Mendime
Idriz Zeqiraj: Kryetradhëtia e Enver Hoxhës
E enjte, 06.06.2013, 08:59 PM
FATE
NJERËZISH NËN DIKTATURËN KOMUNISTE
ÇAMËRIA, KRYETRADHTIA KOMBËTARE E ENVER HOXHËS
Retrospektivë - vitet `50-a dhe `70-a
Me
gjeneral Sadik Bekteshin do të takoheshim në
"Dyqanin
e Lëkurave", siç emërtohej nga vendorët
Burgu i
Burrelit, meqë prej aty shpresat e lirisë ishin
utopi,
iluzive dhe na priste një gropë-varr i përbashkët
në "bythë një qershie", brenda rrethimit të burgut!
Shkruan: IDRIZ ZEQIRAJ
Me vendim
të Komisionit për Dëbim - Internime, pranë Minstrisë të Brendshme, u dëbova nga
Tirana dhe u internova në fshatin Bilçë të Beratit. Berati ishte zonë klasike
për internime, sepse edhe një polic i vetëm, i vendosur ke një urë, si i vetmi
kalim që lidh Beratin dhe Skraparin me pjesën tjetër të vendit, kontrollon çdo
lëvizje. Atje ka qenë i internuar, në kohë të Mbretërisë, edhe komunisti Qemal
Stafa me kundërshtarët e tjerë. Por, komunizmi kishte masivizuar internimin, i
cili fillonte me 5 (pesë) vjet dënim dhe zgjatej në dekada, madje, në të
shumtën e rasteve, tërë jetën, deri në amëshim!
Hapësira
lëvizëse kufizohej në një kilometër. Punoja në shkulje drunjësh, për hapje të
tokave të reja kodrinore. Banoja në një dhomë përdhese, në gjysmë errësirë e
gjithë lagështirë, me derë e dritare të thyera. Minjtë e xhirizeve lodronin
shpengueshëm në dhomën time. Dhomë i thënçin, sepse ishte një vjeturinë dhe më
shumë ngjasonte me një strehë bagëtish. Unë mbuloja kokën me batanije, bilëz,
edhe në vaposjen e verës, nga frika e gërvishtjes apo të kafshimit nga minjtë.
Librat e bibliotekës time ishin "loja" e tyre e preferuar, meqë ishin
vendosur përtokë, në kartona rrethanorë.
Një
ndërtesë për banim ishte në përfundim e sipër. Një dhomë, pa kuzhinë, ishte
planifikuar për mua; dhomë e kuzhinë për familjen e ish-admiralit të flotës
ushtarake shqiptare, Teme Sejko dhe dy dhoma e kuzhinë për ish të parin e
luftës të Shkodrës, ish-gjeneralin, ish-Heroin e Popullit Shqiptar, malësorin
vuthnjan - Sadik Bekteshi, i internuar familjarisht.
Rrjedha e
ngjarjeve prishi planin fillestar për popullimin e kësaj ndërtese. I pari u
arrestova dhe u dënova unë me burg poltik. Pastaj u dënua ish-drejtori i
Drejtorisë Politike të Shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes, Sadik Bekteshi, me 25
vjet burg të rëndë dhe, më vonë, do të takoheshim në "Dyqanin e
Lëkurave", siç emërtohej nga vendorët Burgu i Burrelit, meqë prej aty
shpresat e lirisë ishin utopi, iluzive dhe një gropë-varr i përbashkët,
"bythë një qershie", brenda rrethimit të burgut, i priste, për strehim
të përjetshëm, banorët e prangosur të këtij burgu namkeq.
Dhuna ndaj familjes Sejko, dhunë
ndaj Çamërisë
Politika
e ndëshkoi edhe më rëndë familjen Sejko. Teme Sejko ishte nga Filati i Çamërisë
dhe familja e tij ishte përndjekë e përzënë nga bandat qeveritare greke në
vitin 1945. Teme djalë i ri, i zgjuar, energjik u shqua në studimet ushtarake
dhe besnikëri atdhetare, ngjiti shkallët e karrierës, duke u bërë
kundëradmirali i parë i Flotës Ushtarake Shqiptare. Në vitet `60-a, me gjyqin
montazh, tipik stalinist, kinse, në lidhje spiunazhi me Flotën e 6-të
amerikane, arrestohet në grup dhe ekzekutohet me dajak e torturë.
Familja
jetonte në Tiranë. Bashkëshortja ishte motër e të vetmit vëlla korçar, dëshmor
i luftës. Ajo, me dy djemtë, Edmondin dhe Sokolin, u internua në Berat.
Prindërit e saj të moshuar, ndonëse nuk kishin fëmijë të tjerë, shkuan pas
vajzës, për të jetuar sëbashku.
Djali i
vogël, Sokoli, u akuzua për tentativë të djegies të Kombinatit të Tekstilit në
Berat! Një vajzë 16 vjeçare paska ndez një deng pambuku, në një qoshe të
koridorit në hyrje të fabrikës. Dhe, këtë, gjasmë, e ka bërë me porosi të
Sokolit! Dhe, dihet se sa "shpejt" digjet pambuku!! U organizua një
gjyq farsë. Pjesëmarrja e familjes Sejko në gjyq u kushtëzua, vetëm nëse e ëma
e Sokolit të akuzuar do ta mohonte djalin në sallën e gjyqit! Por, ajo ishte
nënë e shkolluar dhe dinjitoze. "Dua ta dëgjoj procesin gjyqësor dhe nëse
bindem për fajësinë e djalit, do ta mohoj pa hezitim",- u tha ajo
pushtetarëve të këtij procesi gjyqësor të montuar. Ky kusht nuk u prana nga
gjykata! Sokoli u dënua me vdekje - pushkatim, me motivacionin "sabotim të
ekonomisë socialiste"!
21
vjeçari Sokol Sejko, në sallën e gjyqit, mohoi, madje në tërësi, akuzën e bërë
dhe denoncoi Sigurimin dhe Partinë për gjyqin e montuar, me qëllim të shuarjes
të familjes Sejko. Dhe, kërkoi nga familja një kostum, për të vdekur i bukur.
Dy javë pas dënimit, Sokoli u ekzekutua në shpatet e Ullishtës të Beratit.
Personi që e kishte varrosur, humbi lirinë më vonë, i tregoi të vëllait,
Edmondit, zonën e varrimit, por jo edhe vend-varrin, sepse i ekzekutuari duhej
të ishte "vulë-humbur", madje përjetësisht!
Vetëvrasja e nënës të vëllezërve
Sejko
Zemra e
nënës nuk e përballoi ekzekutimin e djalit të pafajshëm. Përgjatë një nate
dimri pa gjumë, ajo shkruajti disa letra dhe ua hodhi, poshtë dyerëve, disa
familjeve të internara në qytetin e Beratit, duke denoncuar gjyqet dhe dënimet
e kurdisura për bashkëshortin Teme Sejko dhe djalin Sokolin. Dhe, duke u
gëdhirë dita e re, e veshur në kostum, xhaketë e pantollona, u hodh, me kokë
poshtë, nga balkoni i katit të 5-të të banesës të saj, duke i dhënë fund jetës.
Asaj nate
djali i madh, Edmondi, ishte mysafir ke halla në Plug të Lushnjes, ku ishte e
internuar familja e çamit Rexho Plaku, ish-komandant i çetës partizane
"Çamëria", i dënuar dhe i ridënuar me burg politik dhe, pas më shumë
se dy dekadave vuajtjeje, vdiq në burg. Edmond Sejko udhëtoi, në mëngjez, me
autobusin e parë të linjes Lushnje-Berat. Zbriti me nxitim për të marrë rrobat
e punës dhe trastën me bukë. Por, oficeri i Sigurimit, i cili e priste atë, i
pushtoi krahun, duke i thënë: "
Në hyrje
të stacionit policor, një zyrtar tjetër i drejtohet: "Edmond Sejko, në
emër të popullit jeni i arrestuar"! Pyetja e parë e hetuesit për Edmondin
ishte: "Pse bëri vetëvrasje nëna jote"? Kjo ishte shokuese për
Edmondin, i cili po e mësonte vdekjen e nënës nga hetuesi. Dhe, e besoi lajmin,
sepse qe në zbritje nga autobusi atë e kishin parë me shumë kurreshtje
qytetarët e shumtë, ngaqë kishin mësuar për vetëvrasjen e bashkëshortës të Teme
Sejkos, përkatësisht, nënën e vëllezërve
Trajtimi çnjerëzor në birucë dhe
njohja me Edmond Sejkon
Ishte
dimër, bënte shumë ftohtë. Mua më kishin zhveshur pallton, xhaketën, trikon,
nënkëmishën dhe më kishin lënë vetëm në pantollona dhe këmishë, pa çorape, në
çimento. Biruca (qelia) ishte e nëndheshme, me lagështirë enorme dhe thonin se
është i vetmi burg që i ka mbijetuar shekujt, ka mbetur në funksion "që
nga koha e turkut". Biruca kutërbonte urinë dhe pluhur duhani të
stazhionuar, të shtresuar. Ishte errësirë e gjithmonshme. Një gjysmë batanije e
grisur dhe e pistë, të cilën polici ma jipte në orët e vona të natës dhe ma
merrte ende pa u gëdhirë mirë, nuk arrinte të mbulonte, as për së afërmi trupin
tim. Për shtatë muaj hetimi asnjë dush, asnjë mundësi pastrimi e higjene
elementare personale. I vetmuar dhe fort i uritur, por më shumë i mërdhirë.
Pas
dënimit, në një birucë, qeli, më bashkuan me Edmond Sejkon. Prisnim
transferimin në burg tjetër, për vuajtjen e dënimit. Edmondi ishte bukurosh dhe
thonin se është kopje e të atit, në rini të tij. Kur mësoi prejardhjen time, u
hap i tëri dhe më foli lirshëm për tragjizmin e familjes së tij. "Më
dhimbsën gjyshërit, si do ta përballojnë humbjen e vajzës së tyre, të nënës
time? Janë të moshuar dhe të sëmurë. Nëna ishte shpresa e vetme e pleqërisë së
tyre. Tani më shumë do të vuaj për gjyshërit e gjallë, se sa për prindërit dhe
vëllanë tmerrshëm të vdekur",- rrëfeu dhimbshëm e përvajshëm Edmond Sejko.
Ridënimi
i Edmondit, në burgun e Spaçit, duke qenë ende në vuajtje të dënimit fillestar,
për ta ngritur kuotën e dënimit të tij në 18 vjet burg, na sjell ndërmend
fjalët e vëllait të vogël, Sokolit, drejtuar gjyqit komunist se "qëllimi
juaj është shuarja e familjes Sejko". Ndërkohë, xhaxhai i tyre, Taho
Sejko, i lodhur nga presioni dhe provokimet e Sigurimit të Shtetit, bëri
vetëvrasje në Shkodër.
Dhënia dhunshëm e shtetësisë çamërve, kryetradhti kombëtare
Në vitin
1945 ishte nacionalizmi i shfrenuar grek, ai që i përzuri çamërit nga trojet e
tyre stërgjyshore, me pretekstin që kishin bashkëpunuar me fashizmin kundër
Greqisë, gjë që nuk është e vërtetë. Në vitin 1952 ishte Enver Hoxha, i cili,
me dekret të veçantë, ua dha shtetësinë shqiptare dhunshëm dhe nuk i lejoi të
kthehen në vatrat e tyre, në Çamëri, Greqi, edhepse Qeveria greke, tashmë, në
përbërje të re, u bëri thirrje për kthim kolektiv, të gjithë shtetasëve të saj,
të refugjuar përdhunshëm, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Edhe pronat
e tyre ishin regjistruar dhe tapitë e tyre ishin ruajtur.
Dhënia e
dhunshme e shtetësisë shqiptare çamërve të përgjakur dhe të përzënë, nga trojet
e tyre, nën tytat e armëve dhe të bajonetave, duke i dhënë legjitimitetin
qeverisë greke për heqjen e shtetësisë greke, ishte dhe mbetet kryetradhtia
kombëtare e Enver Hoxhës dhe e partisë së tij kriminale. Dhe, kjo kryetradhti
mbetet përjetësisht krim kombëtar dhe kupolë, maje e tradhtive seriale të
komunistëve shqiptarë, në dëm të çështjes shqiptare. Çuditërisht, komunistët
shqiptarë, kudo qofshin ata, iu ngjitën, si bajga këpucëve, ideologjisë së
mykur dhe regresive sllaviste - staliniste.
Miqësia e dlirë me dr. Beniamin
Çettën
Me
autoburgun e koracuar udhëtuam për në burgun "kaush" të Tiranës.
"Kaush" emërtoheshin dhomat e mëdha, me shtretër-dërrasash, të
ngjitura njësh, tre katshe, hypje me shkallë, në të dy anët e dhomës, me një
rrugicë në mes. Aty bëhej grumbullimi i të burgosurëve nga e gjithë Shqipëria,
për t`u shpëndarë në 11 burgjet-kampe të vendit dhe në burgun skëterrë të
Burrelit, ky i fundit, i destinuar, i përcaktuar për të dënuarit e kuadrove të
lartë politikë e ushtarakë si dhe stoikët, të qëndrueshmitë, të pabinduritë, të
papërmirësueshmitë.
Kjo
kategori, por edhe ish-kuadrotë e lartë, zakonisht, duhet t`i linin kockat
brenda rrethimit të burgut, në "bythë të qershisë", në një
gropë-varr, ku shumësia e trupave, ka bërë të pamundur identifikimin e kufomave,
nismë e provuar në kohë të demokracisë. Numri i të burgosurëve në burgun e
Burrelit ka qenë i kufizuar, nga 80 deri në 100 të dënuar, shumë syrësh të
ridënuar, përgjatë vuajtjes të dënimit të parë, me qëllimin e vetëm: për të mos
e gëzuar lirinë kurrë!
Aty
gjetëm kardiologun, specialistin e sëmundjeve të zemrës, i mirënjohur jo vetëm
në rrethin e Durrësit, por edhe mëtej në Shqipëri, mirditorin, dr. Beniamin
Çetta, vëllai i profesorit tonë të nderuar, Anton Çetta. Ai ishte dënuar me
grupin e madh të pacientëve të tij çamër, madje të gjithë me akuzën klishe
"të agjitacionit dhe të propagandës kundër partisë dhe pushtetit
popullor", duke u "shpërblyer"
me nga një dhjetshe. Ishin, kryesisht, pleq. Dhe, pleqëria ua kishte
shtuar mallin dhe plasë zemrën për Vendlindjen e tyre, Çamërinë e begatë dhe
hyjnore.
Dr.
Beniamin Çetta, edhepse kishte kaluar të 45 vitet, ende nuk ishte martuar. Ai
jetonte me nënën dhe tezen, të dyja të moshuara dhe me probleme shëndetësore.
Dhe, doktori më shumë mërzitej për dy plakat e vetmuara dhe të pamundura për
shërbime vetjake, se sa për prangosjen e tij. Në burgun e Tiranës u miqësuam me
dr. Beniaminin. Ai ishte i dashur, i çiltër, fort i mirësjellshëm, modest dhe
shumë i njerëzishëm. E pyeta, pse ishte vonuar për martesë? "- Duke qenë
beqar, kisha mundësi më shumë për t`u përkujdesur për Nënën dhe Tezen dhe këtë
barrë nuk dua ta këtë nusja ime", - më tha doktori, jo pa keqardhje. Kjo
na kujton librin e shenjtë "Biblën", ku shkruhet se feja katolike nuk
e ndalon martesën e priftërinjve, por duke qenë beqarë të përjetshëm,
priftërinjtë kanë më shumë kohë për t`iu përkushtuar fesë, kishës, Zotit.
Në vitin
1990 dr. Beniamini më kërkoi ta ndihmoja për ta realizuar një vizitë në
Gjermani dhe për ta takuar vëllanë e madh, Antonin. Tashmë, unë isha aziluar në
Gjermani. E vura në dijeni Profesorin, për kërkesën e vëllait, Beniaminit, i
cili më falenderoi dhe premtoi se "do të shihemi së afërmi" dhe duke
shtuar të mos bëj asnjë veprim për Beniaminin, pa e takuar atë. Profesor Çetta
erdhi në Gjermani, më takoi mua, biseduam dhe e informova për dr.