Mendime
Zejdush Kastrati: Diçka po zihet?
E marte, 04.06.2013, 08:33 PM
Diçka po
zihet?
Ai që bie në dashuri me vetëvehten, nuk ka rival. (B.Franklin)
Nga Zejdush Kastrati
Gara për
të marrë pushtetin, dhe për tu
faktorizuar sa më shumë, jo vetëm para
elektoratit të vet, por edhe popullatës
në përgjithësi, është pikësynim i të
gjitha subjekteve politike, që janë
pjesë e zgjedhjeve në një vend, e në
veqanti, e atyre subjekteve politike, të cilat, janë edhe pjesë e parlamentit.
Në Kosovë,
tri subjektet politike, Ldk, Pdk, dhe
Aak, të cilat, që nga paslufta, patën rastin të jenë pjesë e
qeverisjes apo bashkëqeverisjes, dhe
pothuaj, secili nga këto subjekte, gjatë kohës sa
udhëhoqi, apo, ishte pjesë e kësaj qeverisjeje, është vlersuar me notë negative, për keqëqeverisje, në shumë sfera, e në veqanti, për keqëmenaxhim, por
edhe, për abuzime tjera, të cilat, në masë të madhe, kanë irituar dhe dekurajuar popullatën
kosovare, e që u dëshmuan, më së tepërmi,
me mosdalje në zgjedhjet vijuese, por edhe me instalimin e një fjalori herë- herë edhe konfliktual e iritures, e
nganjëherë besa edhe ofendues, karshi, këtyre subjekteve, qëftë nëpër debate, apo edhe nëpër disa mjete të informimit.
Në skenën
politike kosovare, në dy mandatet e
fundit, primatin e liderit, si në nivel qëndror, ashtu edhe
ate lokal, e mban Pdk-ja, si subjekt politik më i organizuar pothuaj në
të gjitha sferat.
A e ka
meritur një pozocion të tillë, në skenën dhe në realitetin e ri të krijuar, e në të cilin ka kaluar dhe po kalon Kosova, në këtë periudhë, nëse bëjmë një
rekapitullim realist, në këtë pytje, është
vlerësim dhe mendim i shumë analistëve
dhe politikëbërsve, dhe përgjegjia e
pakontestueshme, është, me një po të madhe.
S’duhet
harruar, se Pdk-ja, pos që diti dhe u organizua dhe u profilizua
mirë edhe gjatë fushatave parazgjedhore,
por edhe gjatë kohës së zgjedhjeve dhe ate, edhe natën edhe ditën, edhe në dritë edhe nëpër terr, karshi subjekteve tjera politike, është edhe
një bonus shumë i madhë, sepse ajo, “bllanko”, mori mbështetje, edhe nga një pjesë e faktorit ndërkombëtarë, apo “zyrat e mëdha”, dhe pa i përmendur në detaje, pothuaj pasi
mori pushtetin, edhe ktheu “borgjin”, dhe i
kreu, gjitha obligimet, që pikërishtë, i mori, po nga ky faktorë ndërkombëtarë, që ishte dhe dihet se është, edhe sponzorues kryesor i këtij shteti.
Cili nga
subjektet tjera politike kosovare, pos pdk-së me Thacin në krye, ka mundur dhe kishte me arritur, që gjatë kësaj periudhe, pa turbulenca e pa pasoja të mëdha, të plotësoj kërkesat dhe projektet që kanë
kërkuar po këta ndërkombëtarë, duke
filluar, që me himnin, flamurin, pakon e Atisarit, e në veqanti, me marrëveshjen e fundit, me Sërbinë.
Megjithate,
Pdk-ja gjatë këtyre dy mandateve të qeverisjes, për të mos thënë
bashkëqeverisjes, sepse gjithë “frejtë” në të gjitha digasteret i ka Thaci, pos
që u tregua “dorëlirë “ dhe shumë kooperativë karshi faktorit ndërkombëtarë që
e mbështeti, bërë edhe asi veprime, të
cilat po ky faktor ndërkombëtar, i cili
sic dihet, është shumë pragmatik, i ka
regjistruar apo i ka, skanuar, arhivuar dhe si duket, tash, ka ardhur, koha, që edhe patjetër, do ti penalizoj, apo ti konkertizoj.
Hajnitë e
mëdha, keqëpërdorimet nëpër kompanitë publike, por edhe me bugjetin, transakcionet e
shumta financiare, bizneset me toka dhe
prona shoqërore, veprimet me paranë dhe pronën publike, sikur të ishte prone e tyre private, nga ana e disa kryetarëve të komunave dhe disa
minsitrave, janë dhe do të jenë top tema,
në agjendën e prokurorëve dhe
gjyqëtarëve të Eulexit, por edhe të segemneteve tjera të hetuesisë, qoftë atyre
ndërkombëtare por edhe vendore, me cka më së tepërmi do të dëmtohet pikërisht
ky subjket politik.
Edhe
disa nga të paraburgosurit e “grupit të
Drenicës”, nuk është për tu nëncmuar, se,
do të hetohen, edhe, për krime ekonomike, andaj, ditët dhe muajtë
në vazhdim, më tepër do ti ngjanë, një
gare jo vetëm për të kapur “peshqë të medhenjë”, .por me siguri, edhe, do të përjetojmë, ”dridhje” sa i përket
radhitjes, apo se “kush është më i forti”.
Në
veqanti, dy subjektet politike, në këto
momente nëpër të cilat po kalon dhe do të kaloj Pdk-ja, dhe që do të mund, të arrinin, që tia “thenin hundët”, janë Lëvizja
Vetëvendosja, subjekti politik i cili deri më tash nuk ka pasur rastin, të involvohet, në aferat e shumat koruptive nëpër të cilat ka
kaluar dhe po kalon Kosova, por është, subjekti politik, i cili më së shumti tash për tash, po vardiset, që me cdo kusht, me ardhë në pushtet.Edhe vizita shumëditëshe, e një delagacioni të lartë të këtij subjekti
politik në SHBA, , në krye me liderit e tyre Albin Kurti, i cili ka
kohë që po tregon premisa të një diktatori, është një sinjal, se ky subjekt politik, apo Lëvizje, sic po kanë qejf, ta quajnë vehten, nga kjo vizitë, dhe nga këto takime, do të kthehet, “i tredhur”, dhe me marrëveshje “gjentelmene”,
për të cilat, dihet botërisht, se Amerika, e ka specilitet, edhe me Kinën
me mbi një milardë banorë, e leje
më me Albin Kurtin.
Edhe
subjekti tjetër politik, i cili, ka kohë,
që ka humbur, “rrugën në oborr”, Ldk, sikur të arrinte të
shfrytzonte gjendjen dhe situatën nëpër të cilën po kalon dhe do të kaloj
PDK-ja, me siguri do të mund të
faktorizohej, të konsolidohej, por në
radhë të parë, grupacionet, klanet dhe “ujqit e vjetër”, janë ata, që kurrsesi, nuk po
e lejojnë, që ky subjekt politik, ti kthehet vetëvehtes, dhe të konkurojë, me vlera dhe kuadro të mirëfillta, pasi që
elektoratin, jo vetëm që e ka, por edhe mund ta rrisë, dhe ate, më shumë se shumë, subjekte tjera politike.
Argument
tjetër, që mund të ketë ndikimin kryesor,
për të ndryshuar sa më shpejt, skena
politike kosovare, dhe ate, sa i përket radhitjes tabelare dhe
kolaicioneve të mundëshme është, edhe balancimi në skenën politike, fakt, të cilin, gjithashtu, e kreiron dhe e konverton sipas në matematike të tyre, poashtu faktori ndërkombëtarë, përmes mekanizmave të tyre, me qëllim, që asnjëri, nga subjektet poltike, të mos sillet komod, pas
zgjedhjeve, por të ketë varësi, sa i përket qeversisjes apo
bashkëqeverisjes dhe fuqisë së votës.
Zatën, edhe përqamjet dhe ndasitë, që po i përcjellin, edhe subjektet minoritare, e në veqanti të komunitetit sërbë, janë loje dhe strategji që përgatiteten nga të
huajtë, për të bërë një balancim, të menagjuar, në rend të parë, për shkak të zgjedhjeve lokale që parashihen
të mbahen( më 27 tetor) në tërë Kosovën, me theks të posaqëm, në Veri të Mitrovicës.
Arritja e marrëveshjes me Sërbinë, dhe fillimi i implementimit të saj, për disa, është edhe fundi i “muajit të mjaltit”, e si duket këtë benefitë, më së shumti, e kanë shfrytzuar disa nga subjekti politik që ka pasur primatin e të parit, Pdk-ja, por ske cka i bënë. .Edhe në politikë, “dikush hyp e dikush zhdryp” thotë një fjalë e urtë popullore.Se kush do të hyp e kush do të zhdryp kësaj radhe, mbetet të shohim…