Mendime
Bekim Rexhepi: Politika e shkrumave
E hene, 27.05.2013, 08:17 PM
Politika
e shkrumave
Sot pushteti politik në Kosovë është i dizajnuar nga shkrumat politik, asnjëri nga ta nuk vije nga profesionalizmi politik, të gjithë prej tyre vijnë nga jo politika dhe s’ka se si të ndodhi ndryshe, veçse shkrumb.
Nga Bekim Rexhepi
Në
Prishtinë është një lagje e quajtur mëhalla e shkrumave, kjo ka koincidencë me
politikanet e Kosovës qe s’janë ndryshe veçse shkruma. Ndofta disa prej tyre
edhe vijnë nga ajo lagje e çuditshme. Kjo nofkë për lagjen, me siguri ka ardh
nga një realitet i brendshëm , madje prodhim i dy anshëm edhe i politikës e,
edhe i pasivitetit të vet njerëzve të mëhallës. Nuk do të ndalem qëllimisht në
atë “shkrumin” e mëhallës, sepse nuk ka kenë ky synimi i imi në këti artikulli,
por e vërteta është se politika aktuale në Kosovë po ndikohet nga politika e
shkrumave, dhe kjo më bëri të distancohem nga ta përfundimisht. Sasia e tyre të
fascinon për të keq, ata në fakt janë kudo në secilin institucion, në secilën
subjekt politik, në secilën hapësirë të mediave, të “politikë bërjes” në
Kosovë!...
Llumi i
tyre na morri në qafë, shih gjendjen e pa shpresë dhe me pak gjasa ndryshimi.
Dikush do të mund të thoshte: “raftë një re zezë, e i ishoftë të tanë nga faqja
e dheut”. Të tillët nuk na duhen, as ne lagjen e shkrumave, e madje edhe diku
tjetër të jenë prezent. Sot pushteti
politik në Kosovë është i dizajnuar nga shkrumat politik, asnjëri nga ta nuk
vije nga profesionalizmi politik, të gjithë prej tyre vijnë nga jo politika dhe
s’ka se si të ndodhi ndryshe, veçse shkrumb.
Me kaq
potencial të shkrumt, ata s’kishin se si të bënin një nam tjetër. Një nam për
të cilin patëm një iluzion se ka ndodh dikur, se ata ishin faktor të
rëndësishëm dhe vendimtar të tij. Lufta
e UÇK-së, po bije çdo ditë, sepse siç po shohim realisht pjesëtaret e saj, nuk
kanë kenë tjetër veçse shkruma, dhe jo më ndryshe seç kishim një iluzion për
ta. E dhimbshme për ta pohuar, por më e dhimbshme për të mos e pranuar.
Nuk janë
në gjendje të ndërtojnë një politikë të ndërgjegjshme për vetveten dhe më të
cilën ata do të mund të mbronin vetveten dhe të kaluarën e tyre, nga përpjekjet
dhe nga tendencat agresive të faktorit sensasiv antishqiptar, por edhe më keq,
heras duke rënë pavetëdijshëm në grackën e antishqiptarizmës tradicionale, duke
menduar se i shërbehet shqiptarizëm vetëm me akte verbal.
Për të
mos i shërbyer të keqes së madhe dhe për të mos i dalë zot asaj duhet vet
ndalur vetveten nga pasionet e rrezikshme, nga qëllimet e errëta, nga synimet e
dobëta, nga simbolizimet formale dhe
fjalomanit boshe se, askush tjetër nuk do atdheun më shumë se unë. Më
këtë vazhdimësi të retorikës e kemi mbytë vetveten, e kemi sjellë vetveten në
këtë gjendje shkrumbëruese, fare pa gjasa dhe fare pa shpresa për një të ardhme
më të mirë.
Asgjë nuk
mësuam nga tragjeditë botërore, të atyre fateve të kombeve të tjera, qe para
nesh i kapërcyen me dhimbje dhe vuajtje, dhe më keq nuk po arrijmë të mësojmë
as nga provat tona, as nga fati ynë i keq, i tragjedive dhe dhimbjeve tona. Kaq
shpejtë harrojmë të kaluarën, kaq shpejtë i mbyllim skenat e dhimbshme, të
vuajtjeve tona, ndofta pa arritur të fusim dikë ne atë pak mëkat për fatin tonë
të keq. Më këtë duket se fatkeqet akoma nuk i do askush dhe askush nuk ndjen
dhimbje për ta, por akoma më keq nëse edhe ata vet fatkeqët nuk arrijnë dot të
kuptojnë, së paku të kuptojnë vetveten e tyre.
Zot lutu
për vete, ne nuk kemi nevojë më për lutje!...