Mendime
Bedri Blloshmi: Të shpërblehen revolucionarët
E hene, 10.06.2013, 07:50 PM
Të
shpërblehen deri në një revolucionarët që dogjën Shqipërinë në vitin 1997.
Nga Bedri Blloshmi
Kaloj më
shumë se një vit e gjysëm që një punojës MTKRS (Aldo Bumçi) më gënjeu në mënyrë
të ndërgjegjshme për sponsorizimin e një libri për Revoltën e Qaf-Barit,për ata
heronj që kundërshtuan me forcë
diktaturën komuniste deri sa dhanë dhe jetën.Ky frikacak pa kurajo,pa asnjë
shënjë autoriteti ishte dhe kundër botimit të këtij libëri .Ky punojës i kësaj
ministrie gjunjëzohej dhe i mbahej goja përpara revolucionarit Ministrit Frrok
Çupit .Bumçi ja njihte meritat e vitit '97 ketij revolucioni që vranë e
pren,grabitën gjithë pasurinë e popullit dhe pasurinë kombëtare,ku bashkë me të
tjerë Frroku ngriti flamurin grek që në Vlorë e deri në Sarandë .Ky
revolucionarë,krahu i djathtë i Fatos Nanos fitoj goxha dollar nga revolucioni
por me sa duket revolucioni u zhvillua në kualicion me PD dhe partia
demokratike nuk ja ka dhënë shpërblimin,tani e ka caktuar Drejtorin e
tenderimit në Ministrin e Kulturës dhe po grabit çdo gjë përfshi dhe 1% për të burgosurit politik që shkruajnë
libra.Megjithatë ne presin ,vetëm Frrok revolucionari duhet të shpërblehet
sepse nuk është aq e lehtë të organizosh,të vrasësh e të djegësh vendin dhe të
shpëtosh pa asnjë gërvishje.
Shikoni sa bukur shkruan dora e Frrokut në lidhje me revolucionin.Është krim të mos e shpërblesh Frrokun.
_________
Po kthehen fajtoret e vitit 1997! "Nga Frok Cupi"
(marre nga gazeta Tribuna 26 - 5 - 2006)
Javen e
kaluar u kthye ne zyrat e shtetit shqiptar, Bashkim Gazidede, ish kryetari i
sherbimit sekret shteteror ne vitin 1992 - 1997. Kjo ngjarje ngjalli diskutim te
madh ne medja dhe ne tribunat politike: por ngjalli edhe frike ne popull. Emeri
i Gazidedes eshte kthyere ne simbol te frikes, me gjithese ky eshte nje bure me
trup te dobet, me nje pamje fakiri dhe i veshur "katundarce". Friken
nuk e sjell vete ky njeri, por katastrofa qe ndodhi ne vitin 1997 dhe qe mori
emrin e tre personave: Sali Berisha (qe sot eshte kryeminister); Agim Sehu (ish
drejtor i pergjithshem i policise se shtetit ose i quajtur xhelat), i cili
pritet te kthehet ne ndonje detyre te larte shteterore dhe Bahkim Gazidede qe
organizoi terorin fizik e psikollogjik me ane te sherbimit sekret kombetar dhe
qe tashme eshte kthyer ne zyrat e larta te shtetit. Per tetete vjet me radhe
ishte strehuare ne libi dhe ne Turqi.
Viti 1997
eshte shenuar si viti me tragjik ne historine e Shqiperise. Per here te pare ne
historine e ketij populli me 2 Mars 1997 u shpall gjendja e shtetrethimit;
perhere te pare plasi lufta civile ku u vrane 2 mije veta; dhe u plagosen me
shume se 20 mije; per here te pare Kombet e bashkuara dhe Bashkimi Evropjan u
detyruan te dergojne 6 mije trupa te huaj ushtarake nga 12 kombe te botes, per
te ruajtur paqen mes qytetareve te te njejtes kombesi. Shkaketare e gjithe
kesaj katastrofe ishte qeveria e keqe e Sali Berishes. Sali Berisha si
president i vendit qe nga viti 1992, organizoi kryqezata terori kunder opozites
politike dhe gazetareve; perqendroi ne duar te vetme te gjitha pushtetet;
dhunoi drejtesine, burgosi opozitaret, e perqendroi pushtetin ne duar te
fshatareve te tij nga veriu kunder jugut. Me inicjativen e tij, Berisha hapi
rruge per piramidat mashtruese piramidale, ku u grumbulluan dhe humben 1
miliard e gjysem dollare te qytetareve. Pas demostratave masive kunder qeverise
per mashtrimet financjare, Presidenti urdheroi ushtrine qe te sulmonte me arme
ne fillim popullsine e zonave te jugut. Per here te pare ne historine e
shtetit, qytetaret i moren armet e shtetit dhe filluan kryengritjen e
armatosur. Me nje here me kthimin ne pushtet te Sali Berishes, po kthehen dhe
te gjithe bashkepuntoret e tij ne akte tragjike kunder shtitit dhe popullit.
Gazidede nuk eshte i pari qe eshte kthyere, por eshte me i bujshmi. Edhe detyra
shteterore qe i eshte besuar eshte pa kaq e bujeshme dhe enigmatike. Ky eshte
emeruare nenedrejtor i Qendres se Regjisrtimit te Pasurive te Palujtshme, ose
sic quhet rendom Hipoteke. Ne panje te pare, detyra duket e nivelit te ulet.
Por vete zoti Gazidede dhe vete kryeminisri Berisha kane deklaruar se
"nenedrejtori i ri do te meret me te gjitha paregullsite e regjistrimit te
pasurive te ardhura nga piramida financjare te vitit 19976". Domethene ish
- shefi i sherbimit secret qe shkaktoi tragjedine e vitit 1997, eshte kthyer ne
"kontrolli n" e asaj periudhe. Gazidede, Berisha dhe Agim Shehu kthehen
perseri si zoter te tragjedise se shkaktuare prej tyre. Ajo c'fare lihet te
nenekuptohet eshte se Gazidede do te ndertoje ne SHISH (sherbimin informativ
shteteror) te dyte, krahas sherbimit te njohur me kushtetuten e shtetit. Te
njejten gje do te beje gjenerali policor Agim Shehu, duke ngritur nje sherbim
policor te fshehte prane kryeministrut.
Kthimi i
fajtoreve te vitit 1997 ka filluar menjehere pas zgjedhjeve te 3 Korikut te
vitit 2005 kur Partia Demokratike e Berishes fitoi zgjedhjet parlamentare dhe
te drejten kushtetuese per te krijuare qeverine. Keta jane emeruar, ne
pergjithesi, si zevendes drejtore ose zevendes shefa ne zyrat e shtetit.
Kryeministri Berisha po perdor rrugen e zevendesave si pergjues dhe spiuna per
secilin titullar qe ndodhet mbi ta; me te besuarit per kete misjon kane
rezultuare fajtoret e vitit 1997, te cilet ishin larguar jashte vendit dhe
ishin ne disa shtete evropjane. Vetem ne Vjene dhe ne Bruksel ndodheshin rreth
600 prej ketyre. Ne Bruksel keta kishin shkaktuar skandale me delegacjonet shteterore
shqiptare sa here ishte p-araqitur rasti. Ne mars te vitit 1997, qeveria e
Berishes kishte pajisur me pashaporta diploomatike rreth 900 aktiviste
luftarake qe angazhuane ne terorizi min e opozites, gazetareve dhe popullsise
civile sidomos ne zonat jugore te vendit.