicën”…
Kalaja Dardane
Pa dyshim
ndër monomentet kulturore -historike me rëndësi të vaçantë në Vushtrri
është Kalaja Dardane , e cila gjendet në
qendër të qytetit dhe sipas mënyrës së ndërtimit, matërjalit ndertimor dhe të
dhënave të tjera nga literatura shkencore, i përket periudhës iliro dardane dhe
jo si Kulla e Voinoviqëve që në kuzhinat serbe është i
pranishëm ky emërtim . Nw Pakon e Ahtisarit wshtw tjetwrsuar si
trashwgimi serbe, prandaj reagimi I menjwhershwm ka munguar. Deri me tani ky
monument historik kishte mbetur në
meshirën e kohës. Në kohën e fundit është marr iniciativa dhe është duke u bërë
restaurimi i saj,Por disa të dhëna për këtë monoment të rëndësishëm historik
sikur kanë mbetur ende të pasqaruara …
Kalaja
shtë ndërtuar nga gurët e lidhur me gëlqere të shuar. Sipërfaqja e kalasë është
1.100 metra katror. Kalaja ka pyrgun me sipërfaqe afër 100 metra katrore.
Ndërsa muret e kalasë janë të larta 10- 12 metra. Trashësia e murit është 3-4
metra. Dikur kalaja kishte gypat e kanalizimit. Gjatë gërmimit janë gjetur gypa
me diameter afër 40 cm. Brenda kalasë gjendet një zgafellë që sipas legjendës
në rast reziku do të shërbente për të dalur në lumin Sitnicë. Kalaja në burimet
historike përmendet si kala e vjetër. Gjatë historisë përmendet nga shumë
kronistë dhe gjeografë të ndryshëm. Në këtë rast Evlia Çelebia (shekulli XVII )
përmend Vushtrrinë ku thotë: Pasi e kishte pushtuar Vushtrrinë sulltan Murati i
parë e kishte shkatrruar kalanë, mirëpo ajo u rindërtua disa herë dhe ka
mbijetuar deri me sot…