Mendime
Zejdush Kastrati: Fatkeqësisht, përsonalja-para parimit!
E marte, 11.06.2013, 09:04 PM
Fatkeqësisht,
përsonalja-para parimit!
Me shti kryet ngushtë,e nxjerr me fjalë,me shti fjalën ngushtë, e lan me krye.(proverb shqiptar)
Nga Zejdush Kastrati
Paralajmërimi
i kryparlamentarit, Jakup Krasniqit, për tu “shkurorzuar” edhe zyetarisht nga Pdk-ja, subjekt politik, në të cilin siq dihet, ishte edhe njëri nga themeltarët, dhe i cili,
po sipas ,z. Krasniqi, ka pasur
1001 arsye për të qeverisur mire, e në realitet
ka keqëqeverisuar, është një hap dhe veprim, që për
momentin,ndoshta, më së miri, është, ti
thuhet: “hajrli qoft, baca Jakup,të punoft shneti…”?!
Ka kohë,
që koluareve, e në veqanti dy-tre muajve të fundit, në Kuvendin e Kosovës, janë përfoluar e
lakuar edhe disa emra individësh, përkatësisht deputetësh, të cilët, do të jenë, pjesë, e ekipit, apo subjektit
politik, të cilin, do ta formonte, dhe zyrtarizonte, së shpejti, z Krasniqi.
Pa
përmendur ata emra të përfolur, një gjë është shumë e qartë, dhe shumë e
vërtet, dhe që vështirë, për momentin,
edhe mund, të kontestohet.
Pos shumë
të pakënaqurve, në këtë Kosovë,disave , që janë edhe nëpër institucione , por
edhe jashtë këtyre
instutucioneve,nëse
kryeparlamentari,Jakup Krasniqi, beson dhe shpreson, se ke mbështetje, bile,nga kjo
kategori,(ndoshta)është qështje dhe temë për tu diskutuar,por, të shpresosh dhe
besosh, se nga disa deputet të Kuvendit
të Kosovës,jo vetëm nga Pdk-ja, (qofsha
i gabuar), për mua, është, sikur të më
bindëte, dhe të besoja, se po ky
kryeparlamentar, së shpejti, do të bëhët, kryetar, i SHBA-ve,apo do të
udhëtonte për në hënë!
Jam
dëshmitar okular, i shumë ngjarjeve dhe skenarëve, të cilët, po në këtë
Kuvend, që udhëhiqej po nga z
Krasniqi,kur gjithnjë,poz pozicionimit me pjesmarrje në seancë, u votua, ashtu,
si deshën të tjerët, e jo, si paraprakisht, u deklaruan( me siguri edhe ,para
Krasniqit) edhe ata deputetë, që po përfolen, se do të jenë, pjesë, e ekipit të
ri, të një subjekti, që themelon, kryeprlamnetari ,andaj ,dyshoj në
sinqeritetin dhe objektivitetin e tyre,por edhe për shumë arsyera
tjera.Realisht këta të pakënaqur ,menjiherë si po u plotsohen disa kerkesa,
apo u janë plotësuar më herët,por vetëm
po u përmenden, dhe automatikisht, po
sillen, si po u thot “shefi i shefave”
apo edhe ndonjë tjetër,duke mos përjashtuar edhe kryemisnistrin Thaci … ?
Pra,
fillimisht, mendoj, se të llogaritësh në
mbështetjen dhe në fuqinë e këtyre
deputetëve, për z Krasniqi, është një kalkulim i gabuar, dhe pa ndonjë efekt e
rezultat konkret,meqë, si, te , gjithë shqiptarët, kaherë, e pothuaj, në të gjitha
rastet,interesi përsonal, është vu prioritet dhe është primar, dhe para parimit e moralit, që është dëshmuar, në
shumë raste, edhe në seancat, e këtij Kuvendi,andaj, mendoj, se z Krasniqi, e ka menduar dhe shoshitur edhe këtë qështje, dhe, nuk
është, për tu befasuar, se një skenar i këtillë, mund ti ndodh, që në start,me
rastin e konstituimit të subjektit të ri politik të proklamuar!
Element
dhe faktor kyq, që Partia e re politike, e cila pritet të themelohet nga Jakup
Krasniqi, që të jet faktor dhe fuqi, e
gjithashtu edhe atraktive, për
anëtarsim dhe për elektorat ,është fuqia
materiale, përkatësisht, fondi i grumbulluar monetar që duhet ta posedoj që në start,
për shtrirje dhe masovizim e joshëje,
dhe që, nëse bazohemi, tek disa subjekte, të cilat, u patën themeluar,
dhe që patën dështuar në zgjedhjet e para(shembull Fer-i),ai fond, duhet të
kaloj, minimumin prej 1o milion euro, e
që nuk besoj, se z Krasniqi, ka arritur, që gjatë këtij mandati, të tij, të
grumbullojë, e të mos flasim, të ketë, mbështetje, nga donatorë të ndryshëm,
qofshin ata vendor, apo ndërkombëtarë.
Kur jemi
tek elementi i interesit përsonal, apo parasë, ,kjo më së miri, mund të ilustrohet
e faktohet, tek AKR-ja e Behxhet
Pacollit, e regjistruar si subjekt
politik pranë KQZ-së, por që dihet e është dëshmuar se funksionon komplet si
një kompani private, dhe ku vetëm paraja dhe interesi,janë agumenti, që tek PRESIDENTI, Pacolli, kanë shkuar edhe
politikanë, edhe analistë edhe gazetarë,edhe patriotë ,por edhe shumë të dyshimtë,edhe të moralshëm, por edhe të
pamoralshëm,meshkuj e femra,sheherli e katundarë,kurse, tek Krasniqi, nuk
besoj, se do të ketë, “dyndje”, pasi, që pikërishtë, do të mungoj paraja, për ti joshur,e për të tjera, nuk ia
vlen të flasim.
Nëse
bazohemi, edhe tek mbështetja, që duhet, patjetër, ta ketë, cdo subjekt politik, që tenton ,të jetë,
pjesë aktive, e ngjarjeve dhe procesve, nëpër të cilat, po kalon dhe duhet të kaloj vendi ynë,atëherë
edhe pa mbështetjen e faktorit ndërkëmëtarë,është shumë vështirë, se mund të faktorizohet dhe
pozicionohet ky subjekt politik, e që nëse kronologjikisht i analizojmë ngjarjet dhe skenat që kanë
përcjellë shumë herë Kuvendin e Kosovës, të kryesuar, po nga z Krasniqi, e disa herë edhe të
bllokuar nga ai,mund të ndodh, që, edhe, me involvimin e të tjerëve
,pengesat do të jenë evidente dhe me
peshë.
Krahasimet
nuk janë punë e mirë, dhe, herë-herë, vlersim i qëlluar,por në këtë Kosovën e
pasluftës,por edhe gjithë periudhën
e pluralizmit politik,mund të numrohen
edhe shumë figura tjera nga skena politike që gjithnjë duke u thirrur në
etikën, moralin,parimin, por disa, duke
përmendur, edhe atdhedashurinë,u ndanë
nga subjekti ku vepronin,disa në mënyrë
poaqësore, e disa, edhe me rebelime,por e vërteta është se kariera e tyre politike,mund të themi, se përfundoi dhe
perendoi për disa edhe përgjithmonë.
Një
gjë dhe një fat i tillë, nuk kisha
dashur, ti ndodhte Kryeparlamentarit
Jakup Krasniqi,sepse shumë gjëra dhe shqetsime, që po i përmend në prononcimet, e tija, z Krasniqi,
qëndrojnë,por nëse bazohemi në
realitetin e krijuar dhe në të cilin po jetojmë, ku e keqja e ka mund të mirën, gënjeshtra po
e mund të vërtetën,hajni po thot kape hajnin,i padituri po shet mend e po
dikton proceset,ata që promovonin
Jugosllavinë ,me mburrje tash po flasin e trumbetojnë në emër të Republikës së
Kosovës,dhe nëse vazhdohet kështu,me siguri, shumë shpejt, këtë Kosovë, do ta
udhëheqin disa, që për ta, pikësynim është
vetëm mbushja e xhirollogarisë
bankare, dhe si ta mbrojnë dhe menaxhojnë,
vetëm hapsirën,por , hiq më shumë, se sa
të vendosin sigurt,vetëm prapaincën e tyre.
Dorën në zemër. Për këtë gjendje fajet më ë të mëdha, i kanë, edhe disa nga shokët e Jakup Krasniqit, por ,duke, mos e përjashtuar, edhe ate përsonlisht.