Mendime
Ismet Azizi: Eskursionet nëpër shkollat tona
E marte, 21.05.2013, 08:55 PM
Disa
çështje rreth organizimit të eskursioneve nëpër shkollat tona
Nga Prof. Ismet Azizi, Gjilan
Organizimi
i ekskursioneve për nxënës është një bisnes mjaft fitimprurës për Agjensitë
Turistike, por edhe për mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave të cilët në tërë
këtë aktivitet , siç thuhet në opinion, e kanë llogarinë e tyre.
Prindërit
e maturantëve rrënqethen kur arrijnë fëmijët e tyre në vitin e fundit të
shkollimit. Perveç pagesave të cialat janë të detyruar ti bëjnë për udhëtimin
dhe vendosjen e fëmijëve të tyre, e që ushqimi dhe fjetja aspak nuk janë të
përshtatshme , diku rreth 100 euro, me veti duhet ti sigurojnë edhe një shumë
të caktuar të parave për harxhime shtesë , mandej edhe një shumë të caktuar
duhet siguaruar për veshmbathje, e cila zakonisht iu duhet për një ekskursion
të tillë ( duks, trenerka dhe patika), të cilat zakonisht nuk i kanë patur më
parë. Mandej për shkak se është edhe viti i fundit i shkollimit duhet një shumë
të konsiderushme të mjeteve të harxhohen për mbajtjen dhe organizimin e
parambramjeve dhe në fund të vitit mbramjen e maturës, e cila zakonisht kërkon
harxhime të konsiderushme , për vet mbramjen dhe garderobën të cilën duhet
suiguruar. Pra, për prindërit është një ngarkesë e madhe sepse pothuajse gjatë
gjithë vitit ballafaqohen me kërkesa të cilat iu duhet plotësuar fëmijve të
tyre. Këto kërkesa, pra nuk jan aspak të vogla për buxhetin e një familje
kosovare.
Fjala
ekskursion rrjedh nga fjala latine excursio që do të thotë udhëtim i shkurtër.
Ekskursioni
është një udhëtim i organizuar nga një grup i njerëzve, i cili zakonisht bëhet
në kohën e lirë, me qëllim arsimi, apo për aktivitet fizik, vizitë të një
vendi, nganjëherë për punë dhe qëllime të tjera. Ndërsa pikniku (fengjisht:
pique-nique, anglisht: picnik) është një formë e argëtimit dhe ngrënies jashtë
objekteve të banimit, gjegjësisht në natyrë.
Me
ekskurzion mësimor nënkuptohet zhvillimi - mbajtja e mësimit jashtë objektit
shkollor. Objektiv i ekskurzionit mësimor është arritja e njohurive të cilat
duhen të arrihen , por që nuk mund të demostrohet në objektet shkollore.
Detyrë e
ekskurzionit mësiomor është që nxënësit njohuritë elementare nga disa tërësi
mësiomoro-shkencore t’i përcjellin drejtëpërsëdrejt në hapsirë dhe në këtë
mënyrë të arrijnë përceptime të kjarta dhe të arrijnë njohuri të përhershme.
Ekskurzioni
mësimor është formë e veprimtarisë jashtëshkollore.
Ekskurzionet
duhet të jenë në përputhshmëri me planprogramin mësimor, të planifikohen me
kohë, d. m. th, në fillim të vitit shkollor, në mënyrë që të mund të jenë të
realizueshme dhe duhet të kenë objektiva të caktuara mësimore.
Ekskurzionet
mësimore përbëjnë formë komplekse të udhëtimit i cili nënkupton aplikimin e
metodave të ndryshme: Vëzhgimi i drejtpërdrejtë i hapësirës, bisedat
hulumtuese, shfrytëzimi i instrumenteve të ndryshme, punimet hartografike,
paraqitjet grafike, bisedat mësimore, referime, përshkrime, referate të
nxënësëve,ese, etj.
Nxënësit
gjatë ekskurzionit zhvillojnë shoqërizozimin, solidarizimin, të organizuarit,
tolerancën. Mandej tek nxënësit ekskurzioni ka rëndësi të madhe edukuese;
zhvillon pikëpamjet shkencore mbi botën, ndjenjat estetike dhe emocionale.
Ekskurzionet
e kohëpaskohshme kontribuojnë në zhvillimin e oragnizmit të nxënësit, forcojnë
dhe stabilizojnë jetën e tij emocionale.
Mësidhënësit
gjatë ekzkurzionit arrijnë të ngriten profesionalisht dhe ti njohin nxënësit më
mirë.
Si ndahen
ekskurzionet ?
Sipas
lëndës studimore ekskursionet mësimore mund të jenë:
•
Tematike, të cilat organizohen me qëllim të përpunimit të përmbajtjeve të
ndryshme ( gjeomorfologjike, klimatologjike, ekonomikogjeografike, demografike
, pedologjike, urbanogjeografike, historike, kullturore e të ndryshme).
•
Regjionale, oraganizohen me qëllim të vëzhgimit kompleks dhe studimit të ndonjë
territori (kanë përbërje më të pasur, kërkojnë përgaditje të gjithanshme,
organizim të mirëfilltë, organizim të vazhdueshëm të nxënësëve e tj.).
Në
aspektin didaktik ekskurzionet mund të organizohen:
• Me
qëllim të arritjes së njohurive të reja,
• Me
qëllim të përforcimit të njohurive të arritura më herët,
• Me
qëllim që njohuritë e arritura ti aplikojnë në praktikë.
Për nga
vendi se ku bëhet ekskurzionet ndahen në:
• Lokale,
të cilat janë të lidhura me mjedisin gjeografik në të cilin gjindet shkolla dhe
në vendbanimet më të afërta,
•
Vendore, mbahen për çdo vit në fillim apo në fund të vitit shkollor, në
kohëzgjatje rreth shtatë ditë, me qëllim të njohjes së hapsirave interesante të
vedit tonë. Ndërkaq, në kohët e fundit vendet në regjion praktikojnë edhe
daljen jashtë shtetit (ekskurzione profesionale).
Për nga
kohëzgjatja ekskursionet mund të jenë:
• Në
kohëzgjatje nga 1 deri 3 orë
• Gjysëm
ditorë,
•
Njëditorë,
•
Disaditorë.
Motivimi
i nxënësëve gjatë ekskurzionit
Motivim
do të thotë nxitje, dëshirë për diçka të caktuar, për qëllim të caktuar për të
cilin shkohet.
Procesi i
lëvizjes së aktivitetit për t’i arritur qëllimet e caktuara, drejtimi i
aktiviteteve drejt objekteve të caktuara dhe rregullimi i mënyrës se si të
veprohet, e quajmë motivim.
Përgaditjet
për ta kryer ekskurzionin
Ekskurzioni
mësimor, varësisht nga forma, ndahet në tri faza:
•
Përgaditja, e cila përbëhet prej dy fazave. Punët përgaditore të mësimdhënësit
dhe i agjensive, dhe përgaditja e nxënësëve.
• Kryerja
e ekskurzionit
•
Përfundimi
Me rastin
e planifikimit profesional të ekskurzionit me rëndësi është të caktohet:
•
Drejtimi i lëvizjes (itinerari),
•
Zgjedhja e vendit të punës dhe objektet e studimit,
•
Zgjedhja e formës dhe metotad e punës,
•
Përgaditja e mjetejme mësimore për prezantimin e atyre pjesëve të cilat në
teren nuk mund të vërehen.
•
Mësimdhënësi
në kuadër të përgaditjes së tij duhet :
• Të
kryej zgjedhjen e terenit i cili ofron kushte optimal për punë të nxënsësve
• Të
përzgjedh terrenin të cilin vet e njeh më së miri,
• Të
hulumtoj gjithë literaturën për terenin e caktuar, me qëllim që sa më mirë t’i
njoh me detajet dhe me informacionet e reja.
• Të
përzgjedh objektet e rëndësishme në teren me të cilët do t’i njftoj nxënësit
gjatë ekskursionit.
Mësimëdhënësi
i përgaditë nxënsësit dhe i njftonë me:
•
Qëllimin, përmbajtjen, format e punës dhe vendet për punë në teren
• Me
kohëzgjatjen e ekskurzionit
• Me
vendet ku do të tubohen në teren
• Me
marshutën e detajizuar
• Me
materialin përkatës hartogrfaik
• Me
literaturë përkatëse.
Nxënësit
duhet të përgaditen me:
•
literaturë adekuate
• Material
hartogrfaik
•
referate
Analiza e
ekskursionit
Analiza
përfshinë pjesën profesionale dhe teknike, dhe përshtypjet e përgjithshme dhe
përfundimin.
Analizën
e shkruar e përpilon udhëheqësi i ekskursionit i cili ia paraqet Këshillit të
Arsimtarëve në afat brenda 15 ditëve nga dita e përfundimit .
Këshilli
i Arsimtarëve e shqyrton raportin, jep opinionin e vet dhe përgaditë një raport
përfundimtar për ekskursionin e mbajtur. Organ mbikqyrës i mbajtjes së
ekskursionit duhet të jetë Këshili i arsimtarëve dhe drejtori i shkollës.
A duhet
ndryshuar mënyrën e organizimit të ekskursioneve?
Organizimi
i ekskursioneve mësimore kishte me qenë shumë më i mirë , sepse në këto
ekskursione do të shkonin vetëm nxënësit e interesuar për të cilët nuk është me
rëndësi vetëm argëtimi dhe shetitja. Në kuadër të programeve të tyre, p.sh.
seksioni i histories, do të organizonte ekskursion mësimor vetëm në Krujë dhe
Lezhë, ai i Gjeografisë, vetëm Dajt dhe Luginën e Valbonës, Biologët do të
oraganizonin ekskursionin në Alpet Shqiptare etj, etj.
Ekskursinet
më tëpër se njëditore duhet të oraganizoheshin disa herë gjatë vitit me
paralele të ndryshme, e jo të gjitha përnjëherë. Si mund të organizohet një
ekskursion i sukseshsmë për 900 nxënës të një shkolle , kur duhet siguruar
rreth 18 autobus, të sigurohet vendosja dhe ushqimi i tyre, mandej si do të
ekzekutohet vizita e një kompleksi turistik me një numër aq të madh të nxënësëve?!
Ekskursionet
njëditore për klasët e IX- ta, duhet shikuar mundësia e organizimit sipas
seksioneve, edhe atë edhe më herët, jo vetëm kur të dalin në klasën e IX-të
sëbashku me nxënës anëtarë të seksioneve, pavarësisht se cilës klasë i
përkasin. Për shembull, pse mos të organizohet një orë mësimore në Institutin
Hidrometeorologjik me të gjithë nxënësist e seksionit të gjeografëve siç e
praktikon SHMU “Abaz Ajeti” që disa vite me radhë , apo edhe ekskursionin
njëditor të organizuar vite më parë në Kalanë e Artanës me klasët e VI -ta.
Vetëm një
shembulll, kur organizohen ekskursionet për klasët e IX-ta, kur të gjitha
shkollat e Kosovës organizojnë marshutën dhe kohën e mbajtjes pothuajse të
njëjtë në Prekaz, Mirushë dhe e përfundojnë zakonisht në Prizren, kur vështirë
se mund të kontrollohet lëvizja e nxënësëve nga numri i madh i tyre.Ky nuk mund
te quhet eskursion,por nje tollovi e krijuar nga numri i madh i nxënësve nga të
gjitha viset e Kosovës.Dhe, shtrohet pyetja se a është arritur efekti dhe
qëllimi i eskursionit?!
Të themi se çështja e eskursioneve është shumë komplekse dhe meriton një çasje studimore serioze.