Mendime
Pirro Prifti: Një Përgjigje për Naun Kulen
E merkure, 22.05.2013, 07:46 PM
Një
Përgjigje për Kryetarin e Shoqatës `Myzeqeja`-ateistin Naun Kule
Nga Pirro Prifti
Në
gazetën Telegraf të dt.22 maj 2013 në shkrimin me titull:``Hirësi Janullatos,
Zoti flet dhe shqip…``, kryetari i shoqatës `Myseqeja` z.Nan Kule, me një
pamaturi të cuditëshme, vjell një vrer i
cili mesa shihet duhet ta ketë mbajtur aq gjatë sa që duket sikur nuk është
vreri tij por vreri i dikujt tjetër.
Le të
lemë vrerin dhe të shohim se cfarë në thotë
`bashkëbesimtari` ynë kundër `Hirësisë së tij Janulltos`.
Shkaku i
shpërthimit të z.Naun Kule është kjo
frazë e cila jep edhe esencën e shkrimit
të aspak dinjitoz: ` …Ju qe drejtoni përreth 20 vjet grigjën shqipfolëse të
ortodoksisë shqiptare, ende me përkthyes, Hirësi Janullatos?....`
Frazat e
tjera të shkrimit janë ato për të
cilat mesa duket është udhëzuar.
Mund të
thoni ju, a është udhëzuar një besimtar ortodoks të flasë kundër Kryepeshkopit
të tij? Po! mundet dhe në dy raste tipike: ose në raste klienteliste dhe nën
presion, ose kur nuk është besimtari devotshëm por një ateist i rregjur.
Përse e
them këtë dhe e them me keq-ardhje.
A nuk
është ky z. Naun Kule i cili ka shkruar mbi 20 libra ndryshëm prër historinë e
vëndit, për arkeologjinë, për miqtë dhe armiqtë e shqipëtarëve?
A nuk
është z. Naun Kule autori i librit `Dita
nuk është larg` për militantin komunist Naun Doko (Prifti)?
A nuk
ësht z. Naun Kule, autori i librit
`Rrëfimet e Ardenicës` monografi, botuar me financimin e Kishës `së dashur të
tij` Auto-Qefale Orodokse të Shqipërisë në vitin 1999 me iSBN 99927-639-1-4 për
të cilën shpreh me pathos edhe
falenderimet e tij?
Nejse,
kjo pak sa për ti kujtuar z. Naun Kule, Kryetarit të shoqatës së nderuar `Myzeqeja`, që ishte
ai që lepihej në korridoret e K.O.A.SH.-it, për të botuar librin, dhe kontributi
ju dha pa asnjë hezitim, dhe me miratimin e Kryepeshkopit, duke patur parasysh
jo vetëm se z. Naun pretendonte se ishte ortodoks i mirë, por edhe se z.Naun
duhej të ishte njeri i respektuar i
Lushnjës e për më tepër një letrar prodhimtar.
Kjo
gjithashtu, sa për të kujtuar se njeriu
nuk duket ashtu si flet por ashtu si vepron, dhe me kujton gjthashtu një thënie
të mëncur të Prof. Mentor Petrelës, para disa vitesh në një rast mërzitjeje:
`Duhet të kesh kujdes nga dy tipa njerëzish: nga armiku, por të cilit i ruhesh
dhe të ruan, dhe tipi tjetër është- borxhliu, të cilit duhet t`i ruhesh, sepse
ai mezi pret që të mos paguajë borxhin, dhe gjithmonë lutet që borxhliut t`i
ndodhë ndonjë gjë e keqe vetëm e vetëm të mos paguajë`.
Kjo është
njëra anë e medaljes.
Ana
tjetër e medaljes, ajo e errta për
z.Naun është se ai mesa duket, ëshë një kripto-ateist i dukshëm, dhe afrimi i
përkohshëm me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është më tepër një
hipokrizi e pastër që e ka ndihmuar atë në
marëdhëniet me komunitetin ortodoks të Lushnjës. Megjithatë, mendoj se
krahas kritikave ndaj këtij përsoni që lajthit papritur dhe për më tepër kur
nuk ka patur asnjëherë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ndonjë
kritikë ndaj tij dhe kolegëve të tij, unë do t`i përmënd z. Naun Kule frazën e
famshme të Jezu Krishtit,, kur Shën Pjetri e pyet se si duhet të sillemi me
bashkë-besimtarin kur ai bën faj, sa herë duhet ta falim, vetëm 7 herë? Jezu
Krishti i u përgjegj- 7 x 77 herë. Pra nëse me vepra z. Naun Kule është një ortodoks
i mirë, le t`i japim dorën e ti tregojmë se:
- Së pari, Fortumturia e tij
Janullatos, në cdo meshë në Tiranë flet dhe predikon shqip,
- Së dyti, Fortumturia e tij
Janullatos, është e vërtetë që mban përkthyes,
por për të saktësuar frazat nga
Ungjilli të cilat nuk mund të tjetërsohen, si dhe për shkak të moshës së
shtyrë,
- Së treti, se është prania e Kryepeshkopit Janullatos (që
sikur na e dërgoi vetë Zoti), që rindërtoi dhe rimëkëmbi Kishën Autoqefale
Ortodokse të Shqipërisë me të gjitha atributet të cilat duhet të ketë një Kishë
Autoqefale, dhe të cilat i keni parë
edhe ju zotëri, sepse kishat, shkollat, universiteti Logos, cerdhet, kopshtet,
fondet për njerëz të vecantë (si puna juaj), ndihma të pakursyera për
kosovarët, etj. etj, janë bërë këtu brënda në Shqipëri apo jo?
- Së katërti, porosia që dha
i madhi Fan Noli, për të predikuar në shqip, dhe me libra
liturgjikë të përkthyer në
shqip, është realizuar z. Naun Kule, sepse në të gjitha Kishat e
Shqipërisë flitet shqip, madje dhe Fortlumturia e Tij , nëse e ke vënë re,
-flet shqip. Apo jo?
A do të
mund ta bënte një prift shqiptar, apo minoritar qoftë, në kohën kur e mori
Fortlumturia e tij u bë Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë
Shqipërisë.
Të jeni i
sigurtë zotëri që ata, ashtu të varfër sic ishin (dhe ishim me të
vërtetë), ashtu nën ndikimin e moralit
komunist -do të vepronin njëlloj si një pjesë e mirë e drejtuesve shqiptarë në
kohën e demokracisë të cilët e kanë lënë ende Shqipërinë në tranzicion, jashtë
Europës dhe me plot probleme financiaro-ekonomike dhe sociale.
Prandaj,
përpara se të shani Fortlumturinë e tij, meqënëse nga emri duhet të jeni
ortodoks (sepse me vepra nuk jeni i tillë), duhet t`i kërkoni falje
Fort-lumturisë së tij Janullatos i cili megjithse i shtruar ne spital, `u
arratis` nga spitali (fraza që tha vetë ai në festën e Pashkëve), dhe ashtu i
moshuar, rrezikoi jetën vetëm për të ardhur në Tiranë për të marrë pjesë së
bashku me komunitetin ortodoks në Pashkët e Mëdha; foli shqip por dhe u
përkthye nga përkthyesi `i djersitur`
sic vutë në dukje e plot cinizëm ju, Kryetari i Shoqatës Myzeqeja.
Turp , i
nderuar z. Naun, jo vetëm si intelektual ashtu sic hiqeni, por turp për ju që
bëni shkrime të tilla në emër të shoqatës Myzeqeja.
Në
statutin e shoqatave nuk ka nene pro racizmit, nuk ka nene për të ndaluar të
flitet një gjuhe tjetër, apo jo?
Sepse
Shoqata dhe kryesia e saj duhet të sillet si institucion i miratuar nga gjykata
shqiptare dhe si e tillë duhet të respektojë institucionet e tjera si Kisha Autoqefale e Shqipërisë me gjithë
`shqipfolësit e saj` sic vëreni me cinizmin tuaj ateist, z.Naun Kule.
Së
fundmi, krahasimi i Fortlumturisë së tij me Shën Kozmain nuk do të ishte i keq
nëse, do ta kuptonit mirë mesazhin që u
dha Shën Kozmai shqiptarëve - për të mos braktisur fenë e të parëve të tyre;
por ju nuk mund të kuptoni dicka që e tradhëtoni, sepse ateizmi që ju futi në
gjak komunizmi, dëmtoi më rëndë nga të gjitha komunitetet, komunitetin
ortodoks; qoftë me prishjen e kishave, qoftë me futjen e moralit komunist dhe
formimin e njeriut të ri si puna juaj, njeri i cili mendon e punon vetëm duke
nxitur dyshime e përcarje.
Le të merret Shoqata si institucioni që të zgjodhi,- me ty, për të parë se cila ishte arësyea që bëtë atë shkrim të shëmtuar.