Mendime
Reshat Nexhipi: Njerëzit e gjakut tonë
E merkure, 12.06.2013, 09:05 PM
Shtete dhe qytete, me histori të afirmuar edhe nga njerëzit e gjakut tonë
(Kushtuar emigrantëve tanë, që mos ndjehen të huaj, atje ku janë)
Nga Reshat Nexhipi
Sqarim
Pse duhet nxjerë në shesh figurat historike të racës sonë që kanë kontribuar për popujt e tjerë?
E shtrova këtë pyetje për t ua mbyllur gojën,
njëherë e përgjithmonë, atyre që pa vrarë tepër mendjen, e thonë të kundërtën, duke menduar se me këtë i paskemi
adhuruar njerëzit e tillë, të cilët, nuk kanë bërë gjë për vendin dhe popullin
e vet. Kjo e fundit është e vërtetë,por shkrimet
e mia,pra edhe ky i sotmi sotmi, kanë
qëllim tjetër, të cilin do përpiqem ta elaboroj përmes dy rasteve, edhepse duken
të thjeshtë, janë me plot kuptim. Rastin e parë e kam dëgjuar nga të
tjerë,të dytin e kam përjetuar personalisht.Po filloj me të parin. Një shqiptar
jetonte në
Përndryshe,për dallim nga shkrimet e mëparshme, ky
i sotmi,ka eleme
nte të një reportazhi, prandaj dhe ndoshta mund të jetë interesant për lexuesit, pa marrë parasysh mangësite e natyrave të ndryshme që mund të ketë.
Regjistrimi i vendeve, sipas rendit alfabetik
(Emrat personale janë me të kuqe)
nari ndjen çdo shqiptar,sidomos ai i Korçës,kur ndodhet para këtij objekti fantastik, i ngritur nga 3 bashkëatdhetarët dhe bashkëqytetarët e tij, të cilëve pastaj iu prenë krahët, me qëllim që mos bëjnë ndonjë objekt tjetër si ai.
Algjeria(Gjiri i Artë).Pothuajse e njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët që jetojnë në këtë shtet ose e
vizitojnë atë, sepse nga zgjedha
spanjole e kanë shpëtuar katër vëllezërit shqiptarë:
Urunxhiu, Hajrudini, Isaku dhe Iljazi, të shek.17.A vallë nuk duhet algjerianët
të na bëjnë,,temena,,
ne shqiptarëve?
Amerika.A
nuk duhet të konsiderohet tepër e qëlluar dhe e drejtë dekla
rata e Kryeministrit të Shqipërisë se shqiptarët së
shpejti mund të jenë të lirë të hynë në këtë shtet pa viza? Ai, para se
ta deklarojë këtë, me siguri, ka patur parasysh, veç tjerash, edhe faktin që,
rrallë ose s ka popull në botë, i cili, për nga numri i përgjithshëm i
popullsisë, t i ketë dhënë Amerikës figura të shquara, siç janë këta në vijim
të evidentuar sipas rendit alfabetik:Alan Shepardi, kozmonaut
i famshëm, Diogardi,
kongresmen i shquar, Donald
Leka, shpikës i
sistemit për leximin e kompjuterit nga
largësia (Koha,
4 korrik, 2008),Ferid
Murati, mjek nobelist,Georg Tenet, një kohë në krye të CIA-s,Regis Philbin udhëhe
qës i shquar i
shout: “Kush do të bëhet milioner,,Sten Dragoti,regjisor i shquar i
Holivudit, Xhon Belushi, artist me famë, William Gregory, astronaut i shquar dhe plot të tjerë nga fusha të
ndryshme të jetës, për të cilët kam shkruar më parë, siç është edhe arkitekti i shquar Qemal But
ka, firma e të cilit qendronte në dy ish ,,binjaket,,madhështore të Njujor
kut,etj.
Atëhere, a vallë e kemi hak ne shqiptarët të hymë pa viza në SHBA?
Anglia.Shqiptarët që jetojnë aty, ose vizitojnë këtë vend, duhet, për të mos u ndjerë të huaj, duhet vendasit t iu kujtojnë se ky shtet në fillim quhej Albion, emër që ekzsiton edhe sot e kësaj dite, bashkë me emrat e ngjajshme-Albain, Albany, etj.,pra, me rrënjë të gjuhës shqipe. Më tepër si kuriozitet, po prezantoj shënimin e disa historianë maqedonas, të cilët mbretëreshën Elizabeta II, nxjerrin nga raca e Justinijani I, duke mos ua prerë mendja se ky është stërgjyshi ynë. Pra, sikur ,,teza,, e tyre të vërtetohet, mbretëresha, na qenka Ilire!!.
Mos harrojmë se Anglia njihet edhe me emrin Britani, të fituar nga Briti, me origjinë ilire, i erdhur aty nga Troja dardane.Ai.madje e ka themeluar edhe Londrën, gjë që shqiptarët e këtij qyteti i bën të ndjejnë vehten si në shtëpi të vet. Përndryshe, në historinë e Anglisë, kanë hyrë emra të disa shqiptarëve të dalluar, siç është edhe skluptori Gëzim Hidri, nga Librazhdi i Shqipërisë, i cili, nga viti 2000 e këtej, punon në oborrin e princit Çarls dhe i cili atje ka bërë 72 statuja mermeri që kanë shërbyer për simbole të çmimit “Oskar” dhe tashmë thërritet nga kolegët anglezë si “Skllavi i gurrit”-thuhet në gazetën “Fakti”, 20 tetor, 2006.
Arabia.Shqiptarët e kësaj
ane, për tu ndjerë krenarë para të tjerëve, duhet të dinë, të paktën këtë në
vijim: Ahmet Arnauti, i shekullit 17,
ndërtoi aty një kompleks urbanistik me objekte për nevojat e
haxhilerë
ve, të cilët i
përcillte dhe i mbronte nga sulmet e bandave të ndryshme, bashkëatdhetari
tij Hysen Arnauti. Nuk duhet haruar edhe katër
vëlle
zërit e lartpërmendur, të cilët kanë shpëtuar
mjaft arabë të dëbuar nga brigjet spanjole, ose Ajshe Arnautin,
poeteshë e shquar në botën arabe
e arsimuar edhe në
Shqiptarët duhet arabëve tua kujtojnë betejën në Al Safra, ku gjatë v.1811, ishin vrarë 5.000 shqiptarë, duke mbrojtur Arabinë dhe popujt e saj nga sulmet e të huajve. Ndoshta nuk ishte e rastësishme ftesa që i kishte bërë princi Fejzal mbretëreshën Geraldina të Zogut bashkë me të birin-Lekën, me ç rast, ajo, e kënaqur nga pritja, napolonin e fundit që i kishte mbetur, ia vendosi në byzylukun e princeshës Effant, gruas turke të princit në fjalë-thuhet në një ashkrim të Flakës, 2 prill 2002
Argjentina(argjend) dhe Tunisi.Shqiptarët që jetojnë aty,ose vizitojnë
këto vende,duhet me mburje të vizitojnë familjet e
shkrimtarit të shquar
argjentinas Ernesto Sabato,dhe atë të Habib Burgibës së Tunisit, sepse të dy këta,nënat i kanë patur shqiptare.
Austria. Shqiptarët që
jetojnë aty, duhet me krenari t ua kujtojnë austri
akëve Aleksandar Mojsiun, i cili me zërin e tij ngriti
lart emrin e këtij shteti, Gjergj Bastën (Basha), të shek.16, kryetar i gjithë ushtrisë të
imperatorit RudolfII i Austrisë, Gjergj Sinën, president i Shoqërisë
së Hekurudhave në Austri,Karl Gegën, autor
i hekurudhës
alpiane malore
në vendin e famshëshëm turistik Semeringun,
që lidh Lindjen me Veri
un të Italisë, e që shpie
pastaj në Spanjë,etj.,Pjetër
Bogdanin, kryepesh
kop i Shkupit, pjesëmarrës në luftën Austro-Turke të vitit 1689 në anën e gjenral Pikolominit të Austrisë,etj.
Bagdad.Shqiptarët e këtij qyteti duhet tiu
tregojnë bashkvendasve se në krye të këtij vendi kanë qendruar disa
personalitete me origjinë shqipta
re, siç ishte Abduraman Pasha, i shek. XVII, i cili si vali, veç tjerash, liroi njerëzit nga taksat abuzive, ngriti xhaminë madhështore Maruf-al-Karhi,etj. si dhe Nasuh Pasha, i cili ka patur aqë merita të mëdha sa që Sulltani e bëri dhëndër.
Damasku. Historiua e këtij qyteti është e mbushur me ngjarje që kanë të bëjnë me figura historike me origjinë shqiptare, siç është edhe rasti me Kyçyk Ahmet Pashën, i shekullit 17. Ky, gjatë një beteje, me që ishte në moshë të thyer, nuk qëndroi dot në kalë, zbriti prej tij dhe luftoi deri sa u vra. Një ushtar persian, ia këputi kokën dhe ia dërgoi Shahut në Iran, por ky, në shenjë respekti për atë njeri trim, e këtheu kokën e viktimës në Damask, ku u varros në teqenë që viktima në fjalë e kishte ndërtuar vetë më parë.
Edrenea. Për të mos e ndjerë vehten të huaj, shqiptarët e këtij vendi, duhet t i kujtojmë se plot objekte madhështore të ngritura aty,janë vepra të arkitektëve me origjinë shqiptare, siç është xhamija “Selimija”, e ndërtuar nga ana e arkitetktit të shquar shqiptar-Sinani i shek. XVI, me origjinë nga ana e Tepelenës,përndryshe, kryearkitekt i parë i Perandorisë osmane, si dehe disa të tjera-vepra të Vangjel Zhapës. Mitat Frashëri, shkruan se nja 10.000 shqiptarë jetonin në 8 fshatrat e Edrenesë, gjegjësisht në kazanët Orta Qoj, Uzun-Qupi dhe Havsa de Edrene, në të cilat ka plot objekte që janë vepra të shqiptarëve.
Egjipti. Shqiptarët e këtij shteti duhet t i kujtojnë egjiptianët se shtetin e tyre nga robëria osmane e çliroi Mehmnet pashë Kavalla, i cili i dha edhe drejtim evropian, duke krijuar kushte për shëndrimin në mbretëri, në krye të bashkëatdhetarit të tij-Farukut. Dhe, kur jemi te mbretërit,ta kthejmë fillmin nja rreth 2 mijë vjet prapa për t i kujtuar egjiptianët në Kleopatrën e famshme, emri i së cilës ka hyrë në historinë e tërë botës dhe bashkë me të,kuptohet, edhe emri i Egjiptit. Mos harrojmë faktin që Aleksandrija është vepër e Lekës së Madh dhe që mban emrin e tij.
Ptolomeu I, gjeneral i Lekës së Madh, themelues i Muzeut të parë në botë, i ngritur në Aleksandri, Ptolomeu XII, babaj i Kleoptarës, filloi të ndërtojë lagjen Dandara në pjesën qendrore të Egjiptit, e cila edhe sot, është e njohur me një objekt fetar të mrekullueshëm dhe tepër atraktiv për turistët.Ai objekt, sot konsiderohet si një nga impozantet të Egjiptit dhe më gjerë.
Evropa.Qytetarët
e këtij kontinenti, të çdo qyteti qoftë
ndaj emigrantë
ve shqiptarë duhet të kenë respekt, sepse emri i këtij kontinenti ka të bëjë me atë të motrës së Kadmit ilir, se krishterizmin e fituan nga
pasardhësi i tij i disa shekujve të mëvonshëm- Konstantini
i Madh, kurse sulmet e
forcave osmane drejt saj i pengoi heroi
ynë kombëtar-Skenderbeu. Ata të Parisit t i kujtojmë se emri i qytetit të tyre
ka të bëjë me atë të rëmbyesit të Elenës, që të dy me origjinë ilire, dhe se Obeliskun madhështor, aty e ka dërguar Mehmet
Ali Pasha dhe ajo që është më
kryesore: Napoleon
Bonaparta, i cili emrin e Francës e ngri
ti në
piedestalin më të lartë të historisë botërore, ka origjinë arbëreshe. Dhe,kur jemi te ky i
fundit, francezët duhet t i kujtojmë për lidhjet e tij me shqiptarët,
duke cituar një shkrim të Luan Ramës: “Regjimenti i shqiptarëve
ishte padyshim formacion më i veçantë
ushtarak mes trupa
ve të shumta të Napoleonit”
dhe se ky kishte pranuar që shqiptarët të mbanin veshjet dhe armët e tyre, që
të ndiheshin më të lire gjatë luftime
ve. Më pas, Rama, sqarron: “Tri kalorës shqiptarë, hipur mbi kuaj arabë,
me armët e tyre karakteristike dhe veshjen e bukur shqiptare,
hy
nin në Paris për t’u bashkuar
pastaj në Versajë me gardën imperiale të Napoleonit. Baroni Teotoki që i priti,
si president i Senatit të Korfuzit, i paraqiti ata para ministrit të Luftës së
Francës, dukës De Feltre...Ai u habit nga
ata tre kalorës të pashëm e krenarë
ngjeshur me armë e të për
kushtuar për ti
shërbyer Napoleonit në luftën
kundër zgjedhës otoma
ne”.
Greqia. Shqiptarët e këtij shteti
duhet t i kujtojnë grekët se Aleksandri i ,,tyre,,i Madh, i cili, emrin e
Greqisë e ngriti në piedesttalin më të lartë të historisë botërore, nuk është
grek por me origjinë ilire, gjë që vlen edhe për perënditë e ,,tyre,, si dhe
për herojt e Luftës së Trojës.Poashtu
grekët duhet
kujtuar se Ali.pashë
Tepelena, nxiti Revolucionin
e 1821, i cili çliroi vendin nga zgjedha pesëshekullore osmane, Andon Krieziu, si kryeministër, në v.1865 shpallikishën
autokefale greke,duke e ndarë
përgjithmonë nga varësia e Stambollit, Angjelo Gjini-themeloi Univer
sitetin Politeknik të Athinës, Andrea Malurit mbreti francez Karlo X, i caktoi dekoratën e lartë “Kryq i legjionit të nderit”,por nuk e pranoi. Zemra e tij është ruajtur në një kuti argjenti në Ministrinë Detare Greke-thuhet në literaturën historike.
Athanasios
Miauli
ka
qenë agjutant i mbretit Oton të Greqisë, Bubuli
na (Laskalina) me anijen e saj të madhe, të
cilën e quajti me emrin his
torik “Agamemnon”, luftoi si
heroinë kundër forcave osmane në mbroj
tje të Greqisë,prandaj,në histori ka mbetur si “Zhan D Arka
shqiptare e
Greqisë”, Damian Himarioti, i shek. 16, u përpoq të vriste sulltanin, por e diktuan rojat, e kapën dhe më vonë u vra. Vdekja trimërore e tij bëri jehonë të madhe në botë,Dhimitër Vullgari, si kryeministër i Greqisë bëri bashkimin e 7 ishujve të këtij shteti, Dhimitër Egjiniti themelues i Akademisë së Athinës, Eleni Bukura, piktore e parë e shtetit pas kryengritjes së v.1821.
Gjergj Dhrako Reshit Pashës i kishte thënë “Unë jam Gjergj Dhrako, shpata ime ka prerë mbi 100 koka turqish,vritmë pa u vonuar,,duke vrarë në fund veten me një thikë të fshehur nën kostumin e tij në maj të vitit 1827, Jakov Tombazi ishte komandant i flotës dhe me të vëllaun e vet, Emanuelin, kishin në dispozicion katër anije, të cilat i përdorën në dobi të kryengritjes greke, me vetëfinansim. Midis atyre anijeve, njëra ishte aq e shpejtë sa që turqit e quanin “shejta gjemisi”.
Jani Altamurën mbreti i Greqisë Gjeorgji I,i mahnitur nga pikturat e tij e dërgoi për studime në Akademinë e
Arteve të Bukura në Kopenha
gë të Danimarkës, Jani
Bukura,
ngriti
teatrin e parë prej guri të Greqi
së së Re, Jani Kapadistria, kryetar i parë i Greqisë,
kurse Karolas Papulas, kryetar
aktual i këtij shteti, Kiço Xhavella, agjutant i
mbretit grek-Otonit,Llazar
Kundurioti,në histori ka mbetur si“Baba,i kombit grek”, kurse
me rastin e vdekjes, qeveria kishte shpallur zi prej disa di
tësh. Qemal Butka projektoi stadiumin olimpik të Athinës,Teodor Kolokotroni, 12 anëtarët e familjes të së cilit, u vranë heroikisht duke luftuar
në mbrojtjen e Greqisë, Teodor
Pangallos, president dhe gjene
ral i Greqisë (1925-1926) themeloi Akademinë e
Shkencave,Vangjel Zhapa-stadiumin Panathinaaikos,Pallatin e mrekullueshëm
,,Zappion,,
si dhe1898, riaktivoi Lojrat olimpike të pushuara shekuj me rradhë etj.Vasil Tole, kompozitor, hapi garat olimpike në Athinë. Opera e tij u egzekutua dy herë, në qershor 2004 në vendin e Olimpit të lashtë, nga ku do të bëhet hapja e fillimit të Olimpiadës 2004 (iu përmbajta rendit alfabetik), Zerva, bashkë me të vëllanë Llazarin, ishte banor i parë në ishullin Hidër, ku krijuan kushtepër jetesë, kështu që, më 1823, aty u grumbulluan rreth 40.000 njerëz, kryesisht ose tërësisht shqiptarë, gjë që dëshmohet edhe nga konstatimi i Mitat Frashërit në librin e tij “Fati i Shqipërisë”, f.27, se “Hidra ishte thjesht shqiptare”.Mos harrojmë se ish ministrja e Jashtme Dora Bakojani,nga nëna është shqiptare.Me origjinë shqiptare është edhe Melin Merkuri, ministre e kulturës.
Dhe, fare në fund, nuk duhet mos i kujtojmë grekët edhe me disa ngjar
je të hidhura për shqiptarët. Fillojmë me atë në Eksamili të Thesalisë. Aty, gjatë vitit 1423, në një betejë të ashpër me forcat osmane, u vranë 800 shqiptarë në mbrojtjen e Greqisë nga osmanët. Me kokat e tyre u ngrit një Kullë, kurse disa muaj më vonë, përmbi mureve të Janinës, ishte ngritur një piramidë me 2000 koka shqiptarësh.
Ngjarja tjetër ka të bëjë me atë në manastirin“Shën
Sotira,,.Aty, prijësi heroik arbëresh, Athanasios
Skurtaniotin, gjatë v.1825, vetëm me 70 trima, ishte duke luftuar
kundër 800 këmbësorëve dhe kalorës turq. Në fund të gjithë këta, për
të mos rënë në duart e rmikut dhe për të ruajtur dinjitetin kombëtar, do të vet
flijohen duke u djegur të gjallë. kurse Nikollë
Kryezoti, një vit më vonë, në krye të 450
bashkëluftëtarëve të tij, kishte shpartalluar forcat osmane dhe kishte shtënë
në dorë Akropo
lin historik të Athinës. Ngjarja e tretë
ka të bëjë me betejën e shqipta
rëve për mbrojtjen e qytetit Tarsos. Udhëheqësit e ushtrisë turke, me tradhëti, duke ua prerë edhe ujin, në fund mundën ta zaptojnë qytetin dhe ta rrethojnë kështjellën ku gjendeshin shqiptarët. 20 prej tyre u zunë, iu coptuan eshtrat e duarëve dhe të këmbëve me tokmak dhe në atë gjendje të tmerrshme vdiqën në truallin e sotëm grek. Vendi ku u bë ky ekzekutim i egër u quajt në turqisht Tokmaksari, që do të thotë-Kështjella e eshtrave.
Italia.Shqiptarët e këtij
shteti,duhet t i kujtojnë italianët se kryeqendrën
e tyre e themeloi Romuli me origjinë ilire,se nga familja Albani dolën
të paktën 5 papë, kardinalë etj., Aleks
Tarketa, ka
gdhëndur altarin e katedralës së Millanos, prandaj
është i njohur si altari shqiptar, Aleksan
dër Moisiu, lindi në Triestë, Ana
Oksa njihet si ”Mbretëreshë,,e muzi
kës italiane, Andrea Aleksi, i shek.15, autor
i statujave të lozhës së tregëtarëve të qytetit Ankona,Antonio Gramshi, marksist i shquar, Aureliani, perandor romak me origjinë ilire ishte i pari që amnestoi të dënuarit politik Axhizilao
Milanos,kryeu atentat
ndaj mbretit të Napolit, Ferdinandit II i cili terorizonte popullin e
Italisë dhe se në pyetjen e prokurorit
se cilët i kishte bashkëpuntorë ishte përgjegjur: “Mendjen, zemrën dhe
krahun” Garibaldie kishte shpallur për hero, Baskuala Bafa,i cili për shkak të veprimtarisë revolucionare,ishte dënu
ar me varrje në litar nga ana e armiqëve të Italisë. Gjatë varrjes litari u këput dhe veprimi u përsërit, kurse ai sillej sikur nuk ndodhte gjë me të. ,,Ishte nga ata njerëz të cilit në fund të shekullit XVIII zbukuronin Mbretërinë e dy Sicilive në Itali,,-thuhet në literaturën historike.
Poashtu duhet
kujtuar se Cezari (Julie Cezar) dhe Diokleciani, si dhe rreth 20 perandorë të
tjerë të Romës ishin me origjinë ilire, Dimitër Rëra, udhëheqës i shquar ushtarak,
në një rast, bashkë me dy djemt, duke rrezikuar dhe sakrifikuar veten, ka
shpëtuar nga vdekja mbretin të Napolit-Alfonsin, mikun e Skënderbeut, Dona
Toçi,
arbëresh,për
shkak të rezistencës
së tij në mbrojtjene qytetit Napol, në v.1799,ishte tërhequr zvarrë në
bishtin e kalit nëpër rrugët e këtij qyteti, Garibaldi,
çlirimtari i shtetit, me origjinë arbëreshe, Françesko Krispi, poashtu, përndryshe dy herë kryeministër, Kledi Kadiu“Balerini 31 vjeçar që po çmend Italinë” (Fakti, 23 shtator 2005) Nikollë Tarsia, kishte marrë përsipër të vriste Gjeneral Lancën, armikun e madh të popullit italian, por, u zu dhe u burgos. Prokurori mbreëror kërkoi dënimin me vdekje dhe Nikollë Tarsiu ishte falënderuar për kurorën e lavdisë që ia vuri mbi kokë.
Spartaku, udhëheqësi i kryengritjes gladiatore, kishte origjinë thrake, pra ilire, Mikelanxhelo, piktor, arkitekt dhe skluptor italian i shek.15 dhe 16. më i shquar në tërë kohrat,sipas një shkrimit të “Faktit”,e 20 tetorit, 2006, kishte origjinëshqiptare, Shime Duka, me dy doktorata, një kohë të gjatë sekretar i arkivave të Vatikanit,etj.Nuk duhet heshtur faktin se pa Skenderbeun, Italia mund të hynte nën ombrellën e Perqandorisë osmane, si dhe për shpëtimin e jetës së mbretit të Napolit nga ana e heroit ynë kombëtar,etj.
Kazakistan. Në revistën mujore “Albanica”,
nr.62, f.17, qëndron shkr
mi me titull “Shqiptari
(Bexhet Pacolli-R.N) që po ndërton një kryeqy
tet” dhe nënteksti “Astana-është
fama e kompanisë “Mabatex-Group”.
President i kësaj kompanie, mund të krenohet jo vetëm se ka hedhur themelet e kryeqytetit të ri të Kazakistanit, por edhe për faktin se ende pas 10 vjetësh, po ndërton me sukses objekte arkitektonike unikale, të cilat për nga madhështia, stili e bukuria janë të vetmet në të gjithë Azinë Qëndrore”.
Kroacia. Shqiptarët
që jetojnë në këtë shtet, kroatëve duhet t u thonë që mos harrojnë se
krijuesit në vijim janë të racës shqiptare: Aleksandër
Stipçeviqi, ilirolog dhe
kulturolog, autor i shumë
shkrimeve dhe libra
ve historike, Augustin Stipçeviqi, shkrimtar me renome evropiane, Ivo Popoviqi, një ndër tre zëvëndësit që ka nënshkruar aktet mbretëroretë Mbretërisë së SKS-së, Josip Gjergja, ambasador në disa shtete dhe në OKB, nënkryetar i Kuvendit Federativ të RSFJ-së. Kruno Kërstiqi, një ndër njohësit më të mirë të historisë së filozofisë kroate, një nga shtyllat kryesore në Entin leksikografik të Mirosllav Kërlezhës,etj.,
Shime Deshpalli, poet i shquar, anëtarër e familjes të së cilit, edhe sot e kësaj dite, dominojnë në skenën muzikore të Zagrebit dhe të Kroacisënë përgjithësi, Shime Duka, me dy doktorata, një kohë të gjatë sekretar i arkivave të Vatikanit.Shqiptarët që jetojnë në Split duhet të krenohen që ky qytet njihet në botë kryesisht përmes Pallatit të Dioklecianit ilir. Mos flasim për Dalmacinë e cila këtë emër e ka nga të parët tanë-Dalmatët.
Libani dhe Libia. Ja pse duhet të mburen edhe shqiptarët e këtyre dy
vendeve: Pasho Vasë Shkodrani, në cilësi
të guvernatorit të Libanit, veç tjerash, ka inicuar ngritjen
e sallës ministrore në pallatin Bejtuldin spitalin më të madh të
Bejrutit, urrat në viset malore të cilat i lidhën pjesët më të zhvilluara
të Libanit, etj. Ahmet Pashë Dibra, i shek.19, si vali i Damaskut,
veç tjerash, e ka shpëtuar popullin nga urria duke impo
rtuar drithë nga vende të tjera.
Ai
njihet edhe me teqenë bektashiane të ngritur në Damask dhe në të cilin i është varrosur koka e prerë
nga armiqt e tij. Halil Pashë Arnauti
famën
e fitoi në betejat e përgjakshme në Libi, për të cilat shkruan edhe mbreti
francez Luigji XIV i cili i kishte dërguar edhe urime të përzemër
ta, ashtu siç kishte vepruar edhe Konsulli francez. Ky i dyti ka thënë se pa Halil Pashë Arnautin, Tripoli do të ishte zhdukur nga faqja e dheut. U shqua me dy xhami madhështore, njëra nga të cilat egziston edhe sot, si një momentet më atraktive në Tripoli dhe më gjerë.
Maqedonia. Sllavëve maqeedonas, kemi shumë për t iu thënë,
por mjafton edhe kjo: Pa dy emnakët tanë-Lekën dhe
Skenderbeun, emër Maqedoni dhe Maqedonas, nuk do kishte. Emrin
e i Shkupit bota më tepër e nje përmes Justinijanit I dhe Gonxhe Bojaxhiut, të një gjaku. Dhe, kur jemi te kjo e dyta, shkupianët t
i kujtojmë se babaj i saj-Niko
llë
Bojaxhiu,veç tjerash,ka financuar
hekurudhën Shkup-Prishtinëka themeluar
bandën ose orkestrën e parë të
frymës “Zani” në Shkup, ka ngritur ose finansuar teatrin e parë në këtë
qytet dhe si ,,Falenderim,, për këtë teatri i shqiptarëve sot është në ditën e
hallit. Mos harrojm t iu themi maqedonasve se
nga shqiptarët e Maqedonisë kanë dalë dy nobe
listët e vetëm-,,Nëna e tërë botës,, dhe Ferid Murati.
Rradhën e ka qyteti
im-vendlindja e Alfabetit. Bashkëqytetarët e mij, sllavomaqedonas përmes
shkrimeve, në gjuhën e tyre vazhdimisht i kam kujtuar dhe duhet edhe më tej t i
kujtojmë, që themelet e para të këtij
qyteti i kanë vendosur të parët
tanë- Linkestët, gjë të cilën e dësh
mon emri i lokalitetit të sotëm historik-Heraklea Linkestis,themeluar nga mbreti ynë Bardhyli. Ndonjë shqiptar që nuk është i Manastirit, duhet bashkëqytetarëve të mij t iu thotë, por pa më cituar mua, se kamermani i shquar-Manaqi, i cili mban gjallë emrin e Manastirit, sipas kolegëve të tij nga Shqipëria, ka origjinë shqiptare, ose të përzjerë shqiptaro-vllehe. Maqedonasit e Ohrit duhet kujtuar me Kadmin, që solli aty shkronjat e para nga Fenikia, me tre princat e shquar, të shek.13 dhe 14: Progon Zgurin ,,Arkitekt në zanafillë të ndërtimit të Shën Klementit dhe të Shën Mërisë së Ohrit,, (M. Aref,Mikenët...f.220) Andrea Gropën, që ngriti kishën e Shën Klementit, Karlo Topia, ndërtuesi i disa kishave,etj.me kryepeshkopin shqiptar të këtij qyteti Athanasin,organizator i kryengritjes antiosmane1596,në krye të 10.000 shqiptarëve nga Himara,të veshur të gjithë me rroba të kuqe, etj.
Maqedonëve të Resnjës
t iu thermi se pa Nijazibeun dhe pallatin e tij madhështor dhe unikat në botë, emrin e këtij qyteti nuk do ta njihte nje
ri. Maqedonëve të
Maqedonisë perëndimore,sidomos atyre të
Tetovës, Strugës, Kërçovës, duhet t iu themi se pa Brigadën IV ,,Antishqiptare,,
nuk do mundnin të çlirohen kurë nga të huajt dhe se pa rezistencën e fundit të shqiptarëve të Kosovës, udhëhequr nga UÇK-ja, Maqedonia dhe republikat e tjera të ish Jugosllavisë, nuk do shkëputeshin dot nga kanxhat e Beogradit.
Palestina. Historias e këtiju vendi është e pasar me plot ngjarje qlë kanë të bëjnë me shqiptarët. Një nga ato është edhe ajo në qytetin Jafa, më 1799.Aty u zhvillua një betejë e përgjakshme, midis 4000 ushtarëve shqiptarë dhe forcave të franceze,të cilat ishin në një numër shumë më të madh dhe më të armatosur, prandaj dhe,edhepse luftuan heroikisht, ishin vrarë të gjithë mbrojtësit e qytetit, pra, edhe tërë shqiptarët e lartpërmendur. Kufomat e tyre nuk u varrosën, por shërbyen si ushqim për shpezët.
Rumania. Meqenëse ky shtet,
nuk e ka pranuar Kosovën, nuk duhet ta kurcejmë pa i thënë se bazat ekonomike
të këtij vëndi i kanë vendosur ilirët, ose më saktësisht
pirustët të cilit aty,ose më saktësisht
në Dakinë
e Rumanisë i kishte dërguar perandori romak me origjnë ilire-Trajani, dhe të cilit, si mjeshtër të përsosur për nxjerrjen dhe përpunimin e metaleve i dhanë impuls të veçantë të zhvillimit ekonomik të Rumanisë në përgjithësi.
Punën e tyre e
vazhduan 16 princërit shqiptarëtë familjes Gjika, midis të cilëve:Aleksandër Gjika, çrrënjosësi i korrupsionit të
bujarëve, Baby Shtirbeji i cili si kryetar i Montenës, më 1608 vendosi themelet e
fshatit të ri Çermika, që ishte emër i një kështjelle afër Kukësit të
Shqipërisë, prej nga, me siguri rridhnin banorët e fshatit të ri, Elena Gjika, e njohur edhe si “Zhan d’Arka
Shqiptare”, gruaja më intelegjen
nte dhe më e qytetëruar nga të gjitha femrat e tjera të Evropës dhe më gjerë në kohën e saj,
Gjergj
Duka i
cili liroi
fshatarët nga skllavëria, Konstantin Hristo, kosovar, gjatë një beteje që u zhvillua në Benesht të Rumanisë, me sakrifica të mëdha, ia
kishte shpëtuar jetën iluministit
të idalluar rumun Petraq Poenarus, Vangjel Zhapa, themeluesi i objektit madhësh
tor Ateneu Rumun,
Vasil Lupi (Ujku) i cili si sundimtar i Moldavisë, i shekullit XVII
(17), ngriti shtypshkronjën e parë, kurse në Jansh, së bashku me
bashkëshorten e tij ndërtuan katedralën e “Tre shenjtorëve”, e cila sot
është simbol i Molldavisë dhe i rumunëve në përgjithësi, Vik
tor Eftimiu, shkrimtar i shquar, etj.
Serbia. Serbët
t i kujtojmë se shpëtimtari i
krishterizmit-Konstantini
I Madh, i lindur në Nish,ishte me origjinë ilire,Car
Dushani dhe Karagjorgje Petroviqi- udhëheqësi i Kryengritjes së Parë serbe, ishin me
origjinë shqiptare. Marta, fjala vjen, nëna e Dushanit, ishte puro
shqiptare e varrosur në Shkup. Mos harrojmë Kondon, i
cili i pari hapi portat e Kalemegdanit në Beograd dhe shpalli firoren e
Kryengritjes serbe, sipas disave, në gjuhën shqipe,Branisllav
Nushiqin, komediogra
fin e shquar,i cilki mburej që në damarët e tij rridhte edhe gjak shqiptari, nga gjyshi,etj.
Spanja,1936-1939. Spanjolët
duhet t i kujtojmë në pjesëmarrjen masi
ve të shqiptarëve në anën e forcave republikane
kundër fashizmit, si dhe për mbetjen në
frontin e luftës të mjaft shqiptarëve,siç ishin
Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Musa Fratari,Zef Hoti,Thimo
Gogozoto,
Teni Konomi,etj. Në zjarrin e luftës së Madridit ata botuan
organin e tyre “Vullnetari i Lirisë”, i cili u shpërnda ilegalisht në
trevat shqiptare.
Në atë luftë morrën pjesë edhe Xhemal Kada,GjustinaShkupi,
etj. Sipas disa shënimeve historike në Luftën e
Spanjës u vranë 650 shqiptarë.
Nuk duhet haruar diplomatin e shquar Aladro Kasstriotin e atij shteti.
Turqia.Po fillojmë me kryeqendrën-Ankaranë. Asaf
Xhaxhuli,
aty shër
beu
si diplomat i Shqipërisë zogiste dhe aty ka lënë djalin Melih, i
martuarnë Stamboll me këngëtaren e shquar turke Seçil Heper (Xhaxhul).Përndryshe,ky
diplomat sqarron origjinën shqiptare të Qemal
Ataturkut. Ankaraja u bë qendër e Shoqatën për kërkime folkloristike, themeluar nga Mehmet Fuat Qypërliu. Një xhami moderne të këtij qyteti e ka ndërtuar me para të veta një argjendar i pasur shqiptar nga Kosova.
Vazhdojmë me Stambollin,
të cilin kryeqendër e bëri Konstantin i Madh, siç
thamë, me origjnë ilire, prandaj ky qytet njihet edhe me emrin e
tij-Konstantinopol. Xhamia madhështore “Aja
Sofija” është vepër e Justinijani I, me të njëjtën origjinë, kisha poashtu e mrekulluesh
me ,,Aja Triodha” është vepër e
vëllezërve shqiptarë Zhapa, Universi
teti i parë-vepër e Hasan Tahsimit, arkitektura klasike osmane vepër e Sinan Atika (Kristo Dullo), xhamia Blu me 7 minare, është ngritur nga shqiptari Sedefqar Mehmeti, ujësjellësin e parë për furnizimin me ujë të këtij qyteti me 40 çeshma, e ka projektuar dhe ndërtuar arkitekt Sinani i shek.XVI, arkitekt i parë i Perandorisë osmane, kuptohet me origjinë shqiptare.
Aty ai ka ka
ndërtuar edhe dy xhamitë e famshme, “Sulejmanie”, kush
tuar Sulltan Sulejmanit dhe “Shezade Mehmeti”.
Hipodromi, Çezma monumentale, Qoshku Bagdad,në Top Kapi Saraj, poashtu
janë vepra të kryearkitektit Mimar Kasëmit.Klubi
Gallatasaraj, është themeluar nga Ali Sami Jen, djalë
i Sami Frashërit, prandaj edhe stadiumi më i madh në Mexhidije të
Stambollit është pagëzuar me emrin e tij-Ali Sami Jen Stati.Projektin e Pallatit të i sporteve dhe bulevardit ,,Ataturk,
e ka bërë Qemal Butka. Në afërsi të Stambollit, u varrosën koka e Ali Pashë Tepelenës dhe të tre djemve dhe një nipit të tij.
Po përmendim tani shqiptarët që kanë kontribuar për avansimin e Turqisë
nëpërgjithësi, sipas rendit alfabetik të tyre. Abdulla Be Dreni, Sulltan Abdul
Hamiditnë një rast rreziku, ia shpëtoi jetën, Ahmet Pashë Dukagjini, komandant
i ushtrisë,veç tjerash, ia ktheu
Perandori
së osmane Irakun
nga Shahu i Persisë, më 1508. Arkitekti Sinani i Madh,
i shek.16,është i njohur në histori si Mikelangjelo i Italisë. Bajazit Pasho,shpëtimtar i djalit 15 vjeçar
të një sulltani, kur qe zënë rob në luftën e osmanëve me Timurlengun. Bajaziti këtë punë
e kreu me sakrifica të mëdha, duke u veshur si lypcar. Sulltan Bajaziti II, nënën e kishte shqiptare. Në kohën e tij, ushtria osmane hyri në Hungari,
gari, Kroaci, Venedik dhe në Poloni. Më 1482, e okupoi përfundimisht Hercegovinën, kurse më 1489 Zetën, ose Malin e Zi të sotëm.
Ballaban Pasha, nga Badra e Matit. Në fillim
ishte bari në familjen e Skenderbeut, pastaj u bë miku më i madh i perandorisë
në fjalë. Besim Omer Pasha, nga Narta e
Shqipërisë së Jugut, themelues i gjysmëhënës turke.Fazil Pasha, Perandorinë osmane e zgjeroi në
maksimum, deri në Austri dhe Rusi. Gadik Ahmet Pasha, Hanatin
e Krimesë, ia bashkangjiti Perandorisë osmane. Ilhami Pasha, u bë dhëndër i
sulltan Abdulmexhit Hanit,
Kara Mustafa Pasha, forcat osmane i solli para
Vjenës, Koxha Sinan
Pasha, Perandorisë osmane ia bashkangjiti Jemenin, Mahidevrana, ishte gruaja e Sulltan Sulejman Kanuninit, Mehmet Aqifi, autor
i Himnit Kombëtar të Turqisë së Re, Nijazibe Resnja, shpalli Hyrjetin, me çka i dha
fund absolutizmit pesëshekullkullor të sulltanëve, Qemal
Ataturku, çliroi Turqinë dhe e çoi
drejt Evropës, pesë veta të familjes Qypërlinj ishin Vezirë të Më
dhenj. Mustafa Pasha Zade Qypërliu, ia ktheu Perandorisë osmane Beogradin, Pirotin, Nishin dhe Vidinën si dhe ndërmori një ekspeditë ushtarake edhe në Hungari.
Sami
Frashëri,
dijetari më i madh i tërë kohrave të Turqisë,leksikograf
më i madh modern turk, utor i dramave të para, përkthyes i parë në gjuhën turke, autor i librit të parë në gjuhën turke, mbi problemet gjuhëtare, autor i Fjalorit frengjisht-turqisht i cili është edhe sot më i miri i këtij lloji në Lindje dhe perëndim, i pari që merrej me studimin e monumenteve të gjuhës turke,njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës dhe kulturës arabe,. Veprat leksikografe të tij përfshinë rreth 10 mijë faqe (10.000).
Vende të tjera me histori që duhet ta dinë shqiptarët e atjeshëm
Shqiptarët e Luganos të Zvicrës, duhet të krenohen
me Aleksandër Moisiun i varrosur aty, ata
të Frankfurtit me Artan Doganin, një nga 4 doktorët e shkencave për aeronautikë në Evropë, i diplomur në
Akade
minë për pilotë në këtë qytet, si student më i mirë në generatën e tij etj. (Koha,18 korrik, 2008), me Omer Xhemalin, kardiolog dhe hirurg me renome botërore, i cili, brenda vitit aty kryen 350 deri 400 operacione të zemrës-thuhet në një shkrim të internetit.
Qytetarët e Indisë, sidomos ata të
Kalkutëls, t i kujtojmë se ,,Nëna e të
rë botës,, që nderon atë shtet, është shqiptare,
ata të Palestinës, posaçë
risht të Port Seid duhet ta dinë që emri i këtij qyteti ka të bëjë me atë të Seid Pashës-themelues
i tij, kuptohet me origjinë shqiptare, gjë që vlen
edhe për Khan Jonuzin, emrin
e të cilit e ka marrë një fshat i kësaj ane, si dhe me Shën Jeronimin, një nga figurat më grandioze dhe më të ditura të kohës së
vet,ose gjeniu i kohës ilire që ka jetuar dhe vepruar në Palestinë,etj.
Ps. Ka edhe shumë vende të tjera, të cilat, për të mos i ngarkuar tepër faqet e kësaj reviste, i lashë për herë tjetër.Kjo është një dhe e dyta, më thelbësorja, po e përsëris kushedi të satën herë, apostrofimin e figurave të lartpërmendura, nuk e bëra se i adhuroj, por për shkaqe që i sqarrova në hytje, të cilën është mirë ta lexoni edhe njëherë.