E merkure, 21.08.2019, 07:30 PM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Egoizëm dhe lokalizëm i paparë

E enjte, 30.05.2013, 09:12 PM


Dy fjalë, rreth disa reagimeve, lidhur me shkrimin  im   ''Fshatra me atdhetarë dhe kombëtarë të rrallë''

Egoizëm dhe lokalizëm i paparë

Nga Reshat Nexhipi

Menjëherë, posa doli në dritë shkrimi   në fjalë, dhjetra veta, të njohur e të pa njohur, nga vende të ndryshme të trojeve shqiptare, përmes telefonatave, fillonin me  komplimente për mua dhe për shkrimet e mia, kurse pastaj tregonin emra të,,patriotëve,, të fshatit të vet, për të cilët unë kurrë nuk kisha dëgjuar! U thosha që këto emra t i paraqesin me shkrim në këtë revistë, por jo me autorë pseudonimë, me qëllim që t i citoj në  librin, që jam duke e përgatitur për publikim. Pra duhej të vepronin si dy-tre të tjerë, të cilët  theksonin emra, fjala vjen nga Shipkovica, të cilët unë i kam vendosur në librin, prandaj dhe i anashkalova  nga shkrimi në Z.Sh. ashtu siç veprova edhe me shumë të tjerë, siç janë fshatrat e  dy kryetarëve    Strugës, ai i Kërçovës,etj. mos flas për fshatra me dëshmorë të UÇK-së.

Dhe, kur jam te dorëshkrimi, duhet të tregoj motivacionin që më shtyu të  merrem me të.  Shpeshëherë më ka ndodhur që  mos i përgjigjem dot nipit, mbesës ose ndonjë tjetri, fjala vjen: Ku ka lindur ose vdekur filan atdhetar  patriot, edhe pse, biografinë e tyre e di pothuajse përmensh. Kjo është pasojë e faktit që, në literaturën historike, zakonisht  anashkalohen emrat e  fshatit të lindjes, por thuhet: nga ana e Tetovës, Manastirit, Strugës, Tiranës, etj. ndoshta, për të mos ia humbur vlerën, si ,,fshatar,,?!

Kështu që, nuk ka njeri që mos ketë dëgjuar, fjala vjen, për Ahmet Zogun, Sali Berishën, Ibrahim Rugovën, Arben Xhaferin si dhe  për shumë figura të tjera historike, por rrallë kush  e di emrin e vendlindjes së tyre. Bëni pyetje vehtes dhe do bindeni me mua. Mereni me mend, sikur, pyetje të tilla, t iu parashtrohen profesorëve të historisë nga ana e nxënësve të tyre?! Prandaj, për t ua lehtësuar sadopak punën e këtyre të fundit dhe intelektualëve nëpërgjithësi, të cilëve zakonisht u shtrohen pyetje të tilla nga njerëzit e zakonshëm, vendosa të shkruaj librin e lartpërmendur, por, për fat të keq, siç  duket, nuk do shikojë dot dritë, sepse nga paraqitja e telefonatave të lartpërmendura, u krijua tek unë intuita e cila më thotë: ,,Mos e merr veten më qafë, hiqju kësaj pune, se do març belanë,, etj.

Megjithatë, për të mos mbetur me kaq, vendosa të publikoj  për sot vetëm një pjesë të dorëshkrimit, me titullin në vijim,

Vendi i lindjes ose i vdekjes të disa figurave

më të spikatura në historinë e kombit tonë

(Sipas rendit alfabetik të krijuesëve)

Abaz Ermenji, ballist,lindi në f. Ermenj të  Skraparit, mbaroi  jetën në moshën 90 vjeçare, në Paris,2003.

Abaz Kupi, zogist,lindi në Krujë, vdiq në Amerikë,1976.

Abdyl Frashëri, babaj i Mitat Frashërit, kryetarit të Kongresit të Manastirit dhe të Ballit kombëtar,lindi në Frashër, vdiq në Stamboll, 1892.

Adem Demaçi ,, ,,Mandella e Kosovës,, lindi në Prishtinë, 1936.

Adem Jashari,  themelues i UÇK-së, “Hero i rezistencës Kosovare,, lindi në Prekaz të Drenicës, u vra heroikisht, po aty, 1998.

Ahmet Zogu, mbreti , lindi  në f. Burgaj të Matit, vdiq në Paris,1961.

Aleksandër Moisiu, artist, lindi në Triestë, vdiq në  Vjenë,1935.

Ali Pashë Janina, lindi në Tepelenë, u vra në një ishull të liqenit të Janinës,1822. Trupi i mbeti aty, koka iu varros në Silvi Kapia, të Stambollit

Asdreni,  autori i Himnit të Flamurit, lindi në Drenovë të Korçës.

Avni Rustemi,  nga Libohova rrethi i Gjirokastrës, u vra përmes  një atentati, në Tiranë,1924.

Bajo Topulli, organizator e drejtues i çetave të armatosura, lindi në Gjirokastër, vdiq në Sarandë, 1930.

Bajram Curri, lindi në Gjakovë, u vra në  shpellën e Dragobisë, mal në veri të Shqipërisë. 1925.

Çajupi, atdhetar, dramaturg, poet, lindi në Sheper të Zagorisë, vdiq në Kajro,1930.

Çerçiz Topulli, luftëtar i shquar, lindi në Gjirokastër, u vra  afër Shkodrës,1915.

Dervish Hima, veprimtar dhe publicist i shquar, lindi në Ohër, vdiq  në Tiranë, 1928.

Esat Pashë Toptani, me origjinë nga ana e Krujës, i  lindiur në Tiranë, i vrarë  me atentat nga  Avni Rustemi,1920.

Faik Konica,  një nga personalitetet më të shquar të kulturës shqiptare, lindi në Konicë, sot në Greqi, vdiq në Uashington,1942.

Fanoli, lindi  në Ibrik Tepe, afër Adrianopolisit (Edrenesë),vdiq në Floridë të Amerikës,1965.

Ferad be Draga, atdhetar i shquar, nga Mitrovica, vdiq  në rrethana të paqarta në Kralan të Gjakovës,1944.

Gjerasim Qiriazi, patriot i rrallë, i lindur në f.Tërnovë të Manastirit, vdiq,siç duket, nga tuberkulozi në Korçë, 1894. Dy  vëllezërit dhe dy motrat e tij, lindën në Manastir, vdiqën në Tiranë.

Gjergj Fishta. Shkrimtar dhe patriot i  i shquar.Lindi në Fishtë të Zadrimës, vdiq në v.1940.

Hamdi Ohri, atdhetar i shquar, lindi në Ohër, vdiq në Tiranë,1938.

Hasan Prishtina, patriot i shquar, lindi në Vushtri të Kosovës, u vra tradhëtisht në Selanik, 1933.

Haxhi Zeka, organizatori i Lidhjes së Pejës, 1899, lindi në  f.Shoshan të Gjakovës, u vra në Pejë nga  qarqt serbe,1902.

Ibrahim Rugova, kryetar i parë i Kosovës së pavarur, lindi në   Cërcë (Rranzë)të Istogut(sot Burrmi), vdiq  në Prishtinë,2006.

Ibrahim dr. Temo, atdhetar i shquar, lindi në Strugë, vdiq nël Me

xhide të Rumanisë, 1945.

Iljaz pashë Dibra, një nga dretuesit e Lidhjes së Prizrenit, lindi në Kllopçisht të Dibrës.

Isa Boletini, luftëtar i shquar, besnik i Ismail Qemalit, lindi në Boletin  të Mitrovicës, u vra  pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, 1916.

Ismail Qemali, lindi në Vlorë, vdiq i helmuar  në Peruxha të Italisë 19 janar 1919.

Ismet Jashari, lindi në Orizar të Kumanovës, u vra në Lluzhnicë të Therandës(Suharekës), 1998, si luftëtar i UÇK-së.

Josif Bageri, atdhetar i shquar, u lind në Nistrovën  e Rekës së Epërme, rreth i Gostivarit,vdiq në Prishtinë,1915.

Konstantin Kristoforidhi, studijues i shquar i gjuhës shqipe, etj.  lindi dhe vdiq në Elbasan, 1895.

Luigj Gurakuqi,  atdhetar  i  shquar, lindi në Shkodër, u vra në Bari

1925.

Mehmet Pashë Derralla, ministër i parë i Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit, lindi në Gradec të Pollogut,,vdiq në Podgoricë, i helmuar, 1918.

Migjeni, poet dhe prozator i dalluar, lindi në Shkodër, vdiq  në një sanatorium pranë Torinos,Itali.

Mihal Grameno, patriot dhe luftëtar, lindi dhe vdiq në Korçë,1931.

Mitat Frashëri, kryetar i Kongresit të Manastirit dhe i Ballit Kombë

tar.Lindi në Janinë, u gjet i vdekur    një  hotel    Njujorkut, 3 tetor, 1949.

Naim Frashëri,,Bilbili i gjuhës shqipe,,lindi në Frashër të Dangëllisë

lose Përmetit, vdiq në Stamboll,1900.

Naum Veqilharxhi, ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare, lindi në Vithkuq të Korçës, vdiq  në Stamboll,i helmuar nga Patrikana greke.

Ndre Njeda, poet, patriot, anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit në Manastir,  rrjedh nga një familje  e fshatit Mjedë e Shkodrës, ku edhe vdiq,1937.

Nexhip Draga, patriot i shquar, nga Mitrovica, vdiq në  Vjenë, gjatë një operacionit nga kanceri në fyt, më 1921.

Nikolla Naço. Atdhetar dhe veprimtar i dalluar i Rilindjes, lindi në Korçë, vdiq në  Bukuresht, 1913.

Papa Kristo Negovani, atdhetar, shkrimtar etj. lindi në Negovan,sot Greqi, u masakrua barbarisht bashkë me të vëllanë  nga  andartët grek,1905.

Pjetër Bogdani. Kryepeshkop i Shkupit, luftëtar i shquar kundër pushtuesëve osmanë. Lindi në Gur të Hasit-Kukës, vdiq  në Prishtinë, 1689.

Pjetër Budi, klerik dhe  atdhetar i shquar, i lindur në Gur të Bardhë të Matit, i mbytur në  Drin, në rrethana të paqarta,1622.

Petro Nini Luarasi, patriot dhe publicist i dalluar,i lindur në

Luaras të  Kolonjës, vdiq i helmuar prej  grekëve dhe xhoturqve, në Ersekë, 1911.

Safet Butka, ballist i shquar, djalë i Sali Butkës-,,legjendës së Kolo

njës,,.Lindi në Butkë të Konjos, vrau veten  n Melçan të Korçës, 19 shtaor,1943, për shka se nuk durronte dot vëllavrasjen midis shqiptarëve, nxitur nga PK.

Sami Frashëri, ideologu  kryesor i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, i Lidhjes së Prizrenit, enciklopedist, etj. lindi në  Frashër, vdiq  në Stamboll,1904, pra rreth 4 vjet pas të vëllait-Naimit  (I vëllai tyre vdiq 1892)

Sotir Peci, veprimtar i dalluar, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit,  lindi në Dardhë të Korçës,vdiq në Follorinë të Greqisë së sotme,1932.

Spiro Bellkameni, luftëtar i shquar për çlirim9n kombëtar. Ilindur në f.Bellkamen,sot Greqi, rretho Follorinës, u vra nga osmanët,1912.

Themistokli Gërmenji, atdhetar i shquar, lindi në Korçë, u pushkatua në Selanik, 1917.

Xhafer Deva, një ndër iniciatorët  për krijimin  e Lidhjse së Dytë të Prizrenit,,1943. Lindi në Mitrovicë, vdiq në Amerikë,1978.

Zef Jubani, veprimtar dhe ideolog i njohur i RilindjesKombëtare, lindi në Shkodër, vdiq në v,1880.

Ps. Kërkoj ndjesë, nëse, ndonjë figurë tjetër të rënësishme, kam     anashkaluar.



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT